|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Bukė e qepė dhe shėndet
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 45 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Dje nė ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė, Kisha Ortodokse ka bashkuar banorė dhe pushtetarė pa dalllim feje. Dhoksologjia e shenjtė e Flamurit u zhvillua nė Katedralen Ngjallja e Krishtit.
Ėshtė kjo njė traditė e vjetėr qė ėshtė zhvilluar fill pas shpalljes sė Pavarėsisė nė kėtė qytet, por qė u ndėrpre nė kohėn e regjimit komunist pėr tė rifilluar sėrish dhjetė vjet mė parė. Gjithė banorėt e qytetit, duke pėrfshirė dhe autoritete tė pushtetit dhe partive politike, pa dallim feje, hynė nė Kishė dhe morrėn pjesė nė kėtė ceremoni fetare, qėllimi i sė cilės ėshtė bekimi i Flamurit Kombėtar dhe ti lutet Zotit pėr tė ruajtur dhe forcuar shtetin shqiptar, pėr tė pasur zhvillim, prosperitet, demokraci, mirėkuptim, paqe dhe tolerancė. Dhoksologjia e shenjtė e Flamurit u zhvillua nga Mitropoliti i Korēės, imzot Johani, i shoqėruar nga gjithė klerikėt e Mitropolisė nė kėtė qytet. Mes tė tjerash, ai tha Se kisha ortodokse i nxit besimtarėt e saj tė duan vendin e tyre sepse ėshtė e pamundur tė duash Zotin dhe tė mos duash vendin ku ti jeton. Bekimi i parė i zotit ėshtė pavarėsia. Nė kėtė ceremoni fetare u kujtuan patriotėt qė gjithė jetėn e tyre punuan, luftuan dhe njė pjesė e tyre dhanė edhe jetėn pėr lirinė dhe pavarėsinė e vendit. Dhoksologjia pėrcolli tek tė pranishmit besim dhe shpresė dhe njė lutje pėr paqe, dashuri pėr njėri-tjetrin, falje, mirėkuptim dhe besim tek njė e ardhme mė e mirė.
Mė pas pjesėmarrėsit e festimeve tė ditės sė djeshme u mblodhėn tek salla e Teatrit Profesionist A.Z. Ēajupi, ku dhe u zhvillua njė takim solemn. Ata i pėrshėndeti Kryetari i Kėshillit tė Qarkut tė Korēės Fehmi Xhemo dhe Prefekti i Korēės. Grupi artistik i Qendrės Kulturore Vangjush Mio dha njė program artistik kushtuar historisė sė lavdishme tė popullit tonė. Mė pas drejtues tė pushtetit bėnė vizita nė familje tė patriotėve tė njohur korēarė.
29/11/2003 Shekulli
|
|
|
|