Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zakonet jane hipokrizia e kombeve.
--- Balzak

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Elita :: Xhemal Broja, personalitet i teatrit shqiptar
Postuar nga: Albo

Elita Xhemal Broja inteletual i shquar dhe personalitet i teatrit shqiptar

Mexhit Prenēi

1.

Ndėr figurat mė tė shquara tė teatrit shqiptar, Xhemal Broja, zė vend tė rėndėsshėm nė elitėn e tij.

Nė kujtesėn e atyre qė e kanė njohur, jeton intelktuali erudit, personaliteti mė nė zė i teatrit, dramaturgu, profesori, atrdhetari dhe Njeriu i Mirė, Xhemal Broja, me tėrė kuptimėsinė dhe ngarkesėn emocionale qė pėrmban ky koncept.

Kolegėt, tė afėrmit, miqtė dhe sidomos studentėt e tij, ruajnė gjithnjė tė freskėt respektin dhe nderimet pėr tė. Ruajnė dashurinė, por dhe dhimbjen pėr jetėn e tij tė trishtuar. Ruajnė edhe urrejtjen pėr persekutorėt komunistė, pėr dhunėn psikologjike, ndaj tij dhe tė shoqes Selfixhe Broja, njė intelektuale elitare e kohės.

2.

Diktatura e egėr komuniste, eleminoi fizikisht qindra intelektualė shqiptarė, pėr bindjet e tyre dhe pėrkatėsinė klasore. Terroi i kuq, tragjizmi i gjyqeve tė sajuara,kurthet diabolike, vrasjet pas shpine, alibitė e armikut dhe tė agjentit, ishin armėt demoniake qė aplikonte tirani Enver Hoxha, pėr kundėrshtarėt politikė, po edhe pėr shokėt e miqtė e tij tė luftės e tė punės, tė cilėve u hėngri kokat sa herė i shfaqeshin fantazmat e krimit. Hante njė klan dhe ngrinte njė klan tjetėr, pėr t'ia ngrėnė edhe atij kokėn kur t'i vinte radha, pikėrisht atėhere kur t'i dilnin nė gjumė fantazmat e fronit.

3.

Njė tjetėr alternativė e tmerrshme qė pėrdori, ky hamės i madh, i kokave tė shqiptarėve, ishte terrori psikologjik, duke vrarė shpirtin njerėzor, siē ia vrau edhe Xhemal Brojės. Kjo armė e ankthit, torturės shpirtėrore, dhe mėdyshjes hamletiane, ishte mjeti mė shkatėrrues i vetėdijes intelektuale.

Fati apo djalli ia pėrcaktori kėtė armė shkatėrruese edhe Xhemal Brojės, e cila e vuri nė shėnjestėr qė kur ishte nxėnės nė gjimnazin e Shkodrės nė vite '30.

Qė atėhere, pas suksesit me dramėn "Spiuni" e cila u shfaq nė Shkodėr, Tiranė, Durrės dhe Elbasan, Xhemali shkroi dramėn e dytė me temėn e shfrytėzimit tė fshatarsisė, mirėpo e anulluan pėr pėrmbajtjen e saj akuzuese dhe autorinn e parlajmėruen pėr pėrjashtim nga shkolla.

Tė njejtin fat pati dhe drama tjetėr "28 nėntori". Megjithate vullneti, pasini dhe guximi i tė riut Broja nuk u ndalėn. Shkroi njė dramė historike pėr luftėn e malėsorėve kundėr pushtuesve turq ne vitet 1910‑1911, me figurėn e Bajram Currit nė qendėr.

4.

Me kėtė dramė fitoi ēmim nė 25 vjetorin e Pavarėsisė, por pėr arėsye se me vonesė konstatuen frymėn e saj kundėr regjimit, nuk i dhanė as shpėrblimin prej 100 napolonash, pėrkundrazi emrin e tij e futėn nė rrathėt e dyshimit dhe survejimit. Qė nė kėtė moshė filloi trysnia psikologjike, mbi ndėrgjegjen e kėtj djaloshi tė brishtė, e cila e ndoqi atė tėrė jetėn.

5.

Sapo mbaroi gjimnazin me nota shumė tė mira, ndoqi studimet nė Francė pėr drejtėsi, duke frekuentuar edhe kursin e letėrsisė, sidomos leksionet pėr dramaturgji.

Ishte viti 1939. Pikėrisht atėhere kur Italia fashiste pushtoi Shqipėrinė. Studentėt shqiptarė bashkė me ato francezė dhe emigrantėt italianė antifashistė, zhvilluan njė demonstratė para konsullatės italiane, duke kėnduar kėngė patriotike dhe duke hedhur parula antifashiste. Xhemali mbajti edhe fjalėn kryesore nė kėtė tubim proteste. Ky fakt dhe bindjet e tij antifashiste, bėnė qė konsullata jonė nė Francė, t'i hapte dosjen, e cila, ndoshta ishte vazhdim i dosjeve tė kohės sė gjimnazit tė Shkodrės.

Nė kėtė kohė pėr arėsye ekonomike la studimet nė Francė pėr t'i vazhduar nė Itali. Me vėshtirėsi tė mėdha arriti tė rregjistrohej, por gėzimin e ēastit e arratisi ankthi, frika, pasiguria: duhej tė paraqitej herė pas here nė kuesturė. Megjithate Xhemali me shokun e tij tė ngushtė Qemal Stafa dhe me tė shoqen Selfixhenė, zhvilluan aktivitete antifashiste nė mjediset e shqitarėve dhe nė mjediset iataliane antifashiste.

Kur u bė thirrja pėr tė ardhur nė atdhe, Xhemali, u kthye nė Shkondėr dhe ēeli njė librari me literaturė patriotike. Trysnia psikologjike e ndoqi pas edhe nė kėtė realitet tė ri, Nė demonstratėn e shkurtit 1942, ku pati pėrlshje me fashistėt italianė, Xhemalin e akuzuan si organizator dhe e kaluan nė ilegalitet nė Postrribė, ndėrsa tė shoqen e arrestuan...

6.

Gjatė kohės sė Luftės u ndesh me shumė mgjarje, pikpamje e praktika, me tė cilat nuk ishte dakord. Herė‑herė edhe i kundėrshtoi. Herė‑herė heshtėte, me mendimin se ėshtė kohė lufte! Kuadrot s'e njohin ende demokracinė dhe bien viktimė e paditurisė. Mirėpo kur veprimet antidemokratike, u aplikuan edhe pas luftės, Brojės i lindėn shumė shqetėsime dhe dyshime. Kėto, nė fillim i mbante tė ndryme nė shpirt, por pastaj i diskutoi edhe me Selfixhenė, tė cilėn e kishte jo vetėm shoqe jete, por edhe shok ideshė.

Selfixheje tregon se nė njė bisedė me deputetin Mark Ndoja, Xhemali i tha: " Ky parlament nuk i pėrgjigjet misionit tė tij, pėrveē disa deputetėve demokratė tė mirfilltė tė cilėt denoncojnė nenet qė janė nė kontradiktė me parimet bazė tė demokracisė, tė tjerėt votojnė si automatė".

7.

Broja ishte demokrat, patriot dhe atdhetar i vėrtetė. Ai ishte i shqetėsuar pėr shumė ēeshtje, pėr shumė probleme, pėr shumė ide... pėr shumė prkatika...

Shpirti i tij prej demokrati tė vėrtetė nuk mund tė heshtėte pėr ēeshtjen e Kosovės. E ngriti zėrin nė mbledhjen e Qarkorit, por u godit si element qė ka rėnė nė pozitat e reaksionit. Edhe nė njė mbledhje me kuadrot, me parti dhe pa parti, ku ishte i deleguar Gogo Nushi, dhe u shtrua porosia pėr tė mbėshtetur pretendimin jugosllav ndaj Triestes, Xhemali nuk hezitoi tė deklaronte: "Para se tė mbėshtesim kėte, duhet tė shtrojmė ēehtjen e Kosovės". Gogo Nushi e sulmoi ashpėr, por Xhemali nuk u tėrhoq.

"S'kaluan dy tre ditė ‑ tregonte Selfixheja ‑ dhe Xhemalin bashkė me mua, na pėrjashtuan nga partia, duke na cilėsuar "armiq tė partisė". Kjo datohet: 23 mars 1946.

Prapa kėtyre akuzave absurde qėndronte dosja e vjetėr e pasuruar nga monstrat e regjimit tė pėrēudnuar enverian, pėr tė eleminuar ata qė nuk i shkonin sipas avazit

Nuk mjaftoi me kaq, por me njė qarkore tė dytė dėrguar nė organizatė, mjeshtrat e mashtrimit dhe tė shpifjes, e cilėsojnė Xhemalin dhe Selfixhenė " Agjentė tė misionit amerikan". Filloi survejimi i tmerrshėm. Xhemali me tė shoqen u vetizoluan. Megjithate fati i tyre ishte paracaktuar nga zyrat e krimit. Nė janar tė vitit 1947, pa asnjė sqarim, i internojnė nė Kurvelesh, nė njė ferr tė vėrteteė.

8.

Pas prishjes me Jugosllavinė ju hoq masa e internimit dhe emėrtimi "Armiq tė partisė" Xhemalit dhe Selfixhesė.

"Shumė tė rehabilituar nė atė kohė, i besonin tė ashtuquajturės, kthesė nė jetėn e partisė dhe tė vendit, ndėrsa Xhemali e vėshtronte situatėn nėn prizmin e zhgėnjimit", shpjegon Selfixheja.

Megjithate Xhemali duke njohur aftėsistė e veta, iu vu punės me vullnet dhe pasion nė fushėn e kulturės dhe tė teatrit. Ai dha ndihmesėn e tij, nė organizimin dhe ngiritjen e Teatrit Ppullor ( Sot Teatri Kombėtar ) drejtori i tė cilit ishte pothuajse dy dekada. Kontribuoi nė Teatrin e Operas dhe tė Baletit, nė Teatrin e Kukullave, nė Estradėn e Shtetit. U shqua si pedagog nė Liceun Artistik, nė Shkollėn e Kulturės, Nė Institutin e Lartė pėr Aktorė "Aleksandėr Moisiu" etj.

Xhemal Broja ka meritėn e veēantė si hartues i parė i tekstit:" Historia e Teatrit shqiptar". Mungesa e teksteve nė fushėn e teatrit, e nxiti atė, t'i vihet punės pėr pėrpilimin e manualeve: "Mjeshtėria e aktorit", "Historia e artit dramatik", "Metodika e artit teatral", "Fjalori teatral" dhe "Historia e Teatrit Botror". Gjithashtu Broja ka shkruar edhe shumė artikuj kritikė, reēensione, studime, ku pėrveē kompetencės profesionale, shpaloset edhe kultura e gjerė e kėtij eruditi tė teatrit dhe letėrsisė e artitit botror.

9.

Njė ndėr fushat mė tė dashura tė tij ishte dramaturgjia. Teatri pėr tė ishte pasioni mė i madh i tij. Kjo ėshtė e para. Te teatri ai shihte misionin e flaktė tė pėrparimit, atė qė zgjon dhe ndez te njeriu shpirtin luftarak, pėr ta ndryshuar botėn e njeriut, drejt mė tė mirės, mė tė bukurės, mė tė pėrsosurės. Pėrgaditja teorike, njohja e realitetit, si dhe pėrvoja e Teatrit Popullor, krijuan hapsira qė tė shpalosej talenti i tij edhe nė rrafshin e dramės, si dramaturg qė prirej drej dramės me teza, njė formė artistike dramaturgjike e tipit dramė‑debat.

Dramaturgu Xhemal Broja ka shkruarshumė vepra dramatike si: "Nėn okupacion:. "Pėrleshja", "Dragoi i Dragobisė", "Majlinda", "Rrėnjė tė thella", "Hije dhe dritė", "Linda" etj. Kėto tė fundit i ka shkruar nė kohėn e internimit.

* * *

Kontributi i tij ėshtė i vlertė edhe nė fushėn e pėrkthimeve tė veprave nga dramaturgjia botėrore.si: "Shkolla e grave", "Valsi i Titanikut", " Qeni i kopshtarit", ku ka bashkėpunuar me tė shoqen selfixhenė dhe tė bijėn Sasha..

10.

Broja si dramaturg prirej kah drama familjare, historike dhe sociale. Pėrpjekja artistike pėr tė depėrtuar nė botėn dhe psikologjinė e karaktereve dramatikė, ishte njė kėrkesė e brendshme e dramaturgut.

Duke qenė njohės i teatrit tė vjetėr grek, tė teatrit klasik, realist dhe romatik, kjo ndikoi nė krijimtarinė e tij, sidomos nė strukturimin e dramės. Njė ndikim pozitiv ka patur dramaturgjia e Ibsenit, qė u ndje te drama "Majlinda", e cila ėshtė strukturuar si dramė‑debat.

11.

Mirėpo pikėrisht atėhere kur ishte nė kulmin e krijimtarisė sė tij, kur po konsolidohej si dramaturg me profil tė vetin, e transferojnė nga Teatri Popullor nė Shtėpinė Qėndrore tė Krijimtarisė, nė Buletinin "Teatėr".

Kur Xhemali i kishte kėrkuar ish ministrit tė arėsimit Thoma Deliana arėsyen e transferimit, na tregonte Selfixheja, ai i ish pėrgjigjur: " Nė postet drejtuese na duhen vetėm komisarė tė kuq" Faleminderit i kishte thėnė Xhemali dhe ishte larguar duke folur me vete: "Shyqyr qė s'i pėrkas kėsaj kategorie".

Po, dyshimi se a do tė jetė ky caku i fundit... i hyri nė shpirt si njė parandjenjė ogurzezė. Eksperienca e sė kaluarės nuk e zhgėnjeu.

Mė 14 dhjetor 1966, nė njė mėngjes tė vrenjtur, trokitja me rropamė nė derėn e tij, ishte lajmi i zi i internimit, bashkė me tė shoqen.

"Vajza pesėmbėdhjetė vjeēare, nuk qante, po ulurinte ‑ thotė Selfixheja ‑ kur na ndanė pėrsė gjalli."

Ajo ulurimė i ndoqi pas me pėrmasat e njė dhimbje prindėrore nga mė tė ndjeshmet, edhe atje nė internim nė "Sektor" tė Lushnjes, ku u izoluan jo pesė vjet sa u thanė nė fillim, po pesėmbėdhjetė vjet!...

12.

Vitet e fundit, i kaloi nė Kinostudion "Shqipėria e Re", si administrator filmi. Mirėpo shumė shpejt, sekretari i partisė Bujar Kolaneci, si zbatues i zellshėm i luftės sė klasave, nė njė ditė me mjegull i dha njė fletushkė ngjyrė gri, tė punonte nė fermė. Pėr shkak tė moshės dhe gjendjes shėndetsore, nuk e pėrballoi punėn fizike, mė shumė se dy javė. E braktisi punėn. Zuri vend nė njė qoshe tė shtėpisė, nė tavolinėn e punės krijuese letraroartistike. Nxori letra, libra, skica, dorėshkrime. Buzėqeshi. U tha gruas dhe vajzave: "Kam punė pėr dhjetė vjet". Mirėpo sėmundja e keqe, ju shfaq jo si kanceri komunizėm qė tė vriste shpirtin ngadalė me torturat psikologjike, por ashtu menjėherė, ndoshta sepse mjaft kishte vuajtur Njeriu i Mirė dhe intelektualii shquar Xhemal Broja.

13.

Njė ditė kur po parandjente fundin, Xhemali i tha Selfixhesė: "Kam njė kallo nė shpirt, njė brengė qė, as varri nuk do tė ma tresė. Jo vetėm pėr vuajtjet e zhgėnjimin tim e tuajin, por pėr tė gjithė shokėt e miqtė, pėr tė gjithė tė persekutuarit nga diktatura, pėr vendin dhe popullin, para tė cilėv, ne ish komunistėt, duhet tė pėrulemi e t'u kėrkojmė falje, sepse kemi vėnė edhe ne, njė gur nė themelet e kėtij sistemi skėterre".

Vdiē i rrethuar nga dashuria e atyre qė e donin.

Ata, nuk ishin shumė, kur e pėrcollėn nė banesėn e fundit, por ishin vėrtetė ata qė e donin! Jo, ata, qė derdhin lotė krokodili, si djajt e kuq, por ata qė dashurinė dhe dhimbjen e kishin tė hershme, tė thellė, qė buronte nga dashuria e madhe njerėzore pėr Njeriun e Mirė, Xhemal Broja, pėr intelektualin erudite dhe personalitetin e shquar tė teatrit shqiptar.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.