Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E bukura eshte ambicia e vetme, qellimi final i shijes.
--- Baudelaire

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 156 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Letersi :: Krijimet e mia
Postuar nga: Fiori

Letersi Mėnyra mė e mirė pėr tė njohur veten, ėshtė duke i folur asaj. Por nuk duhet tė harrojmė se egziston mundesia kur : "Njohja pėr njeriun ėshtė mjet i mrekullueshėm, pėr tė shkatėrruar veten" (Nietzsche)
Nė fund zgjedhja ėshtė pėrseri e jona. Nė etempt pėr tė njohur veten, ka kohė qė kam filluar ti flas...


Fjalet
(evolucioni)

Kur te mbarohet thesi ne do jemi zhdukur me kohe, dinosauret.
Futem doren dhe nxorrem cna zuri dora, qerrosi.
Dhe ja mbushem mendjen vetes pastaj, se dhe thesi egzistonte, enderrimtaret.
Po pastaj filloi te na rrendonte kur e mbanim, budallenjte.
I harxhuam te tera dhe i vollem se na haej prape, nastradini.
Tani i ndajme me racion dhe shpresojme, ne.


Kur je!
26-06-2002

Enderrat i hodha ne xhepa,
monedhat e vogla.
Ndoshta me duhen ndonjehere
kur nuk dua te marr kusur
dhe i perdor ashtu rrjedhshem
pa traktate.

Sot po ēirreshin po qanin
fobiket e ralitetit
- "Vetem mos u grindni"

Mallit ja preva krahet
kur terhiqte me eren
ne fluturime notonte
me zune rrymat
pa arritur te vesh kostumin,
c'ta dua me....

U perplas tek dritarja
- "Mos i zgjo te fjeturit"


***

Toraksi i mallit sa vjen
e fryhet
ma merr frymen
tek ngaterrohet
me te panjohurat e reja
ditet e plazhit
poetikisht
ne largesite "rimote" (remote)
kuptime te reja
si cifla qelqi pas gjakut lidhur
levizi toka
a leviza vete?!


Syte i morra ne goje
hodha uje, dhe nuk fola
i futa dhe ne "centrifuge"
qe mos pickonin
stergjatjen e imazheve
periodike.

Rreshqiten ne digital
- "Nuk pengohen kalimtaret".



Ne kerkim

Kerkon nje jete tjeter
per te fshehur ate qe ke...
Kush tha se ajo qe kam
nuk me pelqen...

Te dyja kraharisin
kush e merriton te digjet, sot
nen rrotat e makines.
Ndersa para dy ditesh
ideja me guduliste e me shkrinte
ne qeshje te stergjatura
te lyera me gezim nga siper, sot
edhe frymemarjet me plasarisin
drejt thyerjes.

Te gjithe ikin...
sa here duhet ta kisha mesuar kete.

Ngre kordat e zerit
ne nje nivel
dhe flas akoma ne vale te panjohura
me nje ritem te cilin
nuk pata ndonjehere fatin
ta provoja ne do - re - mi*tė
para pasqyres nen fustanin blu.

Mos fli sot.

Flas vazhdimist
pa arritur tek mendimet,
i pickoj nga pak kur rrjedhin
kalbesiren gri te veres.

Dhe siluetat e vjetra
kur kujtohen perseri
te me presin rrugen,
bej kryqin nga frika
e maceve te zeza.

Me njerez te panjohur
kam filluar te flas
eci brenda bulzave te djerses
me mė shume prej tyre
mu ngjiten a i ngjita rruges.

Sot nuk do i mbyll syte!


Ore dite

Gervishtjet e fytyres
jane pasqyra e
zakonit te ri, ne
tejzgjatjen e muskujve
te barkut nga e pangopura
qe fle atje
kur thith ajrin, ne
gojen shterpe, pas fjaleve
qe presin rradhen.

Nuk i nxjerr djallushkat
qe frymen e marrin hua
dhe kacafyten ne terrenet
gjakesore te endrres
as rete nuk jane me
bardhesia e paqes
po frika e mbytjes nga boshlleqet.

Ne ecim mbi qelqe
me shume se vetem
me barren,
e rrobave te reja, te Mbretit
mbuluar.

Dhe lulet...
shijojne me shume
te keputura.



Dite petalesh

Ne flladin e ri te frymemarjeve
kur fjalet vdiqen pa mbetem ne
ne aromen dehese te petaleve
te pashe tek zbrisje, nga nje re...

Por nuk e di se ku me ike
ke perqafove dhe cfare i the?!
ne pllakat e ftohta te nje lulishteje
vazhdoja ecja vete mbi ket' dhe.

Ju luta eres te mos vraponte
por nuk i vura dot nje fre
dhe ores kur gishtat guduliste
i ndertova nje ure ne mes atje.

Flladi fryn me merr me vete
kjo' era gjume me nuk po fle
sot oret lashe te shkojne ne rrjedhje
permbi petale u ula vete.


Vargje Ranore

Digje heshtjen me
letrat e dashurise
thatesira djeg shpejt
ato qe dhe hi-jesisht
kredhen nen rere.

Varros plehun
e pranveres se shkuar
thurur me rrenjet e dites se re
per stinen e ardhshme

Lengezo akujt
nen fustanet e shkurtra
ngrohur nga midisjet
e dy rrugeve paralele

Ngrohur e nxehur
djegur i akullt
ne qoshet qe i njihje
dite me pare
ku sot takohen
vetem kalimtare

Merr fryme nen
buzeqeshjen
e shtypur nga nje engime
teknologjike

Krruaj barkun
nen veshtrimet e formave
hajrore
friksuar nga frymet rringjallese

Nese qesh a qan
gjithmone nen rritmin monoton
meso te ēirresh
zgerrdhitshem
per ti pare te tjeret nga afer

Lakuriqe gjithmone
pa fjale e mendime
sikur te dija ndryshe...


Se vdesim...
01-08-2002

Thuaj lule, ku ke celur
ku u rrite dhe bertite
ke mallkove tek u rrite
thuaj lule, thuaj...

Thuaj lule, ke shi prite
ke pranvere lulezove
cilat male te bene hije
thuaj lule, thuaj...

Thuaj lule, pse merzitesh
pse ul koken dhe venitesh
kur te rane gjethet shpine
thuaj lule, thuaj...

Thuaj lule, pse u thave
lengezove, me lote qave
prane pas tokes pse u ngjeshe
thuaj lule, thuaj...


Me shume sec duhet

Me jepni dashuri
te thartoj boten
tja pres krahet
si te mushkonjes
ta bej te haje mish
njeriu
te qaje, te ulerije
ne fund te tokes.

Me jepni dashuri
te dua helmin
ta pij dhe te qesh
me shume se dje
te dehem te ngrihem
te kercej vendit
te flas percart, te ec mbi re.

Me jepni dashuri
mos njoh njeri
te gjithe ne rrathe mizash
ti shikoj
tu hedh uje, me fshese ti fshij
ti fryj, ti shtyj
dhe ti afroj.

Me jepni dashuri
tju kontrolloj
te ndihem e fuqishme
gjithesisht
ne pragje fjalesh
tju puth tju ledhatoj
pastaj ne gjunje tju ul
me kenaqesi.


Te gjithe si ne
dhe une si ti!

(08/09/02)


Las Vegas - Nje mbremje

Kaloresit ikin
dhe vdesin
ne luftrat e tyre
asnjeri nuk u rrishfaq
me lule buze-qeshur
si me pare
e me ben te mendohem
nese ndonjehere
u shfaqen te tille.
Pa rendesi
ajo qe turrbullon oret,
pa rendesi te gjitha
pa rendesi njerzit
pa rendesi e parendesishmja
cfare jemi
me zgjo
po dal nga vetja
dhe hyj
dhe e gjitha ka filluar
te me shqetesoje
i shikoj te gjitha nga larg
ne njerez
une njeri
pastaj asgje,
perseri pa rendesi
kuptimi, besimi
ne te krijuar nga dikush tjeter
si shtepia e kukulles
ndoshta kalbesire tani
te harruar nga luajtesi
luajme me veten
perdorim luge e makina
me nxirr
te shikoj veten pa kuptim
pa moral
pa emer
pse duheshin te gjitha
si fillim...
lumenj te marre
lumenj lundrues
cfare jemi me thuaj
me nxirr
nga vetja kuptohet
skam pse e dua
i shikoj te gjithe
me shikojne
pastaj zhdukem kur dua
magji...
si?
u zhduka
po flas, me tremb
jam dicka pas zerit
kam hunde
e di
me nxirr
skam turp, po ngrij
ska perse
po ndodhin
ben "bajram" me veten
ah po kaloresit
kaloresit vdiqen
po harruan ta shikonin
te dilnin
me nxirr
nuk kisha cbeja
e di
me nxirr, u mbyta...

(13/09/02)



Ndryshe

Ne jemi njerez
une e ti
mos me zbraz diten
me broēkulla
"te reja"
numeron njerzit
kur rendon veten
mbi gomar
dhe fillon reciton
akoma "te vjetrat"

Ne jemi njerez
une e ti
mos me cudit
me ato cfare je
nje qe pret fjale
apo nje qe punon dhe
se kur linda
paqyrimet me cuditen
pashe veten
me poshte te pashe ty
qe pickoje mishin tend
me "zgjuarsi"

Ne jemi njerez
une e ti
te marrte rrjedha
e mos u kthefsh me
kur te zgjohesh
me kujto
dhe fillo jeto
qofte edhe nje sekonde
per veten...,
me thuaj pastaj
cfare je e ke shikon!

Ne jemi njerez
une e ti
e ne te dukem ndryshe
pune e madhe
neser kur te vdes
une do vdes si une
po ti cfare shembullim
do kerkosh??!

Ne jemi njerez
une e ti
kur sta kam kohen
kohe mos kerko
mos ndihmo te humburit
kur vete humbet
si fitimtar kushdo jeton
mbush mendjen
se ste pelqen
e ne te ardhte ne dore
nje zog
me thuaj pastaj
sa te shijon...

Ne jemi njerez
une e ti
te mire te ligj
kush po pyet
te gjithe do vdesim
sic lindem ate dite
duke vrapuar
gjithmone
pas "qellimeve".


Perkatesi
(per te mos u trembur)

Pas mendimesh
te kam lidhur me kohe
tani te terheqin me vete
ngado qe shkojne
te lodhur te dy nga te thenat
te paurritur per cfare nuk u tha
te heshtur jashte e me zjarr brenda
kur goja flet, ti brenda qan.

Po...
Te mendoj shpesh
kur lot nxjerr i lodhur
me trupin hedhur
ne ngjarje jete
i vogel serish dhe i pambrojtur
une e shastisur shikoj
ne heshtje.

Po...
te mendoj shpesh
kur hidhesh valle
dhe ke harruar qe jam ketu
te mendoj shpesh
tek ndjek pas vargun
menduar kapur
nuk di se ku.

Pas mendimesh
te kam lidhur me kohe
e vetmja skllaveri qe njoh.

09.10.02


Perpjekje

Simetrikisht
u ndertuam njesoj,
u krijuam - na krijuan,
jemi...
limiteti i logjikes
pasardhesi i qendresave
genjen botkuptimet
Nga nje simetri
te njellojte - njesoj
nxjerr kuptimin "ndryshe"
Ndersa syte largohen
nga hunda,
vrapimthi drejt bashkimit,
jetojne perjetesisht te vecuar,
ne gjysmen e tyre,
drejtuar kudo
"pervec vetes".
Perpjekjet per bashkim
krijojne ndarjen,
e nese nuk perpiqesh
atehere nuk je.
'Bashkimi mosegzistent
jeton si fjale
lidhur pas perpjekjeve
"fryme" falese.
Gjysmat i jetojme
te tjerat i enderrojme
'Bashkimi mosegzistent.


Arrogance

Krruspull hena, ne gjokse qiellore
mbijetuar shembjesh, tronditur nga fjalet
orteqe enigmash te zena pas dore
e pasnesermja pjese e se sotmes.

kemb' e gomarit mbi vijen ujore,
sterkale e mjaftueshme per tu dehur,
perdredhur ujrat ne qenje mohore,
eklipse mendimesh pas kuintash.


***

Rrembyer nga ide skelete
veshur me tela ne mish te kripur
kur e njejta fantazme na ve ne gjume
ne me flladin e henes ndezim qiriun
e i shuajme dritat per te kursyer
ndoshta pak veten
ne dite dimri
Arratisur nga notat e kengeve te njejta
monotone si gjethet qe bien cdo vit
fleme vetem dhe zgjohemi shume
kur enderrat rendojne ne tela veglash
thinjur nga pluhrat dhe haresa
me shume nga vetja
se nga gjallesat
te na rrojne
qe ne mos vdesim!


***

Petalet i shtyu era
ne enderrat e dikujt tjeter
krahet e shpreses
i theva
nuk fluturohet me vetem...

Lindem,
sic do vdesim
me vdekjen takohem cdo dite,
sot doja me shume mbulesa
dhe ēadra, te ngritura nga miqte!

Cdo rreth i fundit largohet
sikur te afrohej nje tjeter!?
edhe atomet armiq
te mbuleses mbrojtese
fuqite...
gjykates sė tė vertetes.

Si trung qe goditet nga era
ne pritje te gjetheve te reja
u pa puna duhen lindur te tjera
te renat u zbrapsten
nga vetja!

Sa larg...
Rendesat nuk me ngarkojne
me japin siguri
mi mbajne kembet ne toke
me bejne te ndihem njeri...

Provoj te rendoj sa mundem
ne toke te gurrte po shkel
se vendi dhe gropa me duhen
me thelle te ngjeshem ne dhe..


Korēės

Cte te them moj e madhja Korce
me ka marre malli per ate Toke
me ka marre malli per te tuat sokake
shtepi, rrugicka, te shkretat pallate.
per geshtenjat ne rruget vjeshtore
per bankat e shkolles
te parat zanore
per femijet e vegjel qe quaja shoke
rruget e pazarit, cdo pellg e cdo grope

Per njerzit Korce,
per njerzit me shume
te vjetrit nga shkuan(?!)
kur humba dhe une!

Cna bere moj Korce,
i hodhe i shite
te vrare e te gjalle
te gjitheve me hile!


Rastesisht

Rastisa ne kohe te tilla
me poete-tregetare
e tregetare-poete,
me dashuri te kenduara
neglizhuar nga njerez
me endacake si une
duke formuar folete
me ajer te mbytur
nga kengetare e profete.


Rastisa ketu...
sa keq,
dhe ty te rastisi
rastesia ime!


***

Enderrat me kane thyer ditet
dhe jeta po me del nga to
e pambrojtur,
Qellimet po zhubrosin kuptimin
e ndjej,
cdo hap, me
fundin "kanosur"
Frymemarjet lakohen nga heshtja
e frikes,mbi
enderren e "sosur".

***

Shkurt,
nuk do ishe ndryshe
sikur te ishe sikur-ur
te ktheje veten tek hamendjet
dhe te kerkoje symbyllur
ato qellimet e tua
dhe arsyet per ardhjen time
mesimet qe duhet te me jepje
te kishte kuptim vazhdimi...


shkurt,
do isha ndryshe
sikur te kishim jetuar
te hanim misra per Miss-e
qe paten rastin dhe nuk fituan,
ne enderra s'do t'kisha mbyllur
mos te te dukej sot fytyra
tek ktheje supet nga prapa
une mos shikoja mynxyra.


shkurt,
nuk do isha une
po nje tjeter "pa mua"...


Kam idene do me pelqente!


Bota-nike

Te tjera emra sot
po, nje liste tjeter
te njejtat ndjenja sot
jo, per njerez te vjeter...
tretu urrejtje tretu
jepja shijen gjakut
u nise per tja marre
per pak te mori hakun.
E mbyllur ne kafaz
me tela pagezuar
kush kerkoi te dale
nga drita u qerrua.

Te tjera emra sot
po, nje liste tjeter
te njejtat ndjenja sot
jo, per njerez te vjeter
kur gungat maje kokes
nuk ti shikon njeri
dhe shkrimet atje tek balli
ti fshin nje afsh i ri
nuk egzistojne me trenat
as zhurmat ēu ēu ēu
atehere ke frike nga vetja
dhe heshtja gjithashtu.

Te tjera emra sot
po, nje liste tjeter
te njejtat ndjenja sot
jo, per njerez te vjeter
te mekur nga shpjegimet
e vetes pa shpjegim
u linde, te ndryshojne?!
Kur genet bejne miting!
E hapur e zberthyer
me forma pa kuptim
te tjera emra sot
therret me imponim
po, nje liste tjeter
perserit mos e harrosh
te njejtat ndjenja sot
kerkove te maskosh

Sot mbi gjithe ditet,
u ndale te mendosh,
ilaci nuk ben efekt
kur nuk di ke te mjekosh æ


Prolog enderrash

Kam shpresa qe te mallkojne sot
me syte nga venitjet e tua
dhe hapa qe te shkelin
te vrasin
pa te urryer
perdredhur me floket e femijerise
ne enderrat qe thurra vetem
kur ikjet mi mesove si jete.

Te mallkoj sic mallkoj veten
ne enderrat e thella
kur zgjohem dhe kujtohem
si ardhjen ma ke peshtirosur
e mos ardhte me njeri
nga rruget ku shkela...

Tu zente qeshja ne gryke
dhe ngordhsh i vetem
si langojte njerez
qe jargaviten per kosken
me zgjedhjet varur turinjve.

E kush tha se dua veten
le ta thote dhe nje here
kush nuk e do te tijen
le te me takoje
do e ul mbi gjurmet
qe te shpetoj nga mandata
Nastradin me mur mbi krye
tu shofte raca!


Prej-ardha

Deshire, kur hedh fjalet krave
mbeshtetur ne haresen e moshes
me zgjo nga enderrat pa thyer ujra
po me frikson tersi i te thenave.
E laguar nga inteligjenca e rreme
thurur me shenja leku e guri
sot dhe femijet nuk jane me naive
atehere me fole te them, te zgjojme murin!
Se puna e punes, sic punohet dita
lajmeron naten dhe vetem na le
na kujton se ku jane damaret e ngrira
e zemrat rahin ne rast rrufesh!
Kur nje grumbull rere me kala ajri
e perkthime borbardhash
jetojne me gjate se te gjithe ne
e di atehere se ma ka marre malli
se di per cfare, nuk di per ke...
me zgjo deshire, pa humbur farėn
te di cte flas nganjehere
me trego cme lane te paret
ne eshte virtyt apo terrmet...


Larg

Lidhju lamtumires si ura mes hendekut ndares
bashkoju enderres e enderro sic enderronim
me kujto perse qeshim sot kur sna qeshet
dhe si qesha dje, per here te pare.
Me frymen e ndjesive te kerkoj
ne grumbujt e deteve te pasqyruara ne hapa
bashke era mi ka bere dhurate qe te luaj
dhe luaj me veten sot...
shpirtrat me rrethojne te vonuar
ne ngjarje enderrash te atehershme
pas njerzish te urritur per shperthime, fshihen
sme mbetet vec te udhetoj...
ne barkun e peshqeve
te cunguar
ne ujrat ndenjes te nje akuariumi
lundron magjia e numrit nje
magjia e te prekurit
fjalet prapa murit...


Permbytje

Enderr buzkuqe anija ime sot
me papucka leshi dhe ore ne dore
me zemer ne krahe dhe krahet fluturim
imazhe rere ne qiejt e idhullit tim.
Goditet ne gurre dhe gurret copetohen
varroset ne kohe kur koha zgjohet
mbytet ne ujra por ujrat valohen
jeton e gjithe bota se enderra martohet.

Enderr buzkuqe anija ime sot
si mesova ta vrisja
as vete s'e kuptoj!


Te humbur

Pafajsia e imazhit nuk egziston
dhe thesin me perralla
ai qe u betuam se do mbushnim
ose zbraznim sa here na duhej
ka humbur...
te pakujdesur pas fateve
qe Zanat na falen
kur nje kalem dhe nje kesulkuqe
u takuan per here te pare
Sot ka vetem jetime,
te fateve te humbura
e ne te dy jetime te njeri tjetrit
pa dashur gjate rruges
vrame Zanat
tani lusim magjine!
12-01-2003
Njohje

Mbikqyresja e personaliteteve
figurave me ngjyre
qe perqarken rreth diteve,
"e heshtur ne njohje"
u zgjua perseri kete mengjes!
Parkoi ne te dremitur te dites
e me shkundi gjumin
nga imazhet e fshehura.
Kerkimet per historite
qe zgjasin diten
e imazhet qe egzistojne
ne tregime hipnozash,
atje ku te gjithe ecin zhveshur
nga pa mundesia e rrobave.
Grate me perēe mbuluar
i hapin rrugen
e fatet i jetojne te gjitha
mbuluar te pathenat
nga realja dhe dita
kendezi i mengjesit
drejton perqafimet
E embel puthja e fundit
kur dhe frika lind
krenare...


***

Si haet malli me lote
ne ujrat e ndenjura te pikpyetjeve?!
e mira dhe e liga si ndahen?!
kur njerzit edhe sot,
kujtojne dashurite.
Ne pragun e gjithenjohjes
ka te humbur te lumtur,
atehere si humbet
kur je zgjuar
dhe shenjat i shikon
pa syze?!

Kush meson gjuhen
e lamtumires
per te njohurit e largėt ?
Per castet
qe zgjaten gjithmone
e kohes i shpallen sfide
per akrepat qe rrahin nje
kur bota rrotullohet 24 ?

Si harrohet?

Ka rregulla dhe ne zhdukje...


Mos prit

Me hap pak vend nen krahe
mbulome dhe me merr frymen
te them lamtumiren sot
nen ngrohtesine e ikjes
te njohim veten
dhe ndoshta te tjeret
dhe ndoshta dhe mua
te me njohesh
pa shenja gishterinjsh
te sfidohen imazhet
dhe siluetat qe ngjallem
nė "ngjallem"?!
te vdese gjithesia
dhe hekuri te shkrije
kur dridhesh ne enderr
te dallosh ndryshimin
mos mbash me celes ditet
se iken dhe sjane tonat
ne fund
me ndiz nje zjarr
kam ftohte nga vetja!


Tė qesh?!

Mė mėso si?
Ngrihen buzėt dhe zeri
lėviz ajri nė shpirt
largohen mendimet,
ka kumbim...
ndriēojnė sytė?!

Ahahahah
mė mėso pra tė qesh
sic qesh gjithmonė ti!


Ngjarje

Kur ngrihet i marri
pasojė e tė parit
dhe vetja mohohet
njerėzia dėmtohet
shumėzohet trishtimi
nė mbetje pastrimi
dhe lakrat gėrrmohen
si njerėz strehoen
nė fjalė e mėdyshje
nė baltė pėr lypje
nė hipje
nė zbritje
nė rrugė
pa ikje
largime qė ftohen
dhe stinė qė ngrohen
me qiell pa diell
dhe hije qe shtrihen
zhubrosin ikonat
dhe flejnė me jehona
e shtypen
flijohen
qė kurrė mos tė zgjohen
e flasin
e vjellin
e shkumė mė s'nxjerrin

e me pas...

qetėsohen

Marrin frymė
dhe harroen...


Urim i vonuar

Kėngėt mi rrėmbe tė tėra
meloditė e ndjera,
notat e shkruara,
endjet e borės
nė petale tė qullura
hidhi flokeve
e me shiko pėrmes tyre
me mėdyshjet
e mbremjeve.

Mbi barqe violinash
pushpurit telat
dhe mė zgjo gishtat
atje do tė
vallezoj
edhe njė herė
perqafuar me Casablanken
dhe nje bllok kujtimesh

Pas mure gjimnazesh tė lashta
ku tė rinjtė jetojnė
njė tjetėr tifozllėk futbolli
dhe ai pret atė
ndėrsa ajo shkon
do tė ec e heshtur
mbrojtur nga muret e kohės
dhe qelqet e njė peshku
barbun.

Pėshpėrimat e kalldrėmeve
do ti mbledh
nė tavolinėn e qoshes
me fjongon e kuqe
tė shkreptimave vėzhguese
mallshėm do tė kėrkoj
tek fshihesh pas imagjinatės
dhe hekurit tė ftohtė
tė paraleleve tė jetes...

Gjithmonė nė ditė
lindjesh
unė uroj qiejt,
pafundėsisht!


Peshk me tru

Pemishtet qe njoha gjate rruges
ishin thare kete rradhe
ne kthim a ne ecje te gjate
nuk ka ndryshim
vdekja
te takon dhe nuk flet
si memecet
...........
Te fliste nje memec
do me shante mua te pares
ose ndoshta do nderronte vende
i sigurt se fitorja do te ish e tij
po dhe une mesova te shtirem
si "peshk me tru"
pastaj si bjonde
me fund
deri sa nje peshkatar u shfaq
dhe mua
gjithmone me kane pelqyer
ēarqet...



Pranverė?!

Ne mengjes
kur ndjej zogun e pare
atehere kur ajri fillon e flet
e ashtu ndonje kercitje dyersh
ngjiret neper shtepi,
e ndjej se nuk isha me ty
as naten qe kaloi,
dhe te gjitha pezullohen
me oren qe rreh fshehur.
Frikesuar nga mendimi im
shtrihem mbi veten
dhe nuk e le te marre fryme.
Vetem atehere mund te ndjej
hijet e pemes se molles
qe me prekin,
e me zgjojne nga enderrat
qe pashe.
I pashe te tera
edhe per ty
qe ike me flladin
e nuk u ktheve
si bora e fundit
qe u shkri ne cdo syth
dhe lulet i zgjoi mė nė fund,
Vetem ti i mbeshtjelle
ne rrjete dimerore
po fle,
perjetesisht?
Apo ndoshta
une sytė,
nuk kam "sy"
te ti shikoj hapur perseri!


Udhėtime

Merimanga lidhet pas zemres
e nderton rrjeteza te vertetash
semundje dritheruese
kaq prane gjakut te fuqishem,
te pafuqishme ne perzjerje
silueta te zgjedhjeve qe nuk zgjidhen
por heshtin ne prehje, si toptha fijesh
qe punohen ne tjerrje realitetesh!

Merimanga me ndjek ne enderra
ashtu kembezbathur si meri-mangė
hyjnore ne dukje, mangė rrugace ne prehje*
e perseri dyfytyrushka me largon
nga te vertetat e me vret me enderrat
e mia
ne perendimin e zemres
ne tharjen e lumenjve te saj
me ulet ne buze te tyre e ngerdheshet!

Une e rrita merimangen
dhuruese enderrash ne ējerrje realitetet
keshtu dyfishohem e jetoj ketu
me ikje endacakesh (edhe) atje!


Vras

-Pemet jetojne, me the die. -Shiko ate tek cepi i rruges, eshte e merzitur sot, e shikon si i shtrengon gjethet dhe nuk i le te bien edhe pse era e forte sot po me rrezon dhe mua.
-Po une cfare duhet te te them mikja ime, une qe tani kam harruar me kohe cilat jane gjethet e mia.
I ve vetes detyra, me shpresen se e nesermja do jete me e plote nga permbushja e tyre. Po cuditerisht e sotmja eshte bosh. Isha pergjumesht die dhe harrova te kerkoja apo thjesht nuk doja te kerkoja me...
1, 2, 3 mos artikulo, piano - piano, bravo te lumte - tela per violine...i keputa me kohe. Vrava talentin, te ardhmen ndoshta, vrava deshiren, kurajon...nuk e di pse ajo te ciles i kisha besuar dhe vazhdoj ti besoj cmendurisht, po me zhgenjen tani...arsyeja...si mund te luftoj arsyen? Si mund te luftoj veten ne ato momente kur une i besoj asaj me shume se cdo gjeje tjeter. Do ishte me mire te urreja arsyen, fajet i ka te gjitha ajo. Ajo me ben te urrej ata qe dua. Une, ajo. Ajo, une.
Ishin enderra ato qe kam pare deri sot?! Nuk po rritem, si mund te rriten njerzit keshtu...te gjithe jane ndryshe, dhe perseri te gjithe perfundojme ne te njejten bote, ecim tek e njejta rruge, hame te njejtin ushqim, luftojme ne te njejten menyre (per cfare ??!!). Tani jemi te gjithe njesoj po me arsye te ndryshme. Po me thua te vras dhe besimin e fundit ?! Po une e dija se po te kerkoja do te gjeja. Po me ben pasqyra te dukem sic eshte ajo, kur une e dija se ne pasqyre shikoja vetem pasqyrimin tim dhe isha une ajo qe e bente pasqyren te dukej ndryshe.
Isha betuar nuk do i ngjisja te njejtat shkalle qe ata para meje ngjiten, isha betuar te luftoja me ATA, ndersa tani...arsyeja e tyre po vret timen. Dhe nuk e di kujt tja hedh fajin tani kur edhe arsyen nuk e kam me nga ana ime. E vrava une apo e vrane ata...crendesi ka! Vjeshta erdhi dhe gjethet po bien perseri ! Gjethet celin perseri ne pranvere, dhe une do kultivoj nje arsye te re, arsyen time. Arsyeja do rrilinde, kurse une, une nuk jetoj me ketu...ata qe kerkojne nuk gjejne, kurse ata qe mjaftohen me pak fitojne ahahahaha
-Eshte perseri rradha ime ?!
*Po.
-Shiko ate ketrin ne mes te rruges, e ka shtypur makina. Shiko korbat, po e hane korbat...
*Nq se korbi do hante bar ai nuk do ishte i zi.
-Dmth dhe korbat jane te mire??
*Te gjithe jemi njesoj. Ne rrethana te tjera mund te ndodhte qe ketri te hante korbin.
-Vjet qava kur shtypa nje keter...

***

...Vazhdoi te shikonte ne sy skalitjen mashkullore me floke te zeza, pa e ditur se ishte rradha e saj. Qesharake. Ja vlen te zbresesh ne toke ne raste te tilla, por kur e meson veten te fluturoje eshte e veshtire te zbresesh poshte me raste.
*Sot ndihem e re, por dukem plake-nderpreu gruaja me floke te bardhe dhe lule ne koke.
-Me pelqejne dasmat.
Vetem fjale te tilla mund te te zbresin, madje rrezojne me turinj drejt tokes. Rradha, perseri. Folė.
Nuk e di... Kerrusja e ndenjes se gervishtur ne toke,embelma e se djeshmes, humultim i se sotmes, sheqer i tretur ne uje dhe "do te", ulerime pulbardhe mes mbetjesh toksike, intimitet i rrudhosur nga terheqja fizike, gulcitje hakmarrese, thike Hamleti ,shkretetire vetmie, maje ajzbergu, Udhetimi i lakuriqit te nates ne pafundesine ditore te Antarktides...Dhe ne...dhe ato, lulet e molles ne maj, Jeta ime - Mihallaq Andrea...po ju te dy pse jeni ketu?!
-Ah po, e mbarova , faxi u dergua dhe zakonisht ka me shume rendesi si ndihesh se si dukesh...
*Po. Per ty ndoshta - vazhoi gruaja plake duke dale.
- Per mua ?!
Thashe ate qe duhej ne vend te asaj qe mendova, ku eshte e keqja tani.Apo ne te vertete mendova ate qe thashe, po ajo qe thashe ishte shume pa vlere para asaj qe duhej thene.
Vazhdoj te flas dhe kur sdua, dhe hesht kur dua te flas, vazhdoj te degjoj deren kur mbyllet. Te jem e vetmja qe degjoj ate zhurme dhe stinet e Vivaldit, Pranvera ?!
Perseri zhurme, dera mbyllet.Naten e mire.
Zhurme...
-Deren lere hapur me mire !

***

...po fliste. Po me fjale te medha e te vogla, shume fjale, rremuje, si di vet, si gjithmone. Dhe une po e degjoja si di te degjoj un...nuk besoj kam degjuar njeri deri tani, edhe veten nganjehere e degjoj me vonese..."believe me, trust me, this is the truth...nuk e kuptoj perse me jep mesime kur une nuk i kerkoj ndihme..."Yes, I know, I believe you, I get your point," whatever point u're trying to make"...problemi eshte se ti nuk e ke idene "what point I'M trying to make"...lere fare, nuk ja vlen. Filloj te flas tani, pastaj duhet te te pergjigjem me vone, pastaj do me ike gjithe mbasditja duke menduar, c'fare te thashe, si te thashe, pse e thashe, deri atehere do me kete folur dhe ndonje tjeter rruges dhe do jem gjithe mbasditen e zene me "fjale", kam plane te tjera sot...kur nuk e ke idene me mire mos e kesh, ik ne shtepi tani pi nje gote uje, shihemi neser....nenqesh, "So are u listening to me..." ...edhe un ashtu mendoj..dy here..."it's all about control, there's no such thing as ...."...i iku truri fare me duket, po kjo c'fare lidhje kish me "ERRORRR sign" ne compjuter ...ok, I'll try to fix that today, bye.............................
Per ato qe iken, per jeten,per njerzit e dobet, per injorantet, per gjenijte (zgjidh e merr, mos mbaj rradhe, nuk ka ndryshim, mjafton te zgjedhesh te njejtin grup qe zgjo....e perse) ,per lojtaret, per mua, per fjalet...sa shume...perse duhet ti njohesh njerzit, jetoj c'do seconde, vdes c'do seconde, nuk lodhem...fjalet me lodhin, me bejne te kuptoj me zorr, shiko shiko shiko...ai, ajo, ti , nje tjeter...bosh, vetem une. Prap nuk me kuptove ???? E di, me mire, edhe une kam filluar mos kuptoj ...sa qejf...c'fare the ??? nuk te degjova...
Te pelqejne yjet...edhe mua

***

Une nuk ha buke me fjale, fjalet te ngelen ne gryke, une them keshtu, dhe ti thua ndryshe.Perseri te gjitheve u vjen radha te flasin nganjehere.Disa flasin shpesh, disa flasin bukur, disa mermerisin, disa jane memece. E di qe asnjehere nuk kemi per te menduar njesoj, kjo eshte thjesht njerzore, e kuptueshme. Cfare nuk kuptoj eshte perse mundohesh te me mbushesh mendjen me ato qe mendon ti...nuk e kuptove...as une (tre here)...asnje liber fjalesh as historia nuk ja u mbush mendjen njerzve, ndoshta i "kalit"...a nuk i kalitim dhe kuajt keshtu ?...meso te punosh gurin, mos pretendo ta kthesh ne njeri.
Me numra, po me numra ushqehem.Asgje e keqe, ata thane nje dhe nje bejne dy dhe une e pranova. Per aq kohe sa une e pranoj kete nje dhe nje do bejne dy. Ku humbi shpirti luftarak...ne lufte, eshte akoma duke luftuar kurse une mbeta ketu.
Flasim? - perse jo, sot jam pushim.
-...burra, gra...do me duhet te marr nje klase ekonomie.
- un kam marre dy
- jeta...lere kete, lende e veshtire, nuk kemi kohe...
-po, eshte ftohte sot
Kercejme...kete po prisja.

31*

Qe te besh nje kurrore me lule si fillim duhen dy lule. E merr njeren dhe e rrotullon rreth qafes se tjetres dhe keshtu me rradhe fillon rrotullon nje tjeter pas atyre te dyjave. Derisa behen shume dhe nuk e merr vesh kush rrotullohet rreth kujt. Pangopesia rrotullon nje fjale pas lules se dyte per te filluar thurjen e pafundesise.

Pas dy luleve nje fjale.

Kush harrohet ne zakonet dhe rregulluat – cfare duhet… Te gjithe e dine rrugen per te lulja e fundit po e keqja eshte se asnjehere nuk arrijne atje – nje fjale me shume, une pushoj.
*Kush jeton…
- Ata qe ndryshojne – fjalet.
*Ato plaken qe ne rini, kush i degjon.
Vendos ne koke nje kurrore dhe ec pastaj si mbret, kur njerzit shastisen pas luleve ti krekosesh gjelėrisht. Konkurset i fitoj gjithmone, rendesi ka te ujisesh lulet. Sa me shume te ngushtosh ty-unelin aq me shume e ke te siguruar daljen nga ana tjeter, mos harro gjithe rrugen e ke ne erresire. Krenohemi me ata qe sjemi kur harrojme veten. Keshtu eshte me e lehte.
Shikimet nuk i pranoj me dhe kur te duash te vesh syze mos i kthe syte nga dielli, reflekton me keq.
Tre flasin, nje rri, nuk linda ne parlament.


Si sot…
01-08-2002

E vogel, me e vogel se kurre. Si nje kokerr fasuleje e pazjere ne fund te barkut. Lekundet nga lengjet e rrymat monotone, me ujra te ndenjur! Kur dhe monotonia gjen forca per te vershuar si rryme atehere mbetemi te larget dhe prej vetves. Si "tetka" thosh, per ate levrimin ne fund te barkut. Sa kemi qeshur...i levrinte gjithmone te shkretes, ngandonjehere edhe i lepinte. Perseri qeshnim, fshatarja e holle qe bente magji.
Nen melodine e saksofonit, kur dikush tjeter lan carcafet me dore, une gati me rroba ngjeshur i mbush mendjen vetes se hipokrizia ka shkalle perfeksionimi. Ne pyetjet qe ben me cudit kurajoja dhe ajo cfare une nuk shikoj ne rrjedhjen e zgjatur te zerit.
Ndoshta virgjerimi i miresise me ben te mos e njoh, pa e prekur. E lodhur gjithmone nga pyetja nese ajo egziston apo jo dhe per cfare jam duke kerkuar.
Njerzit kurreshtare, te llafosur me veten dhe me te tjeret, vershojne rrugeve, ne trafikun e nxehte te ndertimeve. Zezaku tek tryeza tjeter, lexon gazeten duke peshperitur me vete. Paksa e sigurt qe eshte duke mallkuar ndonje 'kalimtar' sot. Ku i dihet ndoshta dhe mua qe jam duke e fiksuar, sikur ti kisha syte te padukshem, zakon.
Nuk gjej kurajon te pranoj levizjet tik tak te ores edhe kur ato vazhdojne te bejne tik tak pafundesisht. Nuk ecet perpara duke e ditur se nje dite do te kthehesh tek hapi i parafundit dhe do te rrish atje vetem per te nuhatur veten.
E ndjeva te kthyer ne grua me buzeqeshje te ngrire dhe shikim te larget. Ishte atje ku i kishte pare te tjeret te qendronin, gjithmone si vezhguese me syte e zgurdulluar.
Eshte e gjitha pjese e lekeve apo vetmohimi qe na mbush me fjale boshe per te nxjerre ato qe nuk ja u gjejme dot fjalen e kuptimin. I ndjejme, dhe mbytemi nga to, pa i njohur. Kur ikin i harrojme si te mos kishim qene ne dhe perseri nje dite fundosemi te zhdeformuar nga kerkesa, perse...
Vendosja e limiteve te cilet si per qellim kane pasur ngritjen ne super kenaqesi te formes se njohur, sot kane filluar te zbehin ndjenjat. Ore te lidhura pas poreve te fytyres se shemtuar, e cila mbetet gjithmone nje fytyre, e deshiruar per nje te shemtuar te dyte.
Urrejtja eshte bere e imja dhe me rrjedh nder deje, e ngrohte. E ndjeva tek me kaloi permes qafes kur po i flisja dhe perseri u ndjeva e ngrohte, jo kundershtuese. AMIN fjale qe nuk ja dija kuptimin, e thashe me ze kur ajo hapi syte e trembur. Sa larg shkohet kur je kundra rrumes se nje autostrade...
As me te ngrohte as me te ftohte, nuk e di ku i vulosa forcat. Keqarrja me vret cdo minute, tek hedh syte tek mundimet dhe dashuria e tyre. Nuk po i ndihmoj, por ndoshta e ndjejne hijen e trungut te thare dhe u vjen mire.
Nje dite tjeter, jo shume ndryshe nga ditet e tjera. Tani qe te gjitha u bene njesoj, nuk ka gje tjeter qe mund te te merzise apo gezoje.
Gjithcka ecen nen ritmin e saksofonit...

***

Nje tjeter kungull qe mbin ne kopesht. Nga ata kungujt qe mbijne ne peme dhe ndonje dite ashtu pa pritur te bien ne koke e te lene ne vend. Edhe merimanga qe u var nga tavani sot ne mengjes, prove e asaj qe une nuk ve re, vrapoi tinez duke mbllacitur pengun e vjeter.
Tingujt e kenges vazhdojne te degjohen si te ishte e njejta dite, te njejtat ore, i njejti njeri...

Kur te kerkova ne jete te tjera
me rruget valle luaje dysh
skelete pemesh drejt vjeshtes shtyje
sic grurin hanim, kaptuar sysh

Kepuce llustruar, kembe gervishtur
me minifunde kuq e zi
foto kujtimesh, koh' e qendisur
me pe te holle ne negativ.

Pike qullashe kur vet kendoje
mimoza, jargavan kurore
mankthi pikpyetje corben trazonte
e djeshmja "ishte", mund te jete sot.

Zeri i nje jete tjeter, ku nese jetoi u zhduk dhe nese do te jetoje nuk po harrij ta kap e ti futem brenda. E ndaloj tek futet dhe me ndalon pa hyre, ja hedh fajin dhe pastaj e ngarkoj mbi kurriz, kur kam kohe te bej keshtu. Cuditerisht te gjitha jane te njejta pervec kohes. E plakur, e re, me dhembet perjashta gati per te te puthur*. Lozonjarja e vjeter me kuriozet e saj varur ne barikadat e minutave brenda oreve.
E lodhur nga njerez qe pyesin te dukshmen dhe nga ata qe kerkojne ate qe nuk egziston, duke harruar te pranishmen.
Pikpyetje te zena pas dore qe valviten me ererat e bjondeve simpatike, si vathe te shtrenjte.
Nostalgji per ate qe nuk ka egzistuar. Nostalgji fanatike qe te kujton cfare thurre vete si prag dere per ditet ne vazhdim. Nostalgji qe vret, qe nuk e kthen mbrapa ate qe iku, sikur te kish qene ndonjehere atje.
Te folurat po shumefishohen me shume se njerzit. Nje dimension zhvillimi qe po thith dhe ajrin qe ka ngelur kur ne te asfiksuar kerkojme rrenjet e njomta te fillimeve te tyre.
Gjithmone duke akuzuar, si e akuzuar. Te gjithe mund te veprojne me mire se ty, me ide stimuluese, duke te thene katrore truri te prera me modele te reja. Cuditerisht te njejtet ata qe jane te pazotet te bejne dicka te tyren ne rregull.
Urrejme ne permasa gjigande. Veten, ata...ato qe themi, ato qe nuk themi, ato qe themi per te thenat e te pathenat, cfare egziston dhe cfare nuk egzsiton. Urrejme e shajme gjithcka dhe vazhdojme ti lepijme, te thenat kur koha leviz dhe ndalon, e meshirshme.
Nuk kuptoj meshirat po aq sa inatet. Nje budalla i deklaruar keshtu nga vetja eshte me i zgjuar se ajo qe pa Titanikun
- "Ah filem i bukur, pa le kur u mbyten."
*Eh po ky i fundit kishte shume dashurira. Pa ka qene nje tjeter qe te kenaqte.
-"Ka qene tjeter?! Po ay qe lonte. Aaaa shume mire e lonte. Po te kenaqte"
Dhe vrapojme te gjithe te vet-deklarohemi te tille per te fituar nje vend ne mes te te zgjuarve.
Perflasim fatlumin dhe kur vete zeme vendin e tij, nuk mendojme cfare mbetet nga prapa. Per te marre pushimet dy dite me vone. Atehere kur pushojme se menduari. Stakohemi, rrjedhim ne thatesira permes te ndryshmeve.

Dite si sot, nje budalla i zgjuar me shume...

***

Me fal! Drejtuar vetes, me shume se rrethanave, rrethanuesve. Ndjenje delirimi me krahe pellumbi dhe sqep shqiponje. Mankth qe po shteron dhe po i ben te gjitha kaq te pakuptueshme.
- Eshte e gjitha nje cikel!
Kur ndodh qe e kupton kete para kohe, nuk ka rruge te shpejte drejt fundit apo lekundje sizmike per rrikthim. rrjedhoja te kerkuara me synime, e si te tilla nuk mund te vishen me te bardha.
E kam pare te teren dhe tani ndjek ritransmetimet. Nje cikel. Zar, loje qe mesova shpejt te luaj, asnjehere ashtu sic duhet. Rregulla qe po mesohesh ti ndryshosh. Personalitete, gjenetika, ligje natyrore ne qofte se luftohen.
Me fal!Ndjenjen, dobesine qe mbolla dhe ujita.
Me te dyja duart te timoni i makines, sfiduese e rrugeve ku ne te tjeret ecim.Pas syzeve te trasha, te gjithe duken jeshile. Me thuaj ndryshimet sot, kur nga pas ndjek dritat e shuara, me shpresen se e fundit do jete neon i padjegshem?!
Une jam ajo qe kuptoj te gjithe pervec vetes. Per mua cfare ke per te thene sot...


Sheqeri

Mishrat e dhembeve vazhdojne te gjakosen, si pasoje kjo e mungeses se vitamines. Nė ndoshta te pafundit dite kur ne hame limone me kripe ose dhe te tjere blejne kapsula vitaminash. Jetojne me shume duke formuar copat e trupit, me nje te shtypur ne internet si rrjedhim jo te gjithe kane arsye per te pare nje dite tjeter dhe vdesin te harruar nga vetja.
Vetmia te vret kur te shikon vetem, akoma me keq kur je mbushur me njerez ne te gjitha zgavrat e ajrit qe nje dhome e shtepise apo dhe nje cante shkolle mund te mbarte me vete.
Me ndiq ne vazhdimesine e jetes atje ku fajet veniten ne deshperimin e tyre per te vrare te miren, e paegzistueshme.
Pa marre persiper thenien e ndonje te pathene a te pabere, se bejme e themi aq shume keto dite sa mund edhe te gjesh pune si thenes i te thenave e te berave e si rrjedhoje te kesh lek e te blesh nje qen me te cilin mund te flasesh neteve te vona, kur vetmia apo cilado nga ato mospranimet e vetes te te bejne vizite.
Malli nuk i perqafon me njerzit, nuk i mundon, perdredh, zhgenjen apo plasarit buzet. Malli eshte nje metro me larg, nje koder me atje, nje oqean apo kontinent. Te kujton patjeter jo qellimisht. E ndersa kujtoj harroj njekohesisht. Vorbull...e kush u semur apo vdiq nga te tilla? Asnjeri.
*Neser kam pune.
-Shume mire.
E gjitha nje, atje ketu, mall, vetmi, ndjenja, menyra te reja punesimi. Njerzit po vdesin urie. Sigurisht.
Sot u kujtova, atehere ecem bashke per te dale fotografi. Fotografia me e semure qe mund te ishte stampuar ndonjehere, por ishim bashke me kishe per dore dhe e kujtova. Sot duke jetuar ne shtepine tende cfare kujton nga mua??
Dhuratat per ditelindje kam mesuar ti ble dhe vete, njerzit rriten. Dashurine per njerzit nuk mesova ta kultivoj ndonjehere.
Ku i dihet mund te ndodhe te me marresh per dore perseri, ndoshta thjesht dhe per nje akullore...te gjithe mesohen!


Shetitja

Per te qinden e sekondes ose dhe ndoshta me pak me bie rasti te mendoj per ngjarje te tilla. Per njerzit, per mishin, per kockat, per te gjithe ne me brishtesine dhe egzistencen e shkurter por te nevojshme te qenies.
Ne nje trafik te dendur kur une vrapoj per tu ulur ne nje restorant, me shkakun e urise lidhur pas trurit. Ushqimi te cilin e marr per te me zgjatur jeten zakonisht, mund te inflyencoje ne nje infakt zemre rastesisht.
Atehere kur te ndjej veshtiresi ne frymemarrje, kur te ndihem vetem e braktisur me mijra njerez rrotull, e trembur edhe pse nuk ndodhem prane ndonje repirre apo vorbulle uji, une ose ndoshta pronaret e lokalit do marrin ne telefon numrin magjik. Atje nga ku une do pres pergjigjen, shpetimin, nje tjeter human si puna ime, nje tjeter njeri i cili mund te pesoje nje infakt ne te njejtin moment me mua, nje tjeter cope mishi e mesuar me gjakra dhe tmerre me klithma dhe lengje qe dalin nga zemrat gjysem te prera nga disku i rrotes se nje makine ose nga thika e dikujt, i tepert ky per kete histori.
Kur ankthi im te shtohet, dhe ndoshta une te jem duke pare tynelet e drites apo erresires, sido qofshin, duke u friksuar si kur te kishte qene dita e pare e kopshtit, nje shtator, kur ne momentin e pare ne dhomen e grupit tim, te vija re se gryksja ime ishte e vetmja me ngjyre te bardhe dhe gjithe te tjerat ishin te hirta ata do ndezin sirenat per te ndaluar mendimet. Ndoshta vetem per te qinden e sekondes, kur ata te tjeret qendrojne heshtur pa levizur duke vijezuar ne nje moment rrugen qe do te ndjekin sirenat. Zhurma shtanget per nder te dikujt qe kerkoi ndihme nga nje njeri tjeter. Nuk ka me rendesi gjatesia e kockave, kercimi i muskulit apo cmimi i ores qe mban, i frikesuari po kerkon ndihme deshperueshem duke qare me lotet e femijes, kaluar krenarine dhe nderrin, dhe zenjet me armikun ne mengjes. I pergjerohet hasmit e meshiron per ndihme.
E ndersa sirenuesit te kenaqur sot per nje dite jo shume te lodhshme ne pune, se ne fund te fundit kishin dale per te mbledhur zemra te gjakosura edhe pse kjo sot rastisi te gjakosej perbrenda, (te mbetej pjese e atij qe vdiq, si shume te tjere pa ndonje cudi apo beme mbinatyrore), heqin nga veshi kufjet dhe degjojne zhurmat e stuhise natyrore ne horizont.
Nxorra makinen nga kanali ku u hodha per shkak te zhurmes se sirenave, ashtu sic beri i gjithe vargu i gjate i makinave para dhe pas meje. Te gjithe ishim nisur per diku, ai perpara i veshur ne kostum ishte nisur per ne zyre, ajo tjetra po nderronte unazat jete e dyfishte, une isha nisur per te ngrene dreke, si cdo dite rreth asaj ore.


Miqėsitė

Perseri ne nje rruge plot me makina, ne te qinden e sekondes vendosim te marrin nje rruge, qe jo shpesh e ndjekim. Vendosim ne te qinden e sekondes fatin, jeten, vdekjen, jeten, vdekjen, jeten, vdekjen...perkufizime te tilla, "pa rendesi", por qe egzistojne me ne qe nga fillimi dhe deri ne fund.
Qendrojme paralel tek dritat e trafikut, me nje te panjohur qe ndoshta do behet me shume se i njohur pas 20 vjetesh. Me vrasesin, me asnjeri, vete ne mes te nates, me natyren - te vetmen cope qielli qe mund te na zere syri.
*Sa here ndalove tek dritat sot?
- Dukesh e merzitur ?
* Nuk kishte si te ishte ndryshe, apo jo...megjithse ajo nuk ishte pyetja.
Transformimi i pas nje viti, me cudit akoma me shume i ballafaquar me ate te nje sekonde. Kur vendos mbi koke briret qe vjet morem si dhurate, egzistenca behet akoma me e ngaterruar dhe per njerez te thjeshte si ne.
* Si i ke njerzit e zemres?
- Jam e gezuar per aq kohe sa vazhdoj ti kem.
Duhen prere gjithe mundesite e nje "edhe keshtu-je" te pritur. Edhe pse nje "edhe keshtu" eshte e pashmangshme.
*Ne te dyja ngjasojme shume.
(-Ndoshta jo dhe aq sa mendon, sigurisht te gjithe jemi njesoj, diku atje (ku?).)
Fjalet me njerez te tille kam fillar ti hedh tek shprehjet e fytyres, me buze e sy e cakerdisur ne shprehime jete - pa jete. Te pa ngjitura diku, pa prova, pa arme qe te zbrapset ne fytyre.
*E urrej. Me cmire per te dobtit si ajo, tek i le gjerat te ikin dhe vete vjen atje ku i duhet nje pjese jete, e ka blere me duket.
- Me shume se nje mesim do te thuash? Pe veten sot ne fytyrat e fjaleve, kur kishe mbledhur mall oshetues ne fund te kohes se kaluar pa patur fuqi apo dhe urrejtjen e mjaftueshme per ta nxjerre jashte dhe per tja falur dikujt.
(-Te urrej ne te njejten menyre nq se nuk e ke vene re. Por oshetimat i degjoj vete, ne kete dyshe nuk ka nje te trete sic ndodh zakonisht. Cfare mund te te them sot mikja ime, gjethet po bien perseri njesoj, pse kujton se ne kemi ndryshuar?!)
Ne fund te fundit nuk qenkemi aq ndryshe.


Njė tjetėr si ai

Ne qofte se rendesia do te binte mbi mua atehere kjo nuk mund te quhej lumturi nga ana ime edhe pse lumturia ne fund te fundit nuk eshte me shume se vetkenaqsi endrrimtare/kalimtare. Eliminimi i te gjithe ju te tjereve, te fuqishem apo jo, te bukur apo te shemtuar nuk ka te beje me lumturine edhe pse ndoshta ben pjese ne vetkenaqsi, me shume vet-fshirje te fakteve, lundrim ne ajer pa marre fryme. Seksualiteti nga tjeter eshte vet-shperblim, i dyanshem ne paraqitje por gjithmone me nje faktor te pare e te rendesishem si "vetja". Dhe ne kohet ne te cilat jetoj shkenca mund te jete pa problem faktori i dyte edhe pse akoma e pa shprehur ne fjale, pasi truri ka filluar te na punoje me shpejt se goja, cuditerisht. Gjatesia trupore dhe dhjamrat qe me varen nga pantallonat sa here shikohem para pasqyres, me drejtojne gjate dites ne fjalet qe them apo veprimet e mia. Pesha nuk me shqeteson aspak, pasi jam mesuar ta terheq me vete gjithe jeten time gjithsesi shikimet e tyre, te sajat ne ato momente me kujtojne per figuracionet e pasqyrave. Gje qe me ben te mendohem gjate, ndoshta per dite te tera kush i shpiku pasqyrat dhe pse...ne fund te fundit e ndjej perbrenda pamjen time edhe pa u pare e per ta do duheshin syze me shume se pasqyra te me shikonin...
Dje hyra ne nje dyqan te vogel, kinkaleri ngaterruar me cokollata apo pije freskuese, ne nje qoshe te pasur te qytetit. Pamje e egzagjeruar nga jashte sepse ne fund te fundit jemi "kaq njerez" sa dhe vete nuk e mendojme dot. Shpesh kerkoj per pika pluhuri ne vende te tilla dhe per mos cudine time ato i gjen ne cdo cep, nje shenje njerzore dhe kjo, mikro-batike. Bukuroshja qe vertitej duke u qeshur njerzve, madje dhe atyre te vrareve nga natyra si puna ime, ndaloi me shume ne shenje meshire apo thjesht kllapie nga ana e saj duke me pare sa lart poshte. Nuk isha i sigurt nese njera nga dhjamrat me kishte dale pa dashur jashte bluzes se gjere, por gjithsesi mund te ndjeja eren te me guduliste, se me duhej dhe nje ndihme e tille per ti vene vetes parullen "jetoj ne kozmos" - jetojme te gjithe...Aty per aty fillova ti tregoja, edhe pse ajo nuk pyeti apo foli fare, pas tundjes se kokes ne shenje pershendetjeje. I tregova se punoja ne nje pjese te pazarit per xhaxhain tim. Jam i sigurt nenqeshja pasuese ishte thjesht nje shenje pohimi nga ana e saj, lidhur me pamjen dhe perimet qe shisja. Perime shites...Gjate dites nuk me bie rasti te flas shpesh me njerez, apo njerez te llojit te saj per me teper, keshtu ndoshta u shtyva ti tregoja te verteta me shume se nje egzagjerim qe do te me kenaqte mua dhe mahniste ate, jo me shume se perime shitesi besoj...Kur dola i premtova se do kthehesha perseri ne janar, ndersa ajo vazhdoi te buzeqeshte...thua te jete perseri ketu ne janar apo dhe une te jem gjalle ne janar, pse do me duhet te vij ketu ne janar, ndoshta do ishte me mire sikur ti kisha thene gusht, ishte me afer dhe kishte me shume kuptim, nuk e di.
Dikush me shtyu krahun tek dera e ndersa ajo filloi te buzeqeshte perseri, vura re se qeni i qorrit qe sapo hyri, ishte lidhur pas unazes se marteses. Nje tjeter rreth pa fillim e fund, per me teper nje tjeter dege historie e cila nuk besoj te shkruhet ndonjehere, apo te kete rendesi, si i rendesishem qe jam ne qoshen time te pazarit.


Trenat

Trenat lene pas zhurma te cuditeshme. Zhurma rritmike qe te ngelen ne mendje si pjese e kenges se mengjesit, pak a shume te njejten zhurme shoqeruese qe te falin tubacionet e ngrohjes, damarre 'jete-shperndares' te nje shtepie gurr.
Cuditerisht ne momentin kur tubacionet nuk jane duke punuar dhe ti ngrin, ke harruar per ish-egzistencen e tyre, cfare te intereson eshte rringrohja, rriegzistenca e meganizmit. Ndersa trenat edhe pse gjithmone duke tentuar nje zhdukje te tille, asnjehere nuk arrijne ne rri-krijim, dhe fshirje te "ish" egzistences. Shfaqen si krimbat e shiut, e largohen duke fshire cdo shenje shi-kim-kujtuese me cdo rreze dielli qe mund te perdorin si fshese. Pasterti e semure, qe te kujton se dhe atehere kur e ke te gjithen, e ke te terin, i morre te gjitha, je e tera edhe atehere ka me shume se e gjitha jote. Nuk e di nese eshte konkluzioni me i semure se vete qellimi ne kete rast, e megjithate semundja eshte pjese e egzistences. Hedh poshte ketu cdo gje egzakte, se kuptohet edhe ketu jemi treguar pak te semure ose ndoshta pak jo te semure nq se e shikon nga krahu tjeter dhe nuk e kemi pare mbetjen.
Cfare trenat nuk jane ne gjendje te njohin eshte mosegzistenca e zeros, si te semure (te kahut pozitiv keta) mundohen ti afrohen zeros, pra hicit, pra te pamundures dhe vazhdojne te fshijne cdo shenje, pervec zhurmes...mekanizem ngjites ky/kjo, degezuar me perjetime truri me shume se vende udhetimi.
Sigurisht qe te gjithe flasim me vete. Vetem nje pohim i tille do na shpetonte, pasi eshte pak me shume e veshtire te besosh se te gjithe jemi te semure (te njerit kah apo dhe te zeros).
*Ku jeni?
-Cuf ēuf.
*Si? Alo, cfare po beni?
-Cuf, ēuf.
E pra trenat lene nga pas zhurma te cuditeshme. Zhurma se cilave as ata as ne nuk i shmangemi dot.


Kundė - Mburojė


U zgjua ne mengjes me kurrizin e mpire nga enderrat e nje nate me pare. Ne enderr kishte mbajtur ne kurriz nje thes me balte...
*Eh qamet - mendoi - sikur te mos kishin qene mjaft thaset me fasule qe duhet te terhiqte zvare gjithe diten per ne bodrum.
Zgjati koken nga dritarja dhe pa Nafijen tek prashiste qepujkat ne oborr. Me gjokset e tulet qe i vareshin pa teklif e kenaqur nga dita e re, Nafija kendonte nje kenge te sajuar aty per aty. Fshatari terhoqi supet nga dritarja dhe ashtu ne "meditim" e siper mbi enderrat kurrizore u kollit trashe dhe per momentin nxorri dhe ato zorre te pangaterruara qe i kishin mbetur ne bark. Nga frika se mos dikush tjeter shikonte lirine dalese te trajtave te tij u gelltit mbrapsht me turfullim dhe filloi te rripertypte friken e fshehur. I kenaqur nga mengjesi i vete-servirur, hodhi kapoten dhe u fsheh nga faqja e dheut dhe per ate dite.
Veten e kishte pare gjithmone si njeri te zgjuar dhe per kete ishte siguruar nje nate me pare kur Nafija kishte bere komentin rreth drejtimit te brazdes se domateve. Kishte punuar mbi ate brazde nje dite me pare dhe sot jo vetem e dinte se kishte mbaruar nje pune por ishte akoma me i sigurt ne zgjuarsine e tij. Nafija i kishte thene se ne te gjithe krahinen nuk egzistonte nje tjeter mendje njeriu qe tja kalonte ne menyren si mendonte. Dhe kishte te drejte, ndoshta ne te gjithe krahinen nuk egzistonte asnje njeri, me aq sa kishte vene re gjate viteve. Por Nafija vinte nga nje familje e ngritur dhe i dinte keto gjera. Kishte shtate vellezer dhe sigurisht dinte shume. Kjo ishte dhe arsyeja perse Beqoja u martua me te ne rradhe te pare. Frika, e cila i ishte rritur gjate gjithe jetes nje trajtesisht me palcen e tij, binte ne kllapi sa here mendonte per trimat e Nafijes.
*Na duhen shpatulla Nafije - perseriste cdo dite para e pas cdo "vakti". Madje kohet e fundit kishte filluar ta perseriste para e pas cdo veprimi.
*Nje nate nga ato me hene, pak a shume si gjithe netet e tjera te jetes se tij. Ishte ulur ne gurret e "sokakut" para shtepise se tij dhe i kishte peshperitur Nafijes te vertetat e Henes.
*E shikon - i kish pat thene - e shikon si i ka drejtuar turinjte nga mua dhe sot po na ben hije nga ana e kundert. Po pergatitet per nje kompllot Nafije. Do te me vrase se e di qe jam i zgjuar. E di ajo qe une ja di te gjitha te vertetat dhe sa here del dielli me kercenon ne pjellore e thote se do kthehet perseri naten tjeter.
*E ca jane keto te verteta more Beqke, ca i ke bere ti asaj qe nuk te le rehat?! - Ja kish kthyer Nafija kuptohet me e shastisur se kurre nga habia.
*E di ajo qe kam vendosur ti ze vendin. Se dje ujita gjithe vreshten brenda nje dite dhe i vinte inat qe naten mbylla syte e fjeta. Hena eshte ziliqare...
*Eja ulu ketu pas meje dhe rrotulloje hijen tende se nuk ta ka fajin hena qe do te shkalafitesh maje mullarit.
Kishte zbritur nga mullari tek i cili kishte hipur fare "rastesisht" per tju afruar Henes dhe duke perseritur "fjalet magjike" ishte drejtuar drejtes sobes ku e kishte zene gjumi i fshehur pas maces.
Kete mengjes Nafija tek prashiste kishte vendosur te shkonte tek vellezerit e tu kerkonte ndihme per friken e egzagjeruar te Beqos. Ne mendime e siper, Beqoja u shfaq ne oborr. Edhe pse ne ditet e para te korrikut, kishte hedhur kapoten e mermeriste me duart lart. Ishte nje zakon i ri ky qe kishte pervetsuar kohet e fundit qellimisht per te mbajtur sa me larg rrezet e diellit ne mengjes te cilat sic duket kishin planet e tyre kunder tij. Aq shume ishte lidhur me mendimin se gjithcka ishte duke kompllotuar kunder tij sa dhe te ushqyerit ishte dicka e vjeter per te. Bizelet donin ta mbytnin, ndersa mishi e kercenonte me gjak.
Nafija i hipi karoces dhe u nis per ne qytet, ose te pakten kjo ishte arsyeja qe dha para Beqos per kete udhetim te papritur.
Ai me i trembur se kurre tani vrapoi tek thaset e fasuleve ne bodrum dhe u fsheh nen to, duke pritur atje dite e naten per kthimin e Nafijes.
Nga fundi i javes Nafija u kthye me e gezuar se kurre ne shtepi me nje qese plot gjethe nga lulja "vesh gomari". Ishte nje lule qe rritej vetem ne fshatin e saj dhe vellezerit ja kishin dhene me shpresen e sherimit sa me te shpejte te Beqos.
Vrapoi e shkreta neper shtepi se me ne fund e gjeti kunder-mburojen por asgjekundi nuk e ndjeu frymen e Beqos. Nga bodrumi vinte ere mish te prishur dhe me friken se pastermaja i ishte qelbur me keq se vitin e shkuar, (duke harruar per momentin Beqon) u turr andej nga vinin mizat.
Ne bodrum mizat kishin kosti. Trupi i gjysmuar i Beqos dergjej nen njerin nga thaset e fasuleve ndersa insektet vazhdonin te ushqeheshin.
"E zeza... - thirri Nafija e tmerruar tek shikonte Beqon dhe koken e tij te varur, qe tashme kishte marre ere - Beqoja im kishte pasur te drejte. Te gjithe qenkan bashkuar kunder.


Dhe enderrat rrikoshete

"Jetimet lene pas jetime"...Ishte kjo ndoshta nga te paktat kenge qe kam kenduar ne jeten time. Nje tjeter e thene nga njerzit te cilet "e jetuan" me fund. Ne kohen e duhur, ne vendin e duhur dhe e thena merr dhene, thenesi behet hero, kur heronjte vdesin ne luftra, shpesh te vete shpallura keto.
Ishte me shume se nje kenge te cilen e dija permendesh pa e mesuar, ishte himni i jetes time. Frika, dhe ndoshta gezimi.
Ne "kengetaret e tille", udhetonim ne turma, flinim ne turma, hanim ne turma, enderronim ne turma, donim ne turma,rriteshim ne turma, vdisnim ne turma, te gjithe ishim njohur me te njejtin emer, ne ishim "turma"...Ishim pak a shume si nje grusht me brume nga i cili shpesh ndaheshin kulecet e vegjel, per tu ngrene nga zoteria. Ishim prone e "zoterise", qeverise apo atij qe na merrte nen kujdestari, kundrejt nje shume lekesh. Ne kushtonim; cmim te cilin vetem ne nuk e perdornim; kushtonim enderra, tmerre, klithma, kushtonim shpresa dhe mish njeriu deri ne vdekje; kushtonim shpirtra dhe toka pjellore. Ne ishim ar i kultivuar mbi toke.
"Shumica vdes jetime"...por kur shumica lind jetime taksat e jeteses rriten. Une mesova te paguaj taksa, me shpresen se ndoshta nje dite do kem mbledhur mjaft per te blere nje cope te shpatulles sime. E kur ta kem timen te teren do e mbjell ne kopesht. Neser dhe ti do mesosh te flasesh per veten e atehere kur te te duhem do me gjesh gjithmone atje, ashtu si une gjeta hijen e kohes sime sot.
Jetimet vdesin jetime. Te gjallet mesojne te jetojne dhe vetem...nen hijen e shpreses


Gjurmė


Mbijetesa nuk eshte nje mision, ne lindem si mbijetues. Shpesh mbijetues se vet idese se mbijeteses. Kaq thjeshte shikohemi ne pasqyre dhe hijesisht ndjejme fytyren e nenes dhe syte qe shfaqen e flasin per mbeshtetje. Njesoj ashtu si trungjet e pemeve kur digjen e qe fatkeqsisht na kujtojne se me natyren do bashkejetojme vetem ne enderra.
Jane pulsimet e zemres te tij tek me thyen ne duar...jane te gjalla, i ndjej, po mbijetojne. E perseri nuk e shikoj dot perseritjen qe kam para syve dhe mos rendesine e gjithckaje qe me rrethon. Perseritje e akteve qe vete krijuam per te shmangur perseritjen. Ska si te jete filozofike kur dikush mendoi me trurin te mbrojtur nga kafka, i brishte ky i fundit para boshesise.
Ja pra keshtu me "zvordhitet" njerzimi e cfare vjen prapa, fuqia qe lusim per te bere keq. E degjoj tek me pergjon hakmarrjen dhe ma zbut e zbardh per te kuptuar se une jam "nje" dhe si e tille nuk mund te ndjej dot damaret e dikujt tjeter. Une jam "nje" por pulsoj si ai dikush tjeter dhe kerkoj te boshatis si ai, si tjetri, si nje grumbull.
I parendesishem sot cdo volum, se dhe uji qe rrjedh jashte vaskes nuk ka rendesi. Shkenca per te shpetuar jete me ben te ndihem borxhlie, per ata qe marrin kohen dhe tentojne ate qe skemi per te arritur kurre.
Jeta u be e pashmangshme qe kur besuam se njeriu egzistonte!


© Fioralba K


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.