|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ka dy lloj femrash, e eshte nje cmenduri te martosh njeren dhe nje krim te martosh tjetren.
--- Carlton
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Mė 28 nėntor 2003 inagurohet fillimi i punimeve nga ushtria Shqiptare qė do tė lidhė Durrėsin me Prishtinėn.
Kėshilli Kombėtar i Rrugėve ka miratuar projektin e rrugės Durrės- Kukės- Morinė, ndėrkohė qė punimet pėr ndėrtimin e segmentit tė parė tė kėtij aksi rrugor pritet tė fillojnė brenda kėtij viti. Nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar tė Rrugėve, kryeministri deklaroi se segmenti Milot - Rrėshen do tė bėhet mė forcat e Xhenjos. Kėta tė fundit, tė cilėt kanė makineritė e nevojshme dhe inxhinierėt mė tė specializuara tė vendit, kanė ndėrtuar dhe aksin rrugor Llogara-Palasė, rrugėt e Tropojės dhe ndėrtimin e urave.
Sipas tė dhėnave zyrtare kostoja financiare e segmentit Milot -Rrėshen ėshtė rreth 42.3 milionė dollarė dhe do tė realizohet me financime tė qeverisė shqiptare. Sipas studimit, varianti i miratuar nė Kėshillin Kombėtar tė Rrugėve, shkurton nė mėnyrė tė ndjeshme distancat e transportit, si dhe krijon kushtet pėr njė lėvizje me shpejtėsi 80-100 km/orė duke realizuar lidhjen e Morinės me Durrėsin pėr rreth 2 orė, nė kushte krejt normale. Sipas kėtij varianti e gjithė distanca Durrės-Kukės-Morinė ėshtė 175 km, ndėrsa sipas pėrllogaritjeve paraprake kostoja e ndėrtimitsi rrugė e klasit tė parė ėshtė 300.5 milionė dollarė. Ndėrkohė, studimi i fizibilitetit tė Rrugės Durrės- Morinė ėshtė kryer me financimin e Bankės Botėrore.
Nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar tė Rrugėve, u miratua strategjia dhe objektivat pėr investime nė rrjetin rrugor kombėtar pėr periudhėn 2003-2005. Strategjia e financimit dhe implementimit pėrfshin pėrfundimin e dy akseve rrugore kryesore Lindje-Perėndim dhe Veri-Jug. Kjo pėrfshin edhe ndėrtimin e njė sėrė aksesh rrugore kufitare dhe turistike tė cilat konsiderohen tė njė rėndėsie tė veēantė pėr zhvillimin ekonomik tė vendit, siē janė aksi rrugor Vlorė-Sarandė, i ndarė nė tre segmente Vlorė-Orikum, Orikum-Ura e Palasės si dhe Ura e Palasės-Sarandė.
Segmenti rrugor Milot - Rrėshen do tė bėhet me fondet e mbledhura nga taksa "Majko". Nė vitin 2002 ish kryeministri Majko vendosi mbitaksė pėr tė gjithė mallrat e importuar, e cila do tė shėrbjė pėr ndėrtimin e rrugės Durrės - Kukės - Morinė. Sipas tė dhėnave nga Ministria e Financave gjatė vitit 2002 janė mbledhur rreth 1.3 miliardė lekė, ndėrsa nė periudhėn janar - gusht 2003 janė mbledhur rreth 2.2 miliardė lekė nga mbitaksa e vendosur. Ndėrkohė, gjatė negociatave me Bashkimin Europian, ky i fundit i ka kėrkuar qeverisė shqiptare qė tė heqė mbitaksėn "Majko". Ky propozim po shqyrtohet nga specialistėt e Ministrisė sė Financave dhe njė ndėr variantet e diskutueshme ėshtė ajo e heqjes sė mbitaksės prej 1 % qė nė vitin 2004.
Nga 3 variantet e paraqitura pėr ndėrtimin e rrugės Durrės - Kukės - Morinė, Kėshilli Kombėtar i Rrugėve ka miratuar variantin mė tė shkurtėr por dhe mė tė shtrenjtin. Dy variantet tė cilat u hodhėn poshtė, parashikojnė kalimin kryesisht nga gjurmėt ekzistuese. Ndėrsa varianti i miratuar parashikon njė ndėrtim tė ri nė luginėn e Fanit tė Madh. Kjo rrugė do tė kalojė nė Milot-Rubik- Rreshen -Reps -Thirre - Kalimash- Morinė. Sipas specialistėve ky variant ėshtė drejtimi mė i shkutėr, 170 kilometra dhe pėrshkohet pėr rreth 2 orė.
RRUGET TURISTIKE
VLORE - ORIKUM me vlerė 500 milionė lekė, ėshtė realizuar projekti i zbatimit. ORIKUM - URA E PALASES me vlerė 787 milionė lekė financuar nga qeveria shqiptare URA E PALASES - SARANDĖ me vlerė 6 miliardė lekė ėshtė miratuar studimi RRUGA E DIVJAKES me vlerė 300 milionė lekė financuar nga qeveria shqiptare RRUGA E VELIPOJES me vlerė 600 milionė lekė financuar nga qeveria shqiptare RRUGA E SEMANIT me vlerė 320 milionė lekė financuar nga qeveria shqiptare
KORRIDORET
LINDJE- PERENDIM
ELBASAN - LIBRAZHD me vlerė 22.5 milionė dollarė financuar nga BERZH, koperacioni italian, qeveria shqiptare QAFE THANE - POGRADEC - KORĒE me vlerė 76 milionė euro, nuk ka financime
VERI- JUG
LEZHĖ - SHKODER me vlerė 4 miliardė lekė financuar nga qeveria shqiptare LUSHNJE - FIER me vlerė 20.5 milionė euro, financuar nga Italia dhe qeveria shqiptare FIER - VLORE me vlerė 38 milionė euro financuar nga BEI FIER - Tepelenė me vlerė 65 milionė euro finacuar nga BEI, BERZH dhe qeveria shqiptare TEPELENE - GJIROKASTER me vlerė 20.5 milionė euro nga BEI, KE dhe qeveria shqiptare JERGUCAT - SARANDE - KONISPOL me vlerė 16.2 milionė euro, nuk ka financime SHKODER - HANI I HOTIT po kryhet studimi me financimet italiane.
Gazeta Shqiptare 8 Tetor 2003
|
|
|
|