Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė thotė "unė jam unė", ai hup gjithkun
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 136 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Herojtė e kryengritjes mė 1821 ishin arbėrorė
Postuar nga: skampa

Histori Kryengritja e 1821, ishte kryesisht nė themel vepėr e arbėrorėve tė Epirit, Rumelisė, Moresė dhe e arbėrorėve tė ishujve tė Hidrės, Specas dhe Psaronit. Populli arbėresh nė ēdo vend tė Ballkanit qė u ndodh, gjithnjė luftoi pėr tė dėbuar ēdo pushtues dhe pėrdhosės i tokės sė tij tė shenjtė.


Dhjetra vjeēarė mė parė mbizotronte pikpamja se arbėrorėt (arvanitasit) nė Greqi janė njė rracė e ulėt. Kėtė gjė e besonin dhe vetė arbėrorėt pasi nuk njihnin historinė e tė parėve tė tyre qė kanė dhėnė ndihmesė tė pazėvėndėsueshme pėr krijimin e shtetit Grek. Por pėr ta mohuar kėtė vepėr madhore, fillimisht iu mohua raca e gjuha arbėrore (Shqipja) dhe pastaj u hodh baltė mbi figurat e tyre heroike duke i quajtur tradhėtarw apo burgosur dhe biles shumė prej tyre u vranė nė pabesi. Kėshtu ata politikanė dhe historianė grekė, qė hodhėn baltė mbi figurat e shquara arbėrore tė 1821, kėrkonin qė tė pritnin rrėnjėt e pranisė arbėrore nė Greqi. Por nuk ia arritėn kėtij qėllimi dashakeqės, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa egzistencėn e rracės arbėrore nė Greqi. Nuk mund tė mohohet, edhe pse deri tani pjesėrisht ishte fshehur, qė 90 ndėr 100 herojtė e kryengritjes sė 1821 ishin arbėreshė, domethėnė shqiptarė.

Qė arbėrorėt mbajtėn peshėn kryesore tė luftės ēlirimtare tė 1821, pėrveē qė ishin pjesa dėrrmuese e popullit grek nė perjudhat e kryengritjes, mund tė shpjegohet edhe nga fakti qė arbėrorėt ishin njė popull luftarak, krenaria e tė cilit nuk mund tė toleronte poshtrimet e skllavėrisė. Kryengritja e 1821, ishte kryesisht nė themel vepėr e arbėrorėve tė Epirit, Rumelisė, Moresė dhe e arbėrorėve tė ishujve tė Hidrės, Specas dhe Psaronit. Populli arbėresh nė ēdo vend tė Ballkanit qė u ndodh, gjithnjė luftoi pėr tė dėbuar ēdo pushtues dhe pėrdhosės i tokės sė tij tė shenjtė. Arbėrorėt janė krijuesit e ēetave tė komitėve nėn pushtimin turk, qė ruajtėn jo vetėm vėrtetin e mosnėnshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikėn, vallet dhe kėngėn popullore tė tyre.

Mė 1647, konsulli i Francės nė Athinė, Zhan Kird, vėrtetoi se “Komitat e periferisė tė Athinės, Atika aq edhe nė More, janė tė gjithė arbėreshė”. Arbėreshi kudo ku luftoi nė Ballkan u nderua pėr heroizmin e tij si nė Revolucionin e Aleksandėr Ipsilantit nė Moldavo-Vllahi. Arbėreshi luftoi pėr lirinė e Kretės, ku ra duke luftuar pėr liri arbėrori Delvinjoti Haxhimihal Dalani dhe Mitro Biniari. Arbėrorėt luftuan tre shekuj mė parė pėr lirinė e Qipros me nė krye arbėrorin poet Manoli Blesi, qė ky poet pėrmendė nė poezitė e tij tė gjithė arbėrorėt e tjerė qė luftuan nė rrethimin e Lefkosisė.

Arbėreshėt kudo qė u ndodhėn, largė zemrės sė atdheut amė Shqipni, nuk e harruan atė. Njė shembull ėshtė pėrpjekja mė 1854 e Teodor Grivės me njė bashkim tė madh arbėror dhe djalin e tij Dhimitrin qė marshuan nė drejtim pėr ēlirimin e Shqipnis, por qė ky marshim dėshtoi me ndėrhyrjen dashakeqe tė fuqive perendimore dhe nė veēanti tė Francės. Mė 1901-1907 gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombėtar tė Italissė, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbėreshė, dėshironte tė zbarkonte nė brigjet e Shqipnis pėr ēlirimin e saj nga pushtuesit turq, por kėto pėrpjekje dėshtuan si pasojė e ndėrhyrjes sė shteteve perendimore.

Kjo gjuha arbėrishte
ėshtė gjuhė trimėrie
e fliti Admiral Miauli
Boēari edhe gjithė Suli.

NIKOLLA KRIEZOTI (1785-185)

Nikolla Kriezoti ėshtė figura mė e madhe revolucionare e Eubesė. Ka preardhjen nga fshatrat arbėrore tė Karistas. Revolucioni nė Eube ishte ndeshje midis arbėrorėve tė krishterė dhe arbėrorėve mysliman. Dhe, nėse nga ana e arbėrorėve tė krishterė shquhej Kriezoti, nga ana e arbėrorėve mysliman shquhej Alizoti. Ėshtė gjithashtu fakt se veprimtaria revolucionare nė Eube u kufizua nė ato zona ku ka arbėror, d.m.th. nė Eubenė jugore, nė boshtin Halkidha-Kimi. Kriezoti mori pjesė nė betejat mė tė rėndėsishme tė Rumelisė dhe tė Eubesė, por pas ēlirimit filloi ndjekja e kėtij heroit, qė u burgos, dhe pėrfundimisht u detyrua tė vetė izolohet nė Turqi, nė Stamboll dhe nė Prusha, ku vdiq. Ironia tragjike e tij, qė gjeti strehim tek turqit heronj tė 1821, pas ēlirimit, ishte njė rregull pikėllues. Pėrkundrazi, Alizoti mbeti nė Eube dhe vdiq nė pleqėri tė thellė.

ATHANAS SKURTANIOTI (1793-1825)

Vetėdjegia e Thanas Shkurtaniotit nė Shėn Sotira tė Mavromatisė sė Thivės mė 26,10,1825, ishte njė ngjarje mė heroike dhe tragjike tė Revolucionit edhe nė krahinėn e Beotisė. Thanas Shkurtanioti ishte nga Dervenohori prej Shkurtės. Emri i tij i vėrtet ishte Thanas Jaci (Jaci ėshtė shkurtes e Jorgjit). Qė ditėt e para tė Revolucuonit nė Beoti, Thanas Jaci bėhet prinjės i Dervenohorėve dhe tmerron turqit e Beotisė, tė Atikisė dhe Poleponezit. Pak kohė mė pas nga bėmat e fillimit kapedan Thanasi merr mbiemrin Shkurtanioti nga emri i vendėlindjes sė tij. Mė 1825 ai mbyllet me 70 trima nė manastirin e Shėn Sotirės tė Mavromatit, duke pėrballuar 800 turq kėmbėsor dhe kalorės. Me vėnien zjarr tė Manastirit tė gjithė luftėtarėt arbėror do tė vet flijoheshin duke u djegur tė gjallė. Kjo ngjarje, kjo djegėje e sė gjalli, zhyti nė zi dhe dėshpėrim gjithė Beotinė, sepse humbi njė prinjės heroik, pa ndonjė shkak me peshė pėr tu flijuar nė kėtė rast.

KIĒO XHAVELLA (1801-1855)

Kiēo Xhavella, nė s’ėshtė mė i rėndėsishmi i fisit tė madh Suljot tė Xhavellave, ėshtė gjithė se si, mė i rėndėsishmi i Xhavellave qė morrėn pjesė nė Revolucionin e 1821. Xhavella mė i rėndėsishėm cilėsohet Fotoja, pėr tė cilin Bythguri (Kollokotroni) thoshte: “Marko Boēari nuk kapej, por Fotoja ishte pėrsosmėria”. Kiēo Xhavella u rrit nė Kofuz, ku ishin shpėrngulur suljotėt pas pushtimit tė Sulit nga Ali Pasha. Mė 1820 rikthehet nė Sul pas tratativave tė suljotėve me Aliun dhe shpallet kapedan nė moshėn 19 vjeē. Shkonte nė Itali me detyrė tė siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrarė dhe suljotėt, u shkulėn pėrse dyti nga Suli prej turqėve tė Sulltanit. Xhavella shkon nė Etolakanani dhe merr pjesė nė tė gjitha betejat e rrethinės, qoftė nėn komandėn e Marko Boēarit qoftė dhe vetėm. Kur Karaiskaqi u bė kryegjeneral i Rumelisė, Kiēo Xhavella me suljotėt e ndoqėn pas, panvarsisht nga kundėrshtimet fillestare. Mė 1835 mbreti Othon e bėri nėngjeneral dhe Mbikqyrės i Pėrgjithshėm i Ushtrisė dhe adjutant tė vet. Xhavella shėrbeu si prekuror, kryegjeneral pas vdekjes sė Karaiskaqit, ministėr i mbrotjes mė 1844. Mė 1847-1848 ishte kryeministėr. Vdiq mė 1855 nė Mesologgji. Luftėtarė tė shquar nga fara e Xhavellave ishte i famėshi, Marko, Jorgji, Llamroja, Kosta, Ziguri etj.

ANDREA MIAULI (1769-1835)

Admirali i madh i 1821 lindi nė Hidra mė 20-5-1769. Ishte bir i Dhimitėr Bokut me preardhje nga Eubeja. Nuk dihet me saktėsi pėrse mori llagapin Miauli. Gjithėsesi ėshtė faktė qė nė rini ishte pirat. Njė herė njė anije pirate malteze i mbytėn anijen, babai i tij nė vėnd fjalėve ngushėlluese, e vuri pėrpara: “Mbaru qė kėndej, kjo ėshtė kasandi jot! Tjetėr herė tė mė dėgjosh!”. Natyrisht qė flisnin nė gjuhėn amtare arbėrore si shumė heronjė tė Revolucionit tė 1821. Ishte tmerrsishtė serdeli, “kokė shqiptari” klasike, dhe pėrveē bėmave nė beteja detare, i kushtoheshin njė numėr i madh historish me interes. Mė 1827 drejtuesit e Revolucionit tė 1821 do t’ua hiqnin Miaulit komandėn e flotės detare dhe do t’ia jepnin aventurierit anglez Kohran, gjė qė Miauli e pranoi dhe ėshtė ruajtur njė letėr e nėnshkruar prej tij; (por ka dyshime qė atė letėr tė mos ta ketė nėnshkruar kurrė Miauli). Kryekomandėn e ushtrisė toksore e hoqėn nga duart e Karaiskaqit dhe ia dhanė aventurierit tjetėr Xhorxh, dhe kėshtu me mėnjanimin e dy arbėrorėve tė shquar, Miauli dhe Karaiskaqi, Revolucioni shkonte drejtė shuarjes. Gjerėsa tė kėrkohej si e domozdoshme pjesmarrja e fuqive tė mėdha europjane dhe nėnshtrimi i Greqis prej tyre qysh atėhere e deri mė sot. Miauli vdiq mė 21, 7, 1835. Zemra e tij ėshtė ruajtur nė njė kuti argjendi nė Ministrin Detare Greke.

TEODOR KOLLOKOTRONI (BYTHGURI) (1770-1843)

“Plaku i Moresė” u lind mė 3 prill 1770 poshtė njė peme nė Mesininė e vjetėr. Gjithė jeta e Kollokotronit rrjedh midis arbėrorėve, qofshi mysliman apo tė krishterė. Kollokotroni ishte bėrė vėlla me tė krishterin, Marko Boēarin, dhe me njė mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarėt e Kolokotronit ishin arbėror ose nga Morea, ose nga Ēamėria. Epiteti Kolokotron ėshtė pėrkthimi i saktė i shprehjes arbėrore “Byth-Guri” dhe iu dha sė pari gjyshit tė tij, Janit. Mbiemri i vjetėr ėshtė Ēergjini, qė edhe kjo ėshtė fjalė arbėrore e pėrbėrė nga fjala Ēer = i zgjuar,djall me forcė mendje dhe nga emri i pėrhapur arbėror Gjin. Ēer + gjin = Ēergjin. Nė shtator tė 1833 Kollokotronine burgosin nė Fregatėn detare greke dhe kėrkonin dėnimin e tij me vdekje. Nė kujtimet e tij Kollokotroni, me tė drejtė do tė thotė: “Mė vunė 9 muaj burg, pa parė askėnd, pėrveē gardianėve. Kaq muaj nuk e dija ē’ndodhte jashtė, kush vdes, kė tjetėr kanė burgosur. Nuk e dija pėrse mė kishin burgosur. Kurrė nuk besoja se do tė arrinjnė nė kėtė shkallė tė sajojnė dėshmitarė tė rremė...”. Avokati mbrojtės Klonari - tha nė fjalėn e tij. “Deri kur zotėrinjė gjykatės, do tė vazhdoni kėtė sulmim barbar? Deri kur pėrndjekja e pamėshirshėm kundėr atyre qė ēliruan, i ngritėn lavdinė dhe vazhdojnė t’i japin shkėlqim Greqisė..?” Kollokotroni pas daljes nga burgu u vra nė pabesi si shumė heronj arbėrorė tė kryengritjes sė 1821.

KOSTANDIN KANARI (1790-1877)

Zjarrėvėnėsi i anijeve, legjendar, bėmat e tė cilit frymėzuan piktorė dhe poetė, grekė dhe tė huaj tė tjerė, lindi nė Psara. Fisi i Kanarėve e kishte preardhjen nga Himara, qė andej shkuan nė Pragė, e nė vazhdim, atje ku mėrgonin shumė arbėrorėt nė vitet e pushtimit turk, nė Itali dhe konkretisht nė Gjenovė. Nga Gjenova njė degė e fisit shkoi dhe u vendos nė Korsikė. Ikja e parė e Kanarėve nga Epiri mendohet tė jetė rreth viteve 1320. Deri sot gjenden pasardhėsit e atij fisi nė Gjenovė dhe nė Korsikė. Shumė prej Kanarėve kanė pasur tituj tė lartė fisnikėrie. Njė emblemė nga prindėrit e vetė zjarrėvėnėsit tė famshėm qė i pėrkiste parardhėsit Korsikan Teodori Kanari ėshtė e njėjtė me emblemėn e italianit tė madh revolucionar Garlibarlit i cili ushtrinė e tij revolucionare pėrbėhej nga arbėrorėt e Italisė qėndrore. Pra dikush nga soji i arbėrorėve Kanaras tė Korsikės, tok me arbėrorėt e tjerė, nuk dihet pėr ē’ shkak u vendosėn nė shkėmbinjėt e portit tė Psarės dhe nga kėtu Kanarėt e kanė preardhjen zjarrėvėnėsi i anijeve. Bėma mė e madhe e Kanarit ėshtė djegėja e Fregatės turke nė portin e Hios mė 7 korrik 1822. Kjo bėmė ishte nė njė mėnyrė shpagimi i grekėrve pėr shkatarimin e Hios dhe qė pati kjo djegėje jehonė ndėrkombėtare. Me djegėjen e Fregatės turke, u vranė rreth 2000 turq. Kanari u bė ministėr dhe kryeministėr i Greqis dhe vdiq nė pleqėri tė thellė nė Kipseli tė Athinės mė 3-9-1877.

DHIMITRI PLLAPUTA (1786-1864)

Dhimitėr Pllaputa, gjenerali i dashur i Teodor Kollokotronit, ishte bir i Kolė Pllaputės, qė e nisi nga Trifilua mė 1750 pėr tė banuar nė fshatin Palumba tė Gordinias. Pallumbėn e themeluan arbėrorėt me dyndjet e para tė shekullit 15 me fise mbizotėruese Kolietė dhe Buetė. Pllaputasit ishin arbėrorė tė krishterė qė kishin luftė tė zgjatur me fqinjėt myslimanė dhe bashkėfiset e tyre, Laljotėt. Me gjithė se nė ballė tė prishjes sė Lalės, Pllaputėt dhe veēanėrisht Dhimitėr Pllaputa, ndihmoi arbėrorėt myslimanė qė tė braktisnin turqit bashkėfeas, tė kalojnė nga Morea nė Rumeli e nė Epir, duke u ndeshur me Londeasit, pėr tu ruajtur besa, qė i kishte dhėnė ai dhe Kollokotroni arbėrorėve moslemanė. I mbeti besnik deri nė fund Kollokotronit dhe ndau me tė mundimet e gjygjit tė bujshėm dhe tė burgut. Vdiq nė korrik 1864 dhe u varros nė Pallumba.

TEODOR GRIVA (1799-1862)

Gjenerali Teodor Griva, bir i Drako Grivės, e ka preardhjen nga fisi mė i madh i arbėrorėve nė oborin e Ali Pash Tepelenės dhe nė vazhdim mori pjesė nė shumicėn e betejave tė Rumelis. Pas ēlirimit u pėrzie me politikė dhe gjithė jeta qė pasoi ishte e trazuar. Mė 1854 bėhet prinjės i njė bashkimi arbėror mė tė shumtit luftėtarė tė 1821 ose bijtė e tyre dhe me djalin e vet Dhimitrin, marshojnė me qėllim qė tė ēlirojnė Shqipnin nga turqit. Kjo lėvizje dėshtoi me ndėrhyrjen e fuqive tė mėdha perendimore dhe veēanėrisht tė Francės. Nė vitet e mė pasme i vė qėllim vetvetes rrėzimin e mbretėrisė dhe themelimin e Republikės Presidenciale. Nė tetor tė 1862, me 7000 burra vjen nga Bomica nė Mesogji duke shpėrndarė autoritetet. Qeveria e pėrkohėsshme nė Athinė, dėrgoi Venizelo Rufon dhe Emanuil Delijorgjin tu japin medaljen e gjeneralit, por ishte pėr vdekje nė krevat ku vdiq nga pneumonia mė 24-10-1862. Vėllai i vogėl i tij ishte Aleks Kardhiqoti, qė e morri kėtė mbiemėr nga Ali Pasha pėr burrėrinė qė tregoi nė mposhtjen e Kardhiqit.

LASKARINA BUBULINA (1771-1825)

Bubulina ėshtė njė nga figurat e grave mė heroike tė luftės sė 1821. Prindėrit e saj ishin nga Hidra, por ajo pas martesės sė parė u vendos nė Specė. Pas vdekjes edhe tė burrit tė dytė, Dhimitėr Bubuli, mė 1811. Bubulina iu kushtua ēėshtjes sė ēlirimit tė kombit, duke dhėnė pėrveē kontributin e saj heroik, edhe pasurinė shumė tė madhe qė trashėgoi nga tė dyja martesat. Fama pėr burrėrinė e saj ishte kaq e madhe sa arrin deri nė legjendė. Myslimanėt arbėror tė Greqisė sė veriut e parafytyronin, veē trime, edhe tė bukur. Kur, u vra nė Arahona myslimani trim arbėror Mustabej Dangli Qafėzi, detarėt e Specas e lajmėruan kėshtu;

Sihariq moj Bubulin
tė suallmė Mustabejn Danglinė
Po t’ma kishit prur tė gjallė,
un burr tim doja ta marrė.

Populli grek, i ndarė pėrpara Revolucionit tė 1821 nė tė krishterė dhe mysliman, besonte nė bashkimin kombėtar, qė mendonte se kalonte pėrmes martesės sė myslimanit mė trim me trimen e krishter. Ishte maj i 1825, djali i saj, Jorgoja rrėmben pėr nuse Evgjeninė, vajzė nga fisi i Kuēiotėve. Qė mė pas nga debatet midis Bubulimės dhe Kuēiotėve njė dorė e zezė do tė shkrepi armėn kundra Bubulimės, e cila mbeti e vdekur nė vend.

MARKO BOĒARI (1790-1823)

Mė i lavdishmi i farės suliote tė Boēarėve, pėrtej bėmave tė tij trimėrore dhe pėr burrėrinė por edhe pėr bukurinė na la trashėgim edhe njė vepėr, ėshtė fjala pėr tė famshin ``Fjalor dy gjuhėsh’’(greko-shqip) qė orgjinali ruhet nė biblotekėn e Parisit. Ndihmoi Ali Pashėn nė rrethimin e Janinės prej turqėve dhe mandej, pas rėnies sė Aliut, vazhdoi betejat e tij nė Rumeli me qėndėr Mesologjin. Mė 9 gusht 1823 Marko Boēari u vra duke luftuar e duke mundur ushtrinė e Mustafa Beut, pashai i Shkodrės, (qė ishte arbėror mysliman) nė Karpeni. Vite pas daljes heroike nga Mesologji, turkoegjyptjanėt u pėrpoqėn tė poshtrojnė varrin e Markos, por arbėrorėt mysliman do t’ju mėsyjnė dhe do ti pengojnė. Morėn trupin e Markos dhe e varrosėn me nderim heroik, njė cermoni e thjeshtė ku Mustafa bej do tė thoshte! E, more Marko tė jesha trim si ti, por tė mos kisha fenė tėnde!,, E dashuronin tė gjithė arbėrorėt mysliman dhe tė krishter, dhe e adhuronin pėr burrėrin dhe pėr bukurin e tij. Ali Pash Tepelena e quante “shqiponja samunivas” dhe arbėrori musliman Arshi Hasani e krahasonte me profetin e muslimanėve Ahmet Ali. Jehona e zisė pėr vdekjen e tij arriti deri nė ditėt tona. Tė tjerė Boēarė tė shquar janė; Plaku Noti Boēari, Kosta, Kiēoja, Dhimitri, Jorgji.

GJEORGJI KARAISKAQI (1782-1827)

Bir legjendar i njė murgesheje, kryelegjendar heroik i Rumelisė, ėshtė nga fara e Llalla-Jorgjit e Kėnetės sė Poshtėme. Djalė i Jorgji Llalla ishte Dhimitėr Isko, qė quhej dhe Karaiskaq dhe ishte nga ajka e trimave tė Ali Pashait. Dhimitėr Isko, pra, pėrdhunon Zoinė, e ve e Janaq Mavromatioti, e afėrme e heroit arbėror Jorgji Baholla dhe e njohur e Ali Pashait, e cila, pėrpara apo pas pėrdhunimit u bė murgesh. Fruti i kėtij pėrdhunimi, pra ėshtė Gjeorgji Karaiskaqi. Karaiskaqi ishte nga njerzit mė tė besuar tė Aliut dhe pėrmbushi detyrat mė delikate e tė vėshtira. Nė kryengritjen e Pasvanoglut e la vėrtet tė kapej rob enkas dhe u bė kėshtu pėcjellės i mesazheve midis Pasvanogluse dhe Aliut. Hyn tek Daifa tė Kaēundonit qė ta bindė tė bashkėpunojė me Ali Pashėn. Pas arestimit dhe ekzekutimit tė Kaēundonit, merr krejt Daifinė dhe pėrfshin nė forcat e Ali Pashait. I prin mposhtjes sė rebelimit tė Papathimio Vllahavės dhe vret me dorėn e vet vėllanė e Papavllahavės, Dhimitrin. Vazhdon vijėn e bashkimit kombėtar tė Andruēos dhe kjo i sjell shumė pėsime nė vitet e para tė Revolucionit. Kur pa se gjithė Rumelia u thye nėn Qutakun turk, u detyrua tė japin leje tė krijojė vėndėqėndrimin me forcat luftarake. Brenda pak kohe ēliroi gjithė Rumelinė. Ishte nė kulmin e forcės dhe tė lavdisė. Por koka e tij ishte pjekur mjaftė pėr tė rėnė nga plumbat e tradhėtisė. E vranė, duke vėnė gjithshka nė rrezik, pėr tė njėjtin shkak qė vranė Odise Andruēon, mė 22-4-1827.

ODISE ANDRUĒO (1790-1825)

Luani i Rumelisė Odise Andruēo, ishte biri i tė famshit kryekomitit Andrea ose Andruēo Verushi, nga Livanti i Lokridhės. Ali Pash Tepelena, mik dhe bashkėluftėtarė i babait tė tij, e morri pranė pas vdekjes sė Andruēos. Nė oborrin e Ali Pashės, Odisea kishte tė tillė pozitė qė nuk e kishin as djemtė e Aliut. Ndihmoi Ali Pashėn nė tė gjitha luftėrat e tij kundra turqėve dhe kundra suljotėve dhe kardhiqotėve. Ishte frymėzuesi i Kėshillit tė Kapedanėve tė Rumelisė qė kishin qėllim bashkimin kombėtar pa dallim feje dhe mbėshtetej tek Ali Pasha nė luftėn e tij kundra turqėve. Kėtė politikė Odisea u pėrpoq ta diktojė edhe pas vdekjes sė Ali Pashė Tepelenės gjatė luftės kombėtare dhe kjo i kushtojė jetėn dhe akuzėn si tradhėtar. Ende nuk ėshtė kuptuar pėrse ajo politikė ishte politikė vėrtet kombėtare dhe pėrse autorėt moralė tė vrasjes sė Odisesė dhe pasardhėsit e tyre qeverisin Greqinė me politikė tė prapaskenave. Bėma qė e bėnė Odise Andruēon si figurė tė 1821 ėshtė qėndresa e tij nė Hanin e Gravias. Odisea kishte njė mėndje politike dhe ushtarake tė zgjuar qė vlerėn e tij e njihnin tė gjithė kapedanėt e Rumelisė, qė e konsideronin udhėheqėsin e tyre tė natyrshėm. Gura, qė u bė vegėl e verbėr nė duart e mikropolitikanėve tė 1821, e lidhi emrin e vet me vrasjen e heroit, qė u bė njė natė nė Akropol, nė burg ku e kishin mbyllur Odisean, lidhur me zinxhir. Shkuan shumė vite derisa tė rehabilitohej figura heroike e Odise Andruēos, sepse autorėt moralė tė vrasjes sė tij e kishin paditur tradhėtar tė atdheut. Tradhtia e tij ishte sepse donte bashkimin e grekėrve tė krishterė dhe myslimanė, kundra osmanėve turq.

Pėrgatitur nga Arben Llalla


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.