Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tė paaftėt gjejnė pretekse, tė aftėt mėsojnė dhe reagojnė.
--- I/e panjohur

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 144 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Intimitet :: Interviste me violinistin Tedi Papavrami
Postuar nga: Albo

Intimitet Ėshtė kthyer nė vendin e tij, sėrish me violinėn nė duar, sėrish pėr njė koncert i cili ėshtė bėrė i mundur nga ambasadori grek. Papavrami rrėfehet si violinist, si pėrkthyes i Kadaresė dhe si aktor i njė filmi francez

Tedi Papavrami kapėrcen kufijtė e muzikės…pėr t’u bėrė aktor


Admirina Peēi

Ka ardhur sėrish nė Tiranė dhe ka parė se imazhet qė i kishin ngelur nė kokė, prej vitesh, tani mund t’i prekė sėrish. Janė ato imazhe qė e kanė shoqėruar ditė tė tėra, teksa i bie violinės, ndėrsa pėrkthen faqe tė tėra, e merret me plot punė tė tjera. Gjithnjė, shpirtėrisht ka mundur tė ecė herė nė njė rrugė tė Tiranės e herė nė njė tjetėr, tė takojė njerėz tė dashur qė kanė mbetur larg nė kohė, ngjarje e kujtime tė hershme. Ka ardhur sėrish nė Tiranė dhe sėrish ėshtė violina ajo qė e ka shtyrė nė kėtė kthim. Ėshtė njė koncert ku ai do tė luajė krahas pianistit grek Janis Vakarelis. Ndihet pak i emocionuar sepse nė Tiranė kishte vite qė nuk jepte njė koncert.

Ky ėshtė koncerti i cili ju kthen pas kaq kohėsh nė Shqipėri qė nga ’93, apo gaboj?

Nė fakt ėshtė bėrė njė koncert 5-6 vjet mė parė nė teatrin Rubairat.

Po ky koncert si ngacmim i kujt erdhi?

U bė nė sajė tė pianistit qė luan me mua nė kėtė koncert, i cili ėshtė grek. Me tė kam realizuar edhe njė koncert tjetėr nė Paris para katėr vjetėsh. Ėshtė njė pianist shumė i mirė dhe besoj se propozimi i erdhi atij nė lidhje me ambasadėn.. Ambasadorin grek ai e njeh prej kohėsh dhe sė bashku e ideuan. Ndėrsa me mua kontaktoi mė vonė me telefon.

Po mė parė keni patur ftesa pėr tė bėrė njė koncert nė Shqipėri?

Kur kam pasur, unė kam ardhur. Ndėrsa ky ėshtė njė rast tjetėr. Ambasadori grek ėshtė edhe pėrkthyes i veprės sė Kadaresė nė greqisht. Kėshtu qė kemi edhe njė lidhje.

Meqė ra fjala tek Kadareja, ka shumė njerėz qė pėlqejnė t’ju quajnė apo t’ju duan vėrtet shumė si pėrkthyes, edhe pse ju keni bėrė shumė emėr si violinist nė botė. Si lindi tek ju ndiesia pėr t’iu futur pėrkthimit?

Qe rastėsi sigurisht. Unė nuk kisha ndonjė synim pėr t’u bėrė pėrkthyes. Letėrsia gjithmonė mė ka interesuar shumė. Frėngjishtja sigurisht ėshtė njė gjuhė qė e zbulova shumė herėt. Si lindi? Ismaili kishte lėnė njė novelė tek prindėrit e mi pėr ta lexuar. Ia kishte lėnė babait. Ishte ende njė dorėshkrim, nuk ishte botuar. Atėherė unė isha me pushime atje, tek prindėrit, dhe e dija se Ismaili kėrkonte dikė pėr ta pėrkthyer dhe mendova ta provoj. Pėrktheja pak atėherė, dy tre faqe nė ditė. Doja ta provoja se si dilte. Ėshtė nė fakt njė pėrvojė interesante. Sigurisht ēdo njeri qė zotėron mirė dy gjuhė ka gjithmonė kuriozitet pėr ta provuar njė gjė tė tillė. Kur e mbarova ia dhashė Ismailit dhe ai ia dha editorit tė vet Klod Dyra tė cilit i pėlqeu. Qė nga ai momnet mė angazhuan si pėrkthyes.

Si ndiheni nė rolin e pėrkthyesit tė Kadaresė, ndėrkohė qė para jush ishte Jusuf Vrioni, pėrkthyesi i tij nė Paris?

Jusuf Vrionin e kam njohur mirė vetė. E doja vėrtet shumė, e admiroja, qėkurse isha fare i vogėl. Ėshtė mjaft prekėse pėr mua qė tė vazhdoj kėtė aktivitet, pėrveē faktit qė librat e Ismail Kadaresė i kam ndjekur gjithmonė nė shqip dhe vazhdojnė tė mė shoqėrojnė. Ėshtė sigurisht njė sadisfaksion shumė i madh dhe shumė i veēantė.

Thatė qė e kini ndjekur qė i vogėl veprėn e Kadaresė. Ēfarė vlerėsoni mė shumė tek ky shkrimtar?

Mė mahnitėsja ėshtė kapaciteti pėr tė krijuar njė lloj bote shumė tė veēantė. Hyn pak nė degėn e shkrimtarėve si Kafka, qė ka njė lloj potence pėr tė krijuar njė lloj bote me metafora, simbole,lidhur qoftė me monumentet, qoftė me situata shumė tė veēanta. Ėshtė njė lloj letėrsie qė unė e quaj mjaft tė vėshtirė, sepse lidhet me simbole dhe elementė qė tė ftojnė drejt njė bote qė i ngjan mjaft pėrrallės ndonjėherė. Ėshtė krejt tjetėr nga shkrimtarėt realistė qė lidhen me jetėn qė tė gjithė njohim. Pikėrisht pra kjo lloj ane qė lidhet me njerėz si Kafka, tė cilin edhe e adhuroj sė tepėrmi, mė duket shumė e rrallė.

E mbani mend si jeni njohur me Kadarenė?

Ah, posi. Kam qenė fare i vogėl. Isha 12-13 vjeē dhe shkuam pėr tė pirė kafe nė shtėpinė e tij. Sigurisht unė kisha lexuar shumė libra tė tij, si “Breznia e Hankonatėve” p.sh qė ėshtė njė libėr jo shumė i gjatė, por njė nga gjėrat mė tė bukura, qė kam lexuar. Ka njė ritėm shumė tė veēantė.

Sa vjeē ishit atėherė?

Isha 9 ose 10 veē. Por lexoja shumė, e kjo ėshtė edhe arsyeja qė unė gjuhėn nuk e kam harruar.

Keni diēka tjetėr nė duar pėr tė pėrkthyer nga Kadareja?

Sigurisht vazhdoj tė punoj.

Pėr ē’vepėr bėhet fjalė?

Kadareja nuk mė autorizon shumė pėr kėto gjėrat e parakohshme ( qesh)
Si ju kujtohet koha kur ju e latė Shqipėrinė?
Kėtė kohė mund ta ndaj nė dy etapa. Nė fillim shkova si student. Sgurisht do tė kthehesha prapė, por kjo ishte shumė e vėshtirė, sepse jeta kėtu ishte kaq e ndryshme nga jeta e Parisit. Ishte shumė e egėr pėr mua. Mund t’ju duket e ēuditshme, por ishte shumė e egėr pėr mua qė tė rrija nė Paris, sesa nė Tiranė. Atėkohė, sigurisht, sepse nuk kisha asnjė lloj ngrohtėsie familjare afėr. Ishte shumė e vėshtirė. Jetoja nė njė familje tė ambasadės, pa prindėr, njė qytet modern, por shumė i ftohtė. Kjo ishte etapa e parė e vėshtirė. Pastaj erdhi koha tjetėr, megjithėse ishte edhe ajo shumė e egėr, kur pėrfundimisht menduam se nuk do tė ktheheshim mė kurrė nė Shqipėri. Ishte njė shkėputje e dytė shumė e vėshtirė. Kjo mė afroi pastaj mė tepėr me gjuhėn franceze. Atėherė isha 14 vjeē. Kur e mendon se nuk do tė kthehesh mė kurrė nė njė vend, kur e di se do tė jetosh pikėrisht nė njė vend tjetėr, ku do tė zėsh rrėnjė, fillon e krijon lidhje mė tė ngushta shpirtėrore aty ku je.

Pas kishit lėnė gjėra tė dashura?

Sigurisht, njerėz, kujtime, gjėra qė dukeshin shumė tė ēmuara sidomos kur u bėnė tė pakapshme…

Me violinėn keni bredhur nė shumė vende tė botės, ku keni dhėnė koncerte tė ndryshme. Mund tė veēoni ndonjėrin prej tyre ku keni dalė me pėrshtypje tė veēanta?

Ka shumė mbresa. Megjithatė jam mjaft i lidhur, e mė pėlqen shumė publiku gjerman. Ka njė pritje dhe njė pėrgatitje qė ėshtė shumė e thellė dhe njė reagim qė e ndien shumė mirė. Ēdo publik ka diēka tė veēantė. Italianėt janė shumė entuziastė, po ashtu edhe spanjollėt. Nė Afrikėn e Jugut ka qenė diēka mbresėlėnėse. Ishte njė vend rreth tė cilit nuk dija ndonjė gjė, por qė kishin njė kulturė muzikore shumė tė mirė.

Babai juaj ka qenė njeriu i parė qė ju lidhi me violinėn. Vazhdoni ta keni akoma njė udhėrrėfyes dhe a i vjen ndopak keq kur ju merreni me filmin, me pėrkthimet...?

Jo, pėrkundrazi. Nuk e mori mbase shumė seriozisht. I dukej nė fillim pak si e ēuditshme se si ndodhi e gjithė kjo, por jo nuk i vjen aspak keq. Nuk ėshtė, se unė marr kėshilla prej tij pėr lojėn apo pėr punėn time. Kjo ka mbaruar mjaft herėt Ai mė ka formuar mua si violinist dhe pastaj mė la nė duar tė tjera. Megjithatė vėzhgimi i tij ndaj meje ėshtė shumė profesional dhe i hollė. Ndoshta nga qė mė njeh mirė e sigurisht pėr tė mė treguar vijėn, a pėr tė patur njė lloj orientimi. Ka raste qė nuk jemi fare dakord. Por ėshtė gjithmonė njė mendim mjaft interesant pėr mua dhe qė vlen.

Sa larg jeni tashmė?

Unė jetoj nė Paris, ndėrsa ai ėshtė afro 600 kilometra larg meje, nė Bordo. Por veē Parisit unė jetoj edhe nė Gjenevė, e Gjeneva ėshtė akoma edhe mė larg. Nuk shihemi shumė shpesh pra, por megjithatė kemi gjithmone diēka per tė diskutuar. Kemi njė raport mjaft tė veēantė.

Unė, nė botėn e filmit

Nė filmin qė u xhirua para njė viti, “Les Liaisons dangereuses”, pikėrisht nė prillin e vitit tė kaluar, ėshtė shfaqur si njė djalė pak idealist. Ai rastėsisht manipulohet nė njė histori nga e cila nuk merr vesh gjė. Vetėm nė fund e kupton kėtė gjendje, dhe sheh se zgjidhja ėshtė njė duel. Aty ku i duhet tė vrasė e qė realisht vret dikė. Ėshtė njė violinist, (nė romanin nga ku ėshtė shkėputur ngjarja, paraqitet thjesht si njė muzikant, por nė film kanė parapėlqyer ta shfaqin si violinist) qė duhet tė dijė tė manovrojė nė kėto situata tė panjohura. Nė kėtė botė tė filmit, Tedi Papavrami duket se ka gjetur mjaft gjėra tėrheqėse. Mbi tė gjitha ishte njė botė ku ai hyri rastėsisht, atėherė kur as qė e kishte menduar. “Si pėrkthyes dhe si muzikant isha i ftuar nė emisionin e njė televizioni francez, tė cilin e pa njė artiste qė quhet Zhan Moro, e cila lajmėroi regjisoren e filmit. Kjo e fundit po kėrkonte nė tė vėrtetė njė aktor pėr tė luajtur kėtė rol. Duhej njė aktor qė mund tė luante nė njė instrument nė mėnyrė tė vėrtetė, pa tė lėnė pėrshtyjen se bėn sikur luan”,- rrėfen Papavrami, duke shtuar se mė tej e ka takuar regjisoren e ka folur rreth kėtij roli. “Fillimisht e mora mjaft lehtė, thashė “sa mirė po bėhet.. Por pastaj e kuptova se nuk ishte kaq e thjeshtė. Aty kishte konkurrencė tė madhe, kishte shumė aktorė profesionistė qė e kėrkonin njė rol tė tillė. Megjithatė ajo mė bėri njė audicion. Nuk kisha luajtur ndonjėherė mė parė, por mėsova disa skena pėrmendėsh, i luajta dhe mė pranoi”. Siē rrėfen Papavrami, rruga pėr mė tej ishte mjaft e vėshtirė. “Duhet tė mėsoja t’i jepja kalit, tė mėsoja skenat, nė anglisht, nė frėngjisht. Ėshtė njė pėrvojė e ēuditshme. Nė ēdo moment tė ditės mund tė merrja nė telefon profesorin e anglishtes dhe ai vinte e mė mėsonte pjesė tė tėra. Kishte shofer gjithė kohėn. Pra ndihej buxheti i madh i kėtij filmi. kalon nė njė botė tjetėr qė nuk ka tė bėjė me botėn e muzikės qė njoh unė”,- thotė artisti duke shtuar se ka bėrė ē’ka mundur qė tė ndihej i vėrtetė nė kėtė rol. Filmi ėshtė njė produksion televiziv, ku janė angazhuar artistė tė njohur si Catherinė Deneuve, Nastasja Kinski, dhe Ruppert Everett. Ky film do tė transmetohet nė vende tė ndryshme tė botės nė Amerikė, nė Gjermani etj. Ėshtė njė bashkėprodhim kanadez, francez dhe anglez, i xhiruar nė jug tė Francės, nė Skoci dhe nė Kanada. Tashmė Papavrami mendon se pas filmit televiziv “Les Liaisons dangereuses”, do tė ketė ndonjė ofertė tjetėr serioze, sigurisht qė nuk do t’i ndahet kinemasė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.