Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E mira e hallkut e e zeza e vetes
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Shendeti :: SARS, te rejat e fundit nga epidemia boterore
Postuar nga: Albo

Shendeti Virusi SARS, kėrcėnon botėn. Numri i personave tė prekur nga virusi ka arritur dje nė 3500, ndėrsa numri i tė vdekurve nė 200.

Kina deklaron fajtorėt e epidemisė

OBSH-ja. Kėrkohet gatishmėri e mjekėve pėr tė pėrballuar situatėn kritike

Presidenti Hu Jintao, ka hedhur kritika tė ashpra ndaj qeverisė e cila ka mbajtur tė fshehtė kėtė epidemi shkatėrruese. Ai e ka konsideruar fajtor pėr lejimin e zhvillimit tė kėsaj situate kryebashkiakun Meng Xuenong, i cili e ka mbajtur tė fshehur lajmin dhe ndėrkohė ėshtė pėrpjekur tė mbajė tė fshehura shifrat reale tė tė prekurve. Pėrgjegjės ėshtė konsideruar edhe ministri i Shėndetėsisė, Zhang Wenkang. Meng dhe Zhang, janė personat e vetėm qė lejuan qė kjo situatė tė shkonte deri tek humbja e jetėve tė njerėzve. Presidenti ka fshirė tė gjithė ditėt e pushimeve, tė cilėt priteshin tė fillonin javėn e parė tė muajit mars nė Kinė, pėr shkak tė epidemisė. Kjo, kanė theksuar burimet zyrtare, bėhet pėr tė eliminuar futjen e turistėve nė vend. Njė shkak tjetėr jashtėzakonisht madhor, citojnė tė njėjtat burime, lidhen edhe me faktin se ēdo vit nė festė, banorėt e provincave tė thella, tė konsideruara si bartėse tė Sindromit tė Rėndė Akut Respirator lėvizin drejt zonave urbane, gjė e cila do tė ndikonte nė pėrhapjen e virusit nė mėnyrė tė shpejtė. Ndėrkohė qė dje autoritetet shėndetėsore kineze kanė deklaruar shifrėn e saktė tė tė prekurve, edhe pėr shkak tė presionit qė i ėshtė bėrė nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, qeverisė kineze pėr fshehje tė numrit real tė prekurve nga Sindromi i Rėndė Akut Respirator. Janė marrė masa tė rrepta pėr izolimin e zonave tė konsideruara bomba biologjike, si Guangdong, Zhejiang, Jilin, Liaoning dhe Gansu ku mendohet se virusi ka gjetur njė terren tė pėrshtatshėm pėr t’u zhvilluar. Qeveria ka marrė masa qė banorėt e kėtyre zonave tė kufizojnė udhėtimet e tyre drejt zonave urbane, me qėllim qė tė mos bėhen shkak pėr pėrhapjen e virusit. Kryeministri kinez, ka deklaruar masa tė rrepta sigurie pėr pasagjerėt e aeroporteve, stacioneve hekurudhore, porteve, stacioneve tė autobuzėve, madje edhe nė ndalesat e autostradave. Personat e prekur momentalisht marrin frymė nėpėrmjet bombolave me oksigjen dhe ventilatorė tė fuqishėm, nė mėnyrė qė ai tė mos bėhet shkak pėr raste tė reja. Paniku nė radhėt e mjekėve dhe infermiereve, nė vendet e Lindjes, i ka detyruar ata qė tė largohen nga vendi i punės. Pėr kėtė qėllim, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, ka kėrkuar impenjim tė lartė nga mjekėt dhe stafi i kualifikuar pėr sėmundjet infektive tė qėndrojė nė gatishmėri pėr tė pritur rastet e mundshme qė paraqiten nė spitale dhe qendrat e tjera shėndetėsore. Rasti i parė me virusin e Sindromit tė Rėndė Akut Respirator, ėshtė identifikuar mė 16 nėntor nė qytetin Foshan, ndėrkohė qė dy personat e tjerė qė u infektuan, ishin dy mjekė.

Situata epidemike

Virusi vrasės nuk po kursen jetė. Pėrhapja dhe lėvizja e tij, ėshtė konsideruar i pandalshėm. 27 vende tė ndryshme tė botės janė duke pėrjetuar ankthin e tė qenit nėn kthetrat e virusit, ndėrkohė qė pėrhapja gjeografike e tij rezulton nė katėr kontinente. Epidemia ka shkaktuar deri tani 206 tė vdekur dhe rreth 3.500 persona tė prekur nga virusi. Nė Azi numėrohen 11 vende tė prekura, ndėrsa Evropa vetėm 8. Katėr persona kanė vdekur dje nė Kinė, ndėrkohė qė numri total i viktimave tė shkaktuar nga SARS, ka arritur nė 81 vetė vetėm nė Kinė. Ndėrkohė qė Pekini nuk ka mė asnjė mur mbrojtės pėr popullatėn e paprekur nga virusi. Edhe pse janė mbyllur shkollat dhe dezinfektimet janė tė pėrditshme nė vendet publike, numri i personave tė prekur nga virusi nė Pekin ėshtė alarmant. Mendohet se sot ky numėr ka arritur nė 2000 vetė vetėm nė Kinė, ndėrsa tė vdekur 81 persona. Raste tė reja tė identifikuara kanė qenė 109. Rastet e reja kanė deklaruar se kanė patur kontakte me persona tė ardhur nga zona Guangdong, ndėrkohė qė janė regjistruar edhe deklarime tė dyshimta pėr praninė e virusit nė brendėsi tė Mongolisė. Po dje, janė shėnuar gjashtė raste vdekjeje nė Hong Kong. Situata konsiderohet e nderė edhe nė Singapor, ku janė futur nė karantinė 2400 persona. Shtetet pėrkatėse kanė deklaruar se bėhet fjalė jo vetėm pėr njė krizė tė theksuar shėndetėsore, por edhe njė krizė ekonomike. Gjashtė personat qė kanė vdekur dje nė Hong Kong, sipas qeverisė, pėrkisnin ish-kolonisė britanike. Kėshtu numri i personave qė kanė gjetur vdekjen nė Hong Kong, arriti nė 94. Tė dhėnat zyrtare tregojnė se janė regjistruar edhe 22 raste tė reja, duke e ēuar numrin e tė prekurve nė 1402. Ndėrkohė qė konfirmohet edhe pėrmirėsimi i gjendjes shėndetėsore tė 436 pacientėve, tė cilėt ishin nė survejim tė rreptė mjekėsor nė njė prej lagjeve tė Hong Kongut. Mjaft dyshime janė hedhur edhe mbi Kanadanė, e konsideruar si njė prej vendeve tė prekur nga virusi vrasės. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, ka deklaruar se zbulimi i pėrgjegjėsit qė shkakton vdekjen pra, korona-virusi, ėshtė izoluar dhe po bėhen punime shkencore nė laboratore pėr gjetjen e vaksinės. Sipas Ministrisė kanadeze tė Shėndetėsisė, shkencėtarėt kanė identifikuar virusin nė 50 pėr qind tė viktimave, por ėshtė herėt qė tė flitet pėr gjetjen e njė vaksine qė tė kurojė i pacientėt e prekur nga virusi vrasės. 13 laboratore nė 10 vende tė botės janė pėrkrahur nga OBSH-ja pėr zbulimin e njė vaksine, e cila do tė luftojė virusin e tmerrshėm SARS. Ndėrkohė shumė prej qeverive tė vendeve tė Lindjes nuk deklarojnė shkaqet e vdekjeve tė shtetasve tė tyre edhe pse nė kėto vende janė deklaruar prezenca e virusit, zyrtarėt janė ende skeptikė, ndaj publikimit tė rasteve, thekson e agjencia e lajmeve “Rojter”. Kėshtu, viktima e parė nė Filipine e virusit vrasės ka qenė njė grua 46 -vjeēare. Kjo ka ndodhur njė javė pas kthimit tė saj nga Toronto, ku kishte punuar nė njė institut pleqsh. Ndėrkohė qė qeveria e Manilės ka theksuar se gruaja nuk ėshtė infektuar nė Manila, por nė Kanada. Epidemia ka shkelur Filipinet me 3 prill dhe personi i parė ka vdekur pas 10 ditėsh dhe kjo ėshtė deklaruar nga ministri i Shėndetėsisė Manuel Dayrit, gjatė njė konference shtypi. Ai ka njoftuar se njė rast tjetėr i ri ėshtė zbuluar nė kėtė vend, pasi njė vizite qė 64 -vjeēari ka patur nė Hong Kong. Po dje njė i moshuar ka vdekur dje nė Tajvan nga virusi SARS. Ai ėshtė viktima e parė, pas 28 raste tė sinjalizuara nga autoritetet shėndetėsore. Kėto tė fundit kanė theksuar se vdekja e tė moshuarit nuk ka pasur lidhje me virusin. Vetė zėvendėsministri i Shėndetėsisė, Lee Long, ka deklaruar se viktima ka vuajtur prej vitesh nga tuberkulozi.


Alarme pėr virusin SARS, 150 karantina brenda njė jave

Java e kaluar ėshtė konsideruar si njė nga javėt mė tė ashpra ndaj kontrolleve sanitare nėpėr aeroporte. Sipas statistikave, nė tė gjithė botėn janė organizuar 150 karantina nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė. Aeroportet kryesore kanė qenė ato tė vendeve tė Lindjes dhe protagoniste kanė qenė turistėt qė kthehen nga vendet tė konsideruara si bartėse tė virusit vdekjeprurės. Nga kėto kontrolle, njė numėr i konsiderueshėm qytetarėsh qė janė futur nė karantinė kanė dalė tė infektuar nga Sindromi i Rėndė Akut Respirator. Nuk jepet ende njė shifėr e saktė, megjithatė sipas autoriteteve shėndetėsore kjo konsiderohet e vetmja mėnyrė pėr filtrimin e personave me risk pėr shoqėrinė. Aeroportet janė pajisur me maska, ndėrkohė qė karantinat kanė pasur intervale kohore tė gjata. Nė aeroportet e vendeve evropiane, virusi ka pėrhapur panik tė madh, ndėrkohė qė nė vendet aziatike, ndikimi psikologjik i pranisė sė virusit vrasės ndihet mė pak, shpjegojnė specialistėt. Nė shumė shtete evropiane, madje edhe nė Amerikė, ka hyrė nė fuqi ligji i karantinės dhe kanė kėrkuar masa mė tė rrepta sigurie nė tė gjitha aeroportet.


Pneumonia, presidenti Bush firmos dekretin e karantinės

Presidenti amerikan Xhorxh Bush, ka firmosur futjen nė karantinė tė tė gjithė personave tė prekur nga SARS ose sėmundjet e tjera infektive qė kėrcėnojnė jetėn e shtetasve amerikanė. Lajmi ėshtė bėrė zyrtar nga Uashingtoni, duke i kėrkuar autoriteteve shėndetėsore ta zbatojnė atė nė tė gjitha aeroportet dhe pikat hyrėse. Bushi ka firmosur urdhrin ekzekutiv, mė qėllim ruajtjen e sigurisė shėndetėsore kombėtare. Urdhri presidencial pėrcakton krijimin e kushteve pėr personat e prekur nga virusi dhe ngritjen e grupeve nė raste karantinash. Nė kėtė urdhėr bėjnė pjesė edhe sėmundje tė tjera infektive si kolera, difteria, ethet e verdha, pesta, tuberkulozi, infeksionet virale me natyrė hemorragjike, si Ebola dhe veēanėrisht pėr Sindromin e Rėndė Akut Respirator. Paralelisht me urdhrin i ėshtė kėrkuar Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Amerikane, pėr zhvillimin e studimeve laboratorike nė kėrkim tė gjetjes sė njė vaksine, kundėr virusit vrasės. Nga San Josč deri nė Kaliforni, pėrgjegjės pėr situatėn ėshtė caktuar Richard Carmona, i cili ka kėrkuar edhe ndihmė psikologjike pėr popullatėn. Kontrollet janė mė tė rrepta sidomos pėr udhėtarėt qė vijnė nga vendet e Lindjes.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.