|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Dashuroni Artin. Nė tė gjitha gėnjeshtrat, ai (arti) ėshtė mė i vėrteti.
--- Gustave Flaubert, leter (1846)
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 130 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Shefi i katėrt i OKB-sė nė Kosovė fillon mandatin e tij me njė ceremoni pėrkujtimore pėr tė vrarėt nė Irak
Kreu i ri i UNMIK-ut: Tė dyfishojmė pėrpjekjet pėr tė vendosur sigurinė nė Kosovė
Faton Osmani
PRISHTINĖ - Shefi i ri i UNMIK-ut, Hari Holkeri, nė ditėn e parė tė punės sė tij nė Kosovė, ėshtė zotuar se administrata ndėrkombėtare do tė dyfishojė pėrpjekjet e veta pėr tė vendosur sigurinė kėtu dhe tė ndihmojė liderėt kosovarė qė tė gjejnė guximin pėr tė jetuar nė tolerancė. Kėto komente Holkeri i bėri disa orė pasi mbėrriti nė Prishtinė, me rastin e njė ceremonie pėrkujtimore pėr punonjėsit e Kombeve tė Bashkuara nė sulmin e javės sė kaluar nė Bagdad, nė mesin e tė cilėve ishte edhe kryeadministratori i parė i Kosovės, Sergio Viera De Mello, ish-zėdhėnėsja Nadia Junis si dhe dy ish- zyrtarė tė tjerė tė UNMIK-ut. Holkeri tha se puna e suksesshme nė Kosovė ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pėrkujtuar viktimat e kėtij sulmi terrorist nė Irak. Nė ceremoninė e mbajtur nė selinė e UNMIK-ut nė Prishtinė morėn pjesė paqeruajtės ushtarakė dhe tė misionit civil ndėrkombėtar nė Kosovė si dhe liderė tė tė gjitha institucioneve dhe partive politike tė Kosovės. Siē ka thėnė edhe sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, javėn e kaluar, ėshtė vetėm njė mėnyrė pėr tė ruajtur kujtimin pėr kolegėt e vrarė nė detyrė, tė punojmė edhe mė shumė, tė dyfishojmė pėrpjekjet tona pėr tė vendosur sigurinė nė Kosovė, -ka thėnė Hari Holkeri. Ne kėtu nuk po pėrkujtojmė kėta njerėz, sepse punonim nė tė njėjtėn organizatė. Jemi kėtu pėr tė pėrkujtuar njerėzit tė cilėt besonin nė vlerat e njėjta. Nė ditėn kur po pėrkujtojmė katėr kolegėt tanė dhe punėn e tyre bėrė nė misionet e OKB-sė pėrfshirė edhe atė nė Kosovė, ne duhet tė mendojmė se si do tė vazhdojmė pėrpara, -shtoi ai. Sipas tij, ndėrkombėtarėt nė Kosovė, para se tė kryejnė punėn duhet tė vendosin kėtu sundimin e ligjit, pėrkrahjen e kthimit tė zhvendosurve nė shtėpitė e tyre, vendosjen e kornizės ekonomike tė vendit nė mėnyrė qė rinia e Kosovės tė mos ketė probleme pėr vendet e punės si dhe, siē u shpreh ai, ndėrtimin e raporteve me fqinjėt, tė cilat do ti mundėsonin Kosovės integrimin nė Evropė. Ėshtė nė detyrėn tonė qė tė ndėrtojmė njė tė ardhme mė me shpresė. Sot ne po nderojmė me heshtje kolegėt tanė ndėrkaq qė nga nesėr nderi mė i madh pėr ta do tė jetė veprimi dhe puna jonė pėr ndėrtimin e njė vendi ku tė gjithė njerėzit mund tė jetojnė nė paqe dhe dinjitet, - ka thėnė Holkeri. Sergio Viera De Mello, i cili ėshtė cilėsuar si njė urgjentist, qė ka shkuar gjithkund aty ku ka kriza, ka qenė administratori i parė ndėrkombėtar i Kosovės. Ai ka ardhur kėtu nė ditėt e para tė vendosjes sė misionit tė OKB-sė, nė qershor tė vitit 1999 pėr tė qėndruar deri nė fillim tė gushtit tė atij viti. Kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova ka bėrė tė ditur nė kėtė ceremoni, se ka vendosur ti ndajė De Mellos medaljen pėr Shėrbim Civil nė Kosovė, tė cilėn ai e ka themeluar mė 12 qershor tė kėtij viti, nė ditėn e marshimit tė trupave tė KFOR-it nė Kosovė. De Mello ishte njė burrė i urtė dhe i guximshėm qė punoi me sukses pėr 30 vjet nė vatra tė ndryshme tė konflikteve. Ishte nė shėrbim tė mirėkuptimit e tė paqes pėr kombet dhe vendet e ndryshme. Ishte nė shėrbim tė njerėzimit, - tha Rugova, duke folur nė kėtė ceremoni. Nė emėr tė popullit tė Kosovės, ai iu shprehu ngushėllime tė thella familjeve dhe qeverive prej nga vijnė tė vrarėt. Ai theksoi se populli i Kosovės i kujton me dhembje ata qė humbėn jetėn, sepse ata punuan pėr Kosovėn. Sajmon Hejzllok, shef i Divizionit pėr Informim Publik nė UNMIK, dy orė para se tė eksplodonte bomba nė Bagdad ka biseduar nė tė njėjtėn ndėrtesė me De Mellon. Ai dje ėshtė kthyer nė Prishtinė dhe ka folur para tė pranishmėve nė ceremoninė pėrkujtimore. Nė Bagdad unė isha nė ndėrtesėn ku ėshtė i vendosur misioni i OKB-sė. Unė u takova me Sergion dhe Nadian nė kohėn e drekės nė ditėn kur ndodhi bombardimi. Sergio, si zakonisht, ishte optimist pėr punėn qė po bėnte, -tha Hejzllok. Ai mė fliste mua rreth ēėshtjes sė mediave, por gjithashtu kemi folur edhe rreth vendosjes sė njė komisioni pėr tė drejtat e njeriut nė Irak. Ai ishte i pėrkushtuar dhe unė mbeta i impresionuar me optimizmin e tij, - nėnvizon ai. Hejzllok tha se kishte biseduar me kryeadministratorin e parė tė Kosovės edhe pėr Kosovėn, pėr miqtė e tij qė ka lėnė kėtu, por edhe pėr situatėn nė Irak, ku Hejzllok pritet tė fillojė sė shpejti punėn e re.
Deklarata Xhaferi: Fati i Kosovės nuk varet nga Holkeri
SHKUP - Kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare nė Arbėn Xhaferi, nė njė intervistė pėr radion Blu Sky, mes tė tjerash theksoi se fati i Kosovės, nuk do tė jetė nė duar tė vullnetit personal tė kryeadministratorit tė ri Holkeri, por do tė varet nga makropolitika. Xhaferi, gjithashtu theksoi se nėse serbėt nė Kosovė do tė fitojnė tė drejtėn e vetėvendosjes, atėherė kjo ēėshtje do tė aktivizohet edhe te shqiptarėt nė Maqedoni dhe Luginėn e Preshevės.
Shekulli
|
|
|
|