Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femra nuk sheh asnjehere ate qe bejne per te, ajo sheh vetem ate qe nuk bejne.
--- Courteline

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 134 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Histori :: Nje armiqesi e tejkaluar
Postuar nga: Albo

Histori Eshte e veshtire, qe te sjellesh ndermend sentimentet e Mbretit shqiptar, kur ka takuar per here te pare, pas lufte, Familjen Mbreterore italiane. Sepse, keta te fundit mbanin ne koken e tyre edhe kuroren e Skenderbeut, qe eshte dhuruar nga Parlamenti shqiptar. Institucion, qe u instalua, pas largimit te monarkeve shqiptare nga vendi. Eshte vete monarku italian, qe ka bere demarshet e para te pajtimit, ndersa Mbreti Zog ka bere kortezine e rastit. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe me zhvillimet nderkombetare te asaj kohe.

Te dy mbreterit ne eksil duket se kane pak mundesi, qe te kthehen ne Atdhe. Te vetmet gjera, qe i lidhin ne kete te tashme, jane te perbashketa: Eksili dhe e Ardhmja. Per Mbretin italian duket se mundesite e rikthimit jane me te pakta dhe se mosha nuk ia lejonte nje gje te tille. Ndersa, Ahmet Zogu eshte gjithsesi jo shume i ri, por me me shume shpresa per tu kthyer ne vend. Ka nje kapital njerezor me te madh, qe e mbeshtesin dhe qe ai harxon tani energjite e tij me te medha, ne menyre qe ata te sistemohen. E kesaj kohe eshte edhe fillimi i mendimit te organizimit te tyre. Te gjithe ata duken te njesuar, pervec ne nje fare mase ben perjashtim grupi, qe ka bashkepunuar me pushtuesin gjerman. Te gjithe e pranojne mbeshtetjen e Zogut dhe drejtimin e tij. Ky i fundit kerkon me insistim, qe ka ardhur koha ne te cilen Mergata duhet te kete nje destine tjeter. Eshte me mire, qe ata te jene ne Vendet Perendimore, te cilat e kane pikasur realisht se kush eshte rregjimi i vertete komunist ne Shqiperi.

Kjo energji e ben altruist Mbretin shqiptar, qe nga ana e tij, di te fale edhe Mbretin italian ne mergim. Me vdekjen e Viktore Emanuelit te III, pjesmarrja e Zogut te I-re ne funeral tregon se koha i sheron te gjitha. Madje, edhe merine ndermjet dy monarkeve ne Eksil. B.an

Vdekja e Viktore Emanuelit te III

Mbreti Zog: Si ndihmova ish kundershtaret Mustafa Kruja, Mehdi Frasherin dhe Hiqmet Delvina

Mbreti italian ne eksil, Viktore Emanueli III, qe ne kohen e tij 'mbante' edhe kuroren e Shqiperise vdes ne Egjipt. Ne kohet e fundit, ai ishte pajtuar me Mbretin shqiptar. Dhe madje i biri i tij Umberto bashke me te shoqen ka shkuar ne audience tek Zogu i I, me rastin e semundjes se princeshes Ruhije. E papritur ka qene per Familjen e Savojes, kur ne ceremonine mortore merr pjese edhe Lartmadheria me Mbretereshen Geraldine. "Gjithkujt e sidomos italianeve ju beri nje pershtypje aq te madhe prezenca madheshtore e Mbretit Zog, ne varrimin e nje mikut te pare dhe armikut te fundit", kujton adjutanti. Po pershtypja e Mbretit Zog duket se eshte tradicionale. Sipas zakoneve shqiptare, ai e fal ate qe pranoi te mbante, kur ishte gjalle edhe kuroren mbreterore shqiptare. Ne kete kohe ne Egjipt mberrijne njerez te tjere te mergates shqiptare. Mustafa Kruja, qe ishte kryeminister ne kohen e fashizmit, pas plot 25 vjetesh, vjen dhe e takon mbretin. Bashke me te edhe Hiqmet Delvina dhe Mehdi Frasheri. Mbreti merr te gjitha masat per qendrimin e tyre, madje edhe duke i ndihmuar direkt. Por, situata eshte e rende ne rajon. Mbreti shqiptar e shikon se e ardhmja e njerezve te tij nuk mund te jete me ne vendet arabe, ashtu si ka shpresuar. Gjendja e keqe e 500 emigranteve shqiptare ne Siri e ben Zogun qe te insistoje per shpejtimin e afrimit te Mergates ne vendet Perendimore. Ne kete kohe, ashtu si pritej, per familjen mbreterore ndodh nje fatkeqesi. Ruhija, nje nga princeshat, pas plot gjashte vjet semundje te pasherueshme, jep shpirt ne nje nga spitalet me moderne te Kairos

Aleksandri 28 dhjetor 1947

Madhnia Tij Viktor Emanueli III, Mbreti i Italise vdiq ne Aleksandri me daten 28 Dhjetor 1947. Ceremonia e varrimit ju be me daten 29 Dhjetor 1947 ne oren 3 pasdite. Ne ceremoni ishte lajmeruar edhe Lartmadheria Tij Mbreti Zog. Ai mori pjese ne ceremonine e varrimit dh ishte i shoqeruar prej Madhnise Saj Mbretereshes Geraldine, kolonel Husein Selmanit, Princ Omer Farukut, Ministrit Kemal Mesarea dhe Ministrit te Oborrit Mbretnor Sotir Martinit.

Pasi mori fund ceremonia, Madhnia e Tij Mbreti Umberto, Princi Ramonof, Mbretnesha Giovanna dhe Gjenerali Gracioni dhe nje elite e madhe e shoqeruan Mbretin Zog deri jashte tek automobili. Aty, vecanerisht Mbretit Umberto dhe Mbretnesha Giovanna, ju shtrengoi doren duke i ngushelluar per kete humbje te rende.

Gjithkujt, por sidomos italianeve ju beri nje pershtypje aq te madhe prezenca madheshtore e Mbretit Zog ne varrimin e mikut te pare dhe armikut te fundit. Po pershtypja e Mbretit Zog ishte tradicionale, ashtu sic ju ka hije zakoneve shqiptare. Gjithkushi e admiroi dhe pothuajse te gjithe e shoqeruan deri tek automobili, kujton adjutanti.

"Madhnia e Tij, Mbreti porsa mberriti ne shtepi e gjeti te motren Princesen Ruhije shume semure. Kjo kishte 6 vjet, qe vuante nga kjo semundje e pasherueshme. Saqe edhe Madhnia e Tij Mbreti Faruk me gjithe te motren erdhen. Bashke me ta ishin me teper se 12 doktore e profesore. I thirren duke i dhene gjak deri ne mengjes. Deri diku dhimbjet u qetesua provizorisht. Mbreti Faruk nuk do te harrohet kurre, sepse per te gjithe naten ka qendruar bashke me Mbretin Zog", vijon adjutanti.

Meqe, Princesha eshte shume rende, kujton per kete dite kolonel Hysein Selmani- konsultacioni i Profesoreve keshilluan Mbretin, qe tashme kishte pak shprese. Ata keshilluan qe ta dergojne ne spitalin francez ne Kairo. Mbasi, aty kishin ardhur disa vegla te reja, elektrike per kete semundje. Kishte mundesi qe t'i behej ndonje permiresim. Po nga ana tjeter, Mbretit doktoret ja thane haptas: "Se shpresa eshte 2-3 perqind. Kjo ishte vetem per te hequr merakun".

"Madhnia e Tij Mbreti Zog me gjithe Mbretereshen Geraldine e Princeshat, si edhe suiten, vendosen dhe me date 2 Kallnor 1948 u nisen per ne Kairo. Te gjithe ishin bashke me Princeshen e semunde Ruhije. Menjehere, te nesermen, shkuam me te gjithe profesoret ne Spitalin Francez. Aty ishin edhe specialistet franceze me makinat me moderne. Filluan te gjithe konsultacionet. U bene analiza e te tjera. Por gjendja vazhdonte te ishte mjaft rende".

Doktoret nuk mbeten aspak te kenaqur, megjithese i bene disa kura,-vijon adjutanti. Qellimi ishte vetem per ta qetesuar dhe jo tjeter. Aty, doktoret e keshilluan Mbretin qe ta shtrojne ne spital, sepse kishte te gjitha mjetet e nevojshme por shpresa e shpetimit pothuaj ishte e prere. Keshtu, Madhnite e Tyre, Mbreti dhe Mbretnesha shkuan ne nje shtepi, qe e kishin marre me qera. Aty mbeti e motra, Princesha Sanije.

"Ne cdo dite, gjendja vjen vetem duke u dobesuar edhe me teper. Mbreti Zog eshte shume i merzitur, sepse ishte njera nga motrat me te urta dhe kishte 6 vjet qe vuante nga kjo semundje", kujton adutanti.

Kairo 5 kallnur 1948

Mbreti ishte i lodhur, shkruan per kete dite adjutanti. "Shkoi per te pushuar pak, kur menjehere erdhi Madhnia e Tij Mbeti Faruk bashke me Doktor Reshatin. Pasi pyeti per shendetin e Princeshes, Mbreti shqiptar i tha se: Gjendja eshte mjaft e rende. Motren e shtrova ne spitalin francez, se keshtu me keshilluan profesoret. Atje paska disa vegela moderne, por kete e din me mire doktor Reshati". Pas ketij bisedimi, menjehere filluan bisedimet permbi ngjarjet e Palestines. Mbreti Faruk ishte teper i merzitur. Dukej se nuk e linin te qete. Gjithnje e nxisnin se do te ishte me mire te merrte masa lufte, se keshtu nuk shkonte. Myftiu i Jeruzalemit kishte ikur me 2000 vete e erdhi ne Kairo. Dhe, e gjithe kjo gjendje varej prej Mbretit Faruk. Arsyeja se ky ishte shteti me i madh dhe me i pasur. Mbi te gjitha, rendesia e situates ketu peshonte me shume.

Mbreti Zog gjithnje e kundershtonte per nje akt te tille. Lartmadheria e keshillonte per urtesi e per te biseduar me amerikanet dhe britaniket e francezet. "Per te gjetur nje muzivene te pershtatshem per te dy popujt. Dhe, e vetmja menyre ishte per te ndare ne dy shtete, Palestinen. Natyrisht, edhe juve (egjiptianeve) do t'ju kushtonte nje front i madh. Por, me teper anglo-amerikanet do te bejne pagesen me te madhe, se shkulja e familjeve kerkon nje shpenzim per instalim".

Mbreti Zog vazhdoi duke i thene: "Une ju dua si nje vella qe ju kam. Po ju them ate qe une parashoh. Ne rast se beni nje gabim per te marre masa ushtarake, kjo do te jete nje humbje. Do te mbetet e pa permiresuar per ju, si edhe ata nje million arabet do ju vijne ne vendet tuaja. Keshtu, Zhuifet menjehere do ta okupojne krejtesisht Palestinen. Sic, ua kam thene shpeshhere, se izraelitet kane Britanine e Madhe dhe Ameriken e Francen mbrapa. Ato, qysh se i kane instaluar aty, i kane siguruar me te gjitha si politikisht dhe financiarisht. Per me teper nuk lene qe t'i sulmoni aspak juve. Kete duhet ta merrni ne urtesi dhe me biseda me britaniket, por dhe me amerikanet e francezet. Formoni nje komision nga elemente mjaft inteligjente: si Xhemil Madam Begu dhe zgjidh nje nga Egjypti si Nehas Pashen; po ashtu nga Jordanija nje person te njohur; gjithashtu merr Chamunin ose Charren ne Liban. Pra beni nje komision qe jane edhe miq e te njohur mire prej tyre. Keta patjeter do te gjejne nje menyre rregullimi".

Po ashtu, ai e keshilloi mikpritesin e tij egjiptian se:"Vecanerisht, ne asnje menyre nuk duhet qe arabet palestinezet te lene vendin e te ikin ne vendet e ndryshme si ne Egjypt, Siri, Liban e Jordani. Nuk eshte mire, se vendi perfaqesohet prej njerezve e jo toka pa njerez. T'i keshilloni te rrijne urte e mos t'i japin asnje shkak grindjeje dhe te durojne. Prej ketyre, mos te shkaktohet asnje nderhyrje se Zhuifet mund t'ju japin shkak por arabet duhet qe te shohin punen e tyre".

Me keto fjale, ata hengren darke e kane qendruar deri ne oren 2 pas mesnate. Mbreti Faruk shkoi dhe monarku shqiptar e percolli deri tek automobili. Ai ishte vete i treti. Shkuan bashke me Doktor Reshatin, Qerim Sabitin. Pak caste me vone, kujton adjutanti, Mbreti pyeti pak Princeshem Sanije ne Spital per Ruhijen. Princesha iu pergjigj se "flen pak por nuk eshte mire". Pastaj mbreti shkoi e fjeti. Ai i tha kolonel Husein Selmanit: "Per cdo gje me lajmeroni, e ti flej ketu ne sallon".

Kairo 8 kallndor 1948

Sot me daten 8 janar 1948 Mehdi Frasheri dhe Hiqmet Delvina me gjithe familje zbriten ne Aleksandri. "Menjehere na lajmeruan, shkruhet ne kujtime- dhe kolonel Husein Selmani ju tha qe te zene vend ne Aleksandri". Ai vete mori persiper qe do telefononte porsa te dilte Mbreti ne sallon. Ata e pyeten per shendetin e Princeshes dhe koloneli ju tha shkurt se nuk ishte mire.

Mehdi Frasheri dhe Hiqmet Delvina, qe benin pjese ne Keshillin Mbretnor lajmeruan menjehere Ministrin e P. Jashtme dhe te Mbrendshme Egjyptiane, qe do te qendrojne ne Aleksandri. "Ne kete menyre menjehere urdheruan autoritetet e Aleksandrise", vijon adjutanti.

Kur Mbreti Zog doli ne sallon, kolonel Husein Selmani i parashtroi se Mehdi Frasheri dhe Hiqmet Delvina erdhen ne Aleksandri me gjithe familje.

"Ju thashe qe te qendroni atje, i tha ai mbretit- e njekohesisht lajmeroni Ministrin e Jashtem dhe Ministrin e Brendshem Egjyptian. Kjo, ne menyre, qe te jene te lire per te qendruar ne Aleksandri".

"Shume mire,- tha Mbreti- qe paskan ardhur". Pastaj vijoi duke keshilluar adjutantin: "Sa te kthehem ne Aleksandri do t'i therras e kam per te biseduar mbi shume probleme me ta. Mos te merziten, jepu te falat".

Kairo 9 janar 1948

Me daten 9 Kallnur 1948 erdhen nga Italia ne Kairo Mustafa Kruja, Omer Beshiri, Ago Agaji, shkruhet ne kujtime. Ata menjehere i telefonuan kolonel Husein Selmanit, mbi arritjen dhe se ndodheshin ne Hotel "Hilio-Polise". Kolonel Selmani, prape lajmeroi Ministrin e Jashtem dhe ate te Brendshmin Egjyptian edhe per keta. Duhej bere kjo, ne menyre qe ata te lejoheshin per te qendruar ne Kairo. Pastaj menjehere hyri tek Madheria e Tij Mbreti Zog. I parashtroi ardhjen e tyre dhe masat e marra. Madhnia e Tij Mbreti e urdheroi:" Neser ne oren 10, para drekes te vinin ne audience: Mustafa Kruja, profesor Omer Beshiri dhe Inxh.Aga Agaj".

Menjehere te nesermen ne oren 10 erdhen ne audience.

"Madhnia e Tij Mbreti Zog I i priti shume mire te ardhurit, sidomos Mustafa Krujen. Kete personalisht kishte nje kohe prej 25 vjeteve qe nuk e kishte pare. Po ashtu edhe tjetrin Profesor Beshirin dhe po ashtu edhe Inxh.Ago Agajn. Nuk i ndaloi shume paskesaj, se kishte per te shkuar ne spital, per te pare te motren. Qe vazhdonte te ishte teper rende. Ju tha qe te vijne te nesermen per dreke dhe me urdheroi per te thirrur Mbretneshen dhe Princin Trashegimtar Leken. Kur i pane, atyre u jane mbushur syte me lot e nga mallengjimi dhe as qe munden me fole", shkruan adjutanti.

Ne Egjypt filluan greva. Me teper ka probleme ne Universitare per cdo dite. Kjo ishte pergatitur nga agjentet e huaj e sidomos te Rusise Sovjetike qe qarkullonin haptazi gjithkund. Ata kishin fut hunden ne te gjithe dikasteret, ne polici, ne dogana, e pothuajse shume edhe nder oficeret. "Situata vjen duke u keqesuar, sa me teper e nuk eshte aspak e lehte qe te sigurohet qetesia. Cdo kabinet qe vjen nuk ka mundesi te stabilizoje qetesine e vendit. Si Kairo, por me teper Aleksandria dhe Ismailija jane te mbushur me te huaj, saqe nuk njihen se qysh tendenca zhvillojne. Por, me teper jane agjente sovjetike", shkruhet ne kujtime.

Kairo 15 kallnor 1948

Komiteti i emigracionit ne Siri dergoi nje raport urgjent mbi gjendjen kritike te emigrates shqiptare ne vend. Ja si shkruhej aty: "Tani ne Siri kane ardhur me teper se 2000 refugjate palestineze. As atyre nuk dine se qysh t'ju bejne, dhe 500 vetet tane jane ne nje situate mjaft te veshtire. Kryetari Republikes Excellenca e tij Kueatly, perpiqet por nuk kane buxhet per asgje. Merrni masat e shpejta".

Madhnia e Tij Mbreti Zog urdheroi kolonel Husein Selmanin, per te thirrur menjehere Excellencen e tij Peterson. Qe mundesisht te paraqitej tek Mbreti ne Kairo, se Petersoni, per fat ndodhej ne Athine. Ai brenda dites erdhi me aeroplan dhe u paraqit tek Mbreti Zog. Natyrisht Mbreti i kerkoi te falur dhe e falenderoi qe menjehere u paraqit.

Pasi u pershendeten, shkruhet ne kujtime Mbreti Zog thirri kolonel Husein Selmanin dhe e urdheroi te kendonin raportin e komitetit qe vinte nga Sirija. Aty Peterson u prek shume dhe u kthye nga Mbreti Zog e tha: "Madhni, leri sa u perket shqiptareve. Keta menjehere i rregullojme. Por, pse u be ky gabim i madh prej arabeve. A nuk kane menduar pak se ku jane e ku vene me nje rruge qe ka per t'i germosur shume keq?! Ashtu, sic thuhet, me teper se 100.000 Palestiniane arabe jane larguar nga vendi i tyre. Por kjo shkon ne favor te Zhifeve. A nuk kane menduar pak,- tha Petersoni. Madhni me te vertete me lejoni t'ju them se jeni shume largpames. Keni bere shume mire qe ndaluat emigraten, qe mos te transferoheshin ne vendet arabe. Sot do te ishte nje katastrofe e madhe".

Petersoni tha pas kesaj:" Neser do te shkoj vete ne Siri. Do te iki vetem per rregullimin e emigrates shqiptare, derisa t'i transformojme ne vendet, qe do te caktohen. Pas kesaj, nje pjese mund t'i dergojme shpejt ne Australi. Kemi marre pergjigje mbi pranimin e nje pjese dhe tha se mos keni asnje merak per shqiptaret. Ata i rregullon tani organizata", tha ai.

Para se te nisej Petersoni, Mbreti Zog I i kerkoi: "Nuk ka asnje mundesi qe t'u ndihmohet edhe ketyre refugjateve palestineze. Ata kane mbetur rrugeve me gjithe familjet".

"Jo,- i tha Petersoni,- kjo eshte nje tjeter pune. Nuk hyjne ne fondet e emigracionit. Keto jane pune inatesh dhe ata duhet t'i administrojne ata, qe i kane keshilluar per te ndjekur kete rruge. Ne asnje menyre organizata jone nuk mundet. Kete mund ta beje vetem Lidhja e Kombeve, kur mund te gjendet ndonje ujdi ne mes arabeve dhe Izraelit. Vetem keshtu mund te merren masa". Me keto fjale e shoqeroi kolonel Husein Selmani deri ne Aeroport te Kairos. Zyrtari i larte i emigracionit u nis per Damask te Sirise. I telefonova Salih Muftise, qe me gjithe Komitetin ta presin ne aeroport te Damaskut Syrie, kujton adjutanti.

Por sa kishte qene nis Petersoni erdhi Mbreti Faruk. Ishte shume i merzitur dhe hyri ne sallonin privat te Mbretit. Atje biseduan shume, por vetem ata te dy Mbreterit. Vetem degjuam fjalet kur i tha Mbreti Zog Mbretit Faruk, qe i ishte lutur Drejtorit te Emigracionit, qe po te kete mundesi te ndihmohen edhe emigrantet palestiniane. Ata kane mbetur me gra e femije rrugeve dhe jane mos me keq. "M'u pergjigj qe jo,- i tha Mbretit Faruk, -organizata jone nuk mund te perzihet ne ate, pervec UN-as e kjo me tha eshte shume e veshtire". Dhe, ishte shume i prekur, sipas adjutantit, sepse u mor nje mase e tille, me u mendu mire.

Vdekja e princeses Ruhije me 31 janar 1948 ne spitalin francez ne Kairo

Me daten 31 Janar 1948, ne oren 6.40 pas dite Princesa Ruhije dha shpirt ne Spitalin Francez ne Kairo. Ishte dita e xhuma. Kur vdiq prezent ishte Mbreti Zog, Mbreti Faruk, Mbreteresha Geraldine, Princ Omer Faruku dhe Princeshat. Bashke me keta ishin edhe shume miq te tjere. Dhe, kuptohet se e gjithe suita e pallatit shqiptar aty. Si u bene te gjitha formalitetet fetare, trupi u vendos ne arkivol. Pastaj me ceremoni te madhe u dergua ne shtepine ku banonte Mbreti Zog. Dhe, per te gjithe ate nate, me qindra vete dhe po ashtu gjithe trupi diplomatik dhe elita egjyptiane burra e gra, ishin grumbulluar ne sallonet derisa u be mengjezi. Ne ate kohe, te gjithe u shperndane per nje ore per t'u veshur me xhaketa tai.

"Menjehere erdhen nga Aleksandria Madhnia e Tij Mbreti Umberto dhe Mbretnesha Giovanna, Princi Ramonof, dhe e gjithe kolonia shqiptare ne Aleksandri, shkruhet ne kujtime. Ne oren 11.00 filloi ceremonia afer Gropit Sulejmane Pashe. Para Xhamise ishte vendosur cadra e zakonshme. Nje skuadran kavalerie e shoqeronte karrocen dhe bashe me ta edhe nje batalion ushtare. Ndersa kapanoni mbante prezencen e Mbretit Zog, Mbretit Faruk, Mbretit Umberto, Princit Trashegimtar Mehmet Aliut dhe gjithe princat egjyptiane, Qeveria, Trupi Diplomatik. Pothuaj ishin me shume se 5000 vete ne Funeralin, ku u varros ne Teqen Mangalli".

Pasi u mbarua ceremonia e varrimit, te gjithe deshen t'i jepnin doren Mbretit Zog. Por, ai ju tha se me zakonet shqiptare dora jepet tek shtepia. "Dhe, sonte do te jepet nje pershpirtje ne Xhami dhe do te hame nje darke ne Hotel Shpette", u tha ai te pranishmeve. Keshtu e shoqeruan Mbretin te gjithe deri tek shtepia. Aty nje pjese qendruan ne sallone, nje pjese ne Bahce dhe me vone te gjithe shkuan ne Xhami. Si ata qe ishin Mohamedane e te tjereve u tha ne ora 9.00 te mbremjes te shkonin ne Hotel Shepet. Aty ishin rezervuar sallone per 260 vete me te gjitha gjerat.

"Nuk mund te lihet pa u shenuar bujaria teper burrnore e miqesore e Madhnis Tij Mbretit Faruk, qe vepra e Tij, ne kete rast mbetet gjithmone e gjalle ne zemrat e gjithe shqiptareve. Ai, shkruan adjutanti i mbretit- beri me teper se duhej bere, si ne cadren, por dhe ne ceremonine ushtarake e te tjera".

Mbreti Zog per 10 dite me rradhe priti vizita ne Kairo. Atij i vinin nga te gjitha anet, telegrame, letra me mijera. Prej ketyre, ato qe ishin te nevojshme, menjehere u falenderuan. Dhe, sa per te tjeret, pergjigja u be me vone kur u kthyem ne Aleksandri, sepse atje kishim te gjitha arshivat.

Ajo qe ishte interesante ne kete kohe kishte te bente me faktin qe: Pergjigjet e notave qe ju ishin derguar Shteteve persa i perkiste emigracionit Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Britanise se Madhe, Frances, Australise, Kanadase te gjitha na ishin pergjigjur. Ne edhe i patem njoftuar komisariatit P.ne Gjeneve, qe ishin pranuar. Madhnia e Tij Mbreti Zog, me gjithe Mbretereshen e Princeshat, si dhe Suiten me daten 12 shkurt 1948 u kthyen ne Aleksandri. Aty edhe nje here u dha nje pritje per kolonine shqiptare, e greke per ngushellime. "Me vone Mbreti u qetesua, shkruan adjutanti- por asnjehere nuk ishte i qete se sa mbarohej nje gje dilte nje tjeter, gjithmone me telashe".

Aleksandri 18 shkurt 1948

Madhnia e Tij Mbreti Zog mblodhi Keshillin Mbretnor, nen kryesine e vet, ku mirrnin pjese: Mehdi Frasheri, Hiqmet Delvina, Musa Juka, Husein Selmani, Kemal Mesareja, Sotir Martini, Abdyl Sula. Mbreti i vuri ne dijeni qe programi i parapare mbi instalimin e emigracionit ne Shtetet Arabe u pezullua. "Kjo, jo prej Shteteve Arabe, por prej meje, u shpjegoi ai: Sic po e shihni se gjendja ne mes Zhuifeve dhe Arabeve Palestineze eshte teper kritike. Po ikin me mijera arabe e dalin ne ato vende si ne Siri, Jordani, Egjypt, Liban dhe kane mbetur mos me keq".

Pastaj e urdheroi kolonel Husein Selmanin per te lexuar raportet e fundit, qe dergoheshin nga Komiteti yne prej Damasku ne Siri. Ata kerkojne nje ore e me pare per te marre masa per t'i larguar prej kendej. Sipas kesaj, thirra Drejtorin e Iros, Excellencen e tij Peterson. Ai menjehere u nis per Damask dhe me siguroi se persa ju perket shqiptareve, do te mirren te gjitha masat me ushqime, banim, mjekime dhe deridiku me veshmbathje.

"Mos keni as me te voglin merak, me siguroi ai.

Vecanerisht, kemi marre te gjitha pergjigjet e notave, qe ju paten drejtuar Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Britanise se Madhe, Frances dhe Kanadase e Australise, e lexuan te gjithe pergjigjet. Ato jane krejtesisht ne favor dhe jane urdheruar organizatat per te marre masat e shpejta".

Pasi u lexuan keto gjera persa i perkiste emigracionit, Mbreti ju vuri ne dijeni mbi delegacionet greke. "Shpeshhere kane ardhur te bisedojne, ka thene Mbreti- por pa ndonje rezultat. Ata, si gjithmone dhe prej meje kane marre pergjigje te njejta, si ketu po ashtu edhe ne Londer rreth Luftes Dyte Boterore. Dhe, ua kam thene ne forme te prere, qe pa hequr dore nga kerkesat ne token shqiptare, asnje marreveshje me ne nuk keni. Eshte e kote qe te bisedojme dhe si miq kur te deshironi hajdeni. Por, jo per bisedime te tilla".

Pastaj Mbreti ju foli mbi situaten shume te nderlikuar: "Une, si mik i arabeve, i kam keshilluar. I kam mbledhur me duzina heresh ketu, duke ju bere te ditur se izraelitet, qe i shpetuan nga shpata e Hitlerit, nuk lejojne me shpaten tuaj kundrejt tyre. Natyrisht, i kam keshilluar qe te zgjedhin kater persona te njohur mire dhe miq te Anglo-Amerikaneve. Ata, sipas meje, duhet te ishin nje Egjyptian, nje Syrian, nje nga Jordania, dhe nje Libanez qe te mirren vesh ne urtesi per rregullimin e dy kombeve. Kjo do te behej duke i ndare ne dy shtete ne kontrollin e Anglo-Amerikaneve e Francezeve si ekonomikisht dhe politikisht, sepse perndryshe keto e kishin te humbur kryekeput luften".

"Po te njejtat propozime, u tha mbreti- e bile edhe me rende ua kam propozuar edhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Britanise se Madhe, ashtu si Frances. Pra, qe te shpejtojne ne ndalimin e ngjarjeve te Arabeve e Zhuifeve. Me kete menyre keni humbur pothuaj 100 milion arabe, saqe agjentet turbullues qarkullojne gjithkund, ne vendet arabe, e sidomos ne Egjypt. Ata i kane futur hundet gjithkund dhe kane arritur deri ne dezerte te paguajne te holla dhe duke dhene instruksione. Ata jane te veshur me rrobe arabe galabina, e te tjera. Por, nuk degjojne e na vjen keq po qysh me ba", u sqaroi ai bashkebiseduesve te tij.

Me keto bisedime, per heren e pare, u shperndane. Edhe Mbreti ishte pak i lodhur nga vdekja e princeshes e shkoi per te pushuar.

*Prishja e Shqiperise me Jugosllavine

*Mbreti Zog: Enver Hoxha nuk eshte armiku im

*Mbreti: Po u sulmua Shqiperia nga Greqia, une do te luftoj me 20.000 veta per atdheun

*Formimi i Komitetit "Shqiperia e lire"

*Edhe njehere per problemin arab


Marredhenia teper miqesore ne mes Jugosllavise dhe Shqiperise nuk mund te shkonte me tej. Shkak per kete ishte se historikisht vendet e kane pasur te veshtire bashkejetesen miqesore me njera-tjetren. Dhe, keshtu nuk mund te ndodhte ndryshe edhe ne vitin 1948 "Urrejtja kunder Jugosllavise ka filluar brenda nje dite. Komunistet shqiptare kane grisur duke i hedhur poshte gjithandej fotografite e Titos. Ata menjehere i nxorren brenda 24 oreve te gjitha oficeret, tekniket e cdo lloj organizatoresh jugosllave dhe shoqerite tregtare dhe industriale shqiptaro-jugosllave", shkruan adjutanti. Midis te dy vendeve madje edhe u prene relatat diplomatike. Ne kete kohe te veshtire per Shqiperine, Greqia i shpalos hapur interesat e saj. Zogu i I, qe ka edhe pervojen e sjelljes greke gjate pushtimit fashist nuk mund te harroje kollaj. Mbreti u thote perfaqesuesve greke: "Enver Hoxha nuk eshte armiku im se eshte shqiptar. Nuk eshte grek. Une ne mbrojtjen e Shqiperise me gjithe fuqite e mia jam i bashkuar me ato qe mbrojne Shqiperine". Madje ai shkon edhe me tej, kur thote se po u sulmua Shqiperia, ai do te luftoje vete i 20.000 me burra. Eshte koha, kur formohet Komiteti "Shqiperia e Lire" dhe shtrohet edhe njehere per zgjidhje problemi i madh arab. Gati ka ndodhur ashtu si ka paralajmeruar Mbreti shqiptar. Por, per kete eshte vone. Izraeli, qe ne lindjen e tij, ka treguar se eshte me shume se nje fuqi e zakonshme ne kete rajon.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.