Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė thotė "unė jam unė", ai hup gjithkun
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 164 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Art :: I mirenjohuri Tedi Papavrami, koncert ne Shqiperi
Postuar nga: Albo

Art Tedi Papavrami vjen sėrish nė Shqipėri. Do ta nisė nė Korēė koncertin e tij pėr tė vijuar mė 7 prill nė Akademinė e Arteve. Mjeshtri i violinės vjen nga Franca edhe me petkun e aktorit. Sapo ka pėrfunduar xhirimet e njė seriali televiziv
Papavrami, sėrish nė Shqipėri


Admirina Peēi

Tingujt e violinės sė tij sė shpejti do tė mbushin sallėn e Akademisė sė Arteve. Kanė kaluar kohė qė ato tinguj nuk janė dėgjuar kėndej Shqipėrisė, ndoshta qė nga koha kur Tedi Papavrami u rishfaq nė Pallatin e Kongreseve si i ftuar ndėr tė ardhurit nga larg pėr tė thėnė “Dua mė shumė Shqipėrinė”.

Sė shpejti, ai do tė jetė sėrish i ftuar nė Tiranė, kėtė herė pėr njė koncert nė Akademinė e Arteve.
Pikėrisht ditėn e hėnė, mė 7 prill, nė orėn 19:00, ai do tė luajė nė atė sallė krahas pianistit grek Janis Vakerelis. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga Instituti Italian i Kulturės nė Tiranė. Ky koncert ėshtė pjesė e stinės koncertore “Allegreto Albania”, e cila parashikon nė tė vėrtetė dy koncerte tė Tedi Papavramit nė Shqipėri. Koncerti i parė i tij do tė jetė nė qytetin e Korēės ditėn e diel mė 6 prill, e tė nesėrmen “Allegreto Albania” do ta sjellė Papavramin nė Tiranė. Ky ėshtė edicioni i tretė i kėsaj stine Koncertore nė Tiranė. Ndėrsa ardhjen me njė koncert tė tillė tė violinistit shqiptar Tedi Papavrami nė Shqipėri e ka bėrė tė mundur Komiteti organizues i “Allegreto Albania” i quajur CIDIM. Ky komitet italian i muzikės i seleksionon tė gjithė artitėt e njohur tė Evropės tė cilėt marrin pjesė nė kėtė stinė koncertore. Nga njė pėrzgjedhje e tillė ėshtė futur nė kėtė stinė koncertore edhe violinisti Tedi Papavrami. Nė koncertin qė ai do tė luajė nė Shqipėri do tė luhen Sonata.5 in fa maggiore op.24 “La primavera” nga Bethoven, “Seconda sonata per violinė e pianoforte in re maggiore op.94” nga Prokofiev dhe “Sonata n.3 in re minore op.108” e Bramsit.

Jeta e njė talenti tė lindur

Lindur nė Tiranė ai u lidh me violinėn qė nė moshėn katėrvjeēare. Studioi violinė me tė atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ka ndikuar mjaft nė tė ardhmen e tij artistike. Nė moshėn 8- vjeēare, interpreton “Arie Bohemienne tė Sarasate me orkestrėn Filarmonike tė Tiranės dhe tre vjet mė vonė Koncertin e parė pėr violinė tė Paganini-t. Nė shtator 1982, falė flautistit Alain Marion , qeveria franceze i ofron njė bursė studimi nė Francė ku studion pranė Conservatoire National Superieur de Musique nė Paris, nėn drejtimin e Pierre Amoyal. Nė vitin 1985 fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” nė Gorizia, nė 1986 fiton me unanimitet “Ēmimin e parė tė Konservatorit tė Parisit, nė vitin 1987 merr diplomėn e Konservatorit tė Losanės. Mė pas ndjek studimet muzikore nėn drejtimin e Zino Francescati e Viktori Mullova . Nė vitin 1992 vlerėsohet nga Sacem me ēmimin “George Enescu” dhe nė 1993 fiton ēmimin e parė dhe ēmimin special tė publikut nė konkursin ndėrkombėtar “Sarasate “ nė Pamplona. Tedi Papavrami ka interpretuar nė Evropė, Afrikėn e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra tė njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker, Orchestre de Paris, etj. Ka interpretuar nėn drejtmin e dirigjentėve tė njohur si K.Sanderling, C.Hogėood, A. Pappano, L.Langree, G. Varga, Z.Macal, J.C.Casadesus, etj. Nė stinėt 2000-2001 ka interpretuar me Orchestre Philarmonique de Nice, Orquesta Sinfonica de Galica, Orchestre Philarmonique de Liege, etj si dhe ka zhvilluar disa turne nė Japoni me “24 capricci” tė Paganinit dhe ėshtė ndėr tė paktėt violinistė qė interpreton integrale. Artisti i gjithanshėm Tedi Papavrami interpreton rregullisht repertorin e muzikės sė dhomės sė bashku me P.Bianconi, H.Sermet, M.Rubackyte, P.Meyer, E.Lesage, R.Oleg, G.Hoffman,etj.
Pėrtej muzikės, Tedi Papavrami ka shfaqur edhe mjaft prirje te tjera nė art. Kėsisoj njė interes tė madh pėr Tedi Papavramin paraqet letėrsia. Madje nė vitin 2000 shtėpia botuese franceze “Fayard” e emėron pėrkthyes zyrtar tė shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.

Tedi mes Shqipėrisė dhe Francės

Ishin vitet ’80, kur nė Tiranė kishte nisur tė flitej shumė pėr njė djalosh me talent tė jashtėzakonshėm dhe i pasionuar pas violinės. Ishte djali i Robert Papavramit, mėsues muzike nė liceun Jordan Misja, i quajtur Tedi Papavrami. Ai doli pėr herė tė parė jashtė kufijve tė Shqipėrisė nė moshėn 8 vjeē, gjatė njė turneu tė Ansamblit Popullor tė Kėngėve e Valleve nė Kosovė. Djaloshi i talentuar shkėlqeu pėr teknikėn e lartė tė interpretimit, sidomos nė sonetat e Paganinit. Mė 1982, nė Tiranė kishte ardhur pėr tė dhėnė njė koncert flautisti i njohur francez, Alain Marion. Nė kėtė vizitė nė Tiranė ai pati rastin tė dėgjonte interpretimin e violinistit 11- vjeēar Tedi Papavramit, i cili i bėri mjaft pėrshtypje. E pak muaj pas kėsaj, djaloshi i talentuar fitoi njė bursė nga qeveria franceze, me pikėsynim ndjekjen e studimeve nė Konservatorin e Parisit. Vetėm tre vjet mė pas, nėn kujdesin e profesorit tė shquar Pierre Amoyal, Tedi Papavrami arriti tė fitojė ēmimin e parė nė konservator duke interpretuar Kapriēiot e Paganinit. Veē, jeta nė Paris nuk i dukej aq e lehtė djaloshit shqiptar tė apasionuar pas muzikės. Nė apartamentin ku banonte, ngjitur me atė tė atasheut kulturor tė Ambasadės Shqiptare, ai vuante shumė nga vetmia. Gjatė pushimeve tė verės, Tedi u kthye nė Shqipėri pranė prindėrve. E nė ato ditė pushimesh ai merr edhe njė ftesė pėr nė shtėpinė e Enver Hoxhės, pėr tė luajtur me nipin e tij. E megjithatė kjo vizitė u shndėrrua nė njė koncert tė improvizuar nga djaloshi violinist. Fill pas kėtij koncerti, ai mori edhe pėrgėzimet e rastit nga Enver Hoxha si edhe premtimin pėr tė bėrė diēka mė tepėr pėr atė djalosh tė talentuar. Por megjithė kėtė, Tedi Papavrami jetonte krejt i vetėm nė Francė, e vetėm kohė mė vonė, me ndėrhyrjen e Nexhmije Hoxhės, e ėma e tij mundi tė shkojė e tė bashkohet me tė nė Paris, mė 1983. Ndėrsa babai i tij, Roberti, nuk mundi tė shkonte tė jetonte nė Paris, tė paktėn pėr rreth dy vjet. Nė vitin 1985 ēuditėrisht edhe atij iu dha viza pėr njė vizitė nė kryeqytetin francez. Tashmė e gjithė familja e tij u vendos nė Francė ku kėrkoi edhe strehim politik. Sidoqoftė nė Shqipėri kjo nuk mund tė kalohej nė heshtje. Ndaj njerėzve tė tjerė tė mbetur nė Shqipėri u morėn masa tė rrepta e shtėpia e tyre, njė vilė e bollshme nė njė nga lagjet e kryeqytetit, u rrafshua me pretekstin se, aty do tė ndėrtohej njė pallat banimi me kontribut vullnetar. Dhe vetėm vite mė vonė, Tedi Papavrami mundi tė vinte nė Shqipėri. Ishte viti 1993, kur Tedi Papavrami erdhi nė Shqipėri pėr tė dhėnė disa koncerte. Ai ėshtė shprehur se pėr Shqipėrinė ruan kujtime tė mjegullta. Nė fillim janė kujtimet e njė fėminie plot studime por edhe tė lumtur, sidomos gjatė pushimeve tė verės kur shkonte nė njė fshat tė Himarės. Ishin po ashtu mjaft tėrheqėse edhe daljet nė gjah ditėve tė dielave, si edhe shėtitjet me motoēikletė me tė atin. Por Tedi ruan edhe kujtimet e njė shoqėrie ku, njerėzit bėheshin ziliqarė pėr njė arritje tė fqinjit, tė njė sistemi politik ku, askush nuk e ndiente vehten tė sigurt po qe se binte tepėr nė sy. E megjithė kėto ai tani e ndien veten francez edhe pse vazhdimisht qėndron i ndieshėm ndaj ngjarjeve nė vendin e tij tė lindjes. Dhe me kalimin e kohės, distanca dhe hendeku midis tyre, nuk pushojnė sė rrituri ...Ndėrkohė, aktualisht, prindėrit e Tedit jetojnė nė Gradinjan. Ėshtė njė qytezė e gjelbėrt dhe e qetė nė perėndim tė Bordosė. Aty, i ati, Roberti, drejton njė shkollė violine pėr fėmijė.

Papavrami, edhe aktor

Kishte kohė qė merrej me xhirimet e njė filmi francez. Pa u ndarė pėr asnjė ēast nga violina, Tedi Papavrami edhe kėtu shfaqet si violinist. Xhirimet e filmit “Les Liaisons Dangereuses” tashmė sapo kanė pėrfunduar. Mėsohet se nė tė vėrtetė “Les Liaisons Dangereuses” ėshtė njė serial televiziv, ku Tedi Papavrami luan nė njė nga seritė e tij, dhe ku pėrveē aktorit ėshtė edhe violinist. Nė “Les Liaisons Dangereuses” Papavrami luan rolin e danceny, pėrkrah Catherine Deneuve, Nastassja Kinski, e Ruppert Everett. Ky film do tė shfaqet nė Francė nė muajin nėntor tė kėtij viti. Kjo seri ku luan violinisti shqiptar Tedi Papavrami ėshtė e pėrbėrė prej tre filmash seicili nga njė orė e tridhjetė minuta dhe do tė shfaqet nė kanalin “TF1”.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.