Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Lavdia eshte resultat i pershtatjes se shpirtit me budallallekun kombetar.
--- Baudelaire

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 57 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Kaēanikut Nė 30 prill 1910 populli Kosovės sulmoi garnizonet osmane nė Prishtinė, duke nisur kėshtu njė betejė tė ashpėr, e cila nė histori ka hyrė si "Beteja e Kaēanikut", qė u pėrhap nė mbarė krahinat e Kosovės. Kėtė lėvizje e udhėhiqte luftėtari Idriz Seferi.

Fitorja e Rajshtagut
Nė 30 prill 1945, pas shumė luftimesh tė ashpra, ushtarėt sovjetikė ngritėn flamurin e fitores mbi ndėrtesėn e Rajshtagut nė Berlin. Kėshtu rėnia e kėsaj qendre simbol tė Rajhut tė Tretė hitlerian shėnoi njė nga fitoret mė tė mėdha nė Luftėn e Dytė Botėrore - marrjen e Berlinit.

Eduart Mone'
Nė 30 priLl 1883 mbylli sytė njėri nga piktorėt mė tė mirė tė Francės, Eduart Mone', qė hyri nė historinė e pikturės botėrore si njė mjeshtėr i pėrdorimit tė ngjyrave dhe si njėri nga mė tė mėdhenjtė e saj.

Festa Kombėtare e Holandės
30 prilli ėshtė festa kombėtare e Holandės.
Elita :: Karl Gega ose Karl Ritter von Gehga!
Postuar nga: Albo

Elita Pajtim Dalani

Shqipėria gjithmonė ka nxjerrė njerėz tė mėdhenj, tė cilėt janė tė njohur nė botėn e qytetėruar. Por, njė pjesė janė tė panjohur qė janė shqiptarė, ose me origjinė shqiptare


Njė nga kėta qė mahniti Europėn dhe botėn e qytetėruar, ėshtė dhe Karl Gega ose (Karl Ritter von Gehga). Pėr mendimin tim, tė cilin e kam studiuar me kujdes, po ta shikojmė, mbiemrit Gega i ėshtė futur njė "H" nė mes, e kjo duket sikur e deformon mbiemrin, por kjo bėn qė mbiemri tė jetė sa mė shqiptare, pėr arsye se pa gėrmėn "H", do tė lexohej Xhega nė gjuhėn italiane.

Karl Gega, ky inxhinier i talentuar, i kaloi kufijtė e fantazisė sė njerėzimit. Ai, konstruktoi dhe arriti tė ndėrtojė rrugė, ura, diga, pjesė tė hekurudhave qė pėr ato kohė ishin tė pamundura pėr ndėrtim, mbasi zbatoheshin nė terrene shumė tė thyera malore. Jo vetėm kaq, por pėr kohėn, mjetet e punės, ishin shumė tė prapambetura. Mendja e tij, solli gjėra tė reja, e kjo e habiti botėn e asaj kohe deri nė Amerikėn e zhvilluar. Por, madhėshtia e tij arriti kulmin, me ndėrtimin e hekurudhės alpine malore nė Semeringun e famshėm tė Austrisė, e cila ka 150 vjet qė pėrdoret me disa rregullime tė vogla.

Karl Gega erdhi nė jetė me 10 janar 1802 mė Venedik. Babai i tij, Antonio dhe nėna Marija, ishin tė lumtur atė dite e nuk e dinin qė ky fėmijė, do tė bėhej i famshėm e do t'i sillte qytetėrimit europian atė qė u quajt nga bashkėkohėsit e "pamundur". Talenti i tij, u shfaq qė nė moshėn 10 vjeēare, ku nėna e tij Marija e njerėzit qė e rrethonin, thonin qė ky do tė bėhet i madh, mbasi qė nė shkollėn fillore, ishte nga nxėnėsit mė tė mirė nė Venedik. Shumė pjesė tė Italisė Veriore, tani i pėrkisnin perandorisė sė Habsburgve tė Autrisė. Kėta, interesoheshin pėr shtetin e tyre e kėtė e shfaqnin, duke nxitur zhvillimin e ekonomisė, kulturės, e shkencave tė tjera. Pėr kėtė kishin hapur shumė shkolla e universitete. Kėto shkolla pati mundėsi edhe Karl Gega me gjak shqiptari t'i vazhdonte, e kėtij i pėlqente mė shumė matematika, por edhe lėndėt e tjera nuk i linte pas dore. Mė vonė, ai shkoi nė kolegjin San Ana, ku kėtu filloi mėsimet pėr konstruksione e ndėrtime inxhinierike nė infrastrukturė. Kėtu, mendja e tij, tani qė po rritej e po mbaronte shkollėn inxhinierike (nė Austri shkolla ka strukturė tjerė), po mendonte shumė, e ai ėndėrronte si tė lidhte Europėn me Lindjen, mbasi shumė rrugė ishin tė pakalueshme e nė terrene malore. Mė 25 prill 1818, mbaroi shkollėn si inxhinier i liēencuar, me notat mė tė mira. Por, pėr tė arritur endrrat e tij, mendoi qė tė profesionalizohej mė shumė e pėr kėtė, ai mendoi tė vazhdonte shkollė nė shkallėt mė tė larta. Pėr kėtė, ai shkoi nė Padova nė universitetin e saj, ku studioi matematik dhe mbas mbarimit tė saj, mori titullin doktor. Mbas mbarimit tė shkollės, caktohet nė Venedik nė zyrėn inxhinierike tė ndėrtimit. Ky ishte momenti final, atė qė kishte ėndėrruar, u bė realitet, tani duhej vetėm punė pėr t'i realizuar.

Nė Venecia, kishte shumė projekte tė reja e shumė tė tjera duhej konstruktuar. Kėtu, me mencurinė e tij, i bėri tė realizoheshin e tė sillte gjėra tė reja nė zbatimin e tyre. Karli ndėrtoi rrugė tė reja, ura e diga qė pėrmbysnin lagunėn e Venedikut, e qė deri sot ato janė nė punė.

Punoi nė sistemin e lumit "Po", e bėri atė tė parrezikshėm pėr kohėn etj. Punoi nė Ferrara, San Gjirolamo, ku ishte inxhinieri i parė e ku realizoi shumė projekte e u bė i njohur nė perandorinė e Austrisė.

Me 1938, u thėrrit nė Vjenė, tani me merita e ju besuan disa projekte nė ndėrtimin e pjesėve tė hekurudhave nė Austri, tė cilat i realizoi nė kohė e me sukses. Perandoria, duke parė talentin e dhuntitė e tija si inxhinier i pėrsosur, i besoi Karlit shumė projekte tė tjera, e duke e bėrė drejtor nė komunikacion. Karl Gega, punoi nė shumė krahina tė Austrisė, ku fitoi shumė pėrvojė pune, e u bė mė i njohur me talentin e tij.

Tani, ai kėrkonte mė shumė vetes sė tij e kėrkonte tė zbatonte ėndrrėn e vjetėr pėr tė lidhur Lindjen, pra hekurudhat qė vinin nga Lindja e qė takoheshin nė Vjenė. Por, kjo hekurudhė, ndėrpritej nė Alpet qė janė nė lartėsinė 1000 metra nė Semeringun e famshėm pėr turizėm e natyrėn e saj tė mrekullueshme. Kėtu e 100 vjet pėrpara, kanė ngritur hotele ku turista nga Europa e Austria e kanė frekuentuar nė dimėr e verė. Njė nga hotelet lluksoze tė atyre kohėve, por edhe sot ėshtė ai i famshmi hoteli alpin "PANHANS". Sot, infrastruktura e pengesat e dhimbshme tė asaj kohe, janė tė pallogaritshme nė cdo kohė, nė dimėr rruga ėshtė e kalueshme e nuk diskutohet qė u bllokua nga dėbora. Bllokimi i saj ka kuptim mė tė gjerė, do tė thotė bllokimi i ekonomisė e humbje parash. Pra, treni qė vinte nga qyteti i Gracit, ndalonte e nuk zbriste mė poshtė, mbasi kėtu hekurudha ndėrpritej. Malet e kishin bėrė tė pakalueshme. Kurse nga Vjena vinte treni tjetėr e ndalonte tek kėmbėt e Semeringut nė qytetin e Gloknicės, e nuk ngjitej mė. Kėtu, pasagjerėt zbrisnin e duhej tė ngjiteshin nė kėmbė ose me karroca pėr tė arritur nė majėn e Semeringut, e ku treni tjetėr priste qė kishte ardhur nga Graci. Ēfarė katastrofe, ngjitja nė kėmbė ishte shumė e mundimshme e me pasoja e humbje kohe e ngatėrresa tė tjera. Si shembull, marrim sikur tek kėmbėt e Dajtit nė Kinostudio, tė vinte treni tjetėr tė priste nė pllajėn e Dajtit, qė ėshtė nė lartėsinė 1000 metro, por nė Semering duhet tė paktėn 30 km nė vijė ajrore qė tė arrish aty sipėr. Pra, mendoni se ē'bėhej aty kur njerėzit me kalamaj e me valixhe e gjėra tė tjera nė krahė, ndonjė i sėmurė i ngjiteshin majave tė thepisura tė Semeringut, e mendoni nė dimėr ku cdo gjė mbulohet nga bora e akulli e temperaturat arrijnė nė minus 25-30 gradė. Deri atėhere, asnjeri nuk e kishte marrė pėrsipėr tė thyente kėto male tė pakalueshme, edhe pse perandoria kishte kėrkuar qė dikush tė merrej me kėtė problem, por asnjė inxhinier i talentuar qė mund tė kishte nė atė kohė e quante tė parealizueshėm e tė pabesueshme qė tė realizohej.

Kur Karl Gega hodhi idenė e tij, se do ta merrte pėrsipėr kėtė gjė pėr t'i dhėnė rrugėzgjidhje qė ishte e pabesueshme pėr njerėzimin, edhe pse tani ai ishte i njohur nė Austri, shumė qeshėn me kėtė mendim tė tij. Por, ai nuk u pėrkul, atė qė tha do ta bėnte e shumė nuk e dinin se nė dejet e tij kishte gjak shqiptari, qė tė pamundurėn e bėjnė realitet. Njė ditė vjeshte, afėrsisht me 1841, Karl Gega i shoqėruar nga njė personalitet i perandorisė austriake zoti Kubek, ju ngjitėn malit nė kėmbė deri sipėr nė Semering, pėr ta parė e studiuar terrenin si fillim e qė Karli tė krijonte njė ide si do ta fillonin. Karli u mahnit me mrekullinė e natyrės nė kėto ditė vjeshte, kur pemėt dhe gjethet e tyre kanė ngjyra tė ndryshme e ja shtojnė bukurinė kėtyre maleve, e sidomos nė ditė qetėsie. E gjeniu shqiptar, i rritur afėr detit nė Venecia, i vinte keq ta prishte qetėsinė e kėtyre maleve e ta shqetėsonte natyrėn. Por, ai mendonte nė qetėsi e po studionte terrenin e shoqėruesi i tij, e shikonte, e mendonte se do tė realizohej kjo e pabesueshme ndėrmarrje! Nė njė moment, Gega ndryshoi pamje tani, mė serioz e me zė qė ta dėgjonte zoti Kubek tha:

- Kėto male duhen care, trenat qė vijnė nga lindja e mbrrijnė nė Vjen e ndalojnė kėtu tek kėmbėt e Semeringut, duhet tė arrijnė pa ndėrprerje e tė kalojė nėpėr male e tė kapin detin nė Venecia! Por, kjo nuk ishte e lehtė, duhej shumė punė pėr tė bėrė kėtė projekt gjigand e zbatuar nė realitet. Ai, krenar e me besim tek vetja e tij, e pranoi se do ta bėnte realitet.

Kajzeri Franc Ferdinand-Habsburgu e miratoi idenė e tij e i krijuan kushtet pėr fillimin e punės. Fillimisht, nė vitet 1842, e dėrguan nė Amerikė pėr tė marrė eksperiencė nė ndėrtimin e hekurudhave, por qė nuk kishin kaq thyeshmėri nė terrenet e Amerikės, por ai pėrfitoi nga qėndrimi aty. Amerikanėt, duke parė se kishin tė bėnin me njė inxhinier tė vėrtetė i afruan ofertėn pėr tė qėndruar aty. Por, Gega nuk e pranoi ofertėn, duke thėnė:

- Unė e di kėtu nė Amerikė pagesa ėshtė mė e mirė e ju falenderoj nga zemra pėr ofertėn, por atdheu, Austria ka nevojė pėr mua dhe mė pret. Amerikanėt e kuptuan shqetėsimin e tij dhe i dhanė tė drejtė, duke i thėnė:

- Zoti Gega keni tė drejtė, atdheu nė radhė tė parė.

Mbas kthimit nga Amerika, i hyri punės pėr bėrjen e projektit qė do t'i donte shumė kohė, por mbas mbarimit projekt nuk po realizohej pėr t'u zbatuar pėr arsye, sepse nė Austri kishte pllakosur kriza ekonomike e pėr momentin ishte e pamundur, e shumė njerėz ishin tė papunė. Tė ndodhur nė kėto kushte, Kajzeri dha lejen e fillimit tė punimeve nė hapjen e rrugės hekurudhore tė Semeringut. Punimet filluan nė gusht 1848 pėr zbatimin e projektit gjigand tė Karl Gegės, e cila do tė zbatohej po vetė nga Gega. Kėtu, u hapėn 20.000 vende pune, erdhėn edhe punėtorė nga shtete tė ndryshme tė perandorisė. Shumė erdhėn me familjet e tyre e me fėmijė, edhe gratė morėn pjesė nė punė tė ndryshme. Kushtet e punės, kuptohet ishin shumė tė vėshtira nė njė terren malor shumė tė thyer. Vera ėshtė shumė e shkurtėr e ajri shumė i freskėt. Dimri shumė i gjatė e i ftohtė, deri minus 30 grad, e me shumė sidomos nė ato kohė. Punohej natė e ditė, edhe nė dimėr pa pushim, mjetet e punės nga mė tė thjeshtat me skela tė larta, karroca e lopata. Por, cilėsia e punimeve me kualitet tė lartė e nė gjendje pėr t'i rezistuar kohės akoma edhe sot. Vetė Karl Gega, ishte nė frontin e punės atė qė projektoi vetė po e zbatonte, e pėrditė projektin e pasuronte me gjėra tė reja, nuk kishte asnjė minutė kohė tė lirė. Ēdo gjė duhej kontrolluar si zbatohej. Por, edhe masat e sigurisė pėr njerėzit me hallet dhe problemet qė kishin ata, nuk ishte kaq e lehtė. Projekti ishte i madhėsive tė mėdha pėr kohėn e saj, kur asnjėri nuk kishte guxuar pėr ta menduar e t'i hynte kėsaj pune. Puna gjigande e tij, kishte marrė dhenė e shumė njerėz e personalitete vinin pėr tė parė tė "pabesueshėm". Vet Otto von Bismark erdhi pėr vizitė dhe u mahnit me kėtė punė gjigande.

Hekurudha ėshtė e gjatė 41 km, lartėsia nga pika zero arrin 1000 m. Janė ndėrtuar 15 tunele, mė i gjati 1483 m dhe mė i gjati pėr atė kohė. Janė ndėrtuar 17 ura, njė nga kėto me dy palė harqe qė ėshtė dhe mė i madhi e mė i larti (i ngjashėm me urėn e ndėrtuar nė Shqipėri nė Gomsiqe afėr Pukės). Shkalla e ngjitjes 1:40 pjerrėsia. Vetkuptohet qė shumė njerėz u sėmurėn pėr kushtet e atyre viteve, nė njė tunel vdiqėn 14 punėtorė e si do tė shikojmė mė vonė, edhe Karli u sėmur vet. Puna vazhdoi pėr 6 vjet dhe, mbas mbarimit tė kėsaj, filluan provat e para me lokomotivat qė u ndėrtuan gjatė kėsaj kohe pėr terren malor. Prova e parė doli me sukses, ku Karl Gega ishte i pari qė qėndronte nė ballė tė lokomotivės. Mė vonė, u provuan dy lokomotiva tė prodhuar nė Austri me emrin "Vjena e Re", e pastaj provat me vagona. Kjo ėshtė pika kulminante, mė nė fund u vėrtetua se malet u mposhtėn ajo qė ishte e pabesueshme u bė njė realitet. Karl Gega fitoi mbi tė pamundurėn nuk ka fjalė qė tė vėrtetoj kėtė, mbasi edhe sot nė ditėt tona, njerėzimi habitet me kėtė vepėr madhėshtore e kur e pėrshkon vetė kėtė pjesė tė hekurudhės malore, e kupton se ēfarė ėshtė bėrė. Eshtė me gjithė mend madhėshtore dhe bie nė mendime, se si arriti ky njeri me mjetet mė primitive tė kohės, tė bashkojė popuj me popuj, njerėz me njerėz, vende me vende. Dhe ėshtė e vetmja rrugė hekurudhore qė lidh Lindjen me Veriun e Italisė deri nė Spanjė. Fatkeqėsisht, asnjė i huaj nuk e di qė doktor inxhinier Karl Gega, njeriu me gjak shqiptari i bashkoi.

Nė prill 1854, u bė prova nga djali i Kajzerit tė Austrisė. Kurse nė korrik 1854, u dha leja e qarkullimit tė trenave pėr pasagjerėt. Por, doktor Gega nga gjithė ajo punė me pėrmasa gjigande botėrore, duke qėndruar ditė e natė afėr punės, pra nė front nė borė e tė ftohtė nė temperatura tė ulta, duke lėvizur nė qafa malesh e tė pėrpjeta e nė kushte tė vėshtira jetese nė barakėn e tij, qė e kishte edhe zyrė projektimi e fjetje, u sėmur. Ashtu, ai vazhdoi punėn deri nė pėrfundimin e saj. Mbas kėsaj, u mor me projekte tė tjera, por tani plotėsisht i sėmurė ku ngrihej, punonte, e prapė sėmurej me shpresė pėr t'i zbatuar ato. Doktorėt e shtetit austriak dhanė gjithēka pėr tė, me shpresa pėr t'u shėruar. Por, sėmundja avancoi e mė nė fund, njė krizė e gjatė e mbėrtheu dhe nuk po e lėshonte, kėshtu mė 14 mars 1860 doktor Karl Gega dha shpirt nė moshėn 58 vjeēare.

Karl Gega, sot ėshtė pėr botėn e qytetėruar nga njerėzit mė tė mėdhenj tė kohėve. Turista tė shumtė, edhe nga Japonia e vende tė tjera, vijnė e shikojnė kėtė madhėshti e tė vjen keq qė pėr shqiptar nuk njihet, ndoshta nga pak njerėz. Shteti austriak i asaj kohe, duke nderuar veprėn e Karl Gegės, madhėshtinė e tij tė mendjes, e forcėn e karakterin, pėr tė mposhtur malet e pathyeshėm i dhanė titullin "Ritter von", tė cilit ju shtua nė mes tė emrit e mbiemrit si "Karl Ritter von Ghega". Dhe nė pėrmendoren e tij tė ngritur nė stacionin e trenit nė Semering, me 1869 me kėtė titull gjėndet. "Ritter von" janė tituj tė familjeve tė mėdha feudale, qė kanė kontribuar nė ekzistencėn e popujve gjermanė e qė kėto tituj janė tė trashėgueshėm nga kėto familje pėr gjithė jetėn. Sot, kėto tituj, nuk jepen mė sado i pasur tė jesh e vepra tė mėdha tė bėsh. Pėr krahasim me Shqipėrinė, si themi pėr familjet e mėdha "fisnike". Por, pėr Gegėn, u bė njė pėrjashtim pėr dhėnien e kėtij titulli. Ka ngelur enigmė, gjithashtu, qė thuhet qė ai ka vrarė veten. Nė njė shkrim, shkruhet qė kėshtu ėshtė. Kurse, nė historinė e kronikėn austriake, shkruhet qė ka vdekur mbas njė sėmundje tė rėndė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.