Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bota eshte nje komedi per ata qe mendojne e nje tragjedi per ata qe ndjejne.
--- Walpole

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 134 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Komisioni Shqiptar i Janinės
Nė 3 maj 1877 nėn kryesinė e atdhetarit Abdyl Frashėri u formua Komisioni Shqiptar i Janinės, si organ kombėtar, i cili shtroi kėrkesėn pėr bashkim tė krahinave tė banuara nga shqiptarėt nė njė vilajet tė vetėm pėr t'u krijuar premisat pėr njė administratė unike dhe njė komb tė vetėm.

Kanan Maze
Nė 3 maj 1936 u nda nga jeta Kanan Maze, Hero i Popullit. Ishte ushtarak dhe njė figurė e shquar, qė u vu nė shėrbim tė Qeverisė sė Vlorės nė 1912-n, mė pas mori pjesė nė revolucionin demokratik tė qershorit dhe u dallua pėr trimėri nė luftėn e Vlorės tė '20-s.

Vinēenco Vela
Nė 3 maj 1820 u lind skulptori italian Vinēenco Vela, krijimtaria e tė cilit ėshtė e lidhur me lindjen e realizmit nė skulpturėn italiane tė shekullit tė 19. Veprat mė tė mira tė tij janė: statuja "Vilhelm Tel", pėrmendorja e Spartakut, relievi "Viktimat e punės", etj.

Ilia Mjeēnikov
Nė 3 maj 1845 lindi Ilia Mjeēnikov, biolog i njohur rus, njėri nga themeluesit e Embriologjisė, Mikrobiologjisė dhe Imuniologjisė; shkencėtari qė zbuloi fenomenin e Fotosintezės, formuloi teorinė e imunitetit fagocitar dhe tė prejardhjes sė organizmave shumėqelizore. E pėr tė gjitha kėto u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Elita :: Kapiten Gafurr Jegeni
Postuar nga: Albo

Elita Historia e panjohur e ushtarakut nga Dibra e Madhe, i cili organizoi rezistencėn kundėr italianėve nė Vlorė dhe u ekzekutua pa gjyq nė 1951 pėr incidentin e Ambasadės Sovjetike

Gafurr Jegeni, kapiteni qė luftoi nė Vlorė nė 7 prill '39

Dashnor Kaloēi

Nė 7 prillin e vitit 1939 kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak pėr tė pushtuar Shqipėrinė, disa reparte tė Mbretėrisė shqiptare tė ndihmuara edhe nga forca vullnetare bėnė njė rezistenė tė armatosur, duke i gozhduar pushtuesit italianė pėr disa orė si nė Durrės, Porto-Romano, Shėngjin, Ura e Baēallėkut, Shkodėr, Vlorė, Bestrovė e Sarandė. Gjatė asaj rezitence ushtria italiane pėsoi dėmtime nė njerėz e arsenal ushtarak, por edhe nga repartet shqiptare e forcat vullnetare qė u shkuan atyre nė ndihmė, pati humbje nė njerėz. Por e gjithė ajo rezistencė qė iu bė italianėve nga Abaz Kupi e dhjetra ushtarakė tė tjerė tė Monarkisė sė Zogut, u la nė harresė dhe nė historiografinė e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, pėrmėndej vetėm kapterri i Marinės Mbretėrore, Mujo Ulqinaku, i cili luftoi dhe ra heroikisht nė afėrsi tė Torrės sė Kalasė sė Durrėsit.
Njė nga ata ushtarakė tė Zogut qė organizoi rezistencėn kundra pushtuesėve italianė nė Vlorė dhe nuk u pėrmėnd kurrė gjatė viteve tė regjimit komunist, ka qenė edhe kapiteni Gafurr Jegeni me origjinė nga Dibra e Madhe, i cili u ekzekutua nė vitin 1951 duke u akuzuar pėr incidentin e bombės nė ambasadėn sovjetike. Po cila ishte e kaluara e Gafurr Jegenit, ku ishte shkolluar ai dhe ēfarė karriere ushtarake pati gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut? Si e organizoi ai rezistencėn ushtarake kundra pushtuesėve italianė nė Vlorė dhe cilėt ishin ushtarakėt e tjerė qė luftuan bashkė me tė. Lidhur me kėtė na njohin dėshmitė e shumta tė disa veteranėve vlonjatė qė kanė qenė dėshmitarė okularė tė asaj ngjarje tė ndodhur atė ditė tė largėt prilli tė vitit 1939, e cila nuk u pasqyrua kurrė nė asnjė nga librat e historisė apo pėrvjetorėt e ndryshėm qė pėrkujtonin atė qėndresė simbolike qė iu bė pushtuesėve italianė.

Nga Akademia Italiane nė Rojen e Kufirit

Gafurr Jegeni u lind mė 15 gusht tė vitit 1910 nė qytetin e Dibrės sė Madhe, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Familja Jegeni ishte njė nga mė tė njohurat e asaj krahine dhe ndėr burrat mė tė dėgjuar tė atij fisi, ishin Tefiku, Shaqiri e Riza Jegeni, tė cilėt respektoheshin nga e gjithė paria e Dibrės. Fėmijria e Gafurrit kaloi nėpėr vitet e Luftės sė Parė Botėrore ku nė shtėpinė e Jegenėve mblidheshin pėr tė kuvenduar njė pjesė e burrave mė tė njohur tė asaj krahine si dhe miqtė e tyre tė familjes, Dine, qė ishin bejlerėt e Maqellarės. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė qytetin e lindjes, Gafurri shkoi nė qytetin e Peshkopisė ku vazhdoi shkollėn qytetėse nė Internatin e Kastriotit. Pas mbarimit tė asaj shkolle, ai erdhi nė Tiranė dhe pėrfundoi shkollėn ushtarake Mbretėrore, ku bashkė me tė asokohe studjonin edhe shumė djem tė tjerė nga treva e Dibrės dhe e Kosovės. Pas mbarimit tė asaj shkolle, Gafurri fitoi tė drejtėn e studimit dhe nė vitin 1929 ai shkoi nė Itali, ku pėr tre vjet me rradhė ndoqi studimet pranė Akademisė e Rojes sė Kufirit. Pas mbarimit tė asaj akademie me rezultate shumtė tė larta ku fitoi dhe gradėn e togerit, ai u kthye nė Shqipėri dhe fillimisht u emėrua nė armėn e Rojes Mbretėrore tė Kufirit. Si fillim ai u emėrua nė Drejtorinė e Armės sė Kufirit pranė Komandės sė Pėrgjithshme nė Tiranė, si inspektor pėr njė nga repartet e kufirit bregdetar qė mbulonte zonėn nga grykėderdhja e lumit Mat, deri nė atė tė lumit Shkumbin. Pas kėsaj, nga viti 1935 e deri nė vitin 1937, ai shėrbeu me detyrėn e Komandantit tė Batalionit tė Kufirit qė mbulonte zonėn nga Qafė-Thana nė Bilisht tė Korēės. Nė tetorin e vitit 1937, Gafurr Jegeni u transferua nė qytetin e Vlorės, duke u caktuar si komandant i repartit tė Rojes sė Kufirit qė ishte instaluar nė Skelė, i cili mbulonte zonėn nga grykėderdhja e lumit Shkumbin, deri nė Himarė. Pak kohė pėrpara se tė trensferohej pėr nė qytetin e Vlorės, Gafurri mendoi tė krijonte familjen e tij dhe u maratua me Shyqėrie Shijakun, tė bijėn e Islam Shijakut nga fshati Rekė i Dibrės sė Madhe. Nė atė detyrė tė Komandantit tė Rojes sė Kufirit, Gafurri shėrbeu me devotshmėri deri nė prillin e vitit 1939 kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipėrisė.


Dėshmia e Abaz Kallaratit

Ato ditė tė para tė prillit 1939, qė u pėrhap lajmi se Italia po pėrgatitej pėr tė zbarkuar nė portet e Durrėsit, Shėngjinit, Vlorės dhe Sarandės, Gafurri u angazhua tėrsisht nė organizimin e rezistencės sė armatosur nė molin zero tė portit tė Vlorės, ku kishin nisur dhe revoltat masive tė popullit tė atij qyteti. Lidhur me kėtė, nė kujtimet e tij, veterani Abaz Kallarati, i cili ka qenė njė nga pjesmarrėsit e rezistencės kundėr pushtimit Italian nė qytetin e Vlorės, ka dėshmuar: "Unė disa vjet shėrbeva nė xhandarmėrinė e Vlorės. Nė qytet keshė njohur edhe tė tjerė vlonjatė, si Ibrahim Avdullai, Murat Tėrbaēi, Beqir Velo e Tol Arapi, atdhetarė tė ēquar qė ua dėgjonin fjalėn tėrė popullata dhe ishin kundėr politikės sė Italisė. Nė fillim tė prillit 1939, plasėn revolta e demostrata nėpėr qytete. Mė 5 prill, mua dhe shokėve tė mij, na thėrriti ushtaraku Gafurr Jegeni, nė njė lokal nė Skelė. Ai kishte qenė nė Tiranė dhe nė Kinema "Gloria" kishte parė njė shfaqje ku me sa duket ishte thėnė se Italia fashiste kishte qėllim tė pushtonte Shqipėrinė. Nė Vlorė-tha ai, Italia e ka njė bazė pėr tė zbarkuar, se ka liman. Atje duhet me rezistue, me organizue djelmninė me pushkė. Po atė ditė e pashė Gafurrin edhe nė Prefekturė nė biseda me prefektin, ku u grind dhe diēka i kėrkonte. Nė prefekturė ishte njė depo me armė qė mund tė armatoseshin 400-500 vetė. Gafurri kishte miq disa kaniniotė si Beqir Velo, qė mblodhi disa djem e rininė nė gatishmėri nė Ujė tė Ftohtė, se atje ishte edhe moli. Mė 7 prill 1939, ne u gjendėm rreth 123 veta nė rėrėn buzė detit. Gafurri na ndau municione dhe ushqime. Sa mė shumė afroheshin anijet ushtarake italiane, ne plasėm luftėn. Nė tėrheqje drejt Sqelės, u vra Hamit Vasho (Gumenica)", thuhet nė dėshminė qė Abaz Kallarati ka dhėnė nė 12 prill tė vitit 1988.

Dėshmia e Shaqo Derrit e Musa Muhos

Njė nga veteranėt e tjerė vlonjatė, pjesmarrės nė rezistencėn kundėr italianėve nė 7 prillin e 1939, ka qenė edhe Shaqo Deri, i cili nė mes tė tjerash ka dėshmuar: " Atje nėn ullinj ku kalon rruga ka qenė njė lapidar nė kujtim tė kėsaj lufte. Nė Bestrovė u bė pėrpjekje e madhe me fashistėt. Rezistenca e parė u bė nė molin e Vlorės, organizuar nga vlonjatėt dhe oficerėt Gafurr Jegeni e Mark Pjetėr Doēi. Siē mė ka thėnė togeri Shahin Jonuzi, (nė Bestrovė ai ishte komandant i baterisė "Semani") u luftua me predha Sharpnel dhe fashistėve iu desh tė shpėrndaheshin nėpėr ullishta pėr tė zėnė pozicione tė tjera. Nė kėtė betejė u shquan edhe ushtarakė tė tjerė si Osman Pepmarku, e togeri Neshat Tefik Shehu, qė ishte komandant i batalionit "Kaptina". Pėrveē dėshmive tė Abaz Kallaratit e Shaqo Derrit, njė nga vetarėnėt e tjerė vlonjatė qė hedh dritė mbi ngjarjen e 7 prillit tė vitit 1939 nė qytetin e Vlorės dhe angazhimin e pjesmarrjen e kapiten Gafurr Jegenit nė organizimin e rezistencės kundėr pushtuesėve italianė, ka dėshmuar edhe ish-mėsuesi i shkollės Tregtare tė Vlorės, Musa Muho, i cili nė mes tė tjerash ėshtė shprehur: "Nė ditėt e para tė prillit tė vitit 1939, edhe nė Vlorė u pėrhap lajmi se do tė pushtohej vėndi nga fashizmi Italian. Nė shkollėn tonė erdhi kapiten Gafurr Jegeni dhe dy ushtarė nga Burreli. Na pritėn sa zbritėm tek rrapi i Ujit tė Ftohtė dhe pasi na pyetėn na thanė se ēduhet tė bėjmė pėr tė shpėtuar vatanin. Tė nesėrmen disa mėsues e nxėnės shkuan nė Prefekturė dhe kėrkuan shpjegime e armė qė tė ishin gati. Atje kudo dėgjohej thirrja: "Duam armė". Mė pas nėn drejtimin e kapiten Gafurr Jegenit, Memisha Stepės e Mark Pjetėr Doēit, ne u sulėm nė drejtim tė depove tė xhandarmėrisė dhe si u armatosėm mirė, u nisėm nė drejtim tė molit ku u ndamė nė formacione luftimi".


Dėshmia e Faik Bedinit

Po kėshtu lidhur me rezistencėn nė bregdetin e Vlorės, ka dėshmuar edhe ish-ushtaraku e vetarani Faik Bedini, i cili nė mes tė tjerash ėshtė shprehur: "Nė prillin e vitit 1939 unė kam qenė 17 vjeē dhe e kujtoj shumė mirė luftėn qė u bė nė Skelė, sepse nė atė kohė unė me familjen time e kishėm shtėpinė dhe banonim tamam nė atė vėnd. Kam parė edhe lėvizjet nė Komandėn e Rojes sė Kufirit, qė ndodhej po nė Skelė. Pashė kur zunė pozicion nė molin zero, ku ishin magazinuar blloqe bitumi , tė Selenicės, pėr t'u ngarkuar nė anije e pėr t'u dėrguar jashtė shtetit. Pashė kur filloi zbarkimi nė mėngjez herėt. Nga motoskafėt zbrisnin pa pushim ushtarė italianė. Ndėrkohė pashė kapiten Jegenin qė dha urdhėr sapo ushtarėt italianė zbarkuan nė tokė dhe u dėgjuan breshėri. Ranė pėrtokė disa ushtarė italianė dhe vala e parė e motoskafėve u zbraps. Por nuk vonoi dhe u panė tė tjerė motoskafė ku prejt tyre filluan tė gjuanin parreshtur, duke krijuar perde zjarri pėr tė mbuluar ushtarėt qė zbarkonin. Lufta qe e ashpėr. Mė vonė kam marrė vesht se Gafurr Jegeni si i ēartur kishte thirrur nė italisht: "Ku shkoni, ky vatan ka zot". Pranė kapiten Jegenit ka qenė dhe nėntoger Mark Pjetėr Doēi. Po kėshtu mė kanė treguar se si kapiteni dhe nėntogeri u rrethuan nga trupat italiane dhe u arrestuan".


Internimi nė Itali dhe ekzekutimi nga komunistėt

Pasi kapiteni Gafurr Jegeni u arrestua nga italianėt pėr rezistencėn qė iu bėri trupave tė tyre pushtuese, ai u nxorr pėrpara gjyqit ushtarak i cili fillimisht e dėnoi me vdekje dhe mė pas pėr arsye propagandistike, atij iu fal jeta dhe u internua nė ishujt e Italisė, ku ishin tė internuar edhe me dhjetra patriotė tė tjerė shqiptarė qė kishin kundėrshtuar pushtimin fashist italian tė atdheut tė tyre. Nga viti 1939 e deri nė vitin 1943, kapiteni Gafurr Jegeni qėndroi i internuar nė kampet e Italisė Jugut, nė ishullin Gaeta dhe nė Ventotene. Nė ato kampe ai u takua edhe me kushėririn e tij, Ahmet Jegenin, i cili ishte internuar aty pasi nuk kishte pranuar qė tė bėnte betimin para flamurit Italian, nė akademinė ushtarake ku vazhdonte studimet. Gjatė gjithė asaj periudhe, ndryshe nga bashkėvuajtėsit e tij, Gafurri u trajtua shumė keq nga fashistėt pasi ish'konsulli Italian nė Vlorė, Melani, ia kishte nxirrė dosjen. Nga ai kamp, Gafurri mundi qė tė lirohej vetėm nė vitin 1943 nga ana e forcave aleate anglo-amerikane qė kishin zbarkuar nė Normandi. Pas kthimit nga Italia nė Shqipėri, kapiten Gafurr Jegeni nuk pranoi qė tė shėrbente mė nė Ushtrinė Kombėtare shqiptare e cila ishte nėn komandėn e italianėve dhe ai u tėrhoq fare nga jeta ushtarake. Pas mbarimit tė Luftės nė vitin 1944, Gafurrit jo vetėm qė nuk iu njoh lufta qė ai kishtė bėrė nė prillin e vitit 1939, por pėrkundrazi ai u pa me sy tė keq nga ana e komunistėve qė erdhėn nė pushtet. Kėshtu ai u arrestua nga Sigurimi i Shtetit nė shkurtin e vitit 1951 dhe u ekzekutua pa gjyq sė bashku me 22 persona tė tjerė, duke u akuzuar pėr incidentin e bombės nė ambasadėn sovjetike nė Tiranė. Bashkė me Gafurrin, po me tė njėjtėn akuzė pėr incidentin e ambasadės sovjetike, asokohe u arrestuan edhe kushėrinjtė e tij, Myftar Jegeni i cili u ekzekutua mė 28 shkurt 1951 dhe Hajri Jegeni, i cili u dėnua me 15 vjet burg. Po kėshtu nga fisi i Gafurr Jegenit, u dėnuan dhe vdiqėn nėpėr burgje e internime, edhe Ahmet Jegeni, Isa Jegeni, Hysen Jegeni, Jusuf Jegeni, Ivzi Jegeni dhe hakmarrja e regjimit komunist ndaj asaj familje tė njohur pėr tradita patriotike, vazhdoi deri nė vitin 1976, kur i internua Adhurim Jegeni, djali i Gafurrit, kapitenit tė Monarkisė sė Zogut i cili ndonėse kishte organizuar rezistencėn antifashiste nė 7 prillin e vitit 1939, u pushkatua nga regjimi komunist i Enver Hoxhės nė vitin 1951.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.