|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 87 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Skulptori shqiptar Helidon Xhixha, 33-vjeēar, ka vendosur tia dhurojė kėtė skulpturė gjigante, pesė metra e lartė dhe rreth 800 kg e rėndė, komunės sė Maranellos, nė shenjė tė pasionit tė tij si ferrarist, dhe pėr tė dėshmuar dhe lidhjet mes shtėpisė automobilistike me vendin e tij
Altin Manallari
Njė statujė e madhe e Kalit, simboli i Ferrarit, i ėshtė dhuruar dje Maranellos, vendit qė ėshtė bėrė i njohur nga makina Kokė kuqe, kampione pėr tė katėrtėn herė radhazi nė Formula 1. Vepra monumentale ėshtė realizuar nga njė skulptor me origjinė shqiptare Helidon Xhixha, 33-vjeēar, aktualisht rezident nė San Pietro Mosezzo, nė Novarese tė Italisė. Xhixha ka vendosur tia dhurojė kėtė skulpturė gjigante: pesė metra e lartė dhe rreth 800 kg e rėndė, komunės sė Maranellos nė shenjė tė pasionit tė tij si ferrarist, dhe pėr tė dėshmuar dhe lidhjet mes shtėpisė automobilistike dhe vendit tė tij. Vepra, e cila do tė vihet pranė monumentit tė Enco Ferrarit, tė realizuar nga njė skulptor italian nga Modena me emrin Marino dhe tė vendosur nė lagjen Piazza Libertą qė nė 98, ėshtė inauguruar dje nė orėn 12:00 pak hapa larg Galerisė Del Vento. Tė pranishėm kanė qenė administratorėt komunalė, drejtuesit e Ferrarit dhe pėrfaqėsuesit e tyre tė klubit. Gjithēka ka ardhur pas njė nate, e cila nė faqet e gazetės The Sun ėshtė titulluar Nata e shpėtimit, dhe ka pasur tė bėjė me festėn, qė ka grumbulluar Shumakerin dhe njė pjesė tė mirė tė stafit tė Ferrarit, pas fitores sė titullit nė Suzuka (prezent nė festė ka qenė dhe vėllai i tij Ralf dhe Oliver Panis). Dita pas fitores nė pistė ėshtė celebruar nė mėnyrėn mė tė mirė. Vetėm njė ditė pas fitores, ka zbarkuar nė Itali mes tifozėve dhe delirit qė e priste nė aeroportin e Bolonjės. Ndėrkohė qė komplimente pėr arritjen e madhe kanė ardhur dhe nga kryeministi italian Silvio Berluskoni, i cili i ka pėrkufizuar sukseset e Ferrarit nė botė si shumė tė rėndėsishme pėr imazhin e Italisė dhe qė i shėrbejnė shumė kėtij vendi. Ndėrkohė qė nuk kanė munguar dhe komplimentet e numrit Njė tė skuderisė Ferrari, Montezemolo: Formula 1 nė kėto vite,- ka thėnė Montezemolo,- ka ndryshuar shumė. Mjafton tė flasėsh me pilotėt e tė kaluarės se sa shumė ka ndryshuar tashmė, dhe ne kemi mundur tė triumfojmė. Legjenda, Historia dhe I pavdekshmi: kanė qenė titujt e gazetave, tė cilat i kanė paraprirė festės dje nė Maranello, ku skulptori shqiptar i ka dhuruar skulpturėn gjigantit tė Formula 1, Ferrarit.
|
|
|
|