Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Shteti eshte nje turirze (museliere) qellimi i te cilit eshte te beje te parrezikshem kafshen mishngrenese, qe eshte njeriu, e ta beje ne nje menyre te atille duke i dhene pamjen e nje barngrenesi.
--- Schopenhauer

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Politike :: Perfundon samiti i Selanikut
Postuar nga: Albo

Politike Samiti i Selanikut: BE-Ballkani Perėndimor

Ju percjellim rezoluten e nenshkruar ne kete samit se bashku me fjalen e mbajtur nga presidenti Moisiu, i cili perfaqesoi delegacionin shqiptar.



Projekt-Deklarata

Ne, Krerėt e Shteteve ose tė Qeverive tė Shteteve anėtare tė Bashkimit Europian, shtetet e pranuara dhe kandidate, Shqipėria, Bosnjė-Hercegovina, Kroacia, Ish Republika Federale e Maqedonisė, Serbia dhe Mali i Zi, si kandidate potenciale, dhe Presidenti i Komisionit Europian, nė prani tė Presidentit tė Parlamentit Europian, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kėshillit / Pėrfaqėsuesit tė Lartė, Pėrfaqėsuesit tė Posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve Bashkuara nė Kosovė, Koordinatorit tė Posaēėm tė Paktit tė Stabilitetit pėr Europėn Juglindore dhe Pėrfaqėsuesit tė Lartė pėr Bosnjė-Hercegovinė, u takuam nė Selanik dhe ramė dakord sot pėr sa mė poshtė:

1. Ne tė tėrė ndajmė vlerat e demokracisė, shtetit ligjor, respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve, solidaritetit dhe ekonomisė sė tregut, nė dijeni tė plotė se ato pėrbėjnė themelet e Bashkimit Europian. Respektimi i tė drejtės ndėrkombėtare, paprekshmėria e kufijve ndėrkombėtarė, zgjidhja paqėsore e konflikteve dhe bashkėpunimi rajonal janė parime tė rėndėsisė mė tė lartė, tė cilave ne tė tėrė u jemi pėrkushtuar. Ne dėnojmė fuqimisht ekstremizmin, terrorizmin dhe dhunėn, qofshin ato tė motivuara etnikisht, politikisht apo kriminalisht.

2. BE-ja thekson pėrkrahjen e saj tė qartė ndaj perspektivės europiane tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor. E ardhmja e Ballkanit ėshtė nė Bashkimin Europian. Zgjerimi i vazhdueshėm dhe nėnshkrimi i Traktatit tė Athinės, nė prill 2003, frymėzoi dhe nxiti vendet e Ballkanit Perėndimor pėr tė ndjekur tė njėjtėn rrugė tė suksesshme. Tashmė, sfida e madhe qė kemi pėrpara ėshtė pėrgatitja pėr integrim nė strukturat Europiane dhe anėtarėsimi pėrfundimtar nė Bashkimin Europian, nėpėrmjet miratimit tė standardeve Europiane. Shpejtėsia e lėvizjes pėrpara ndodhet nė duart e vendeve tė rajonit.

Vendet e Ballkanit Perėndimor ndajnė plotėsisht objektivat e bashkimit ekonomik dhe politik dhe presin me padurim bashkimin nė njė BE qė ėshtė mė e fuqishme nė ndjekjen e objektivave thelbėsore dhe mė e pranishme nė botė.

3. Miratimi dje, nga Kėshilli i Europės, i "Axhendės sė Selanikut pėr Ballkanin Perėndimor: Lėvizja drejt Integrimit Europian", pėrfaqėson njė hap tė ri tė rėndėsishėm nė marrėdhėniet e privilegjuara midis BE-sė dhe Ballkanit Perėndimor. Pėrmbajtja e saj do tė konsiderohet si axhenda jonė e pėrbashkėt, dhe ne tė tėrė do t'i pėrkushtohemi zbatimit tė saj. Vendet e Ballkanit Perėndimor do tė pėrqendrojnė pėrpjekjet e tyre nė pėrmbushjen e rekomandimeve, tė cilave i referohet axhenda.

4. Ne njohim se Procesi i Stabilizimit dhe Asociimit (SAP) do tė mbetet kuadri i drejtimit Europian tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor, deri nė njė anėtarėsim tė ardhshėm. Procesi dhe perspektivat qė ofron procesi, shėrbejnė si spirancė pėr reformėn nė Ballkanin Perėndimor, ashtu siē ka ndodhur edhe me vendet e Europės Qėndrore dhe Lindore. Progresi i secilit vend drejt BE-sė, varet nga meritat e tij nė pėrmbushjen e kritereve dhe kushteve tė Kopenhagės vendosur pėr procesin e SAP dhe konfirmuar nė deklaratėn pėrfundimtare tė Samitit tė Zagrebit, nėntor 2000. Vendet e Ballkanit Perėndimor vlerėsojnė sė tepėrmi mekanizmin e raportit vjetor tė SAP-it, bazuar mbi raportet e Komisionit, dhe pėrkushtohen tė zbatojnė rekomandimet e tij.

Vendet e Ballkanit Perėndimor mirėpresin vendimet e BE-sė pėr tė pėrforcuar politikėn e Stabilizimit dhe Asociimit nė rajon dhe ta pasurojnė atė me elementė nga pėrvoja e zgjerimit. Ata mirėpresin nė mėnyrė tė vecantė fillimin e Partneriteteve Europiane, si dhe vendimet pėr rritjen e bashkėpunimit nė fushat e dialogut politik dhe Politikės sė Pėrbashkėt tė Jashtme e tė Sigurimit, bashkėpunimin Europian, pėrkrahjen pėr ndėrtimin e institucioneve dhe hapjen e programeve tė Komunitetit.

5. Ne pėrkrahim zbatimin e plotė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara lidhur me Kosovėn dhe politikėn e UNMIK-ut tė "standardeve para statusit"; ne qėndrojmė tė pėrkushtuar ndaj marrėveshjeve tė Dejton/Parisit dhe nxisim zbatimin e plotė tė marrėveshjes sė Ohrit dhe Beogradit. Vendet e BE-sė dhe Ballkanit Perėndimor pėrkrahin plotėsisht Gjykatėn Kriminale Ndėrkombėtare, duke kujtuar vendimet pėrkatėse tė BE-sė. Vendet e Ballkanit Perėndimor premtojnė bashkėpunim tė plotė e tė qartė me Gjykatėn Kriminale Ndėrkombėtare pėr ish Jugosllavinė. Puna e saj, nė tė gjitha ēėshtjet e hapura, pėrfshirė edhe transferimin nė Hagė tė tė gjithė tė akuzuarve, duhet tė lejohet tė ecė pėrpara pa vonesa. Dhėnia e drejtėsisė pėr krimet e luftės ėshtė njė domosdoshmėri ligjore, politike e morale, ku tė gjithė ne jemi tė angazhuar.

Kthimi i vazhdueshėm i refugjatėve dhe tė shpėrngulurve ėshtė kritike pėr ripajtime etnike dhe njė tregues i njė pjekurie demokratike; ajo ėshtė ndėr prioritetet mė tė mėdha tė axhendės sonė. Ne theksojmė rolin e arsimit dhe kulturės nė nxitjen e tolerancės, sigurimin e bashkėjetesės etnike dhe fetare dhe ndėrtimit tė shoqėrive demokratike moderne.

Fragmentarizimi dhe ndarjet sipas kufinjve etnikė nuk janė nė pėrputhje me perspektivėn Europiane, e cila duhet tė veprojė si njė katalizator pėr problemet nė rajon.

Fillimi i punės sė Misionit Policor tė BE-sė nė Bosnjė-Hercegovinė dhe operacionit "Concordia" nė ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė, janė prova konkrete tė angazhimit tė BE-sė nė Ballkanin Perėndimor.

Ndėrsa BE-ja po forcon pėrkushtimin e saj nė Europėn Juglindore, nė mėnyrė tė dukshme nė operacionet policore dhe tė sigurimit, ėshtė e nevojshme edhe angazhimi i vazhdueshėm i aktorėve tė tjerė ndėrkombėtarė. Ne tė tėrė vlerėsojmė lart bashkėpunimin e ngushtė midis BE-sė, Shteteve tė Bashkuara dhe NATO-s nė rajon, brenda kuadrit tė Rezolutave tė Kombeve tė Bashkuara, si dhe rolin e organizatave tė tjera ndėrkombėtare dhe institucioneve financiare qė veprojnė nė kėtė zonė. Ne, gjithashtu, inkurajojmė bashkėrendimin e ngushtė tė aktiviteteve tė tyre.

6. Krimi i organizuar dhe korrupsioni pėrbėjnė njė pengesė reale tė stabilitetit demokratik, shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit tė shoqėrisė civile nė rajon, si dhe njė burim shqetėsimesh tė rėnda pėr BE-nė. Luftimi i tyre pėrbėn njė prioritet madhor. Vendet e Ballkanit Perėndimor angazhohen tė pėrcaktojnė dhe zbatojnė masat e parashikuara nė procesin qė pasoi Konferencėn e Londrės, nėntor 2002, pėrshkruar edhe nė Axhendėn e Selanikut. Kujdes i veēantė duhet t'i jepet luftimit tė trafikimit tė qėnieve njerėzore. Vendet e Ballkanit Perėndimor gjithashtu angazhohen nė masa konkrete nė pėrputhje me Axhendėn e Selanikut dhe dokumentet e Konferencės sė Ohrit, maj 2003, nė mėnyrė qė tė pėrballohet nė mėnyrė efikase imigracioni i paligjshėm dhe pėrmirėsimi i sigurimit dhe menaxhimit tė kufinjve.

7. Ne pranojmė rėndėsinė qė popujt e Ballkanit Perėndimor i kanė dhėnė perspektivės sė liberalizimit tė regjimit tė vizave nga BE-ja. Ne njohim se progresi varet nga zbatimi i reformave madhore nė fusha tė tilla si pėrforcimi i shtetit ligjor, luftimi i krimit tė organizuar, korrupsionit dhe migracionit tė paligjshėm, dhe forcimit tė kapacitetit administrativ nė kontrollin e kufirit dhe sigurisė sė dokumentacioneve. Vendet e Ballkanit Perėndimor pėrshėndesin qėllimin e Komisionit pėr tė zhvilluar diskutime brenda kuadrit tė Procesit tė Stabilizim dhe Asociimit, me secilin prej vendeve tė Ballkanit, lidhur me kėrkesat se si tė cohen pėrpara kėto ēėshtje nė kushte konkrete.

8. Begatia ekonomike ėshtė thelbėsore pėr stabilitetin dhe demokracinė afatgjate nė rajon. Kėrkohet qė pėrpjekjet kėmbėngulėse dhe reformat strukturore tė vendosin funksionimin e ekonomisė sė tregut, tė arrijnė zhvillim tė vazhdueshėm dhe tė sigurojnė punėsim.

Ne njohim rėndėsinė e zhvillimit tė rrjeteve dhe infrastrukturave moderne nė energji, transport dhe telekomunikacion nė rajon, nė pėrputhje me Rrjetet Mbarė-Europiane. Ne nxisim mobilizimin e mėtejshėm tė pėrkrahjes ndėrkombėtare nė kėto fusha, kryesisht nėpėrmjet Bankės Europiane tė Investimeve, Institucioneve tė tjera Financiare Ndėrkombėtare, dhe investimeve private.

Vendet e Ballkanit Perėndimor mirėpresin vendimet e BE-sė pėr tė shqyrtuar masa tė mėtejshme pėr rritjen e tregtisė me to, pėr tė zgjeruar Tregun e Energjisė sė Brendshme nė rajon dhe pėr tė vendosur njė dialog tė rregullt ekonomik me secilin vend tė rajonit.

Duke marrė parasysh se ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme janė burimi kryesor i vendeve tė punės, risia dhe pasuria janė thelbėsore pėr funksionimin e ekonomive konkuruese tė tregut; pėr kėtė arsye, vendet e Ballkanit Perėndimor i pėrkushtohen parimeve tė politikės shprehur nė Kartėn Europiane pėr Ndėrmarrjet e Vogla, si dhe pėr tė marrė pjesė nė zbatimin e saj.

9. Ne theksojmė edhe njė herė se afrimi me BE-nė duhet tė ecė pėrkrah zhvillimit tė bashkėpunimit rajonal. Vendet e Ballkanit Perėndimor dhe, aty ku ėshtė e zbatueshme, vendet e tjera tė rajonit, angazhohen tė nxisin objektivat dhe nismat konkrete, pėrshkruar edhe nė Axhendėn e Selanikut, nė fushat e tregtisė sė lirė rajonale, lėvizjes pa viza brenda rajonit, mbledhjes sė armėve tė lehta, krijimit tė tregjeve rajonale pėr energji elektrike dhe gaz, zhvillimit tė infrastrukturės sė transportit, energjisė dhe telekomunikacionit, menaxhimit tė mjedisit dhe sistemit ujor, bashkėpunimit ndėrkufitar dhe bashkėpunimit parlamentar.

Ne rikonfirmojmė pėrkrahjen tonė ndaj Paktit tė Stabilitetit pėr Europėn Juglindore nė rolin e saj plotėsues nė Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit dhe nė zbatimin e objektivave bazė tė saj. Ne e ftojmė atė tė pėrqėndrohet nė detyra tė veēanta, sugjeruar nė Axhendėn e Selanikut. Ne pėrkrahim nismat e bashkėveprimit rajonal, si Procesi pėr Bashkėpunim i Europės Juglindore (SEECP), Nisma Adriatik-Jon dhe Nisma e Europės Qendrore. Ne nxisim mė tej bashkėpunimin midis Komisionit Europian, Paktit tė Stabilitetit dhe SEECP, e cila gradualisht po bėhet zėri i rajonit.

10. Qė nga takimi ynė i Zagrebit, nėntor 2000, progres i konsiderueshėm ėshtė bėrė nė drejtim tė stabilitetit, demokracisė dhe rigjenerimit ekonomik nė tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor, nė tė mirė tė popujve tė tyre dhe tė Europės nė tėrėsi. Tė gjitha vendet e rajonit gjithashtu kanė bėrė progres nė avancimin e tyre drejt BE-sė. Njė krahasim me tre vitet e mėparshme, tregon rrugėn qė ėshtė pėrshkuar prej tyre. Nė tė njėjtėn kohė, vendet e Ballkanit Perėndimor, tė ndėrgjegjshėm se kanė ende shumė pėr tė bėrė, angazhohen tė intensifikojnė ritmin e reformave. Bashkimi Europian u garanton pėrkrahje tė plotė pėrpjekjeve tė tyre.

***

Ne ramė dakord tė takohemi periodikisht nė takime tė niveleve tona, nė kuadrin e njė forumi BE-Ballkani Perėndimor, pėr tė diskutuar ēėshtje me rėndėsi tė pėrbashkėt, pėr tė parė progresin e vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė rrugėn e tyre drejt Europės dhe pėr tė shkėmbyer me to pikėpamjet mbi zhvillimet madhore nė BE. Takime tė tjera vjetore do tė mbahen edhe nė nivel ministrash tė jashtėm dhe ministrash tė Drejtėsisė dhe Punėve tė Brendshme. Ne e mirėpresim qėllimin qė sjell Presidenca Italiane pėr organizimin e takimit tė parė tė kėtij lloji nė fund tė vitit: Edhe ministrat e tjerė mund tė marrin pjesė nė takime tė tilla, kur t'u jepet mundėsia.

Selanik, 21 qershor 2002


Reforma per rezultate konkrete

Nga Alfred MOISIU, President i Republikes*

Eshte nje kenaqesi e madhe per te gjithe ne vendet e Ballkanit Perendimor, deri dje te dominuar nga konfliktet dhe problematika serioze, per zgjidhjen e te cilave, ne me teper se nje rast, kane qene te angazhuara drejteperdrejti SHBA dhe Evropa, sot te ndodhemi ne Selanik, ne kete Samit te BE-se, i cili do te konfirmoje e do te beje me te afert te ardhmen e vendeve te Ballkanit Perendimor si pjese e Evropes dhe e BE-se.

Gjithashtu ne pershendesim ftesen e BE-se qe ka bere te mundur pranine e perfaqesuesve te Kosoves ne kete Samit dhe e vleresojme ate si fillimin e perfshirjes se Kosoves dhe te qytetareve te saj ne proceset integruese evropiane.

Ne cmojme se dokumenti i adoptuar nga BE-ja, "Axhenda e Selanikut per Ballkanin Perendimor" parashikon rrugen qe do te duhet te pershkojne vendet tona permes procesit te Stabilizim-Asociimit per t'u bere kandidate dhe deri ne pranimin tone perfundimtar ne BE.

Nuk ka asnje dyshim se vendet tona do te vazhdojne te punojne se toku dhe vecmas per te permbushur standartet dhe kerkesat e BE-se. Keshtu, Shqiperia do te thelloje reformat e pergjithshme demokratike dhe do te synoje arritjen e rezultateve konkrete, ne konsolidimin e institucioneve te shtetit te se drejtes, duke intensifikuar luften kunder korrupsionit, trafiqeve, krimit te organizuar, plage te theksuara te shoqerive post komuniste te rajonit tone, sherimi i se cilave kerkon edhe angazhimin e perbashket te vendeve tona.

Shqiperia dhe faktori shqiptar kane luajtur dhe do te vazhdojne te luajne nje rol me rendesi ne paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe do te mbeten faktore aktive ne proceset bashkepunuese e integruese ne rajon.

Por, ne gjykojme se duke u nisur nga vecorite specifike dhe problemet e vecanta te secilit vend, edhe ndihma dhe asistenca e BE-se lipset te jete ne perputhje e ne harmoni me keto specifika dhe e diferencuar per cdo vend. Vetem keshtu do te mund te shkurtohej hapesira midis periudhes se Stabilizim - Asociimit dhe kandidimit tone. Ne kete kontekst, ne vleresojme se eksperienca e fituar nga BE-ja per pranimin e anetareve dhe kandidateve te rinj, mund t'i sherbente me se miri qellimit te mesiperm.

Po ashtu, ne gjykojme se realizimi i qarkullimit te lire midis vendeve te Ballkanit Perendimor dhe me pas midis vendeve tona dhe atyre te Europes se Bashkuar, perben nje premise te domosdoshme per nxitjen e zhvillimit te rajonit tone dhe futjen e nje fryme te lire evropiane edhe te qytetaret tane.

Samiti do te kontribuoje, jo vetem ne institucionalizimin e perspektives europiane te rajonit tone, por do te hape qarte rrugen drejt nje faze me te avancuar ne procesin e integrimit europian.

Duke perfunduar, e ndjej te domosdoshme te ve ne dukje vleresimin tone maksimal per vemendjen dhe kujdesin e BE-se dhe te gjithe vendeve anetare per vendet e Ballkanit Perendimor. Deshiroj gjithashtu te falenderoj perzemersisht vendin organizator, Greqine, per perpjekjet dhe mbeshtetjen qe Presidenca greke i ka dhene Ballkanit Perendimor gjate gjithe ketij viti, si dhe per kushtet e mrekullueshme te krijuara per kete Samit, te cilat do ndikojne ne suksesin e tij.

* Fjala zyrtare mbajtur ne Samitin e Selanikut


Kortezi e gazetes Tema



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.