Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Pse te flasesh keq per nje femer? A nuk mjafton te thuash qe ajo eshte nje femer?
--- Carcinus

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 129 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...

Jusuf Tabaku (1797-1904)



NJĖ JETĖ NĖ TRE SHEKUJ Ėshtė i njohur urimi i popullit "U bėfsh 100 vjeē", por pėr Jusuf Tabakun, me sa duket, ka qenė i gabuar sepse ai, si shumė pak njerėz, jetoi nė tre, shekuj. U lind nė fund tė shekullit XVIII, jetoi gjatė gjithė shekullit XIX dhe vdiq nė fillimet e shekullit XX. Dhe pikėrisht, ka lindur nė vitin 1797 dhe vdiq neė njė moshė tė thyer, 107 vjeē, me 2 korrik tė vitit 1904. Vetėm ky fakt, kjo moshė provon se ai ka parė e ka dėgjuar shėnė, ka punuar e ka marrė pjesė nė jetėn qytetar tė Shkodrės , ne nje periudhė plot , ngjarje heroike, kur vetėdija kombėtare u ngritė nė luftė kundėr pushtuesit shekullor osman dhe, synimeve grabitqare tė shteteve fqinje. Nė kėto ngjarje Jusuf Efendi Tabaku me autoritetin e tij tė madh, me kulturėn e tij tė gjerė, me guxim e maturi shembullore dha njė ndihmesė tė shqualr pėr ēėshtje'n kombėtare, pėr edukimin dhe arsimimin e djelmėrisė shkodrane dhe pėr zgjidhjen e shumė problemeve qė shqetėsonin, popullin tonė nė ato vite tė stuhishme. Jusuf Efendi Tabaku jetoi e veproi nė kushtet e rritjes sė veprimtarisė ekonomike, shoqėrore e politike tė vendit tonė, e posaēėrisht tė Shkodrės. Nė vitin 1870 Shkodra ishte njė nga qendrat mė tė mėdha ekonomike, shoqėrore, politike dhe ekonomike tė vendit. Ajo kishte 50000 banorė, u zhvilluan shumė degė tė prodhimit e tė tregtisė: pėlhumat e pambukta e tė mėndafshit , pėrpunimi i lėkurėve dhe i veshjeve kombėtare, i barutit, i armėve dhe i argjendarisė. Pėr prodhimin e rėndėsishėm tė punishteve tė mėndafshit e tė pėtpunimit tė tij, tė lėkurėve dhe tė veshmbathjes, Shkodra mbante, megjithė konkurencėn e j ashtme, nj ė Pozitė mbizotėruese nė tregti, j o vetėm tė Shqipėrisė, por edhe tė shumė krahinave tė Ballkanit perėndimor. Tregu i Shkodrės arriti nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX tė kishte 24 sokaqe, mbi 80 degė tė prodhimit artisanal, deri nė 3500 dyqane dhe afčr 50 firma grosiste. 1) U zhvillua shpejt tregtia e jashtme. Me 1864 vetėm Shkodra kishte njė xhiro prej 7 milion fr.ar dhe me 187 1, 1 0 milion fr.ar.1) Jusuf Efendi Tabaku lindi dhe u rrit nė lagjen Tabakė, njė nga lagjet mė tė pasura e mė tė fuqishme tė qytetit tonė. Esnafi i Tabakėve, megj ithė rėnien qė pėsoi gj atė shekullit tė 19-tė, ruante ende madhėshtinė e krenarinė e dikurshme. Djemtė e atij esnafi, jo rastėsisht kishin qenė gjithnjė mbrojtja e pazarit, e tė gjithė qytetit dhe e krejt Shkodrės. Familja Kėlliēi, siē quhej mė parė, mori mbiemrin e lagjes dhe tė esnafit tė Tabakėve. Shtėpia e tij shpatullat i kishte nė malin e kėshtjellės "Rozafat" e oborrin nė brigjet e Drinit, ku ishin punishtet e gropat e Tabakėve. Xhamia e Oxhakut, xhamia e Tabakėve apo ajo e Plumbit ku shėrbeu e predikoi Jusuf Efendia, kanė qenė gjithnjė vende tė pėrhapjes sė moralit e tė besimit islam, por edhe tė grumbullimit tė ēetave vullnetare pėr t'i dalė zot vendit kundėr ēdo padrejtėsie. Nėse nė Shkodėr ka pasur motit njė gjini burrash tė ditur e guximtarė, tė drejtė e tė nderuar, njė gjini sė cilės nuk i trembej syri, nuk i dridhej buza kur vepra ishte e shenjtė dhe fjala e drejtė, kur duhej tė mbrohej i dobėti kundėr tė fuqishmit, tė ngadhnjejė njėsia nė popull, tė sundojė liria e besimi, njė gjini fisnike qė i ka thurur vendit kurorė lavdie, njė gjini e rritur dhe e ushqyer nė gjiun e nėnave e nė shkollėn e zgjimit kombėtar; njė djep i tillė i ngrohtė, njė vatėr ku s'u shua zjarri kurrė, pa dyshim ka qenė ajo e familjes sė Myftijeve tė Tabakėve. Nė kėtė familje lindi dhe u edukua Jusuf Tabaku, i njohur prej popullit "Myftia Plaku". Sipas tė dhė,nave tė njėrit prej burrave tė nderuar tė kėsaj dere bujare, Esat Efendi Myftia, tė parėt e kėsaj familjeje patėn ardhur prej Ulqinit. Llagapi i parė ka qenė "Kėlliēi", por mbasi Jusuf Efendia qėndroi pėr shumė vjet Myfti, i ngeli mbiemri "Myftia" dhe tė gjithė pasardhėsve tė tij. Sipas tė dhėnave tė vetė Jusuf Tabakut, i pari i familjes ka qenė Osman Kėlliēi, rrobaqepės i kostumeve kombėtare, i biri i tij, Hasan Kėlliēi, ka qenė Kadi i Shkodrės nė vitin 1793. Pas tij vjen Abdulla Kėlliēi. Ky lindi Jusufin (Jusuf Efendi Tabaku) i cili pat dy djem, Abdullahin dhe Abdurrahmanin. Djali i madh, Abdullah Efendi Tabaku, mori mėsimet fetare te i ati dhe nė Medresenė e Qafés, trashėgoi bibliotekėn e pasur qė e ruajti dhe e pasuroi gjatė veprimtarisė sė tij 70 vjeēare. Ai ishte kujdestar i pronave tė Vakufit tė Shkodrės e disa dokumente me vlerė tė kėsaj natyre ruhen ende nė familien Myftia. Sipas tė dhėnave ka qenė myfti nė Kavajė. Djali i dytė, Abdurrahmani, la dy trashigimtarė, Esatin dhe Muhametin. Jusuf TabaĖu studimet e para pėr gjuhėn arabe dhe mėsimet fetare i ka marrė prej Sali Efendisė sė Madh, njė nga profesorėt (myderrizėt) mė tė shquar tė Medresesė sė lagj es Qafé, pastaj shkoi nė Stamboll pėr tė vazhduar studimet e larta nė teologji. Pėr kėtė flet edhe Daut Boriēi nė Ditarin e tij. Jusuf Efendia u pat emėruar nė fillim imam i xhamisė sė Oxhakut (Oxhaku i Tabakėve), mė vonė nė xhaminė e lagjes Tabakė (prej emrit tė lagjes mori edhe mbiemrin Tabaku). Me 1861 ėshtė anėtar i kėshillit administrativ tė prefekturės sė Shkodrės, me 1861 emėrohet Myfti i Shkodrės, detyrė qė e ushtroi derisa vdiq me 1904. Me 1880 u zgjodh kryetar i komisionit pėr ndihmat č refugjatėve tė Ulqinit. Nė shekullin XIX lėvizjajonė kombėtare shėnon njė ngritje tė shpejtė e tė vazhdueshme, qė shprehet nė forcimin gjithnjė e mė tė madh tė ndėrgjegjes kombėtare, nė ngritjen politike dhe nė forcimin organizativ tė lėvizjes. Nė ēdo fazė tė kėsaj lėvizjeje Isuf Efendi Tabaku do tė jetė pjesėmarrės apo dre-.jtues e frymėzues i veprimtarive tė ndryshme. Jusuf Efendi Tabaku pėrkrahu jo vetėm kryengritjet e fuqishme qė plasėn nė Shkodėr kundėr reformave tė'l'anzimatit tė udhėhequra nga Hamz Kazazi etj, por edhe revoltėn e vegjėlisė qytetue shkodrane, qė drejtohej nga Haxhi Hasan Sheh Shamia qė shpėrtheu nė pazarin e Shkodrės me 7 gusht 1854. Mbledhja e pare u organizua nė Medresenė e Pazarit, ku ishte myderriz edhe Jusuf Efendi Tabaku. Tė nesėrmen u organizua njė mbledhje e gjerė nė sheshin e Teqes sė Pazarit, ku mbas shumė diskutimesh u vendos qė- "Mbas sodit tė mos lejohej shitja e drithit nė vende tė huaja dhe bajnė tė ndėshkoheshin nė mėnyrė shembullore ata persona qė spekullime e veprime tė shėmtueme..." Qeveria mori masa ndaj tė gjithė pjesėmarrėsve tė krerėve tė lėvi7jes nė Shkodėr. Me 22 tetor 1856 Jusuf Efendi Tabaku u internua nė Stamboll sėbashku me Hamz Kazazin, Ahmet EL Kalanė, Hasan Agė 1-lotin, Osman Agė Hotin, Halil Spahinė, Sali Ef. e Madh, Sali EL e Vogėl e shumė tė tjerė.1) Me 1859 lirohet nga internirni. Me 6.3-1861 emėrohet anėtar i kėshillit tė ri administrativ tė Shkodrės, por, sepse kundėrshtoi masat e egra dhe sistemin e ri tė taksave ndaj populisisė, me urdhėr tė Marshallit Ismail Pasha, me 14 nėntor 1863, sė bashku me krejt kėshillin shkarkohet nga detyra. Nė periudhėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Jusuf Efendi Tabaku merr pjesė aktive. Shkodra u bė njė 'qetidėr jo vetėm e veprimtarive politike, e mbledhjeve dhe e mitingjeve masive popullore, por edhe e organizimit tė reparteve tė arratosura nė luftė pėr mbrojtjen e trojeve tona nė Plavė e Guci, nė Hot e Grudė e sė fundi nė Ulqin. Ditėn kur u hap Kongresi i Berlinit, mė 13 qershor 1878, q ytetarėt shkodranė i drejtuari ministrit tė jashtėm britanik, lordit Bikonsfild (Beaconfield), njė mémorandum me njė pėrrnbajtje tė lartė patriotike. Aty thuhej midis tė tjerave: "Shqipėria nuk tnund tė pėrfaqėsohet nga qeveria osmane. Shqiptari, qoftė katolik, qoftė orthodoks, qoftė mysliman, e urren aq pushtuesin turk sa dhe ēdo pushtues tjetėr tė huaj. Porta e Lartė e ka mundur, por jo nėnshtruar Shqipėrinė ... Ajo ka ditur tė shkaktojė anarki nė Shqipėri, ta lėrė vendin pa njė qeveri shqiptare, pa mundur tė krijojė njė qeveri turke. Ashtu sikur nuk jemi e nuk duam tė jemi turq, ashtu do tė kundėrshtojmė me tėrė fuqitė tona kundėr cilitdo qė kėrkon tė na bėjė sllavė, austriakė ose grekė. Ne nuk duam tė jemi veēse shqiptarė". Mė tej nė peticion thuhej : "Qė popullsitė sllave tė formojnė njė ose shumė shtete autonome, kjo ėshtė e drejtė dhe njė politikė e mirė. Por ėshtė e drejtė qė edhe grekėt tė bashkohen tė gjithė nė trupin e kombit tė tyre, ashtu siē ėshtė e drejtė qė edhe shqiptarėve t'u kthehet, t'u forcohet dhe t'u njihet kombėsia e tyre". Njė ton po aq luftarak pati edhe memorandumi drejtuar mė 15 qershor 1878 Kongresit tė Berlinit nga pėrfaqėsuesit e rretheve: Shkodėr, Ulqin, Tivar, Lezhė, Krujė, Tiranė, Kavajė dhe Podgoricė, myslimanė e tė krishterė, tė cilėt duket se formuan Komitetin Ndėrkrahinor tė Lidhjes sė Prizrenit pėr Vilajetin e Shkodrźs. Pėrmbajtj a e memorandumit u trajtua nė njė manifestim madhėshtor, i cili, siē raportonte po atė ditė konsulli Lippih, 'u kthye, me siguri nė kundėrshtim me porositė e administrātes sė vilajetit nė njė manifestim kombėtar, prandaj - theksonte ai - kėtij manifestimi meritonte t'i kushtohej njė vėmendje e madhe". Memorandumi, i ci.li u nėnshkrua publikisht nė sytė e autoriteteve lokale nga 380 veta, "po ta kishin lejuar rrethanat qė tė shprehej nė kėtė rast dėshira e vėrtetė e popullit - shtonte mė tej Lippihu - ai do tė ishte mbushur me shumė mijėra nėnshkrime dhe deklarata aderimi".1) Pasi protestohej kundėr pėrmbajtjes sė Traktatit tė Shėn-Stefanit, i cili i jepte Malit tė Zi vise shqiptare, nė memorandum thuhej: "Ne tė nėnshkruarit nė emėr tė gjithė popullit, duke iu lutur qė tė mermi parasysh fatkeqėsitė qė kėrcėnojnė ekzistencėn tonė, kemi nderin tė deklaroimė se kombi shqiptar, qoftė mysliman, qoftė katolik, krejt ndryshe pėr nga raca dhe nga feja nga ato tė sllavėve, ėshtė unanimisht i vendosur tė mbrojė atdheun kundėr ēdo copėtimi territorial qė ėshtė projektuar si njė veprim nė kundėrshtim me historinė e vet dhe interesat e veta". Peticioni pėrfundonte me kėto fjalė: "Ne ju lutemi tė mbroni tėrėsinė tonė kombėtare dhe territoriale, tė na kurseni konfliktet shkatėrtimtare qė do tė shpėrthejnė, nė rast se do tė zbatohen aneksimet qė do ta cėnojnė Shqipėrinė, tė na ēelni rrugėn e zhvillimit qė neve dėshirojmė dhe tė na krijoni mundėsinė qė ta shohim edhe ne ndikimin fatbardhė tė qytetėrimit". Pas firmės sė Daut Ef. Boriēit, i dyti nėnshkruan Myfti Jusuf Efendi Tabaku e pastaj vijojnė edhe 380 firma tė tjera. Lufta pėr mbrotjen e Ulqinit nxiti mė tej vetėdijen kombėtare dhe tregoi qartė se as qeveria osmane, as njėra nga fuqitė e mėdha nuk do ta pėrkrahte vendin tonė. Me 22 gusht 1880 mareshalli turk Riza Pasha thirri krerėt e degės sė Shkodrės, parinė e hoxhallarėt e vendit, shpėrndau para e libra dhuratė prej Sulltanit, por pati kėtė pėrgjigje prej njė hoxhe: "Zotni i naltė! Kėto pare qė po m'ep ta dijsh se gjysmat do tja dėrgoj djalit tem qė e kam nė Ulqin vullnetar e gjysmat po i mbaj pėr vete. Pra mos prit gja prej tyne". Riza Pasha i propozoi Oso Manit qė t'ia falte borxhin qė i kishte qeverisė turke prej 17000 groshėsh, me konditė qė tė hiqte dorė nga lėvizja, por pėrgjigja e tij dhe e njė tjetri qe e prerė : "Jo kėto pare, por tė tanė thesarin e mbretit me mė dhanė nuk i tradhėtoj shokėt qė u kam dhėnė besėn".1) Qeveria turke nė vend tė Riza Pashės emėroi Hysen Pashėn, njė personalitet i shquar politik e ushtarak. Me 27 gusht Hysen Pasha i dėrgon njė telegram parisė sė Shkodrės pėr ta bindur popullin qė tė dorėzonte Ulqinin. Tė nesėrmen pėrgjigjja ishte : " ... populli na pėrgjigjet se kėrkush nuk pranon qė Ulqini t'i epet Malit tė Zi."") Hysen Pasha dhe ministri i luftės i Turqisė thirri parinė e Shkodrės nė zyrėn e postės pėr njė bisedė telegrafike. Telegrafisti i Shkodrės i thotė atij tė Stambollit: - A doni t'ju paraqes emnat e zotnive tė Shkodrės qė gjinden pranė aparatit? Zotnitė po presin. - Pasha, -pėrgjigjet ai i Stambollit,- ende ėshtė nė audiencė te Sulltani. Tani erdhi ministri. Cilėt prej parisė sė Shkodrės ndodhen pranė jush ? - Zotėrinjtė qė gjinden pranė aparatit janė : Daut Efendiu (Myderrizi), Hafiz Efendiu, Selim Efendiu, Shaban Beu, Haxhi agė Lohja, Selim agė Gjyrezi, Ethem Kazazi, Ibrahim ef Hoxha, Ibrahim ef.Dragusha, Osman Begteshi, Filip Ēeka, Ndrek Shiroka, Gjon Muzhani e Zef Simoni. Ministri i pėrshėndet dhe shpreh besimin se populli i Shkodrės do t'i bindet Sulltanit. -Zyra e Shkodrės, - Edhe Myfti Efendiu urdhėroi e erdh (nė kėtė kohė Myfti i Shkodrės ishte Jusuf Efendi Tabaku, shėn. i redaksisė). - Zotnisė sė tij i puth dorėn dhe i bėj selam,- thotė Ministri. Unė si dashamirės i juei, te populli i Shkodrės kam njė besim tė plotė. Por kundra kėtij besimi mora vesht se dje qindra vetė janė nisė pėr Ulqin... - Paria e Shkodrės, djemtė qė janė nisė pėr Ulqin i ka thirrė vetė populli i Ulqinit... - Ministri ... nxitoni me e dorėzue Ulqinin. Nesėr pres pėrgjigje... Me 9 shtator me anė tė njė shkrese tė nėnshkrueme e tė vulosun nga paria e Shkodrės u refuzua kėrkesa e Riza Pashės. Ngjarjet po acaroheshin, nė Shkodėr arriti komisari i lartė, Mareshall Dervish Pasha. Nė nėntor Dervish Pasha priti Kėshillin e Lidhjes me parinė e Shkodrės. Nė bisedė e sipėr u ashpėrsuan fjalėt. Pasha kishte vėnė mbi tavolinė dy kobure. Njė nga paria, Selim Efendi Ēoba ngrihet dhe i thotė : "Pashė, Pashė, nė qoftė se keni ardhė me u vra me ne, sjemi pa gja, jemi gati me e provue kur tė dėshironi. Tė lutem, mbaje pak gojėn, qė tė mundemi me u marrė vesht". Nė luftė pėr mbrojtj en e Ulqinit morėn pjesė vullnetarė edhe nga Shkodra. Shumė prej tyre u vranė dhe u plagosėn, mes tyre edhe komandanti, Jusuf Sokoli, Hafiz Hasan Tahmizi etj. Siē vihet re, nė ngjarjet e vitit 70' Shkodra luajti njė rol me rėndėsi. Nė Shkodėr, mes personaliteteve mė tė shquara del edhe Jusuf Efendi Tabaku. Me rėnien e Ulqinit shumė familje ulqinake, pėr tė mos qėndruar nėn sundimin e Malit tė Zi emigruan nė Shkodėr. Dervish Pasha pat premtuar 200000 grosh pėr tė blerė ēifliqet e Ibrahim Bej Kavajės, por nuk e mbajti fjalėn. Qe Shkodra ajo qė strehoi dhe pėrkrahu vėllezėrit e vet ulqinakė. Komiteti pėr tė organizuar ndihmat u kryesua prej Jusuf Efendi Tabakut, i cili edhe nė moshė tė shtyrė, 83 vjeē, por i nisur nga autoriteti i tij i madh e nė mėnyrė tė veēantė nga pėrkushtimi fetar e atdhetar, e kreu kėtė detyrė mė sė miri. Qė atėherė shumė e shumė famitje ulqinake janė shkrirė e bėrė njė me shkodranėt. Jeta e Jusuf Ef. Tabakut ėshtė e lidhur jo vetėm me jetėn politike tė Shkodrės, por nė mėnyrė tė veēąntė me jetėn kulturore, arsimore, shkencore e fetare tė vendit. Jusuf Efendi Tabaku ishte njė nga personalitetet mė tė shquara, me njė kulturė tė gjerė orientale. Ai tėrė jetėn e tij tė gjatė e kaloi mbi libra duke studiuar sa nė bibliotekėn e vet, sa nė Medresenė e Qafčs dhe atė tė Pazarit, ku kishte edhe atje biblioteka mjaft tė pasura. Pėr bibliotekėn Kėlliēi, siē quhej biblioteka e Myfti Plakut, tashmė opinioni ynė ėshtė mjaft mirėinformuar. Pėr kėtė ka njė bibliografi shumė tė pasur, pėr tė kanė shkruar Filip Fishta, Bardhyli, Prof. Dr. Shefik Osmani e nė mėnyrė tė veēantė Mėsuesi i Popullit, Hamdi Bushati e Prof.Dr. Jup Kastrati.") Natyrisht, unė nuk mund t'u shtoj diēka tė re autorėve tė mėparshėm, por po paraqes vetėm disa konsiderata tė pėnnbledhta pėr kėtė qendėr me vlerė tė kulturės sonė. Biblioteka Kėlliēi ėshtė njė nga mė tė vjetrat qė njihen nė Shkodėr, por si bibliotekė familjare ėshtė mė e vjetra. U themelua nga Hasan Efendi Kėlliēi, kadi i Shkodrės, aty rreth vitit 1750, u shtua, u pasurua dhe u sistemua nga i nipi i tij, Jusuf Efendi Tabaku. Kjo bibliotekė deri nė vitin 1967 ka qenė e regjistruar dhe e sistemuar nė njė dhomė tė veēantė, oda e qitabeve, kishte rreth 2000 libra tė inventarizuar e tė vulosur, me etiketat pėrkatėse. Nė kėtė numėr pėrfshiheshin librat e shtypur dhe ato tė shkruar me dorė e tė lidhur mirė me karton nga vetė Myūi Plaku. Kėta libra kanė qenė nga fusha tė ndryshme tė dijes,si: teologji, filozofi, drejtėsi-jurisprudencė dhe libra shkencorė: histori, gjeografi, matematikė, fizikė, kimi, astronomi, etj. Shumica e librave ishin nė gjuhėn arabe, persiane, turke dhe nė gjuhėn shqipe me alfabet arab. Nė inventarin e Myfti Plakut, prej 45 fletėsh tė formatit tė madh gjėnden edhe dorėshkrimi i Tahir Efendi Gjakovės i vitit 1830 "Vehbije" (Dhuratė), njė poemė fetare nė dialekt tė Kosovės, njė "Abce" shqipe, shtypur nė Stamboll me 1900, dy tabela (tahte) astronomike tė Hasan Tahsinit i cili, kur pat ardhur nė Shkodėr, ja dhuroi Myfti Plakut, turqisht, shtypur nė Paris nė vitin 1867 me firmėn "Tahsin". Biblioteka u shkatėrrua plotėsisht dy herė. Nė tė parėn herė nga zjarri qė ra nė depot e niunicionit tė Kalasė "Rozafat" nė vitin 1850, shtėpia u shemb dhe u dogj bashkė nė tė edhe biblioteka. Prej saj tepruan vetėni tre libra. Biblioteka u rikrijua nga Juistuf Efendija dhe mė vonė e plotėsuan trashėgimtarėt e tij. Pėr tė dytėn herė ajo pėsoi dėmin mė tė madh nga diktatura komuniste nė vitin 1967, e cila, si tė giitha bibliotekat e tjera tė hoxhallarėve tė nderuar u sekuestrua. Por pėr fat tė mirė Esat Efendiapati kujdesin t'i skedojė librat dhe nipi i tij z.Mit'hat Myftia me shumė sakrifica e mundime arriti t'i shpėtojė e t'i ruajė nė shtėpinė e vjetėr tė Myftijeve nė lagjen Tabakė. Ata sotjanė 1964 libra tė skeduar dhe 30 tė fshehur nė sepete, tė painventarizuar. Na vjen keq tė themi se ata libra sot kanė mbetur si relike tė njė kohe kur Shkodra ishte vėrtetė qendėr kulture. Sot librat nė gjuhėt orientale: arabe, persiane, osmane dhe ato shqipe me alfabet arab nuk ka kush ti lexojė, pėrveē ndonjė studiuesi nė kalim. Nivelin kulturor tė Myfti Plakut nuk e provojnė vetėm librat e bibliotekės sė vet, shėnimet qė ka lėnė, anash tyre, vėrejtjet pėr pėrmbajtjen e veprave e tė autorėve, por edhe aftėsitė e tij nė interpretimin e shumė problemeve fetare, tė diturive tė tjera qė lidhen me teologjinė, drejtėsinė, letėrsinė e shumė degė t.ė shkencave tė tjera. Ai ishte njė studiues i rrallė. Mjafton tė pėrmendet vetėm fakti se shumica e libravejanė kopjuar me dorė, e gati pėr tė gjithė ka shėnime. Ai e kalonte ditėn, javėn e muajt nė Medrese duke studjuar pa vajtur nė' shtėpi, ndonėse shkolla nuk ishte larg. Jusuf Efendi Tabaku si interpretues i ligjeve ishte ndėr kuadrot mė tė respektuar tė tė gjithė Perandorisė Ostnane. Nė listat e kėshilltarėve qė kishte Porta e Lartė, emri i Jusuf Tabakut qėndronte i dyti. Shpjegimet qė jepte e interpretimet i.shin tė paapelueshme e tė mirėpritura. Ka rėndėsi,tė madhe fakti se diturinė e tir tė gjerė Myfti Plaku e shpėmdau nė nxėnėsit e bashkėpunėtorėt e vet tė shumtė. Ai duke qenė vaiz (predikues) i shquar, myderriz (profesor) i Medresesė sė Qafės, por edhe kėshilltar e lektor i Medresesė sė Pazarit, mėsues dhe anėtar i komisionit provues tė Ruzhdijes (shkollė qytetėse) tė Pazarit, (vulae tij kishte kčtė pėrmbajtje: "Zot, jepi sukses nė punė Jusufit"). Njeri i ditur e me kulturė tė gjerė, pat autoritet tė madh nė popull e nė rrethet shoqėrore tė Shkodrės. Autoriteti i tij u rrit edhe mė tepėr nė zgjidhjen e shumė problemeve kulturore, fetare e politike me rėndėsi. Po pėrmendim vetėm dy fakte qė na duken me vlerė: Sė pari, pėrdorimi i gjuhės shqipe nė ceremonitė fetare qe njė problem qė duhej tė zgjidhej duke thyer traditėn e kohės. Nė predikimet fetare pėrdorej arabishtja. Edhe vetė disa hoxhallarė tė ditur e ndjenin nevojėn e pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė kėshillat e ligjiratat fetare (hytbet) pėr t'i lidhur besimtarėt mė ngushtė me ceremonitė fetare, tė cīlat nė gjuhė tė huaj ishin krejtėsisht tė pakuptueshme. Nismėtar pėr kėtė u bė Haxhi Hasan Sheh Shamia. Nė vitet'80 tė shekullit tė kaluar kjo u bė shumė masive nė Shkodėr, u pėrkrah prej shumicės sė imamėve nėn kujdesin e Myfti Plakut. Hafiz Ali Ulqinaku pėrktheu e hartoi Mevludin shqip, i cili u pėrhap nė tė gjitha familjet shkodrane dhe kėndohej xhami nė xhami e shtėpi nė shtėpi. Natyrisht, kjo nuk mund tė arrihej pa miratimin e nxitjen e Myftisė. Nė bibliotekėn e vet kishte libra nė gjuhėn shqipe, gjė qė tregon pėrpjekjet e para pėr pėrdorimin e shqipes qoftė edhe pėr shkrime fetare, e kjo vėshtrohej si mjet pėr pėrhapjen e kulturės nė gjuhėn amtare. Mendoj se ka rėndėsi edhe njė fakt. Nė Medresetė e Shkodrės, qoftė ajo e Qafės (themeluar nga Mehmet Pashė Plaku), qoftė ajo e Pazarit (themeluar nga Karamahmuti) shumica dėrmuese e myderrizėve ishin shqiptarė, tė cilėt pavarėsisht nga kultura e tyre orientale, punonin me nxėnės shkodranė ose nga rrethet e saj, tė gjithė shqiptarė, qė dinin vetėm gjuhėn amtare. Prandaj, siē e kanė vėnė nė dukje edhe studiues tė ndryshėm, diskutimet, biseda,t, shpjegimet bėheshin nė gjuhėn shqipe. E nuk kishte si tė ngjiste ndryshe nė njė mjedis krejt shqiptar, nė njė qytet ku nuk ka pasur asnjėherė asnjė komunitet tė huaj. Sė dyti, nė vitet 1834-35 plasi kryengritja kundėr ushtrive osmane tė komanduara prej Hafiz Pashės. Kėtu dilte njė problem delikat politik e fetar : A duhej tė luftohej mes vėllezėrve tė njė besimi? Si luftėtarėt shkodranė, ashtu dhe ushtarėt turq ishin tė gjithė tė besimit islam. Krahas kryengritėsve u rreshtuan edhe disa hoxhallarė. Haxhi Idriz Boksi, qė udhėhiqte vullnetarėt e ēetės sė lagjes Ndocaj, qė atėhere pat dhėnė fetfanė (lejen) "me luftue kundėr ushtarėve turq." Ky problem doli edhe mė i mprehtė nė luftėn pėr mbrojtjen e Ulqinit. Njė qytet i banuar pothuajse krejtźsisht nga shqiptarė myslimanė i dorėzohej njė shteti sllav ortodoks. Mbrojtėsit shkodranė dhe ulqinakė viheshinjo vetėm pėrballė forcave malazeze e tė flotės sė fuqive tė mėdha, por edhe kundėr ushtarėve turq. Sali Efendi Hylja dha fetfanė qė lufta pėr tė mbrojtur atdheun ishte e drejtė qoftė edhe kundėr vėllezėrve tė njė besimi. E nė kėtė kohė Daut Efendi Boriēi, Jusuf Efendi Tabaku, Selim Efendi Dragusha, Jusuf Efendi Podgorica, Hafiz Jusuf Repishti, Hafiz Mehmet Efendija, Haxhi Selim Karakaēi, Hysejn Efendi Tivari, Hafiz Hasan Tahmizi, Selim Efendi Ēoba etj. myderrizė e hoxhallarė tė nderuar ose morėn pjesė me armė nė dorė pėr mbrojtjen e Ulqinit, ose protestojnė e nxisin popullin e ēetat vullnetare pėr tė luftuar nė mbrojtje tė ēėshtjes kombėtare. Pėrfundimi ėshtė i qartė : interesat kombėtare vihen mbi gjithēka, idealet e atdheut janė tė shenjta. Si pėrfundim dėshiroj tė theksoj se Jusuf Efendi Tabaku qe njė qytetar i denjė e shumė i nderuar, kujtimi i tė cilit ruhet ende i gjallė ne mendėsinė popullore, hoxhė shumė i ditur, Myfti i Shkodrės pėr 36 vjet, njė fakt shumė i rrallė ky, myderriz (profesor) i medresesė me njė kulturė shumė tė gjerė orientale, studiues i pas , ionuar deri nė ēastet e fundit tė jetės sė tij tė gj atė, themel ues i njėrės nga bibliotekat mė tė vjetra private nė Shkodėr e ndėr mė tė pasurat, interpretues dinjitoz i ligjeve, fushė nė tė cilėn i kishte tė rrallė shokėt nė tė gjithė perandorinė osmane, pjesėmarrės aktiv nė tė gjitha ngjarjet e virullshme tė shekullit XIX, ngjarje qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė sė vendit. Ai bashkėpunoi e bashkėveproi me personalitetet mė tė shquara tė kohės, si: Hamz Kazazin, Haxhi Hasan Sheh Shaminė, Hodo Beg Sokolin, Daut Boriēin, Isuf Efendi Kalanė, Sheh Miminė, Hasan e Osman Agė Hotin, vėllezėrit Dragusha, Sali Efendinė e Madh, Isuf Sokolin, Sali Efendi Hylen, Hafiz Ali Ulqinakun, Jusuf Efendi Podgoricen, Tahir Efendi Ojakovėn, Hasan Tahsinin, pa pėrmendur kėtu shumė profesorė qė kanė punuar nė medresetė e qytetit nga Bullgaria, Krimea, Egjipti, Turqia etj. me tė cilėt Jusuf Efendi Tabaku kishte lidhje e marrėdhėnie pėr shkėmbimin e literaturės ose edhe pėr diskutime fetare, filozofike, juridike, letrare, gjuhėsore e nė shumė fusha tė tjera tė dijes. Ėshtė pėr t'u pėrmendur se nė kėto lidhje Myfti Plaku kishte autoritet tė plotė nė radhė tė parė pėr dijen e kulturėn e tij shumė tė gjerė, pėr moshėn e pėrvojėn e tij shumė tė madhe, por edhe pėr detyrėn qė kryente si Myfti e si Myderriz. Ky burrė i shquar ėshtė ndera e familjes, e cila ka pėrse tė krenohet, ėshtė ndera e Shkodrės sonė dhe e gjithė Atdheut. Burra si Jusuf Efendi Tabaku janė kujtesa e kombit, me kėta burra ėshtė mbajtur e ka qėndruar ky popull.

(4049 fjale si total ne kete tekst)
(7009 Lexime)   Printo artikullin

  

[ Shko mbrapa tek Biografi | Indeksi i Seksioneve ]

© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.