Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Cfare eshte bukuria? Nje konvencion, nje monedhe, qe ka vlere vetem ne hapesire edhe kohe.
--- Ibsen

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 108 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Komisioni Shqiptar i Janinės
Nė 3 maj 1877 nėn kryesinė e atdhetarit Abdyl Frashėri u formua Komisioni Shqiptar i Janinės, si organ kombėtar, i cili shtroi kėrkesėn pėr bashkim tė krahinave tė banuara nga shqiptarėt nė njė vilajet tė vetėm pėr t'u krijuar premisat pėr njė administratė unike dhe njė komb tė vetėm.

Kanan Maze
Nė 3 maj 1936 u nda nga jeta Kanan Maze, Hero i Popullit. Ishte ushtarak dhe njė figurė e shquar, qė u vu nė shėrbim tė Qeverisė sė Vlorės nė 1912-n, mė pas mori pjesė nė revolucionin demokratik tė qershorit dhe u dallua pėr trimėri nė luftėn e Vlorės tė '20-s.

Vinēenco Vela
Nė 3 maj 1820 u lind skulptori italian Vinēenco Vela, krijimtaria e tė cilit ėshtė e lidhur me lindjen e realizmit nė skulpturėn italiane tė shekullit tė 19. Veprat mė tė mira tė tij janė: statuja "Vilhelm Tel", pėrmendorja e Spartakut, relievi "Viktimat e punės", etj.

Ilia Mjeēnikov
Nė 3 maj 1845 lindi Ilia Mjeēnikov, biolog i njohur rus, njėri nga themeluesit e Embriologjisė, Mikrobiologjisė dhe Imuniologjisė; shkencėtari qė zbuloi fenomenin e Fotosintezės, formuloi teorinė e imunitetit fagocitar dhe tė prejardhjes sė organizmave shumėqelizore. E pėr tė gjitha kėto u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Politike :: Kriza ne PS, burimi i krizes shqiptare
Postuar nga: Albo

Politike Nje analize politike ne lidhje me krizen qe ka pushtuar partine socialiste dhe si kjo krize ka ndikuar jeten ne vend dhe maredheniet me opoziten.

Eshte e habitshme se sa e suksesshme eshte PS ne krijimin e krizave ne vend. Kriza politike brenda PS, kriza ne qeverisje, kriza energjitike, kriza ne furnizim me uje te pijshem, kriza e luftes se trafiqeve, kriza e luftes se korrupsionit administrativ, kriza morale e deri tek kriza kombetare kur Nano leshon ndonje deklarate bombe qe prek ne menyre te hapur interesat kombetare dhe genin e cdo shqiptari. Por krijimi i krizave nga partia ne pushtet nuk eshte merita kryesore e saj, merita kryesore e saj eshte mospasja e vullnetit politik per te pranuar me plot goje krizen qe perjeton Shqiperia fale keq-qeverisjes se saj 6 vjecare. Kriza e Shqiperise burimin e saj e ka tek kriza brenda partise socialiste. Perpara se ti japesh zgjidhje krizes shqiptare, duhet te zgjidhesh krizen brenda PS.

Qeverisja socialiste, nen akuzen e nderkombetareve

Sic ndodh rendomte tashme ne politiken shqiptare, krizat ne vend nuk pranohen fale shqetesimeve qe ngreh opozita apo media, por vetem atehere kur komuniteti nderkombetar i evidenton me rradhe shenjat e krizes. Kjo lidhet me botekuptimin e politikaneve shqiptare per pushtetin, te cilin nuk e shohin si nje shans per ti sherbyer interesave te sovranit popull, por per te perfituar ne menyre personale. Vetem 3-4 muajt e fundit, raportet nderkombetare kane denoncuar ne menyre te hapur qeverine shqiptare si nje mbeshtetese e krimit dhe korrupsionit ne vend. Organizata si Fondi Monetar Nderkombetar, Banka Boterore, Keshilli i Europes, Bashkimi Europian, Organizata e Sigurise dhe Bashkepunimit Europian, Departamenti i Shtetit Amerikan kane evidentuar Shqiperine si nje nyje e trafiqeve ilegale ne Evrope, duke shprehur edhe dyshimin se qeveria shqiptare eshte e implikuar ne keto trafiqe. Samiti i Selanikut qe i perkushtoi nje vemendje te vecante Europes Juglindore, u beri te qarte ketyre vendeve perfshi ketu Shqiperise, se rezultatet ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, do te jene vendimtare per integrimin e Shqiperise ne BE. Te gjitha keto akuza te perseritura nga komuniteti nderkombetar e bejne qeverine shqiptare me faj. Fale ketij faji, qeveria Nano ka njohur nje izolim total nga komuniteti nderkombetar aqsa dhe arsyet e atyre pak vizitave zyrtare jashte Shqiperise per ne Itali e Greqi, kane patur per qellim komunikimin direkt te shqetesimeve te vendeve fqinje dhe Bashkimit Europian. Qendrimi i qeverise shqiptare ndaj ketyre akuzave te hapura ka qene pasiv, ose kane zgjedhur te heshtin, ose kane zgjedhur pergjigje demagogjike sic eshte krijimi i grupeve te reja pune per te luftuar trafiqet apo korrupsionin. Keto dogma kane efekt per konsumim te brendshem por nuk pertypen kollaj nga komuniteti nderkombetar i cili nuk kerkon vetem fjale por edhe rezultatet e ketyre luftrave qe Shqiperia nuk mund ti humbase.

Akuzat e nderkombetareve dhe divorci i pa finalizuar Nano-Meta

Ne pozitat e zv. kryeministrit dhe ministrit te jashtem, njeriu i pare qe njihet me keto raporte nderkombetare eshte vete Ilir Meta. Ky jo vetem e ka per detyre tua percjelli keto raporte eprorit te tij, por e ka per detyre edhe te mbaje ne kontakt komunitetin nderkombetar mbi ato qe qeveria shqiptare po ben per te adresuar keto shqetesime. Duke qene se qeveria shqiptare nuk po i merr seriozisht akuzat e nderkombetareve, Ilir Meta eshte vene keshtu ne nje pozite teper te veshtire. Nese kryeministri i vendit dhe kryetari i partise socialiste nuk merr persiper pergjegjesine e ketyre akuzave duke i pranuar ato, atehere pergjegjesia eshte e pergjithshme dhe bie jo vetem mbi Nanon si kryeminister por mbi te gjithe qeverine Nano, perfshi ketu Ilir Meten dhe gjithe partine socialiste.

Letra e Ilir Metes qe u pasua me mbledhjen e kryesise dhe kunderakuzat e Nanos, eshte nje loje e vjeter ne PS, ajo e tregimit me gisht te fajtorit. Kush duhet te mbaje pergjegjesi per gjendjen e krijuar ne vend dhe per akuzat e nderkombetareve? Me anen e letres, Ilir Meta u mundua te distanconte vetveten nga pergjegjesia duke treguar me gisht Fatos Nanon si pergjegjes per gjendjen e krijuar ne vend. Fatos Nano dhe nje pjese e mire e kryesise u xhindosen nga letra e Ilir Metes, pasi per here te pare ne keto 6 vjet, nje anetar i kryesise socialiste pranon me plot goje krizen shqiptare dhe e lidh ate ne menyre te drejtperdrejte me qeverisjen socialiste. Me anen e kesaj letre, Ilir Meta bente pergjegjese jo vetem qeverine Nano dhe Nanon personalisht, por edhe partine socialiste qe e ka mandatuar kete qeveri.

Edhe pse ne fillimet e saj u duk sikur kjo perplasje ishte akt divorci perfundimtar midis Nanos dhe Metes, Meta deshtoi ne perpjekjet e tij per tu divorcuar nga Nano dhe qeveria e tij. Deshtimi lidhet me faktin se Ilir Meta nuk mbajti nje qendrim principor ne kryesine e partise se tij, ai u mjaftua me kerkesen e ndryshimeve ne qeverine Nano. Kjo u duk fare qarte ne rezoluten qe socialistet votuan unanimisht ne kryesine e tyre. Me anen e kesaj rezolute, si shqiptaret dhe komuniteti nderkombetar nuk kane me asnje dyshim qe te gjitha levizjet e Ilir Metes ne partine e tij kishin per qellim zevendesimin e ministrave te Nanos me ministrat e Metes dhe klanit te tij. Pra sic ka ndodhur rendomte ne keto 2 vjet, perplasja Nano-Meta ne kryesine e partise se tyre degjeneroi ne nje lufte klanesh. Vete partia socialiste tashme eshte kthyer ne nje ombrelle qe mbulon kokat e klaneve socialiste. Kjo rezolute dhe ky qendrim i kryesise se socialisteve jo vetem qe nuk i dhane nje zgjidhje krizes socialiste, por e majisen me shume ate.

Iluzionet e nje pushteti te humbur

Kur ne qershor 2001 socialistet festonin fitoren e Pirros ne zgjedhjet parlamentare fale manipulimeve nga me skandalozet, une profetizoja se humbja e zgjedhjeve parlamentare, ishte humbja me e vogel me te cilen perballeshin socialistet. Ata qe i degjuan keto fjale, nuk u kushtuan atyre vemendjen e duhur dhe as nuk u munduan qe ti kuptonin. Fale asaj fitore te turpshme te socialisteve, ku meritat kryesore i takojne ish-kryeministit Meta, ish-shefit te SHISH Klosi dhe Adbiut te gjykates kushtetuese (mekembesi i Nanos), kriza e Shqiperise doli nga skena politike dhe u perqendrua plotesisht ne partine socialiste. Socialistet ia dolen qe te mbanin pushtetin ne vend, por eshte pikerisht ai pushtet qe ka ngrene dhe do te haje kokat e socialisteve me rradhe. Ky pushtet i ketyre dy vjeteve, ka ngrene koken e Ilir Metes i cili dha doreheqjen si kryeminister i vendit fale akuzave te Nanos si shkaktari i krizes institucionale ne vend. Hengri edhe koken e ish-presidentit Mejdani te cilit iu mohua rizgjedhja fale kerkeses te komunitetit nderkombetar per nje "president konsensual". Hengri koken e kryeprotektorit te krimit Rakipi i cili jo vetem qe nuk nxorri perpara drejtesise asnje njeri me pushtet te implikuar ne krim e korrupsion por as nuk hetoi mbi dosjet e derguara nga homologet fqinje. Hengri edhe koken e shefit te SHISH Fatos Klosi, akuzuar dhe hetuar me padi te vete Nano, per te kenaqur nje prej kerkesave te opozites. Aq i frikshem eshte bere ky pushtet i socialisteve, aqsa tashme ne mendjet e kryesise socialiste behet pyetja se kush e ka rradhen kesaj rradhe?

Arsyeja e vetme qe i solidarizon socialistet eshte mbajtja e pushtetit. Eshte kjo arsyeja perse Nano u dikton njerezve te partise se tij edhe pse ai nuk ka nje shumice ne kryesine e partise apo ne parlament. Ajo qe i tremb socialistet me shume se cdo gje eshte humbja e pushtetit, pasi nje pushtet i humbur i le ata pa imunitet politik dhe i ekspozon perpara drejtesise shqiptare. Te gjithe kreret e partise socialiste, te gjithe ministrat e saj, jane tashme te implikuar ne forma nga me te ndryshmet ne aktivitete kriminiale apo korruptive. Ata i tremben me shume se cdo gje, rikthimit te shtetit ligjor ne vend, qe nuk fal as abuzimet me fondet dhe as implikimet ne trafiqe e krim. Nano luan me friken e socialisteve duke ua shitur rrezimin e qeverise se tij si humbjen e pushtetit, kurse Meta i trembet kerkeses per doreheqjen e Nanos apo mocionit brenda partise se tij per Nanon, pasi rrezimi i qeverise Nano e con vendin ne zgjedhje te parakohshme.

Ajo qe socialistet nuk u pelqen te pranojne apo kuptojne, eshte fakti se ata kane 2 vjet qe e kane humbur pushtetin. Axhenda qe qeverite socialiste kane ndjekur eshte ajo e diktuar nga komuniteti nderkombetar qe eshte ne te njejten kohe edhe axhenda e opozites shqipare. Mareveshja Berisha-Nano 1 vit me pare kish si qellim pikerisht marrjen persiper nga kryeministri Nano i permbushjes se kerkesave te opozites nen diktatin perendimor. Zgjedhja e presidentit Moisiu, shkarkimi dhe hetimi i Klosit, reforma elektorale ishin 3 prej kerkesave te opozites qe jane permbushur tashme nga qeveria Nano. Risia e vetme politike e ketyre dy vjeteve pushteti politik ka qene roli teper aktiv i opozites shqiptare e cila me sukses ka arritur te beje nje oponence institucionale duke demaskuar te gjitha aferat e dyshimta dhe shkeljet e ligjit nga njerezit me pushtet. Mjafton tu permend komisionet parlamentare te ngritura per te hetuar firmat piramidale, punen e bashkise se Tiranes, apo komisioni per reformen e kodit ligjor elektoral.

Roli i opozites ne krizen socialiste

Kur partise ne pushtet i mungon vullneti per te pranuar dhe dhene zgjidhje krizes se tyre te brendshme, atehere opozita e fiton nje rol ne kete krize edhe pse mund te mos kete patur deshire per te marre kete rol. Arsyeja perse opozita ka fituar nje rol ne krizen socialiste eshte se ajo tashme gezon moralin politik si brenda dhe jashte Shqiperise, ate moral qe PS ka humbur. Denoncimet institucionale dhe ne kanale diplomatike qe opozita i ka bere qeverise socialiste, e kane afruar qendrimin nderkombetar shume afer qendrimeve te saj. Fale ketij morali politik te manifestuar nga opozita dhe lidershipi i saj, ajo dikton krizen ne partine socialiste.

Ashtu si Nano edhe Meta e kerkon mbeshtetjen morale publike te opozites. Kjo u duk qarte edhe ne debatin e fundit te kryesise se socialisteve, ku Meta fliste per me shume bashkepunim institucional me opoziten, kurse Nano i kujtonte Metes se ishte ai qe 1 vit me pare kishte bere mareveshje me Berishen, ate Berishe qe Meta dha urdher te arrestohej. Kjo ishte nje risi per kryesine e PS, pasi per here te pare lideri i opozites Berisha nuk u demonizua nga socialistet, perkundrazi, u perdor si karte qe te dy paleve u pelqente ta kishin ne xhepin e tyre. Nese deri dje politika e vetme qe socialistet dinin te benin ishte ajo anti-Berisha duke i atribuar ketij te fundit te gjitha problemet perfshi ato te partise socialiste, sot Berisha gezon nje status te ri ne syte e socialisteve. Duket sikur nje nga garat per te rivalizuar njeri-tjetrin midis klaneve ne PS, eshte pikerisht edhe maredheniet sa me te mira me opoziten.

Arsyet perse maredheniet me opoziten jane te rendesishme per kreret socialiste jane te shumta. Arsyeja kryesore eshte se opozita eshte shume afer faktorit nderkombetar dhe ka arritur qe te krijoje nje bashkepunim te ngushte me te. Nje nga kriteret e negociatave me BE te percaktuara per qeverine shqiptare eshte pikerisht integrimi i plote i opozites shqiptare ne jeten institucionale te vendit. Arsyeja tjeter perse Nano dhe Meta duan te fitojne sa me shume pike ne kampin e opozites lidhet me faktin se ata tashme e kane te qarte qe pushtetin nuk e kane te perjetshem dhe opozita eshte shume afer riardhjes ne pushtet. Kete kreret socialiste e shohin tek deshtimi ne qeverisjen e tyre dhe tek partneriteti i opozites me komunitetin nderkombetar. Ato raporte nderkombetare qe akuzojne qeverine socialiste nuk do te perpiloheshin pa kontributin e dosjeve te ngritura nga opozita. Si Nano dhe Meta e kane te qarte qe me humbjen e pushtetit, gara per kreun e PS do te behet e eger pasi pushteti partiak do te jete pushteti i vetem qe do tu mund tu dhuronte te dyve imunitet politik. Frika nga padite ligjore dhe drejtesia qe mund te vije me vone, dikton edhe kortezine e paleve per opoziten shqiptare.

Opozita nga ana e vet edhe pse ka shprehur mungesen e interesit apo deshires per te futur hundet ne punet e brendshme te partise socialiste, e ka ndikuar kete rivalitet ne menyre indirekte. Interesi kryesor i opozites ne kete krize eshte perzgjatja e saj. Sa me shume zgjat kriza brenda PS, aq me shume fragmentizohet kryesia e saj dhe aq me shume alienizohet elektorati i majte socialist. Berisha e ka te qarte qe durimi i opozites do te shperblehet me nje fitore te dyfishte; riardhjen ne pushtet dhe shkaterimin e partise socialiste. Rivaliteti midis Nanos dhe Metes eshte nje goditje e rende per solidaritetin karakteristik te socialisteve. Nese ky solidaritet beri qe PS te mbijetonte ne vitet 92-96 kur kryetari i PS ishte ne burg, sot ky "solidaritet" apo "unitet" eshte falls ne syte e vete socialisteve. Zgjedhjet vendore qe jane vetem disa muaj larg i gjejne socialistet te ndare neper kampe te ndryshme dhe elektorati i majte eshte fragmentizuar tashme ne ata qe mbeshtesin Nanon dhe ne ata qe mbeshtesin Meten.

Zgjidhja e krizes ne partine socialiste

Hapi i pare qe socialistet duhet te ndermarin per ti dhene nje zgjidhje krizes se tyre te brendshme eshte pranimi publik i krizes partiake e cila e ben qeverisjen te pamundur. Kjo eshte teper e rendesishme pasi cdo dite qe kjo krize perzgjatet erozioni elektoral i PS pershpejtohet. Humbja ne zgjedhjet e ardhshme elektorale nuk eshte me nje sekret as per zv. kryeministrin e vendit, anetar te kryesise se PS, Ilir Meta. Kjo eshte nje e vertete qe kryesia e PS duhet ti paraprije, perndryshe zgjedhjet e ardhshme do ta vene PS perballe nje realiteti te hidhur. Rezolutat ne momentin e fundit dhe thirrjet per unitet jane vetem iluzione qe zhgenjejne jo vetem elektoratin socialist por edhe ata qe i ideojne keto rezoluta mashtruese. Edhe lufta mediatike midis paleve, nuk tregon gje tjeter vecse impotencen e paleve per ti dhene fund konfliktit te vjeter; Nano kerkon doreheqjen e Metes edhe pse ka te drejten ta shkarkoje ate; Meta nuk kerkon mocion per mandatin politik te qeverise Nano ne kryesine e partise se tij, pasi e di qe kryesia e PS me shume se cdo gje i trembet humbjes se pushtetit fiktiv.

Hapi i dyte qe socialistet duhet te ndermarin eshte pranimi i deshtimit ne qeverisjen e vendit. Kryeministri Nano duhet te japi doreheqjen dhe ti japi fund bufonates politike qe PS ka 6 vjet qe po luan. Ne keto 6 vjet qeveria ka ndryshuar aq shume here duar, aqsa shqiptaret tashme shtrojne ate pyetjen retorike, a ka ngelur ndonje socialist pa u bere kryeminister apo minister?! Deshtimi i qeverisjes socialiste eshte i dukshem ne mungesat jetike te jetes se shqiptareve duke filluar nga ernergjia elektrike e uji i pijshem, per te perfunduar tek aktet kriminale dhe kontrolli i mediave. Doreheqja e Nanos duhet te trasnferoje pushtetin ne duart e presidentit Moisiu i cili duhet te mbledhi gjithe partite politike per ti dhene vendit nje qeveri teknike qe do ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme parlamentare. Heqja dore nga pushteti do ta lehtesoje dhe thjeshtezoje ndjeshem krizen partiake socialiste. Prioriteti i socialisteve nuk do te jete me mbajtja e pushtetit, por dhenia fund e krizes ne partine e tyre.

Hapi i trete qe socialistet duhet te ndermarin eshte thirrja e kongresit te partise se tyre. Kriza socialiste nuk do te gjeje zgjidhje ne kryesine e saj pasi eshte kjo kryesi qe e coi partine ne krize dhe eshte e pafuqishme per ti dhene zgjidhje konfliktit te interesave te klaneve Nano-Meta. Kongresi i planifikuar ne fund te vitit, duhet te behet sa me pare pasi deri atehere mund te jete shume vone. Partia socialiste eshte perpara nje gare elektorale sic jane zgjedhjet vendore te tetorit dhe per aq kohe sa kriza e PS do te mbahet ndezur, PS nuk ka as edhe nje shans per te fituar ne keto zgjedhje. Humbja ne zgjedhjet vendore do te jete treguesi i ndryshimeve politike ne vend dhe asgje nuk do ta pengoje me opoziten per ta cuar vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme parlamentare. Nese kongresi do te behej perpara zgjedhjeve, kriza socialiste do te merrte nje zgjidhje perfundimtare duke votebesuar Nanon apo Meten per te udhehequr partine socialiste ne zgjedhje. Nese kongresi lihet ne fund te vitit, kjo tregon nje mungese vullneti e kryesise se PS per ti dhene nje zgjidhje krizes. Ky hezitim do ta coje PS-ne jo vetem ne humbjen e pushtetit qe vjen e iken, por edhe ne shkaterrimin e struktures organizative te PS. Kete kryesia e PS po e ben pa vetedije pasi nuk eshte ne gjendje qe te shikoje me tej se interesat e ngushta personale dhe klanore.

Ne mbyllje...

Ngelem teper skeptik se kryesia e PS do te ndermarre hapat e duhura per ta nxjerre partine e vet nga kriza te cilen po perjeton prej vitesh tashme. Skepticizmi im buron nga fakti se kriza kryesore ne PS eshte krize morali. Arritja me e madhe e kryetarit Nano ne partine e tij ne keto 6 vjet eshte se ai i ka veshur partise se tij moralin e tij, moralin Nanoist. Kete moral e ndajne te gjithe anetaret e kryesise socialiste pa perjashtim, qofshin ata pro apo kunder Fatos Nano. Morali Nanoist do te thote qe te vendosesh interesat e ngushta personale perpara interesave te tjera, qofshin keto interesa kombetare, institucionale apo partiake. Fatos Nano ka plot 1 vit qe qeveris vendin duke i hedhur opozites kokat e njerezve te tij qe deri dje ai i konsideronte bashkepuntore. Kete ai e ben per te mbijetuar ne politiken shqiptare pasi mbeshtetja qe ai gjen tek mareveshjet me opoziten apo presidentin Moisiu kompeson ate vakum politik qe ai nuk e gjen ne kryesine e partise socialiste apo ne grupin parlamentar te PS. Reformimi i PS ka nevoje per lidership qe mund ta shkeputi njehere e pergjithmone PS nga e shkuara e saj komuniste apo nga morali i “padrinos”. Fatkeqesisht, kete lidership PS nuk ka per ta gjetur as tek Fatos Nano e as tek Ilir Meta.

Ilirjan Papa - SHBA
2 Korrik 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.