|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ajo qe karakterizon arrivistin eshte qe ai jo vetem nuk eshte ne gjendje te arrij por as nuk niset fare.
--- Montesquiou
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 84 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Naim Frashėri
Nė 6 maj 1886 poeti i madh i Rilindjes, Naim Frashėri, botoi poemėn-himn pėr natyrėn shqiptare "Bagėti e Bujqėsi", e cila ėshtė njė nga veprat monumetale tė letėrsisė sonė. Me kėtė vepėr nisi edhe botimi i veprave letrare tė Letėrsisė sė Rilindjes sonė Kombėtare.
Pulla Postare
Nė 6 maj 1830 pėr herė tė parė nė Angli u aplikua pulla postare, duke nisur kėshtu historinė e pullave postare, qė, pas Anglisė, u pėrhapėn nė vende tė tjera tė Europės.
Kulla Gjigante Metalike
Nė 6 maj 1880 u pėrurua zyrtarisht nė Paris Kulla Gjigante metalike, njė nga mrekullitė e botės. Mori emrin Eifel nga konstruktori i saj, Aleksandėr Eifel.
Ēmimi Oskar
Nė 6 maj 1921 pėr herė tė parė nė Hollivud , nė qytetin e madh tė filmit, u akordua njė ēmim i ri pėr vlerėsimet maksimale, ēmimi Oskar, i cili shoqėrohet edhe me njė shpėrblim tė mirė, qė e jep ēdo vit Akademia e Artit, Shkencės dhe e Filmit nė Hollivud pėr regjisorin, artistėt dhe tė gjithė pėrbėrėsit mė tė mirė tė njė filmi.
|
|
|
|
| |
|
Rreth 41 per qind e personelit mjeksor e kerkon vet pagesen nen dore dhe rreth 59 per qind e te anketuareve nga INSTAT e japin vullnetarisht nje pagese te tille. INSTAT ne studimin e vet "Varferia dhe Pabarazite ne Shendetesi" shpjegon se duke perfshire gjithe pagesat jo zyrtare brenda sistemit, krijohet nje prirje per "pagesa vullnetare te detyruara".
41 per qindeshi "i detyruar" eshte nje shifer e larte, duke patur parasysh prirjen shqiptareve per t'i dhene vullnetarisht keto pagesa. Por, nje pjese e popullsise nuk ka mundesi t'i perballoje keto pagesa. Kjo perqindje e popullsise eshte rreth 71 per qind, nderkohe 27 per qind e popullsise paguajne ndermjet 100 dhe 1000 leke te reja, e cila eshte dhe norma e zakonshme e pagesave per injeksione, analiza, eko etj. Nderkohe si rregull i pergjithshem ne Shqiperi paguhen rreth 200 deri 500 leke jo zyrtarisht per nje vizite mjeksore. Sipas INSTAT-it te anketuarit e kishin shume te veshtire te benin dallimin mes pagesave zyrtare dhe jo zyrtare, pasi keto ishin bere zakon ne vendin e tyre. Insituti interpreton se renia e shpjegimeve shteterore per kujdesin shendetesor e ka ulur aftesine e sistemit per te siguruar kujdesin shendetesor te perballueshem dhe te mundshem per ta pasur cilido. Nderkohe qe renia e te ardhruave per sistemin shendetesor po shkon me shpejtesi, kjo krijon nje shtrese specialistesh mjeksore te paguar keq, mungese te paisjeve dhe te trajtimeve mjeksore, te furnizimeve me ilace dhe me paisje te tjera. Qe te plotesopjne pagat e pagesat, mjaft njerez te personelit mjeksor, duke nisur qe nga sanitaret, infermieret dhe deri te mjeket e nisin me kerkimin e pagesave zyrtare, pervec pagesave te tjera qe i ka vet sistemi. Ne fillim te tranzicionit kjo nisi si dicka e rralle, sot eshte bere norme ne shumicen e vendeve te meparshme komuniste te Evropes Liondore dhe eshte gjithashtu praktike e zakonshme dhe ne Shqiperi.
Pagesat jo zyrtare:
Pa pagese: 71.18%
100-1000 leke: 27.12%
10 000 leke + 0.24%
Gjithsej 100
Anketimi, 30 per qind: Sherohemi vet
Rreth 30 per qind e shqiptareve nuk kerkojne ndihme tek mjeku pasi besojne se do te sherohen pa qene nevoja per t'u vizituar. Megjithate pothuaj 45 per qind e te pyeturve shprehen se nuk do ta perbakllonin koston e sherbimit. Nderkohe gati 10 per qind e te pyeturve jane pergjigjur se nuk shkojne tek mjeku pasi e kane larg qendren ekujdesit shendetesor. Ky eshte nje tipar interesat i Shqiperise se viteve '90. Ne te kaluaren shteti krenohej se ishte e lehte te shkohej ne qendrat shendetesore dhe se ky sherbim ishte i mbuluar ne te gjithe vnedin, por duket se s'eshte me keshtu. I njejti problem eshte kur pyeten njerezit se a shkojne ne spital, kur jane te semure. Nje pjese e madhe e tyre jane shprehur se nuk e perballojne dot, rreth 63.35 per qind. Megjithate mos besimi ndaj personelit mjeksor dhe largesia nga spitali nuk dalin si arsye kryesore.
|
|
|
|