Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ruaju 3 gjėrave nė jetė....zjarrit, ujit dhe qeverisė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.

Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.

Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.

Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".

Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
Politike :: Kthimi i Normalitetit
Postuar nga: isli

Politike Duart e shtrenguara ne fund te takimit Nano-Berisha ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, simbolizuan shume per shqiptaret, kudo qe ishin. Ndoshta ishte dita e djeshme, ku nis shtrimi i tallazeve te politikes shqiptare.



Te gjithe sot do te zgjohen po me te njejtat halle dhe probleme qe kishin dhe dje. Vetem se cuditerisht, gjithcka do te jete paksa me ndryshe. Ashtu si politika eshte bere me teper se tensionuese ne Shqiperi, dje ajo arriti te tregoje se ka dhe nje ane tjeter te medaljes. Ate te normalitetit. Aq te harruar.

Te gjitha armet e ngrehura, gati per zjarr, dje jane ulur, pavaresisht se askush nuk ia ka hequr "fishekun nga goja" armes se tij.

Partia Demokratike se bashku me aleatet e saj kane hyre ne Parlament. Sado qe ky Kuvend ka qene i sterdenoncuar, i sterakuzuar, ky vendim i demokrateve ne rradhe te pare, sjell nje c'tensionim dhe nje perqendrim te parlamentareve. Me nje opozite te ulur ne karriget e saj, socialistet nuk do te mund te hedhin valle, as ne Kuvend dhe as ne komisione, pavaresisht se kane shumicen absolute. Demokratet dje ne 31 janar, i sollen normalitetin jetes politike parlamentare.

Nuk ka aspak rendesi se cfare diskutuan, cfare debatuan, cfare brockulliten dje Nano dhe Berisha. Aspak. Rendesia me e madhe eshte tek normaliteti qe ata sollen. Biseda nuk u zhvillua as ne Trieste dhe as ne Bruksel, por ne Tirane, per me teper publikisht. Nuk ka rendesi ne i shtrenguan apo jo duart para a pas takimit. E rendesishme eshte se te dy kokenxehtet dhe inatcinjte, pa shume naze, zune vend perballe njeri-tjetrit. Kjo do te thote shume. Edhe ekstremisti me i madh demokrat apo socialist, pasi ka pare "zotin" e tij te buzeqeshe me "djallin", nuk do ta kete problem t'i jape qofte edhe nje pershendetje komshiut "armik". Berisha dhe Nano, sollen dje normalitetin e jetes politike shqiptare.

Pas oshilacionesh te medha, ndoshte me ndryshime vendimesh brenda oresh, nen nje trysni te madhe te vetvetes dhe atyre qe e rrethojne, Ilir Meta, pranoi perfundimisht se nuk do te kandidoje me per kryeminister. Nuk ishte thyerje. As ndonje peng nuk ka pse i mbetet. Meta beri aq sa mundi. Madje shmangu nje mini '97. Nuk do te mundet nje emer tjeter, kushdo qofte, i perkrahur nga kushdo qofte, qe te pretendoje se eshte i pazevendesueshem. Meta solli normalitetin e egzekutivit.

Sigurisht qe asnje prej ketyre ngjarjeve, nuk eshte shkopi magjik. Nuk eshte se sot, apo neser, ne do t'i kemi te gjitha ato qe po enderrojme prej 12 vjetesh. Por tek e fundit, mund te bejme "shyqyr" sepse u rikthye normaliteti. Frika e secilit eshte, se sa do te zgjase ky normalitet?

Marre nga Gazeta Koha Jone


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.