|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
E gjuan gurin dhe e fsheh dorėn --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 91 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Por, shkėlqimi i yllit tė tij nė rrugėn e baletit nė Itali, nuk nisi me Sanēon. Rruga e tij, qė nuk ka shumė qė ka nisur, shėnoi arritje nė njė tjetėr balet, vėnė nė skenė po nga kjo kompani prestigjoze baleti nė Romė, ku ai u pranua para dy vjetėsh, pas njė konkursi mjaft tė vėshtirė Vlerėsime maksimale pėr balerinin shqiptar Hektor Budlla Paganini njė shqiptari: Ti do tė jesh pasardhėsi im
Admirina Peēi Njė Sanēo Panēo thellėsisht i paharrueshėm. Njė interpretim dinjitoz i njė tė riu shqiptar, krahas njė ylli nė baletin botėror.
Bėhet fjalė pėr baletin Don Kishoti, vėnien nė skenė para pak kohėsh nė Romė, ku heroi Don Kishot, ėshtė interpretuar nga ylli i baletit, Andre de la Roche, ndėrsa, Sanēoja i paharrueshėm ishte njė balerin shqiptar, Hektor Budlla. Gjithēka ka ndodhur shumė shpejt. Njė shpėrthim i menjėhershėm i balerinit shqiptar, nė Balletto Di Roma, ku tashmė, ėshtė solist. Njė rol i rėndėsishėm, ku ai shpalosi gjithė aftėsitė e tij dhe tėrhoqi vėmendjen e kritikėve qė nė fillim.
Por, shkėlqimi i yllit tė tij nė rrugėn e baletit nė Itali, nuk nisi me Sanēon. Rruga e tij, qė nuk ka shumė qė ka nisur, shėnoi arritje nė njė tjetėr balet, vėnė nė skenė po nga kjo kompani prestigjoze baleti nė Romė, ku ai u pranua para dy vjetėsh, pas njė konkursi mjaft tė vėshtirė. Menjėherė Hektorit iu besua njė rol i rėndėsishėm. Nė baletin Romeo dhe Zhulieta, ai interpretoi Tebaldo-n, vėllain e heroinės Zhulietė dhe spikati mes gjithė balerinėve. Nė Roma Spettacolli, menjėherė, pas premierės shkruhej ndėr tė tjera: Mbi tė gjithė spikati i mrekullueshmi Tebaldo i tė riut shqiptar Hektor Budlla. Dhe sigurisht, pėr balerinin shqiptar, kjo nuk ėshtė pak. Ndoshta, ka nisur tė realizohet ėndrra e kahershme e balerinit, i cili kur kthehej nga Shkolla e Baletit, nė kohėn e studimeve nė Tiranė, thoshte gjithmonė: Do tė iki diku, tė bėhem dikush.
Nė balletto di Roma
Ishte viti 2001, kur u diplomua nė Akademinė e dancit nė Tiranė dhe vendosi tė ndiqte rrugėn e tij si balerin, por jo nė Shqipėri. Qė atė kohė e shihte tė ardhmen e tij pėrtej skenės shqiptare. Nė vitin 2002 nisi studimet pėr perfeksion Danci Klasik e Kontemporan nė Itali, nė shkollat e Komunitetit Evropian. Pas disa pėrzgjedhjesh me konkurse nga komisionet e koreografėve e primabalerinave nga vendet e Evropės, zgjidhet si solist nė kompaninė Balleto di Roma, njė kompani e krijuar qysh nga viti 1964, ku janė vėnė nė skenė mbi 150 balete klasike e kontemporane brenda dhe jashtė Italisė. Nė kėtė teatėr, ku kanė interpretuar yje tė baletit nga e gjithė bota si`: Giancarlo Vantagio, Anna Razi, Andrej Fedotov, Laura Contrachi, Carmen Panader, Diana Ferrarra, Dominique Portier, Raffaele Paganini, e Andre de la Roche, ėshtė njė shans i madh, pranimi si solist, pėr cilindo balerin.
Njė pasardhės pėr Paganinin
Por, Hektori duket ka njė tė ardhme mė tė mirė nė balet. I ka ndodhur shpesh, kur nė prova, balerini i madh italian Raffaele Paganini, tashmė, 46 vjeē t“i thotė: Ti do tė jesh pasardhėsi im. Tė gjithė tė dhėnat fizike dhe interpretative tė balerinit shqiptar, i kanė bėrė pėrshtypje Paganinit qė nė kohėn kur Hektori u pranua nė ballette di Roma. Por edhe puna e vullneti i jashtzakonshėm i balerinit, janė cilėsi, prej tė cilave ai tashmė, po merr frytet e dėshiruara. Sepse, siē thotė edhe pedagogu dhe koreografi i tij nė Tiranė, Arjan Sukniqi, gjithēka qė ai ka arritur ėshtė falė punės sė madhe. Me Sukniqin nė Tiranė, Hektori realizoi disa pjesė baleti, tė cilat i kanė vlerėsuar lart nė konkurset, ku ai i paraqiti nė Itali. Ai pėrmend pjesė si: Paralele nė metropol, Dyzim artistik, Emocione ballkanike, duetin e parė dashuror Emocion dashurie, etj, pjesė me tė cilat u paraqit edhe nė Kinė, Greqi, Itali, Gjermani, Rusi, Francė, Maltė, Bosnje, Kroaci, etj, ku ka fituar edhe disa ēmime tė para. Njė balerin i fortė, i mirėfilltė mashkullor dhe njė kavalier shumė i mirė, balerini Hektor Budlla, nė kėtė fillim sezoni, kur janė nėnshkruar kontratat e shfaqjeve pėr 2004, kanė programuar sė bashku me trupėn e kompanisė, tė japin mbi 120 shfaqje nė Itali, Slloveni, Spanjė dhe Portugali.
Rruga e njė artisti Njė balerin i paparashikuar
Nė familjen e tij nė Tiranė askush, nuk merret me art. Vėllai i tij i madh ishte gjithmonė, njė nxėnės i shkėlqyer, qė merrte vetėm nota tė larta nė mėsime. Ndėrsa ai ishte pak mė i ērregullt. Bota e tij ishte muzika. Askush nuk e kishte menduar se ai do tė bėhej balerin. Qė nė klasė tė tretė dėgjonte muzikė e kėrcente vetė nė shtėpi. Dhe njė ditė, kur vendosėn ta ēojnė nė Shkollėn e baletit, drejtori i atėhershėm Ramazan Kėllezi, zbuloi tek Hektori njė talent tė lindur. Duhet stėrvitur dhe silleni tė konkurojė-tha Kėllezi. Prindėrit e tij e ēuan fillimisht, nė pallatin e pionierėve, ku mėsoi me Loreta Gjergjenin, e nė kohėn e konkurimit pėr nė Shkollėn e baletit, vogėlushi ishte i bindur pėr fitoren. Ne nuk ia ushqenim kėtė gjė, qė tė mos zhgėnjehej, thonė prindėrit e tij, ndėrsa kujtojnė se atė ditė pas konkurimit, kur ai u kthye nė shtėpi iu tha: kam fituar, zysha e pianos tha : Qenka djalė i bukur. Pra i kam marrė pesė pikėt e paraqitjes. Por ne nuk e besonim atėherė, derisa njė ditė, drejtori na tha: silleni djalin nė shkollė. Dhe tetė vitet nė shkollėn e baletit, ishin njė punė e jashtzakonshme, njė pėrvojė e mrekullueshme me profesorėt Luan Shtino, Agron Aliaj, Arjan Sukniqi, e Shpėtim Dajēi.
|
|
|
|