|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Kopracia fillon atje ku mbaron varferia --- Honore de Balzac
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Ēelet nė Muzeun Historik Kombėtar Portat e Arta tė Shpirtit Made in Albania 100 objekte nė ekspozitė
Tiranė
Objektet e prezantuara i pėrkasin shtresave tė pasura tė shoqėrisė shqiptare, tė cilat nė atė kohė i kushtonin vėmendje dhe kėrkonin cilėsi nga veshjet, njėsoj si dhe shtresat e pasura tė Evropės, thotė Afėrdita Onuzi, drejtoresha e Institutit tė Kulturės Popullore.
Sipas saj, shqiptarėt ashtu sikurse ēdo vend tjetėr nė Evropė, kanė pasur zhvillimin e tyre, nėpėrmjet veshjeve tipike e tradicionale tė vendit, qė prezantohen pėr herė tė parė nė ekspozitė nė Muzeun Kombėtar.
Xhamadane, shalle koke, xhubleta, objekte alumini e argjendi tė punuara me dorė, nga zanatēinj apo vetė femrat shqiptare. Janė mė pak se 100 objekte tė vjetra popullore dhe i pėrkasin tė gjitha zonave tė Shqipėrisė si rizat (shallė koke) nga krahina e Zadrimės, dikur tė punuara nga gratė me mėndafsh origjinal, pėr jetėn e pėrditshme, deri pėr ditėt e veēanta, jelekėt dhe kostumet e krahinės sė Shkodrės, jastėk tė punuara nė lesh me motive nga zona e Hasit, xhubleta nga krahina e Tropojės, kostumet tradicionale tė grave mirditore dhe atyre arbėreshe etj.
Tė gjitha kėto objekte qė bėjnė pjesė nė fondin e pasur tė kulturės shqiptare janė tė ekspozuara nėn titullin Portat e Arta tė Shpirtit.
Pjesė tė Muzeut Historik
Nė kėtė ekspozitė paraqiten kostume popullore shumėvjeēare, enė kuzhine, bizhuteri, aksesorė tė ndryshėm nga treva tė ndryshme tė Shqipėrisė si dhe botime mbi kėto objekte, tė gjitha kėto pjesė e fondit tė Muzeut Historik Kombėtar. Portat e Arta tė Shpirtit, u ēel nėn kujdesin e kuratorėve Afėrdita Onuzi, Sotirrulla Gjergji, Yllka Selimi dhe Enver Kushi. Moikom Zeqo, drejtor i Muzeut Historik Kombėtar, u shpreh se objektet e ekspozuara janė tė vjetra, madje ka nga ato qė janė krijuar tre shekuj mė parė dhe qė janė tė njė rėndėsie tė veēantė. Zeqo thekson se, kėto objekte popullore janė thesare tė muzeut, ato janė objekte origjinale dhe kanė vlera tė papėrsėritshme. Sipas tij, qėndisjet dhe punimet janė tė gjitha tė menduara duke i dhėnė njė vulė origjinale. Te veshjet janė qėndisur simbolet e jetės, tė lindjes dhe vdekjes. Tė gjitha ato janė simbole pagane, si drurė, zogj, lule etj.. Megjithatė, nė ekspozitė kishte edhe objekte tė riprodhuara, qė sipas kuratores Afėrdita Onuzi, njėkohėsisht edhe drejtoresha e Institutit tė Kulturės Popullore, kėto objekte ruajnė elementėt origjinalė. Kjo ekspozitė ka rėndėsi nė sfidėn pėr ruajtjen e trashėgimisė kulturore dhe ėshtė njė hap drejt ēeljes sė Muzeut Etnografik, nėnvizon Onuzi.
|
|
|
|