Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Parate e pensionit jane paradhenie e vdekjes.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 159 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Ceshtje Kombetare :: 24 marsi, dite historike per kombin shqiptar
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Rugova: 24 marsi '99 data mė e rėndėsishme e Kosovės

“Objektiv madhor pėr tė gjithė ne ėshtė njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės”

Faton Osmani/ Prishtinė

PRISHTINĖ - Dje u mbushėn katėr vite kur trupat e NATO-s filluan fushatėn ajrore kundėr forcave ushtarake dhe policore tė Serbisė, e cila shėnoi fillimin e zgjidhjes e ēėshtjes sė Kosovės dhe ēlirimin e saj nga regjimi i Sllobodan Milosheviēit. Kjo ditė u shėnua edhe sivjet me manifestime tė shumta nė Kosovė. Ndėr tė tjera, Forumi Rinor i LDK-sė ka organizuar njė manifestim tė quajtur "Dita e shpresės" si njė mesazh pėrkrahjeje pėr KFOR-in, sigurinė, paqen dhe stabilitetin nė vend dhe rajon. Ky forum ka organizuar vizita kampeve tė KFOR-it dhe familjeve tė dėshmorėve, ndėrkohė qė manifestimi qendror u mbajt nė fund tė ditės nė hotelin “Grand” nė Prishtinė, ku presidenti Rugova mbajti njė fjalim. Manifestimi pėrmbyllet me njė spektakėl nė sheshin "Skėnderbeu" me yjet e estradės kosovare.
Me rastin e katėrvjetorit tė fillimit tė fushatės ajrore tė NATO-s, qė pėrkon me pesėvjetorin e betejės sė parė frontale tė UĒK-sė, nė rrafshin e Dukagjinit nė Gllogjan tė Deēanit ėshtė organizuar njė manifestim, nė tė cilin kanė marrė pjesė kryeministri Bajram Rexhepi, komandanti i TMK-sė, gjen-ltn. Agim Ēeku, ish-shefi i Drejtorisė Politike tė UĒK-sė, tani kryetari i PDK-sė Hashim Thaēi, ish -komandanti i UĒK-sė pėr Zonėn Operative tė Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe personalitete tė tjera.
Kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova nė njė mesazh drejtuar qytetarėve tė Kosovės tha se Dita e 24 marsit tė vitit 1999 do tė mbetet si njėra ndėr datat mė tė rėndėsishme nė historinė e Kosovės. Ai ėshtė shprehur se gjatė katėr viteve tė kaluara Kosova ka bėrė njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės.
Bombardimet zgjatėn 78 ditė dhe forcat paqeruajtėse tė NATO-s hynė nė Kosovė mė 12 qershor tė vitit 1999.

Rugova

Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova i ka drejtuar njė mesazh qytetarėve tė Kosovės ku ndėr tė tjera thuhet se progresi i bėrė tashmė nė Kosovė nuk duhet mohuar. Nė kėtė mesazh thuhet: "Me rastin e 24 marsit, ditės sė fillimit tė fushatės ajrore tė SHBA-ve dhe NATO-s pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės, ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta. Sivjet e festojmė 4-vjetorin e fillimit tė fushatės ajrore pėr lirinė e vendit tonė. Dita e 24 marsit tė vitit 1999 do tė mbetet si njėra ndėr datat mė tė rėndėsishme nė historinė e Kosovės. Nė kėtė 4-vjetor, duhet pranuar se Kosova ka bėrė njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės. Nė kėtė pėrvjetor tė katėrt duhen theksuar objektivat e institucioneve dhe tė popullit tė Kosovės, siē janė: zhvillimi ekonomik, privatizimi, vendet e reja tė punės pėr tė rinjtė, dhe integrimi i grupeve etnike nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės.
Po ashtu, objektiv madhor pėr tė gjithė ne ėshtė njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės, qė duhet ta arrijmė sė bashku me miqtė tanė. Nė kėtė ditė feste, urime tė pėrzemėrta u shprehim UNMIK-ut, OSBE-sė dhe organizatave joqeveritare qė po veprojnė nė Kosovė. Urime tė thella nga zemra u bėjmė komandantėve dhe ushtarėve tė NATO-s dhe KFOR-it, qė po bėjnė sigurinė dhe mbrojtjen e Kosovės. Njėherėsh, urimet tona ua drejtojmė pėrfaqėsive diplomatike nė Prishtinė.
Nė kėtė ditė feste tė Kosovės, pėrshėndesim presidentin amerikan Xhorxh Bush qė bashkė me kryeministrin britanik Toni Bler po udhėheq forcat e koalicionit nė Irak pėr lirinė dhe demokracinė e kėtij vendi dhe pėr forcimin e paqes botėrore. Pėrshėndetjet tona ia drejtojmė presidentit francez Zhak Shirak, kancelarit gjerman Gerhard Shrėder dhe kryeministrit italian Silvio Berluskoni, qė po pėrkrahin Kosovėn nė zhvillimin e saj. Si gjithmonė, pėrshėndetje tė veēantė i drejtojmė Atit tė Shenjtė Papa Gjona Pali II, qė gjithnjė kujdeset dhe lutet pėr Kosovėn - Dardaninė antike".


24 mars 1999: Kėmbėngulja e presidentit amerikan Bill Klinton dhe sulmet mbi Kosovė

PRISHTINE, Pasditen e 24 marsit 1999, presidenti i 42-tė i SHBA-ve, Bill Klinton, nė momentin e fillimit tė fushatės sė sulmeve ajrore iu drejtua nga Shtėpia e Bardhė kombit amerikan lidhur me kėtė ngjarje. Nė fjalėn e tij, atėkohė, Bill Klinton tha: "Bashkėkombas tė mi: nė kėtė moment trupat serbe po lėvizin nga njė fshat tek tjetri, po bombardojnė vendbanimet civile dhe po djegin shtėpitė. Ne po shohim njerėz tė pafajshėm, tė pėrzėnė me forcė nga shtėpitė e tyre, njerėz qė me forcė janė vendosur para togave tė pushkatimit dhe gjuajtur me plumba. Burrat kosovarė janė ndarė nga familjet e tyre, prindėrit dhe fėmijėt bashkė, tė vėnė nė rresht, janė gjuajtur me njė herė me armė zjarri.
Kjo qė po ndodh nė Kosovė, nuk ka asgjė tė ngjashme me luftėn dhe me ligjet tradicionale tė luftės; kjo ėshtė njė luftė e padrejtė e kryer me tė gjitha arsenalet ushtarake ndaj njėrėzve tė pafajshėm qė nuk mund tė mbrohen dhe kur ata dhe udhėheqėsit duan vetėm paqe. Pra, bashkėkombas, tė luftojmė qė ta mbyllim kėtė tragjedi e cila pėr ne ėshtė njė kėrkesė morale. Misioni ynė ėshtė mė se i qartė: tė tregojmė se ne dhe NATO e kemi seriozisht, qė t'u lėmė tė kuptojnė atyre qė kontrollojnė nė Serbi sot (24 mars 1999) se ėshtė e domosdoshme tė ndėrrojnė rrugėn, tė ndalojnė kėtė lloj ofensive tė ndėrmarrė duke derdhur gjak kundėr qytetarėve tė Kosovės, ta ndalojmė atė me tė gjitha format qė duhet ndaluar, duke e dėmtuar seriozisht ushtrinė serbe qė ėshtė kundėr njerėzve tė pafajshėm nė Kosovė. Dhe nėse presidenti Milosheviē nuk i bindet paqes atėherė na takon ne qė duke pėrdorur forcėn ushtarake ta ndalim atė dhe atij t'i shpallim luftėn.
Nė anėn tjetėr, Serbia dhe personalisht Milosheviēi nuk i kanė pranuar bisedimet pėr zgjidhjen paqėsore e politike tė ēėshtjes sė Kosovės. Milosheviēi, pėrveē sundimit ndaj shqiptarėve me njė sistem tė paparė, filloi edhe ofensivat dhe krimet e veta masive kundėr popullit shqiptar: me vrasje dhe masakra masive, djegie, dėbim masiv tė shqiptarėve nga Kosova dhe me spastrimin etnik tė Kosovės...
Bashkėkombas: unė jam i bindur se rreziku pėr tė hapur luftė dhe bėrė diēka nga SHBA-s, nuk ėshtė aq i madh sa ē’ėshtė rreziku tė rrimė duarkryq dhe tė mos bėjmė asgjė, qė tė nxjerrim nga ky rrezik njerėzit qė nuk mund tė mbrohen dhe tek ne amerikanėt kanė interesa kombėtare. Sikur, ne sot, sė bashku me aleatėt tanė, ta lėmė qė kjo luftė e padrejtė tė vazhdojė, atėherė, presidenti Milosheviē, do tė inkurajohet nga hezitimi ynė duke e quajtur luftėn e tij, si njė drejtėsi duke vrarė njerėzit nė Kosovė. Kėshtu qė atij ne i lėmė dorė tė lirė pėr tė bėrė mė shumė masakra, dhe mė shumė shpėrngulje me forcė tė qindra mijėra refugjatėve tė cilėt presin vetėm mbrojtjen tonė. Tani, bindja jonė e fortė pėr gjithēka qė po ndodh nė Kosovė, ėshtė e vetmja shpresė e popullit tė Kosovės. Populli i saj, megjithėse nė Kosovė kanė vendin e tyre, nuk mund tė jetojnė atje, prandaj na duhet ne tė sigurojmė jetėn e tyre dhe ata tė mos kenė mė frikė pėr jetėn".



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.