Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Demokracia eshte fundi i letersise; secili do jete i lire te shkruaj aq keq sa c`ka deshire, por asnje s`do te kete te drejte te shkruaj me mire se sa ai. Liri e barazi ne stil.
--- Henri Heine

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 171 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Demokraci :: Shtypi dhe intelektualizmi
Postuar nga: Albo

Demokraci Nga Altin Topi

Nė dekadėn e dytė postkomuniste presupozohet qė Shqipėria akoma po pėrpiqet tė mėsojė si tė heqė vallen e demokracisė. Kontributorėt e shtypit apo mas-medias nė pėrgjithėsi, pėrdite ndeshen me dilemėn e madhe: pėr hir tė tė qenurit objektiv duhet tė marxhinalizojnė nė maksimum ēdo shtysė, apo pėrkatėsi politike-ideologjike, apo tė bėjnė gazetari avokatore, qoftė kjo, nė tė djathtė apo nė tė majtė, duke anėtarėsuar kėshtu veten nė koralin predikues tė pėrkatėsisė tė tyre politike.

Tė gjithė pohojnė se gazetaria qė bėjnė ka njė mision; por bėhet pyetje cili ėshtė pra misioni i kontributit tė tyre? Funksioni kryesor i dikujt qė e vesh veten me petkat e gazetarit ėshtė “tė gėrrmojė” atje ku “heshtja”, nuk ka folur akoma. Gazetari duhet tė thotė atė qė tė tjerėt e mbajnė brenda vetes tė pathėnė, apo e pėshpėrisin nėn zė, ai duhet tė bėjė pyetje tė vėshtira, qė ndoshta mund t’i shkaktojne tė intervistuarit humbjen e rehatisė, qetėsisė. Njė gazetar para sė gjithash ėshtė njė reporter qė ėshtė i vendosur t’i bindet instiktit tė tij pėr ta drejtuar nga e vėrteta qė pret t’i zbulohet publikut tė gjėrė. Deri kėtu gazetarit i kėrkohet tė jetė thjesht i saktė, hulumtues, konseguent, dhe i paanshėm. Ky ėshtė zakonisht kostumi qė vesh gazetari i pavarur, dhe vetėm kėshtu shtypi apo media konsolidohet si “institucioni autoritar i katėrt”, i pavarur.

Pėr sa kohė qė “institucioni autoritar i katėrt” pėrpiqet tė mos krijojė njė atmosferė mediatike, ku i apelohet vetėm njė lloj publiku, qė i ofrohet e njehsohet vetėm njė lloj fizionomie, perspektive, qoftė kjo e njė gazetari, intelektuali, apo figure publike, ky lloj institucioni mbetet i pavarur. Ēdo rrjet mediatik ka gazetarėt e vet “gjeneralė”, tė rrethuar nga “ushtarėt” brohoritės, e stafin administrativ mbėshtetės. Nėse publicistika dhe gazetaria nėpėrmjet figurave autoritare tė saj, ka pėr qėllim t’i drejtohet vetėm njė lloj publiku, apo pėrpiqet tė tjetėrsojė politikisht-ideologjikisht spektrin e opinionit publik ne favor vetėm tė kėtij lloj publiku, ateherė nuk bėhet gjė tjetėr, veēse shkaktohet njė ndarje intelektuale, qė e mėnjanon debatin. E parė nė perspektivė, kjo gjė rrezikon tė krijojė, “xhepa” nė publikun e gjėrė, ku njerėzit “e asfiksuar” nga atmosfera segregacioniste e pėrkatesisė mediatike tė tyre, nuk dėshirojnė tė komunikojnė fare me njėri-tjetrin. Ai qė e ka pėrcaktuar veten se i pėrket “tė djathtės” apo “tė majtės”, nuk do t’ia dijė aspak se ēfarė shkruhet e thuhet nė kampin “kundėrshtar”, dhe as nuk merr mundimin pėr tė pare mundėsinė pėr t’u hapur drejt komunikimit apo dialogut.

Njė numėr i madh specialistėsh tė fushave tė ndryshme, publiciste, figura tė njohura tė letrave, krijues apo kritikė, akademikė, profesorė nga radhėt e asaj qė ne jemi mėsuar ta quajmė inteligjenca, kanė dalur nė media, duke krijuar e pėrfaqėsuar intelektualin qė nuk ekzistonte mė parė, intelektualin si figurė publike, intelektualin qė kėrkon t’i komunikojė, idetė, opinionet e tij, publikut tė gjėrė. Padyshim, kjo ėshtė njė ogur i mirė pėr tė gjithė ne, e nė vėshtrim tė parė, ngjan qė shtypi shqiptar, ka fituar njė zė tė ri cilėsor, atė tė intelektualit, specialistit, me cilėsinė e figurės publike tė gazetarit, nė shumicėn e rasteve tė komentuesit editorialist. Por po ta shohim pak mė thellė kėtė lloj kontributi gazetaresk tė specialistit-intelektual, do tė shohim se kjo na pėrcjell edhe njė problematikė tė re. Mendova ta shtjelloj mė tej komentin tim duke sjellė njė shembull perėndimor, ku qė nė fillim merret si i mirėqenė fakti, qė traditat e shtypit tė lirė e kontributi i intelektualėve si figura publike, ėshtė padyshim shumė mė i hershėm, e mė solid. Njė figurė e spikatur ėshtė ajo e Noam Chomsky-it, qė para se ta rreshtojmė nė radhėt e intelektualėve, para sė gjithash njihet si eminence amerikane e mbarėbotėrore nė fushėn e linguistikės, filozof i lingustikės. Chomsky mund tė shėrbejė si shembull i llojit tė akademikut, qė i pėrdor dijet qė ai zotėron nė rolin e intelektualit publik, e i metamorfozės qė pėson specialisti-intelektual. pėrgjatė odisesė tė tij si figurė publike.

Chomsky arriti eminencėn, duke u renditur nė radhėt e njerėzve tė famshėm, me punimin e tij “Strukturat Sintaksore”, Idetė e tij janė tepėr origjinale, duke i dhenė njė shtysė vendimtare debatit tė motshėm se si njerėzit fitojnė njohuritė brenda njė kohe relativisht te shkurtėr e nė sasi tė konsiderueshme. Studimi i Chomsky-t mbi sintaksėn, ēoi nė konceptimin “e faktorėve sintaksorė universalė nė lingustikė”; gjuhėt e botės janė shumė mė pak tė ndryshme nga njėra-tjetra se sa duken nė njė vėshtrim tė parė sipėrfaqėsor, pėr arsye se ato kanė elemente sintaksore universale tė pėrbashkėt qė pėrcaktojnė strukturėn hierarkike tė fjalisė. Shpjegimi qė jep Chomsky: rregullat e pandryshueshmėrisė tė sintaksės intuitive janė tė rrėnjosura ne ndėrgjegjen njerėzore, aq sa qė mund tė shihen si rezultat i trashėgimisė gjenetike. Aftėsia pėr tė mėsuar e pėrdorur gjuhėn, ėshtė mė shumė njė aftėsi e lindur se sa e fituar. Ky shpjegim mund tė mos jetė plotėsisht korrekt, por sot pėr sot ėshtė mė i pranueshmi. Chomsky u shndėrruar ne njė eminencė lingustikė, ashtu sic i kishte ndodhur Betrand Russell-it pėr principet matematike, apo Sartre-it, i reveruar si babai i ekzistencializmit, etj. Joshja qė pėsuan celebritete si Chomsky, Russell, Sartre, nė ndryshim nga kategoria e eminencave tė tjera nė disiplinat e veēanta, ėshtė se tė parėt e pėrdorin kapitalin intelektual qė ato kanė krijuar nėpėrmjet kontributit tė jashtėzakonshėm nė fushat e tyre, per t’i krijuar njė fizionomi publike, platformės tė pikėpamjeve qė ato kanė si individe rreth aspekteve shoqėrore e politike qė ndeshet njerėzimi pėrditė. Chomsky, ashtu si dy tė tjerėt u bė pre e njė joshje tė tillė.

Ėshtė karakteristike e llojit tė intelektualėve si Chomsky, qė nuk e shohin aspak si problematike, mospėrputhėse, kapėrcimin prej disiplinave tė tyre, ku ato janė njohur si mjeshtėrit e mėdhenj, nė aspektet shoqėrore e nė jetėn publike, e ku me plot tė drejtė presupozohet, se nuk kanė ndonjė privilegj, apo tė drejtė mė tepėr pėr t’u dėgjuar se ēdokush tjetėr. Pretendimi i tyre ėshtė se, duke qenė se kanė dije tė veēanta e mė tė thella nė disiplinat e tyre, janė pikėrisht kėto dije, qė japin mundėsi atyre pėr tė kuptuar me thellė se tė tjerėt botėn. Chomsky beson totalisht e verbėrisht, se aftėsitė e tij filozofike, bėjnė qė kėshillat qė i jep ai shoqėrisė nė aspekte tė ndryshme, tė jenė tė dobishme e tė vlefshme.

Intelektualėt perėndimorė si Chomsky, shprehėn revoltėn e tyre karshi politikės e ndėrhyrjes ushtarake violente amerikane gjithnjė e nė rritje nė Vietnam. Nė rastin specifik tė Chomsky-t, ai arriti nė konkluzionin se pikėrisht kontributi i tij nė aspektet universale tė lingusitikės, ėshtė dėshmia mė bindėse e imoralitetit tė politikės amerikane nė Vietnam. Sipas Chomsky-t, pėr tė arritur nė kėtė konkluzion, kjo varet se cilen teori tė fitimit tė njohurive e dijeve, ne pranojmė si te mirėqenė e tė cilės i referohemi. Nėse do tė mendonim mendjen e njeriut qe nė lindje si njė “tabula rasa”, trurin e njeriut si njė pjesė prej plasteline, qė mund tė marrin ēfarėdo formė qė dėshirohet, atėherė njerėzit mund t’i kosniderojmė si subjekte tė pėrshtatshme pėr t’i dhėnė formė sjelljeve, e mendimeve tė tyre nga ana e shtetit, drejtuesit e njė korporate, njė teknokrati, profesori, gazetari, intelektuali publik, apo nje udhėheqėsi ideologjik. Por nga ana tjetėr, nėse njerėzit zotėrojnė struktura tė lindura, te trashėguara tė mendjes, qė kanė nevoja tė brendshme pėr shembuj, modele kulturore e sociale tė trashėguara, qė ato i konsiderojnė si “natyrale”, pėrpjekjet e shtetit, apo kujdo tjetėr qoftė, duhet patjetėr tė dėshtojnė, duke qenė se janė tė padrejta. Pėrgjatė kėtij procesi tė imponimit tė kulturės se re(pra nė rastin tonė amerikane-perėndimore), do tė pengohet progresi “natyral” i njerėzimit. Pra edhe pėrpjekja e Amerikės pėr tė imponuar kulturėn e vet nė aspektet shoqėrore, kulturore, politike mbi popullsinė aziatike ishte kriminale(pėrsėri sipas Chomsky-t). Rasti i arsyetimit tė Chomsky-t tregon pėr njė farė selektiviteti pervers. Duke e konsideruar teorinė e tij mbi aftėsinė e lindur gjuhėsore tė njeriut si tė vlefshme, mund tė thuhet pa mėdyshje, se teoria e tij pėrbėn argumentin mė universal, gjithepėrfshirės, kundėr asaj qė quhej “social engineering”, term i pėrdorur nga Stalini, ku intelektualėt, shkrimtarėt, artistėt, janė inxhinierėt e shpirtrave, ndėrgjegjes shoqėrore. “Social Engineering” ishte produkt i intelektualėve e filozofėve milenare si Rousseau, Marksi, Lenini, qė besonin se ato mund tė ridisenjojnė shoqėrinė vetėm nėpėrmjet arsyes, duke u bėrė kėshtu pikėnisja e traditave totalitariste.

Chomsky nuk dėshiron tė aplikojė teorinė e tij, aftėsinė e lindur tė njeriut pėr tė marrė dije, asimiluar kulturė, nė rastin e studimit tė totalitarizmit; totalitarizmi pėrpiqet me tė gjitha metodat me mizore tė shtypė apo tė ndryshojė karakteristikat e lindura tė njeriut. Sipas Chomsky-t demokracite liberale perėndimore, nga natyra e tyre, janė po aq pėr t’u kritikuar sa edhe totalitarizmi. Kapitalizmi, ashtu si edhe tirania totalitare, pėrdorin tė gjitha mjetet shtrėnguese tė dhunės, pėr tė penguar njeriun tė realizojė vetveten, tė ruajė e tė zhvillojė me vullnetin e tij tė lirė, nė mėnyrė natyrale, karakteristikat e trashėguara qe nė lindje. Ndėrkohė, kur nė njėrėn anė, ato justifikonin pėrdorimin e dhunės pėr tė arritur barazi raciale, apo ēlirim kolonial, apo justifikon terrorizmin marksist, nga ana tjetėr, revoltoheshin kur dhuna pėrdoret nga njė demokraci perėndimore, siē ėshtė qeveria amerikane, pėr tė mbrojtur territoret e Azisė juglindore nga uzurpimi marksist e totalitar. Shpjegimi i intelektualėve si Chomsky ėshtė se lloji i parė i dhunės ishte individual, personal, kundra-violence, kundra-kulture, kurse lloji i dyte ishte dhune e institucionalizuar. Pra kemi nje kapercim nga dhenia e nje shpjegimi plauzibel se si i fitojne njerezit njohurite, ne intelektuale qe kerkojne te keshillojne nje qeveri e shtet demokratik se si t’a beje, zhvilloje, gjeopoliten e tyre. Intelektuale si Chomsky, paten padyshim efektin e tyre, duke ndikuar opinionin publik, e detyruar Ameriken te terhiqet nga Azia juglindore. Vendosmeria e Amerikes per te instaluar demokracira te ngjashme me ato perendimoret ne ato vende deshtoi, duke ia lene vendin “social engineering” te markisteve filo-kineze. Shembuj te tille, rreth protestes social-politike te ketyre lloj intelektualesh, mund te jepen me tonelata, dhe me e fundit eshte reagimet opozitare te shumices te intelektualeve pacifiste europiane ne lidhje me nderhyrjen ushtarake amerikane ne Irak.

Tani po t’i referohemi rastit te Shqiperise, publiku shqiptar eshte teper skeptik kur intelektualet publike shqiptare te porsa inaguruar ne dhjet vjjetet e fundit, pa dashur te permend ndonjerin me emer, i predikon atyre e “shtetit shqiptar”, se si te sillen e te menaxhojne jetet, aktivitetin, e punen e tyre te perditeshme. Nga rrjedh ky skepticizem e bindje? Nga perceptimi gjithnje e me i dukshem, se “intelektualiteti” i tyre nuk i ben keto lloj intelektualesh me te zgjuar, me te afte, per te dhene keshilla, ose me te vlefshem e ekzemplare ne virtyte e cilesira njerezore. Mjafton te ndalosh ne rruge njerez cfaredo, te gjitha kategorive, e do te shohes se ato jane ne gjendje te ofrojne pikpamjet e sensibilitetin e tyre ne aspekte morale, qytetare, shoqerore, politike, te njejta, apo te ngjashme me pjesen me te madhe te ketij lloji intelektualesh te ekspozuar ne shtyp e mas-media. Ato fare mire mund te mos kene lexuar e degjuar asnje artikull apo kontribut te intelektualeve te tille. Ne shumicen e rasteve duhet te skarcosh menjehere “gjykimin intelektual” te ketyre intelektualeve, kur vjen puna per te dhene verdiktin e tyre per udheheqes shteti apo ne politike, apo per evenimente te rendesishme historike, shoqerore, e politike. Kur i konsideron, i merr ato si grup, ato fare mire mund te shendrrohen ne syte tane si ultrakonformiste, sidomos brenda atyre rretheve te formuar nga njerez, prej te cileve keto lloj intelektualesh publike kerkojne aprovimin e vleresimin. Kur kthehen ne “en masse”. Atehere, ato behen ndoshta te rrezikshem, sepse kjo “mase intelektuale”, mund te kthehet ne “mase kritike”, duke krijuar nje klime ortodoksije, mbizoteruese ideshe. Intelektualet, levizin e jetojne ne boten e ideve e koncepteve, e frymoret, njerezit, shumica, mundet fare mire te mbytet nen tiranine e pashpirte te ideve te tyre.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.