|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Turma eshte ajo kafsha elementare, ku instinkti eshte gjithandej , dhe mendimi asgjekundi.
--- Suares
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Fondi Monetar Nderkombetar ka publikuar kete jave ne adresen e tij te internetit nje raport te posacem per Shqiperine. Kritikohen procedurat borukratike ndaj investitoreve dhe pagesat jozyrtare ne dogana dhe tatime. Shpenzimet buxhetore nuk jane transparente. Keshillohet parlamenti per marrjen e me shume pergjegjesive. Procedurat e privatizimit nuk jane te kuptueshme per publikun
Blerina Hoxha
Korrupsioni ne Shqiperi vazhdon te jete shqetesues per bizneset dhe sidomos per investitoret e huaj. Vleresimi per fenomenin mjaft shqetesues ne ekonomise shqiptare eshte dhene nga Fondi Monetar Nderkombetar, ne nje raport te publikuar keto dite ne internet te titulluar "Raport mbi zbatimin e standarteve dhe modulet e kodit te tranparences fiskale". "Vonesat borukratike, vetgjykimet dhe trajtimet arbitrare, kostot e larta perfshire ketu edhe pagesat jozyrtare ne administratat tatimore dhe doganore pengojne investimet" thuhet ne raportin e Fondit. Te tilla ekzaminime jane bere edhe nga Banka Boterore, e cila i ka paraqitur qeverise kete vit nje raport te detajuar ne lidhje me keto ceshtje.
Shpenzimet buxhetore
Fondi Monetar Nderkombetar ka perqendruar verejtjet e tij te rradhes edhe ne politikat buxhetore kryesisht ne te ardhurat dhe shpenzime. Nderkohe qe plani i taksave miratohet nga parlamenti, per shpenzimet buxhetore nuk ka raporte te sakta, sipas zerave dhe projekteve te publikuara para parlamentit. Shume here verehen financime, jo ne baze prioritetesh. Per te parandaluar kete situate FMN sygjeron nje transparence me te madhe nga ana e egzekutivit para parlamentit ne lidhje me perdorimin e te ardhurave. Keshtu shpenzimet e momentit qe transferohen per projekte te ndryshme, te cilat aktualisht miratohen me Vendime te Keshillit te Ministrave duhet te miratohen nga parlamenti, sygjeron FMN.
Privatizimi
Parashikimet per procesin e privatizimit shpeshhere nuk jane te kuptueshme per publikun, thuhet ne raportin e FMN. Ndersa parametrat e privatizimit variojne sipas sejcilit sektor dhe percaktohen 6 muaj para se te startoje procesi final. Gjate 10 viteve te fundit vleresohet te jete bere progres ne privatizimin e ndermarrjeve publike, por shteti ka ende pronesine ne sektore strategjike te tille si energjia, uji dhe telekomunikacioni. Aktualisht pronesia e shtetit perfshin rreth 131 ndermarrje, ku ne 21 prej tyre shteti eshte pronar me 50 per qind te aksioneve.
Publikimi i raportit te FMN keto dite ne adresen (www.imf.org) vjen pas debateve te ashpra te ketyre diteve ndermjet Fondit dhe biznesmenit te njohur amerikan, Steves Forbes. I cili gjate nje vizite dy ditore ne vendin tone e vleresoi te demshme politiken e FMN per nje zhvillim te shpejte ekonomik. Forbes rekomandoi aplikimin e amnistive fiskale dhe uljen e nivelit te taksave si menyra me e shpejte per te arritur mireqenien, potilika keto qe kundershtohen ne menyre kategorike nga Fondi.
Kortezi e Korrieri
|
|
|
|