Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė ėshtė i pasur, jep nga teprica, ai qė nuk ėshtė i pasur jep nga zemra
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 144 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Shendeti :: E vėrteta shqiptare nė jetimoret greke
Postuar nga: Skampa

Shendeti Raporti i UNICEF-it pėr trafikimin e fėmijėve shqiptarė nė tokėn helene. 75% “zhduken” nga institucionet. Tė ngujuar nė jetimoret e Greqisė. Tė detyruar forcėrisht tė ndėrrojnė kombėsinė. Pa asnjė kontakt me gjuhėn amė. Eshtė realiteti i fėmijėve shqiptarė tė trafikuar nė tokėn helene, i zbardhur nga raporti i UNICEF-it pėr Shqipėrinė.

“Fėmijėt mė tė vegjėl se 12 vjeē dėrgohen nėpėr jetimore, ku i nėnshtrohen njė procesi tė shkombtarizimit me forcė dhe humbasin kontaktin me gjuhėn e tyre tė origjinės”, thuhet nė raport. Shifrat e Ministrisė sė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, flasin pėr 6’000 fėmijė shqiptarė nė jetimoret italiane dhe 2’000 nė ato greke. Porse raporti i UNICEF-it saktėson se e vėrteta e pėrtej gardhit tė jetimoreve greke ėshtė krejt tjetėr. “Nė tre vitet e fundit, rreth 75 pėr qind e fėmijėve shqiptarė nė institucionet greke, janė ‘zhdukur’ prej aty”, thuhet nė raport. Sipas burimeve zyrtare greke, nga 644 fėmijė shqiptarė tė strehuar, 487 ia kanė mbathur. Por raporti tregon se nuk ka informacione bindėse rreth numrit tė fėmijėve shqiptarė tė mbajtur nė jetimoret greke. “Ministria greke e Shėndetėsisė ka refuzuar t’i pėrgjigjet kėrkesės sė OJQ-sė shqiptare “Help for Children” pėr informacion dhe akses nėpėr jetimoret greke”, thuhet nė raport.

TĖ ZHDUKUR E TĖ VDEKUR
“Disa tė zhdukur e tė vdekur”, ka deklaruar shefi i misionit tė organizatės “Terre des Hommes”, duke iu referuar raportit pėr fėmijėt shqiptarė tė trafikuar nė Greqi. As policia e organizatat joqeveritare greke nuk kanė dijeni pėr vendndodhjen e pjesės mė tė madhe tė fėmijėve shqiptarė. “Rreth 80 pėr qind e fėmijėve tė trafikuar qė janė nė Greqi kanė ndryshuar lokalitetet ku qėndronin mė parė, si dhe aktivitetet qė ushtronin. Ata janė zhdukur nė rrjete, apo qytete e shtete tė tjera”, thuhet nė raport. Rishtas, trafikimi i fėmijėve pėr tė dyja sekset, lidhej me punėsimin me forcė e lypjen, shpėrndarjejn e drogės dhe aktivitete tė tjera si larja e makinave. “Ka fėmijė qė janė rishitur pėr arsye prostitucioni”, citohet nė raport. Sipas tė dhėnave tė mbledhura nga “Terre des Hommes”, pas disa kohė qėndrimi nė Greqi apo nė Itali, fėmijėt trafikohen mė tej nė Evropėn Perėndimore.

Qytetet kryesore prej nga trafikohen fėmijėt shqiptarė janė Berati, Korēa, Fieri, Elbasani e Tirana. Raporti saktėson se mosha e tyre varion nga 0-15 vjeē. Shumė syresh, janė prej familje tė varfra. “Shumica e fėmijėve tė trafikuar vijnė nga minoriteti rom nė Shqipėri, megjithėse ka fėmijė edhe me origjinė shqiptare dhe problemi nuk ėshtė specifikė e njė grupi tė caktuar nga radhėt e minoriteteve”, thuhet nė raportin e UNICEF-it. Sipas raportit, fėmijėt trafikohen pėr nė Greqi, duke shkuar nė kėmbė, duke kapėrcyer malet, me kamion, nėpėrmjet kufirit me dokumente false, si dhe me tė ashtuquajturat “nėna” false. Raporti i mėshon edhe pėrfshirjes sė zyrtarėve nė trafik. “Tolerimi i autoriteteve nė tė dyja anėt e kufirit, Greqi e Shqipėri, ėshtė bėrė njė pjesė e pandarė e problemit”, citohet nė raport. Nė disa raste, rikthehen. Porse vetėm nė kufi. Arrestohen, burgosen e mbahen bashkė me trafikantėt. Nė ēdo rast me tė rriturit. “Gjatė mbajtjes nė arrest, me ata shpesh abuzohet, keqtrajtohen dhe grabiten nga gardianėt apo edhe nga tė ndaluarit e tjerė. Pas disa ditėsh, ata dėrgohen nė kufi dhe lihen aty nė mėshirė tė fatit”, thuhet nė raport. Kėsisoj ua servirin nė pjatė tė argjendtė trafikantėve, pasi, sipas raportit, institucionet shqiptare dhe policia nuk janė tė informuara rreth aksioneve tė fqinjėve.

RAPORTI I ORGANIZATĖS “TERRE DES HOMMES” NĖ KE
“Dhjetėra fėmijė shqiptarė janė ‘zhdukur’ nė Greqinė qendrore”. Ky ėshtė njė nga konkluzionet e raportit “Fėmijėt shqiptarė tė trafikuar nė Greqi” i organizatės ndėrkombėtare “Terre des Hommes”, nė komisionin e tė drejtave tė njeriut nė Kėshillin e Evropės. “Janė me qindra fėmijėt shqiptarė qė nga mosha katėr vjeē tė trafikuar nė Greqi, ku janė shfrytėzuar ekonomikisht e seksualisht, pėr pėrfitime tė tė rriturve”, thuhet nė raportin e parashtruar nė KE. Sipas raportit, qeveritė e dy vendeve kanė bėrė shumė pak nė ndaljen e kėtij fenomeni. Fjala e pėrfaqėsuesve tė “Terre des Hommes” nė KE, saktėson se nuk ka kritere etnike nė “pėrzgjedhjen” e fėmijėve tė trafikuar. Pėrfitimet shkojnė tė gjitha nė xhepat e “bosėve”. “Njė fėmijė siguron minimumi 30-50 euro nė ditė dhe tė gjitha paratė ia jep padronit”, thuhet nė raport. Ndodh qė rekrutuesi ėshtė i afėrm i familjes sė fėmijės sė trafikuar. “Do tė bėjė lekė”. Kėsisoj bindja ndodh pa shumė mundim. “Prindėrit i lejojnė fėmijėt pėr shkak tė varfėrisė, injorancės, por nė disa raste janė tė pėrfshirė vetė nė trafik”, thuhet nė raport. Sakaq, vendi i destinacionit, Greqia, nuk i konsideron tė vegjlit viktima, por fajtorė pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit. “Terre des Hommes” apelon nė Kėshillin e Evropės pėr t“i thėnė ndal kėtij trafiku, nėpėrmjet njė bashkėpunimi tė tė gjitha palėve.

SHIFRAT E FĖMIJĖVE TĖ TRAFIKUAR
Sipas Ministrisė sė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale janė tė paktėn 6’000 fėmijė shqiptarė nė jetimoret italiane dhe 1-2 mijė nė ato greke Zonat kryesore prej nga trafikohen fėmijėt shqiptarė janė Berati, Korēa, Fieri, Elbasani dhe Tirana Mosha e fėmijėve tė trafikuar varion nga 0-15 vjeē Njė fėmijė fiton minimumi 30-50 euro nė ditė. Tė gjitha tė ardhurat i kalojnė “bosit”.

Sipas burimeve tė institucioneve greke, nga 644 fėmijė shqiptarė tė marrė nė mbrojtje, 487 janė arratisur, 90 janė pėrcjellė te familjet e tyre, 45 janė dėrguar nėpėr institucione, 22 janė kapur nga policia. Rreth 80 % e fėmijėve tė trafikuar nė Greqi kanė ndryshuar lokalitet dhe aktivitet, janė zhdukur nė rrjete, apo qytete e shtete tė tjera.

Panorama, 18 01 2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.