Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje grua s`do vecse nje burre ne jeten e vet. Por ajo i jep emra te ndryshem atij.
--- Clown Carlton

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 148 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Kulture :: ILLYRICUM SACRUM
Postuar nga: Skampa

Kulture Me poshte jepet shkurtimisht historia e veprės madhore "IllyricUm Sacrum" e at Daniele Farlattit dhe perkthyer nga dom Frano Illia me 1963.



HUMBJA E ARKIVAVE TĖ SHQIPĖRISĖ

Njė nga pjesėt mė interesante tė librit "Illyricum Sacrum", ėshtė ajo ku flitet pėr interesimin qė tregoi Papa Klementi XI (Kelmendi) qė ishte me origjinė shqiptare, pėr mbledhjen e pėrpunimin e historisė sė Shqipėrisė, gjė e cila nuk u bė plotėsisht sepse njė pjesė e madhe e atyre arkivave, humbėn teksa qerrja qė transportonte ato pėr nė Vendeik, u mbyt teksa ishte duke kaluar Lumin e Drinit nė pjesėn e Zadrimės. Lidhur me kėtė, nė faqen 221-222 shkruhet: "Papa Klementi XI, Gian Francesco Albani, nga Urbino me prejardhje shqiptare, kur ishte prift i ri filloi tė mbledhė landė pėr historinė kishtare ilire. I penguem nga detyrėt kishtare qė shkuen tue ia shtue naltimin e tij deri nė selin papnore u detyre tė ndėrpresė punimet e veta historike. Nė fillim tė pontifikatit tė vet, mblodhi Konēilin e pare tė Arbėnit nėn kryesinė e arqipeshkvit tė Tivarit, Vinēenc Zmajeviē, e dha urdhėn qė aktet e Konēilit tė pėrktheheshin shqip e ti shifte nė gjuhėn e tė parėve qė nė familjen Albani kishte mbetė vetėm si kujtim.

Nė atė kohė qendra e kishėve ilire ishte Raguza ku baheshin kinēilat kishtare tė Iliris. Mbasi patėn qenė mbytė nė det ipeshkvijt shqiptarė tue kėthye nga mbledhja, Klementi XI vendosi qė mbledhjet ndėr djoēezane shqiptare andej e tutje tė baheshin nė tokėn Shqiptare. Qėndra e parė e kishėve ilire ka qenė Akuileja, mandej Grado-i, e mbasi selia patriakale ilire u bart nė Vendik, pėr arsye praktike u caktue Raguza si qėndėr mbasi ishte ma e pėrshtatėshme edhe gjeografikisht.

Mbasi selia patriakale e ilirėve u bart nė Vendik, e atje ishin grumbullue gjatė shekujve dokumenta, libra, monumenta edhe pėr Ilirinė, e mbasi Vendiku kishte edhe Institute e njerėz tė pėrshtashėm pėr historografi, Papa Klementi i XI u muer vesht me Jezuitėt e Venedkikut e kėta dėrguen nė Romė at Filip Riceputtin i cili mori nė dorzim nga Papa shqiptar materialin historik tė tij, planin e hartimit tė historisė kishtare tė ilirėve, e me ndihmėn financiare me pėrballue shpenzimet e duhuna pėr atė punė.

At Filip Riceputti mbi njė barkė tė Vendikut i ra pėr gjatė bregut tė Adriatikut tue u ndalue nė tė gjitha qėndrat ku kishte landė pėr punėn e vet e nga kėto qėndra bregdetare dėrgoheshin njerėz tė tjerė pėr kėrkime historike nė qėndrat e mbrėndėshme tė vėndit prej kah i dėrgohej landa e duhun nė breg tė detit. Kėtė punė e vazhdoi deri nė qytetin e Tivarit. Prej Tivarit u dėrguen lajmėtarė nė tė gjithė qėndrat kishtare tė Shqipėrisė tė cilat iu pėrgjegjėn tue i dėrgue secila ndihmėn e vet historike shkruajsit tė ardhėshėm tė kishave ilire. Njė qerre me qe e ngarkueme me dorshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapėrceu tė gjitha vėshtirėsitė e baltrave tė Zadrimės, u mbyt nė ujė tue kalue Drinin e hupi e gjithė ngarkesa e caktueme pėr At Riceputt-in.

Riceputti e ndau tė gjithė landėn e historisė kishtare ilire nė katėr pjesė me nėndamjet e renditjet pėrkatėse simbas skemės qė kishte pėrpilue Klementi XI. Pas vdekjes se tij, At Riceputti me zell e kujdes pėrfundoi tė katėr pjesėt e historisė kishtare ilire e kur i pat gati pėr shtyp, mbaruen ditėt e jetės sė tij e vdiq. Jezuitėt, si e kanė zakon kur vdes ēdo antar i shoqėnisė sė tyne qė ka duersh ēdo punė tė randėsishme, ngarkuen qė tė kujedesei pėr shtypin e dorėshkrimeve tė Riceputtit njeriun e tyre ma tė aftė pėr historografi At Daniel Farlatin. Ky mbasi studioi tė gjithė veprėn e Riceputt-it u raportoi eprorėve tė vet se historinė kishtare e shkrueme nga At Filip Receputti, ishte pune me kritere historike tė vjetėrueme. Mbasi u studiue mirė ēėshtja e rezultoi si kishte raportue At Daniel Farlati, eprorėt ngarkuen kėtė tė niste punėn pėrsėri si mbas kritereve historiologjike moderne tė kohės. At Daniel Farlati shkroi, shtypi e botoi katėr vėllime e parė tė veprės Illyricum Sacrum e ndėrroi jetė.
(AQSH F.1069 D.40 fq.221)


Vepra "ILLYRICUM SACRUM" (ILIRIJA KISHTARE ose Historia Kishtare e Ilirisė) pėrbahet prej tetė volumesh me formart 38 x 26. Volumi i VII rreshton historinė kishtare t'Ilirisė bregdetare, kurse volumi i VIII atė tė krahinės sė Kosovės. Volumi i VII, nė 638 faqe, rreshton historinė kishtare dhe lidhun me atė ēivile tė Metropolive tė Djoklesė, Tivarit, Shkodrės, Durrėsit e tė Sirmit dhe sufrangave ase tė dioēezave qė mvaren prej tyne. Prej kėsi volumi deri tash kemi pėrkthye pjesėt qė i pėrkasin mbrendisė sė kufijve tė sodshėm tė Shqipnisė, d.m.th. sa i pėrket Shkodrės dhe Durrėsit dhe sufrangave tė tyne (vazhdoj pėrkthimin e pjesėve tė tjera) Shkodra kishte kėto dioēeza: 1. Drishtin, 2. Pultin e Madh, 3. Pultin e Vogėl, 4. Dejėn, 5. Sarden e 6. Sapėn. Durrsi kishte kėto diocese sufragane: 1. Lezhėn, 2. Arbėninė, 3. Krujėn, 4 Bendėn, 5. Priskėn, 6. Shtejefnin, 7. Kanovjen, 8. Skampėn, (Elbasanin) 9. Lestronin, 10. Bulidėn, 11. Amancien, 12. Apoloninė (Pojanin) 13. Vėlonėn, 14. Pulkerjopullin (Beratin) dhe 15. Akroēerauninė.

Nė kėtė volum tė VII pėrshkruhet gjanė e giatė themelimi i qyteteve dhe i dioēezave, tue gėrshetue historinė kishtare atė ēivile t'atyne vėndeve. Shfrytėzohen mire dokumente, historjanėt dhe gjeografėt e ndryshėm tė vjetėr e tė rinj t'atyne kohve. Landa ndahet nė djeēezė dhe nė rajone kishtare. Secila Seli Arqipeshkvnore apo Ipeshkvnore zakonisht gjindet ndėr qytetet nga tė cilat edhe merr emnin. Nė fillim tė ēdo Arkiodioējezi apo Dioējezi pėrshkruhet themelimi i qytetit dhe djeēezit, mandej vjen rreshtimi i jėtėshkrimit tė secilit Prelat. Giatė jetėshkrimit tė tyne rreshtohen faktet e histories kishtare e ēivile nė rend kronologjik. Ky volum pėrfshin landėn historike deri nė fillimet e shek. XVIII, kur edhe botohet nė vitin 1817. Vepra "Ilyrricum Sacrum" asht rreshtue nė giuhėt latine klasike. Pėr plotėsimin e kėtij kuadri historik me randėsi tė madhe tė vėndit tonė, nevojiten edhe pjesė tė tjera tė kėtij volumi ashtu edhe volumi VIII. Po tė kėrkohet, jemi gadi tė vazhdojmė kėtė punė tė mundshme, me shpresė se do tė jetė njė kontribut i mirė pėr njohjen e historisė sė vėndit tonė tė dashtun nga brezat e rijė tė popullit tonė. Vazhdon mandej ?(nuk kuptohet fjala) prelat, dhe giatė kėtij rreshtimi pėrshkruhen punėt ndaluan giatė sundimit tė tyne kishtar e ēivil nė mėnyrė kronologjike.

Ky volum vjen tue pėrshkrue deri nė fund tė shekullit tė XVII e diēka nė fillimet e shekullit tė XVIII. Vepra asht rreshtue krejt nė giuhėn latinishte e madje klasike. Edhe pjesėt e tjera qė i pėrkasin Djoklesė e Tivarit kishte qenė mirė tė njifen prandaj tė pėrkthehen nė giuhėn tonė mbasi kanė lidhje tė vazhdueshme me krahinat tona. Pėr plotėsimin e kėtij kuadri historik tė vėndit, do tė ishte me vėnd edhe pėrkthimi i blenit VIII. Po tė kėrkohet kishim me kenė gadi tė vazhdojmė kryemjen e pėrkthimit tė bl. VII dhe tė VIII-it. Paraqitėm kėtė pasqyrė sintetike pėrtė pasė njė ide mbi pėrmbajtjen e kėsaj vepre.
Milot 19. VIII.1963. Dom Frano Illiaj (firma)
(AQSH. F. 1069. D. 40 Fq1)

---- - - - -
Me vlersime per Gazeten Shqiptare, faqja 12/13, 7 Dhjetor 2002



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.