|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Dikur uni (moi) fshihesh ne mes te tufes; sot eshte turma qe fshihet ne fund te uni-t.
--- Nietzsche
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 59 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Gjatė 7 ditėve tė panairit rezulton tė jenė shitur rreth 50 mijė libra, nga 2500 tituj tė ekspozuar nė stenda. Ndėrsa numri i vizitorėve ka arritur nė 70 mijė, gjė qė ėshtė quajtur njė rekord jo vetėm pėr panairin e librit, por pėr tė gjithė panairet e zhvilluara deri mė tani nė Qendrėn Ndėrkombėtare.
Kėto janė shifrat e publikuara dje nė konferencėn pėr shtyp zhvilluar nga organizatorėt e panairit tė librit nė Tiranė, Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės dhe Lidhja e Botuesve Shqiptarė. Drejtoresha e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, Vera Isaku tha se, e konsideronte tė suksesshėm kėtė edicion, pasi, sipas saj, ai ka pėrmbushur njė nga synimet e vėna nga organizatorėt, afrimin e librit me lexuesin. Kryetari i Lidhjes sė Botuesve shqiptarė, Fatmir Toēi, u shpreh gjatė kėsaj konference se, funksioni i panairit, pėrveē efektit kulturor, kishte edhe nxitjen e biznesit, njė synim qė u arrit nė kėtė panair ku morėn pjesė shumė shtėpi botuese nga rrethet e Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė pėr tė lidhur kontakte pėr njė shpėrndarje sa mė tė gjerė gjeografike.
Lidhur me fondin e akorduar pėr kėtė panair nga Ministria e Kulturės (rreth 1 milion lekė), Isaku pohoi se, ai shėrbeu vetėm si mbėshtetje pėr anėn teknike tė organizimit, megjithėse ėshtė njė fond, i cili ende nuk ėshtė tėrhequr nga Ministria. Pėr ēmimet e librave qė nė disa media janė konsideruar si plaēkitėse, Isaku tha se, kjo ka ndodhur nga disa pėrfaqėsues librarish, tė cilėt nuk ishin ndėrmarrje botuese, duke shtuar se, vitin e ardhshėm nuk do tė lejohet tė marrė pjesė nė panair askush pa qenė pėrfaqėsues i njė shtėpie botuese, si dhe tė bien nė ujdi pėr uljen e ēmimit tė librave nė panair nė masėn 10-20%. Pėr vitin e ardhshėm ajo pohoi se sipėrfaqja e vendit tė ekspozimit do tė zgjerohet duke pėrfshirė dhe katin e tretė tė odeonit nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės dhe panairi do tė zhvillohet nga data 2 deri nė 7 nėntor.
PANAIRI I LIBRIT
70 mijė vizitorė nė 7 ditėt e panairit 50 mijė libra tė shitur 2.5 mijė tituj tė ekspozuar 26 milionė lekė te qarkulluar 94 shtėpi botuese pjesėmarrėse 200 shkrimtarė te pranishem nė panair 73 pavionė ku janė ekspozuar librat
Gazeta Panorama 11 Nentor 2003
|
|
|
|