Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E lirė ėshtė kripa nė Durrės, po e ngre qiraja udhės
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 162 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Kulture :: Hundėza dhe hunzakėt jetėgjatė
Postuar nga: Albo

Kulture Pjesa e meposhtme eshte marre nga libri i Aristidh P. Kolės, ?Arvanitasit dhe prejardhja e grekėrve?, Sh. B. 55, Tirane, 2002.

Pergatiti Nen. Prof. Saimir Lolja

??. Rreth 6000 ushtare ilire pas vrasjes se Klitit nga Aleksandri i Madh e veēuan pozicionin e tyre prej tij dhe u enden neper Braktane derisa perfunduan ne Kafiristanin e sotem (midis Afganistanit dhe Pakistanit verior). Perpara pak vjetesh skenaristi Xhejms Hilton xhiroi nje dokumentar "Horizonte tė humbura" (Lost Horizons). Banoret e asaj zone jane te gjate, te bardhe, me floke gėshtenjė dhe jetonje shume vjet.
Lugina ku jetojne quhet dhe ne ditet e sotme Hundeza (Hundė e vogėl) dhe me te vertete kjo fushė mbyllet me nje hundėz midis dy maleve qe e rrethojne. Nje tjeter vendosje moēalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski qe do te thote gjuhe e burrave. Reaguan ndaj imponimit te fese moslemane dhe megjithate edhe sot bejne dhe pijne (ne kundershtim nga te gjithe banoret e atjeshem) vere e madje te perziere me uje, siē benin te lashtet. Shume zakone dhe tradita te tyre deshmojne prejardhjen iliro-helene te tyre; (Shiko Ernesto Skura "Iliret ne Afganistan" ne gazeten "Lidhja" te Antonio Bellushit, Maj 1983)?.

* * * * * * * *
Kerkimi ne internet nxorri shume informacione, sqarime, studime dhe botime per Hundėzėn (Hunza ne internet) dhe gjuhėn Burushaski (gjuhėn e burrave), e cila eshte gjuhe e pashkruar. Nje liber gjuhesor eshte botuar nga Prof. Etienne Tiffou ?Hunza Proverbs?, University of Calgary Press, Calgary, 1993.

Kafiristan = Qafiristan = Vendi i Qafirėve = Vendi i tė pafeve sipas moslemanizmit.

Tani Kafiristanin e quajne Nuristan, pasi thuhet qe banoret kane pranuar fene islame. Vendodhja e Kafiristanit eshte aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani; Hundėza ndodhet ne pjesen e Pakistanit. Pllaja e Hunzės eshte 2300 - 2700 metra mbi nivelin e detit dhe tere lugina rrethohet nga male me lartesi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit.

* * * * * * * * *
Te dhenat e meposhtme jane nxjerre na libri i Dr. Jay Milton Hoffman ?Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people?, Professional Press Publishing Assoc., 5th Ed., Valley Center, 1985

Ne Tetor behet festa e veres (pije alkolike) dhe grate nuk jane te mbuluara me perēe. Vendi eshte malor porse pjellor me zarzavate, peme e drithera te ndryshme, p.sh. patate, bizele, kastraveca, grure, miser, elb, kajsi, dardhe, molle, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi, etj. Banoret jane bujq te shkelqyer dhe kane krijuar nje system te shkelqyer taracash dhe vaditjeje. Kanalet kullues qe ushqejne taracat me uje quhen KULLSE. Nje mal ngjitur me luginen eshte I mbuluar me akullnaja, te cilat rreshqasim me kalimin e kohes. Ky mal quhet RAKAPOSHI.

Banoret jetojne ne harmoni te plote, kane shendet shume te mire dhe rrojne gjate. Banoret e Hunzės jane te gjate, race e bardhe dhe me floke ngjyrė gėshtenjė. Banoret e Hundėzės rrojne 100-140 vjeē dhe nuk njohin ndonje semundje. Njerezit jane shume mikprites dhe ndihmues te njeri tjetrit. Nuk egziston ndonje lloj krimi ne Hunza. Nje djale I lindur ushqehet me gji per tre vjet kurse nje vajze per dy vjet dhe gjate kesaj periudhe burri dhe gruaja nuk kane marredhenie. Ne Hunza nuk ka ndarje te ēifteve martesore.

Banoret pelqehen te quhen HUNZAKĖ (Hunzakuts), e cila tingellon saktė sipas shqipes. Nje valle popullore qe kercejne eshte Vallja e Shpatave qe kercehet vetem nga burrat dhe valltaret vishen me rrobe me ngjyra te quajtura KAMARBUNDE. Ne raste festimesh, me te vjetrit veshin pekerina leshi te qendisura te quajtura ĒUKA. Kryetari I Hunzės e ka titullin I MIRI (The Mir).

Festa me e rendesishme eshte festimi i Vitit te Ri diellor (ashtu si pellazgėt, arbėreshėt) qe festohet me 21 Mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e pare e vitit te ri bie me 21 Mars. Ne nje dite te vetme te Dhjetorit organizohen te gjitha martesat e vitit. Burrat veshin pantallona te bardha qe i quajne SHALLVARE (shal ? varė) ndersa grate bluzen e tyre e quajne KAMISHĖ. Banoret tregojne histori se si ata jane ngulmuar aty qe nga koha e Aleksandrit te Madh.

Nuk ka insekte perveē mizes se zakonshme. Derri nuk egziston atje dhe po ashtu edhe mishi I derrit nuk perdoret per t?u ngrene. Ato jane 99% vegjetariane. Nuk ka qen, mace, pula apo bretkosa. Veēan, Dr. J. M. Hoffman vėrejti qe banoret hanin shume frutin e kajsisė dhe tulin e berthamės sė kajsisė.

Tė fshehtat e jetegjatesise se tyre jane permblidhur si me poshte nga Dr. J. M. Hoffman, i cili vizitoi dy here Hundėzėn:
1- Te shendetshem dhe te shplodhur
2- Klima dhe ajri
3- Toke pjellore
4- Ushtrime fizike ditore duke iu ngjitur dhe zbritur taracave
5- Gjumi I plote dhe qetėsi absolute per tere naten
6- Pirje e madhe uji qe rrjedh nga akullnajat
7- Pirje ēaji me rrėshirė shkembi (qe e quajne shėlli-jete)
8- Mungesė shqetesimesh
9- Ushqim me vitamina dhe minerale (fruta, drithera, zarcavate)
10- Ushqime te pasheqerosura
11- Ushqime pa dhjamera dhe yndyrna
12- Mungese semundjesh
13- Jashteqitje e trashe tre here ne dite
14- Mosngrenia e mishit te derrit dhe te qenit pothuaj vegjetariane
15- Mospirje kafeje

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * **


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.