Do tė mbahet mend pėr rolet jo protagonistė qė diti ti shndėrronte nė role tė mėdha
Ilia Shyti aktori i skenės dhe ekranit ndėrron jetė nė moshėn 75-vjeēare. Ka ndodhur paraditen e djeshme, rreth orės 10 nė shtėpinė e tij nė Tiranė, ku prej disa muajsh aktori vuante i sėmurė. Njė ndėr emrat mė tė njohur tė teatrit, Ilia Shyti, aktori i cili mban vendin e parė nė kinematografinė shqiptare pėr rolet episodike, lindi nė qytetin e Lushnjes mė 19 korrik tė vitit 1929.
Ilia Shyti filloi veprimtarinė e tij si aktor dhe regjisor nė qytetin e tij tė lindjes, fillimisht me Teatrin Partizan dhe prej vitit 1951 u lidh me Teatrin Popullor, ku ka realizuar shumė role. Kujtojmė Familja e peshkatarit, Karnavalet e Korēės, Lumi i vdekur. Ndėrsa nė vitin 1954 ėshtė ndėr ata pak artistė qė kontribuon nė prodhimet e para tė kinematografisė shqiptare nga Kinostudio "Shqipėria e re". Interpreton nė filmin e parė me metrazh tė shkurtėr Tana, nė vitin 1958, pėr tė vijuar me Vitet e para. Edhe pse gjatė karrierės sė tij ka interpretuar vetėm role episodike dhe tė vogla, Ilia Shyti, arriti tė krijojė personazhe qė kanė mbetur tashmė nė kujtesėn e spektatorit. Nė kinema aktorė me njė profil tė tillė janė tė paktė, duke e kthyer nė mjeshtėri mė vete lojėn episodike. Nga rreth 45 rolet qė ka interpretuar ai, ndėr mė tė suksesshmit mund tė pėrmendim, inxhinier Mborja, tek filmi "Vitet e para", pėrgjegjėsi i ofiēinės, tek "Brazdat", gjyshi, nė filmin pėr fėmijė Qyteti mė i ri nė botė, mėsuesi nė "Koncert nė vitin 1936", babai i Etlevės nė "Treni niset nė 7 pa pesė", ish-gjenerali nė filmin "Kthimi i ushtrisė sė vdekur" etj. Pėr nderimin e "Artistit tė Merituar", Ilia Shyti, sot paradite bėhen homazhe nė Hollin e Teatrit Kombėtar.
|
|