|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
S`bejne gabim kur thone se gruaja eshte gjysma e burrit. Sepse nje burre i martuar s`eshte vecse gjysem burri.
--- Rolland
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Itali: Nis procesi nė Gjykatėn e Riminit nė ngarkim tė humoristit Koēo Devole Skthehem pa vėnė nderin nė vend Humoristi: Kam prova se jam i pafajshėm
Do tė kthehem nė Shqipėri vetėm atėherė kur tė jetė sqaruar ky keqkuptim dhe unė tė rifitoj nderin tim.
Laureta Rryēi
Kėshtu ėshtė shprehur nė seancėn e parė gjyqėsore, humoristi shqiptar Koēo Devole. Pas tre muajsh hetime, Prokuroria e Barit ka pėrgatitur dosjen pėr gjykim nė ngarkim tė Devoles dhe Lubonjės. Pėr herė tė parė, humoristi i njohur ulet nė bankėn e tė akuzuarve bashkė me bashkatdhetarin e tij, pėr tė rrėfyer edhe njė herė udhėtimin e fundmuajit tė nėntorit tė vitit tė kaluar. Mohon akuzėn dhe premton nė sallėn e gjyqit se do tė paraqesė shumė fakte dhe prova qė do tė vėrtetojnė pafajėsinė e tij. Tashmė atij i duhet tė pėrballet me procesin gjyqėsor, nė fund tė tė cilit do tė vendoset edhe nėse Devole ka tė bėjė apo jo me 5 kilogramėt e heroinės qė u gjendėn nė makinėn qė po udhėtonte. Shoqata e humoristėve nė Shqipėri, pėrgatiti njė biografi pėr humoristin, duke qenė se ky i fundit ėshtė anėtar i kėsaj shoqate pėr t“ia dėrguar trupit gjykues qė do tė gjykojė edhe ēėshtjen.
Seanca
Ka lėnė shtėpinė pas tre muajsh pėr tu rikthyer nė sallėn e gjyqit. Udhėtimi me makinėn e Llasko Lubonjės, Koēo Devoles i ka kushtuar shtrenjtė. Atij i duhet tė rikthejė pėrsėri ditėn qė pėrfundoi nė pranga. Unė jam i pafajshėm dhe kėtė do ta vėrtetoj gjatė procesit gjyqėsor, ka thėnė me shumė bindje Devole. Njė trup gjykues nga Gjykata e Riminit, do tė gjykojė edhe humoristin bashkė me shqiptarin tjetėr, i cili, sipas policisė vėzhgohej prej disa kohėsh, po pėr tė njėjtėn akuzė. Pasi ėshtė lexuar aktakuza nga prokurori i ēėshtjes, avokati i Devoles ėshtė shprehur se, klienti i tij nuk e pranon akuzėn dhe se nuk ka tė bėjė fare me drogėn qė ėshtė gjendur nė makinė. Klienti im ishte nisur pėr tė takuar disa gazetarė dhe mė pas do tė shkonte te djemtė, ka thėnė ndėr tė tjera mbrojtėsi ligjor i Devoles, Costanzo Di Palmo. Pasi janė kėrkuar kėrkesat paraprake nga tė dyja palėt, trupi gjykues vendosi ta shtyjė seancėn pėr nė ditėt e ardhshme. Seancė, nė tė cilėn pritet tė fillojė me dėshminė e dėshmitarėve. Gjykata vendosi tė ndryshonte masėn e sigurisė ndaj tij, nga burg pa afat nė arrest shtėpie. Pas lirimit, ai ka qėndruar nė shtėpinė e djalit tė tij. Dy ditė mė parė, ai ėshtė paraqitur rregullisht nė gjykatė, bashkė me avokatin e tij, Costanzo Di Palmo pėr seancėn e parė tė gjyqit. Njė ndėr provat qė dėshmojnė pėr personalitetin e Devoles, Di Palmo ka paraqitur disa gazeta shqiptare, tė cilat tregojnė pėr popullaritetin qė ka ai nė Shqipėri. Mė pas, avokati ka pėrsėritur se, Koēo Devole, nuk ishte nė dijeni tė ekzistencės sė drogės nė makinė, ndėrsa taksisti, duke parė qėllimet e tij pėr tė arritur nė Itali, i kishte ofruar ta shoqėronte. Si provė janė dorėzuar edhe shkrime tė shkruara nga vetė humoristi, nė tė cilat flitet pėr luftėn qė duhet t“i shpallin njerėzit pluhurit tė bardhė. Seanca tjetėr do tė rihapet nė 20 prill, me dėshminė e kėtij tė fundit.
Biografia e shoqatės
Shoqata e humoristėve nė Shqipėri ka bėrė biografinė e humoristit Koēo Devole, pėr tia dėrguar trupit gjykues nė Gjykatėn e Riminit. Duke qenė se Devole vazhdon tė jetė anėtar i kėsaj shoqate, kolegėt e tij kanė menduar se kjo biografi mund ta ndihmojė sadopak Devolen, duke paraqitur imazhin e vėrtetė tė tij para njė trupi gjykues tė huaj. Ndėrkohė, kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve, Limoz Dizdari, pohon pėr gazetėn se, nuk i ėshtė kėrkuar qė tė japė ndonjė shkresė pėr Devolen qė tė dėrgohet nė gjykatėn e Riminit.
Pranga Devoles, gjendet me drogė
Bie nė pranga tė policisė italiane Koēo Devole. Ndalimi i tij u bė mė 28 nėntor tė vitit 2002, humoristi i njohur u arrestua nė Rimini, sepse nė makinėn me tė cilėn udhėtonte, u gjetėn tre kilogramė drogė. Devole u arrestua sė bashku me njė shqiptar tjetėr, i cili ishte edhe shoferi i taksisė dhe quhej Llasko Lubonja. Koēo Devole ėshtė prangosur nga policia italiane mė 26 nėntor tė vitit tė kaluar, pasi nė makinėn me tė cilėn ai udhėtonte, u gjetėn pesė kilogramė heroinė. Rastėsisht, policia e Riminit nė Itali ka ushtruar njė kontroll nė makinėn e dy shqiptarėve. Dy shqiptarėt nuk kanė kundėrshtuar policėt italianė, pa menduar se disa minuta mė vonė do tė ndienin nė duart e tyre prangat. Kur ka parė policinė, humoristi i njohur, teksa po i komunikonte se duhet tė vinte nė komisariat me tė, pėrsėri nuk ka demonstruar shenja nervozizmi, pasi nuk kishte dijeni pėr drogėn qė ndodhej nė makinė. Gjatė kontrollit ėshtė gjetur edhe sasia e drogės, e cila ishte fshehur nė motorin e makinės. Mė pas, qė tė dy janė shoqėruar nė komisariatin e qytetit pėr tu marrė nė pyetje. Prova qė ka fundosur humoristin tonė ka qenė telekomanda e makinės, tė cilėn nė momentin e arrestimit e kishte ai. Me anė tė telekomandės, sipas policisė, bėhej edhe hapja e valixhes qė mbante sasinė e lėndės narkotike. Ndėrkohė, familjarėt e tij kanė deklaruar se Koēoja ishte nisur pėr tė takuar djemtė e tij nė Milamo tė Italisė dhe se nuk ka lidhje me trafikun e drogės. Devole pėrballet pėr herė tė parė me ligjin, nė njė shtet tė huaj. Ēėshtja i kaloi Prokurorisė sė Barit nė Itali, e cila i mbajti nė burg tė dy udhėtarėt e makinės.
Koēo Devole: Kam ardhur pėr vizitė pune
Kam ardhur pėr vizitė pune. Ky ka qenė edhe versioni i humoristit Koēo Devole para oficerėve tė policisė italiane. Sipas Devoles, ēdo gjė ėshtė njė keqkuptim dhe ai nuk ka ardhur pėr tė shpėrndarė lėndė narkotike nė shtetin fqinj. Madje, ai edhe nė momentin e arrestimit nuk ka shprehur asnjė moment nervozizmi, duke iu lėnė tė kuptojnė oficerėve qė nuk ka tė bėjė me akuzėn qė i kanė faturuar. Edhe vetė Devole ka thėnė pėrpara policisė italiane se nuk kishte lidhje me trafikun e drogės dhe se ishte thjesht njė pasagjer nė makinė. Nė ndryshim me atė qė u tha nė fillim, Koēo Devole, i ka shtuar dėshmisė sė tij, edhe njė fakt tjetėr, jo pak tė rėndėsishėm. Pėrveēse versionit se ishte nisur drejt Milanos, ai, ka deklaruar pėrpara hetuesve se, do tė takonte edhe disa gazetarė italianė, me tė cilėt kishte patur raporte pune. Kjo ėshtė futur nė dosjen e prokurorisė dhe pritet qė hetuesit italianė, tė bėjnė verifikimet e duhura. Nėse rezulton se njė takim i tillė, ishte i planifikuar, pa dyshim qė kjo do ta lehtėsonte pozitėn juridike tė Devoles. Edhe pse qėndroi disa muaj nė qelitė e Barit, mė nė fund Gjykata e kėtij qyteti vendosi qė duhet tė ndiqej nė gjendje arrest shtėpie. Devole vendosi tė qėndronte nė shtėpinė e njėrit prej djemve tė tij, qė jetonte nė qytetin e Milanos, pėr tė qėndruar atje gjatė gjithė muajve tė hetimit. Nė pritje tė fillimit tė procesit, Devole ka respektuar vendimin e gjykatės.
Kronologjia e procesit
28 nėntor 2002 Koēo Devole arrestohet nė Rimini, bashkė me Llasko Lubonjėn, nė njė makinė, ku ndodheshin 5 kilogram heroinė.
29 nėntor 2002 Ministria e Jashtme dhe e Rendit interesohen pėr arrestimin e humoristit, por nuk marrin ndonjė pėrgjigje pozitive.
dhjetor 2002 Gjykata e Shkallės sė Parė, vendos masėn e arrestit, burg deri nė pėrfundim tė hetimeve tė prokurorisė.
dhjetor 2002 Lume Devole, gruaja e Koēos, deklaron pėr gazetėn KJ, se Koēon e kishin marrė nė qafė, ata qė i premtuan punė pėr djalin.
shkurt 2003 Gjykata e Apelit vendos burg pa afat, duke e arsyetuar juridikisht se, prokuroria kishte prova tė mjaftueshme pėr implikimin e tij.
27 qershor 2003 Gjykata e Lartė vendos lėnien nė fuqi tė vendimeve dhe kėshtu, Koēoja, do qėndrojė nė qeli deri nė fund tė hetimit.
24 korrik 2003 Gjykata italiane vendos lirimin e Devoles duke e lėnė atė nė arrest shtėpie pranė familjes sė tij nė Itali
25 shkurt 2004 Zhvillohet nė Itali seanca e parė gjyqėsore, nė ngarkim tė Koēo Devoles dhe dy personave tė tjerė tė arrestuar me tė.
Kortezi e gazetes Panorama
|
|
|
|