Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ajo qė s'arrihet, duket mė e ėmbėl
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.

Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.

Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.

Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".

Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
Emigracion :: Letra tjetėr e Hapur Presidentit
Postuar nga: Skampa

Emigracion KESHILLI KOMBETAR SHQIPTARO-AMERIKAN (NAAC/KKSHA) i ka derguar letren e meposhteme shkelqesise se tij, Presidentit te Shqiperise z. Alfred Moisiu ne lidhje me disa ceshtje shqetesuese. Teksti i letres vijon si me poshte:



KESHILLI KOMBETAR SHQIPTARO AMERIKAN
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington D.C. 20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada E Krajishtes, No#8, 38000 Prishtina, Kosova

Tel: 202-466-6900
Faks: 202-466-5593
http://www.naac.org
Email: naac@naac.org


DEKLARATE PER SHTYP

KKSHA I DREJTON NJE LETER TE HAPUR PRESIDENTIT MOISIU

29 Prill, 2003

Shkelqesise se Tij, Z. Alfred Moisiu
President i Republikes se Shqiperise
Presidenca e Republikes se Shqiperise
Bulevardi "Deshmoret e Kombit"
Tirane, Shqipėri

I nderuar z. President!

Duke iu derguar pershendetjet me te mira dhe urimet per suksese ne punen tuaj ne sherbim te kombit, deshirojme te ndajme me ju disa shqetesime te perbashketa.

Ashtu sic jeni ne dijeni, siē behet e ditur nga raportet e shumta te institucioneve nderkombetare, intervistat e funksionareve te ndryshem te huaj, anketimet e biznesit vendas, si dhe nga ngjarjet me te fundit ne Shqiperi, nder problemet me kryesore qe Shqiperia ka sot eshte korrupsioni masiv ne te gjitha nivelet e administrates shteterore, perhapja dhe sfida qe krimi i organizuar po i ben shtetit (sic eshte shprehur Prokurori I Pergjithshem), e ē'eshte me keq, lidhjet e politikes me te dyja keto fenomene. Keto fenomene nuk jane me ceshtje imazhi. Keto jane probleme qe demtojne cdo dite jeten e shtetit e qytetareve shqiptare, ngadalesojne e frenojne procesin e ndertimit e fuqizimit te institucioneve dhe dobesojne pozitat e Shqiperise ne marredheniet e cdo natyre me partneret e huaj.

Ne i kemi ndjekur nga afer dhe perkrahim arritjet e derimetanishme te shtetit shqiptar ne luften kundra korrupsionit dhe krimit te organizuar, sado te kufizuara qe kane qene ato. Ajo qe permendet nga autoritetet shqiptare si maja e ketyre arritjeve eshte eliminimi, ose me sakte reduktimi i trafikut te skafeve drejt Italise pas fushates se bashkerenduar te para disa koheve midis forcave te policise dhe ushtrise shqiptare, si dhe atyre te vendeve fqinje. Nderkohe qe ky ishte nje rezultat i kenaqshem, nuk duhet harruar se u deshen me shume se 10 vjet presion nderkombetar dhe kushedi sa e sa jete shqiptaresh te humbura ne fundin e detit qe shteti shqiptar te angazhohej seriozisht per ta luftuar kete fenonem. Mbi te gjitha, ne kendveshtrimin tone, rezultati i arritur nuk deshmon gje tjeter vecse ate qe kur ekziston vullneti i duhur politik, nje "semundje" qe zgjati mbi dhjete vjet mund te "kurohet" edhe ne me pak se 2-3 dite.

Po a ekziston vullneti i duhur politik ne Shqiperi per te luftuar me rrenje korrupsionin dhe krimin e organizuar? Sic jeni ne dijeni, akuzat serioze per korrupsion dhe lidhjet me krimin e organizuar kane arritur majat me te larta te politikes dhe qeverive shqiptare te tanishme e te kaluara, si ne mediat dhe opinionin publik kombetar ashtu dhe ate nderkombetar. Ne shohim me shqetesim te vecante se, nderkohe qe politikanet kryesore te vendit vazhdimisht akuzojne njeri tjetrin, per nje kohe te gjate asgje nuk eshte bere per te hetuar akuzat e tyre.

Po permendim disa shembuj: shtypi shqiptar raporton se kohet e fundit, nje nga politikanet kryesore te Partise Social Demokrate dhe ish-Minister i Jashtem i Shqiperise z. Paskal Milo deklaroi se ka "prova demtuese" kundra ish-Kryetarit te Parlamentit te Shqiperise, z. Skender Gjinushi. Rreth nje vit me pare, Kryeministri I tanishem z. Nano u akuzua nga Kryeministri i atehershem z. Meta si "padrino" i Shqiperise, akuze kjo e bere hapur edhe nga shtypi italian (me emra dhe te dhena mjaft specifike). Z. Nano gjithashtu u akuzua nga anetari I parlamentit dhe ish Ministri i Energjitikes z. Dritan Prifti se Nano ka tentuar te pastroje miliarda dollare dhe shtypi ka pasur disa njoftime qe ai ka llogari bankare te jashteligjshme ne institucione te huaja financiare.

Nga ana tjeter, po para nje viti z. Nano akuzoi publikisht ish-Ministrin e Financave Anastas Angjeli si dhe disa ministra te tjere te qeverise Meta per korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Per me teper, gjate luftes per postin e kryetarit te Partise Demokratike, nje nga ish-drejtuesit kryesore te Partise Demokratike dhe sot Kryetar i Partise Demokratike te Reformuar, z. Genc Pollo akuzoi ne shtyp ish-Presidentin Berisha per pronesi ilegale (nepermjet emrave te te tjereve) te buzineseve dhe pronave te patundshme ne Shqiperi dhe Amerike. Kuptohet, kjo liste emrash eshte perfaqesuese po nuk eshte e plote. Gjithsesi, ndonese te gjitha keto akuza jane bere nga politikane te te njejtit krah, njerez qe kane punuar gjate dhe afer me njeri tjetrin, persona qe jane ne pozicion qe ia dine "te palarat" njeri tjetrit, nuk dime te jete bere asnje hetim apo akuze zyrtare nga ana e organeve perkatese dhe asnje politikan nuk ka dale vullnetar qe te vere ne dispozicion te hetimeve te drejtesise te ardhurat dhe pasurine e tij.

Kjo ndodh ndonese vetem pak dite me pare Ministri i Rendit deklaroi bujshem ne parlament se ka dosje per politikane te lidhur me krimin, deklarate qe nese s'jemi te gabuar eshte bere edhe me pare nga parardhes te tij. Zyra e Prokurorit te Pergjithshem e justifikon mungesen e fillimit te hetimeve ne majen e piramides me "mungesen e provave." Sidoqofte, ne duhet te kemi parasysh se nga vete natyra e ketyre krimeve, provat e sakta e tė pakundėrshtueshme nuk do t'i bien prokurorise ne preher por duhet te kerkohen me perkushtim dhe profesionalizem. Duke pasur parasysh klimėn e vėshtirė nė tė cilėn vepron prokuroria shqiptare, kufizimet ligjore e te natyrave te ndryshme, si dhe presionet qe ushtrohen ndaj prokurorise nga politika, qe prej me shume se nje viti me pare, KKSHA ne menyre publike I propozoi parlamentit shqiptar qe te "krijonte nje komision parlamentar dy-palesh per luften kundra korrupsionit dhe krimit te organizuar me fuqi te plota hetimore" dhe te lejonte anetaret e ketij komisioni qe te vazhdonin me ngulmim hetimet e tyre pavaresisht se sa lart arrinin ato.

Ne thame atehere, dhe vazhdojme te mbetemi te bindur tani, se "ne besojme se lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar nuk duhet te jete nje beteje intervistash apo deklaratash per shtyp, por nje perpjekje institucionale e matur me rezultate konkrete." http://www.naac.org/pr/2002/03-26-02.html. Gjithsesi, ngjarjet qe kane rrjedhur qe nga ajo kohe kane treguar qe komisionet parlamentare dy-paleshe kane qene joefikase, vecanerisht per ceshtjet qe jane te mbarsura me konflikte. Ndaj, mendojme se ka ardhur koha qe te konsiderohen alternative te tjera.

Ka disa kohe qe ne kemi diskutuar ndermjet nesh, me organizata te tjera ne diaspore, si dhe me perfaqesues amerikan, idene e krijimit te nje Komisioni Kundra-Korrupsionit me te vertete te pavarur, me fuqi te plota hetimore, dhe i perbere jo nga politikane apo anetare te parlamentit por nga specialiste te mirefillte e tė pavarur te fushave perkatese, shqiptare dhe te huaj. Ne kemi dijeni se nje grup i disa organizatave te tjera Shqiptaro-Amerikane ju ka derguar se fundmi nje leter ku nder te tjera mbeshtesin idene e krijimit te ketij Komisioni. Ne kendveshtrimin tone, nese klasa politike shqiptare do te kete vullnetin e duhur per ta krijuar, parlamenti duhet t'i jape Komisionit mandatin e duhur per te hetuar te gjithe politikanet e Shqiperise pas-komuniste qe kane qene ne pozita te rendesishme dhe/ose anetare parlamenti qe vazhdojne te jene aktive ne politike.

Rezultatet e ketij hetimi duhet te paraqiten pastaj publikisht prane zyres se Prokurorit te Pergjithshem ne menyre qe drejtesia te beje detyren e saj. Gjithesesi, duke pasur parasysh qe krijimi i ketij komisioni dhe i infrastruktures ligjore te pershtatshme mund te shtyhet pafundesisht ne kohe, (dhe meqe numri i politikaneve te akuzuar nga partite kundershtare arrin permasa astronomike,) ne mendojme se vemendje te vecante dhe te menjehershme i duhet dhene individeve qe jane momentalisht ne fuqi dhe qe jane akuzuar per korrupsion dhe lidhje me krimin nga anetare te partive te tyre. Kjo eshte vecanerisht e rendesishme per arsye te efektit te larte negativ qe aktivitetet e tyre te fshehta, nese ekzistojne, mund te kene ne perparimin e Shqiperise. Ne mendojme se Ju si President i Shqiperise keni autoritetin moral qe te kerkoni bashkepunimin e Kuvendit dhe te Prokurorit te Pergjithshem per fillimin e menjehershem te hetimeve per akuzat specifike ndaj ketyre individeve.

KKSHA e kupton fare mire qe krijimi i nje komisioni nuk eshte "pergjigja" e gjithe problemeve qe ka sot Shqiperia. Ne fund te fundit, sic shkruhet ne letra e sic eshte shpallur sa e sa here ne fushata elektorale, Shqiperia ka strategjira "te mrekullueshme" kundra-korrupsionit. Per me teper, ēdo komision i krijuar eshte vetem nje zgjidhje e perkohshme emergjence. Korrupsioni dhe krimi i organizuar do te mund te luftohen ne menyre te vazhdueshme e te perhershme vetem kur policia dhe organet e drejtesise do te forcohen profesionalisht dhe institucionalisht, do te kene mbeshtetjen e plote te politikes si dhe kur te jete krijuar nje ndėrgjegje shoqerore e qytetare qe nuk toleron keto lloj fenomenesh. (Me kete rast, ne duam te shprehim nderimin tone me te thelle per ata punonjes te policise, prokurorise, apo gjyqtare te ndershem qe megjithese ne kushte shume te veshtira, perpiqen ti sherbejne vendit te tyre me devotshmeri.) Vecse, duke krijuar Komisionin Kundra-Korrupsion, duke pranuar te behet objekt I hetimeve transparante te tij, klasa politike shqiptare do te tregoje nepermjet shembullit personal qe me te vertete deshiron te nderprese cdo lidhje me keto fenomene, do tė realizojė atė vetėpastrim apo "katharsis" aq tė pėrfolur para njė viti, dhe mbase do te rifitoje besimin e qytetareve shqiptare, mungesa e te cilit shihet qarte ne renien e vazhdueshme te numrit te qytetareve qe ushtrojne te drejten e votes ne zgjedhje te ndryshme.

Se fundmi, KKSHA gjithashtu e kupton qe kjo nisme, nese ju vendosni ta perqafoni, do te hase ne rezistencen e asaj pjese te politikes qe eshte e mpleksur me krimin e korrupsionin dhe nuk ka interes qe te zbulohen rrenjet e ketij fenomeni. Megjithate, Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan beson se emri juaj i paster, tradita patriotike familjare, vendosmeria dhe pozicioni qe mbani ne jeten politike te vendit, Ju bejne personin me te pershatshem per te filluar perpjekjen konkrete ne luften kunder korrupsionit dhe per te mbeshtetur kete nisme te rendesishme. Ne Ju sigurojme se, nese do te kete perpjekje serioze nga ana juaj per ta perqafuar kete nisme, ju do te keni jo vetem mbeshtetjen tone por dhe ate te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Me respekt,

Ne emer te Keshillit Kombetar Shqiptaro Amerikan,

Riēard Lukaj,
Kryetar

###
Kėshilli Shqiptaro-Amerikan (NAAC) ėshtė njė organizatė jofitimiprurėse, qė i ėshte kushtuar mbėshtetjes sė shqiptarėve dhe promovimit tė paqes dhe zhvillimit ekonomik nė Balkan, pėrmes inkurajimit tė politikės demokratike, promovimit tė respektit pėr tė drejtat e njeriut dhe zhvillimit tė programeve pėr arsimin dhe zhvillimin.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.