|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Bėni si them unė, mos bėni si bėj unė
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 95 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Flet kėngėtari i muzikės popullore. Ja pse vendosa tė kėndoj
Pėr herė tė parė kėndon njė elegji. Jemi mėsuar ta shohim si imazhin e kėngės popullore shkodrane. Gjithmonė njė njeri tė qeshur, ashtu ėshtė Bujar Qamili.
Tiranė
Me kėngėn Zėra nė fund tė detit, njė kėngė me tekst tė Qazim Ēelės e Jorgo Papingjit dhe me muzikė tė vėllezėrve Aliu, me orkestrim tė Luan Degestanit, ai ėshtė bėrė zėri i tė gjithė familjarėve qė humbėn fėmijėt apo tė afėrmit e tyre nė tragjedinė e 9 janarit afėr Karaburunit.
Si lindi ideja e njė kėnge pėr tragjedinė e Karaburunit?
Isha duke u kthyer nga Amerika dhe nė avion lexoj gazetat italiane qė thonin se ishin mbytur 11 shqiptarė. Ishin lajmet e fillimit, ku akoma nuk ishin marrė vesh se sa njerėz kishin vdekur. Mė erdhi shumė keq, ne kemi njė fjalė tė urtė shkodrane, Peu kėputet ku ėshtė i dobėt. Mendova se duhet tė bėj diēka. Kur takova tė afėrmit e mi, ata mė treguan tė gjithė ngjarjen. Dhimbja u dyfishua dhe vendosa tė bėj njė kėngė.
Pse menduat ta fillonit kėngėn pikėrisht me telefonatėn qė kėrkon ndihmė?
Telefonata ėshtė reale. Pra ėshtė e njėjta telefonatė qė atė natė ėshtė shfaqur nė ekranin e televizionit. Nuk diskutohet qė fillimi i kėngės me telefonatėn ėshtė reale, i bėn njerėzit mė tė ndjeshėm ndaj saj dhe i sjell nė mend gjithė historinė.
Ju jeni kėngėtar i kėngės popullore, pėr herė tė parė mbase kėndoni njė elegji pėr njė tragjedi. Si ndjeheni?
Jam nisur me njė shpirt tė madh artisti, pa marrė parasysh asnjė fitim, pasi ajo qė ėshtė mė shumė e rėndėsishme ėshtė tė bėsh diēka pėr tė gjithė shqiptarėt. Mendoj qė ėshtė njė kėngė qė pėlqehet, pavarėsisht se nė tė thuhet njė tragjedi, siē ėshtė ajo qė i ndodhi vendit tonė mė 9 janar. Biles ka patur edhe mjaft reagime nga ana e familjarėve tė viktimave kur kanė marrė vesh pėr kėngėn.
Cilat kanė qenė reagimet?
Kanė dashur tė mė takojnė dhe mė kanė uruar, duke thėnė faleminderit qė u kujtove pėr fėmijėt tanė. Kėtė urim e kam marrė nga e gjithė Shkodra. Nė Tv Rozafa, njerėzit marrin nė telefon vetėm pėr tė kėrkuar kėngėn time.
Po videoklipi i kėngės ku ėshtė realizuar?
Videoklipi ėshtė realizuar nė Velipojė. Ka qenė Tv Rozafa nė Shkodėr, qė ka bashkėpunuar dhe ėshtė zhiruar nė ambiente tepėr tė vėshtira, vetėm e vetėm qė ti pėrshtateshim sa mė shumė asaj nate tė tmerrshme. Unė, nga ana ime kam ndenjur 4 orė e gjysėm nė shi, me erėn qė frynte nga deti vetėm qė tė zhirohej njė videoklip sa mė realist. Por si thotė njė fjalė e urtė shkodrane: Hallall mundimin.
Kėnga e Bujar Qamilit
Zėra nė fund tė detit
Zėrat e tmerruar, hapen nėpėr natė Deti ėshtė tėrbuar, nė dallgė e shtrėngatė Po ikin tė rinjtė, natėn nėpėr terr Toka i ka rritur, deti po i merr
Fati pėr tiu dalė, udhėtojnė nė ėndrra Baba bashkė me djalė, nusja bashkė me dhėndėr Kur nga mesi detit, pyesin fėmijėt Ne po na vjen vdekja, ju mos u mėrzisni
Ēke o det i kaltėr qė ti sot po nxin Ne tė japim fėmijėt e ti na i pėrpin Ti o det, det i thellė, paske zemėr hekur Ne ti japim fėmijėt gjallė e ti na i kthen tė vdekun
Refreni Det o i pamėshirshėm, i mallkuar det Deshėn jetė mė tė mirė, ti vdekjen u jep Vala jote e ftohtė o det i pabesė A se ēja kėputi ēdo dėshirė e shpresė.
|
|
|
|