|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ai qė ta don tė mirėn, tė flet, ai qė s'ta don, vetėm tė shikon
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.
Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.
Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.
Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".
Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
|
|
|
|
| |
|
Nė gjashtėdhjetė vjetorin e aktorit tė njohur Vangjush Furrxhi, ka dalė nė qarkullim monografia Pranvera e Vangjushit
Vangjush Furrxhi, Pranvera e gjashtėdhjetė
Admirina Peēi
Sot ėshtė pranvera e gjashtėdhjetė e lindjes sė aktorit tė njohur, Vangjush Furrxhi. Ai nuk ėshtė mė, ndėrsa vitet vijojnė tė lėnė gjurmėt e tyre poshtė emrit tė tij. Pas disa muajsh, mungesa e tij nė botėn e artit dhe tė miqve shėnon dy vjet. Por ajo datė ndodhet pak muaj larg. Sot miqtė do tė kujtojnė vetėm festat qė kanė kaluar me Vangjushin, ditėlindjet dhe gėzimet e tjera qė kanė bredhur nė rrethin e tyre. Pėr tė ardhur edhe mė i plotė e me mė shumė kujtime, aktori Vangjush Furrxhi ėshtė mbėshtjellė nė njė monografi, dalė sė fundi nė qarkullim me titullin Pranvera e Vangjushit. Shkruar nga Flori Slatina, kjo monografi pėrmbledh nė njė vend tė gjitha kujtimet dhe mendimet e miqve tė tij mbi tė, tė gjitha rolet e dashura qė ai la nė kinematografi, momentet e fillimeve tė tij nė botėne aktrimit, mendimet rreth ngjarjeve tė pas 90-ės nė artin shqiptar etj. Me njė karrierė mbi 30- vjeēare mbi supe, nė fillim nė teatėr e pastaj nė kinematografi me rreth 15 filma, Vangjush Furrxhi shfaqet i plotė nė kėtė libėr, i cili ėshtė njė homazh pėr Vangjushin, nė pranverėn e gjashtėdhjetė tė lindjes sė tij. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur nė kėtė libėr ėshtė hedhur njė vėshtrim i shpejtė mbi jetėn e tij, artin, jetėn e tij nė film dhe teatėr, nė pedagogji, e nė lėvizje sindikaliste. Pranvera e Vangjushit ėshtė njė monografi e mirėfilltė, por pėrmban copėra nga jeta e kėtij aktori tė pavdekshėm, qė tė mbledhura tė gjitha sė bashku e kryejnė mė sė miri kėtė funksion. *** Qė kur ishte fėmijė i pėlqente teatri. Atėherė merrej shpesh me lojėra teatrore, si teatėr hijesh, kukullash, me kartona etj. Nė shkollėn shtatėvjeēare, si shtysė e kėsaj zanafille, ai vazhdoi tė merrej me grupin teatror, duke shfaqur estradė ose improvizime teatrore. Korēa nė atė kohė (nė vitet 1957-1961) kishte njė traditė tė pasur teatrore. Gjimnazi dhe shkollat e mesme tė qytetit zhvillonin njė veprimtari tė pasur teatrore, deri edhe olimpiada dhe takime teatrore. Kėto veprimtari e pėrforcuan dėshirėn dhe pasionin e tij pėr teatrin, qė u ndez qė nė lojėrat fėminore. Mė tej, kjo dėshirė arriti tė piqej nė Akademinė e Arteve, ku ai studioi pėr katėr vjet aktrim. E mė tej do tė merrej shumė seriozisht me kėtė pasion tė ēuditshėm, qė i kishte pushtuar ditėt. Pėr shumė kohė punoi nė Korēė, nė teatrin Andon Zako Ēajupi. Nė atė kohė ky teatėr kishte njė trupė tashmė tė konsoliduar. Artistėt e njohur, me nė krye Pirro Manin, e ndihmuan shumė aktorin e ri. Angazhimi i tij, rolet nė teatėr dhe nė film qė arriti tė realizojė nė kėto kohė e shtynė nė rrugė tė reja me mė shumė sukses. E ftuan tė luajė nė Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur, nė Teatrin Kombėtar, inskenuar nga Pirro Mani. Aty luajti figurėn e priftit, njė figurė qė do tė kujtohet me vonė nga tė gjithė artistėt, pėr shkallėn e arritjes. Pėr pak vite ai nuk u angazhua me role tė tjera, por vetėm si pedagog nė Akademinė e Arteve. Pas vitit 1980 atij i ofruan shumė role, por shosha ku Vangjushi i hidhte ishte shumė e imtė, e rrallė regjisorėt arrinin tia mbushnin mendjen. Sidoqoftė, edhe kėsisoj ai arriti tė luajė shumė role nė teatėr dhe nė filma. Dhe nė ato role ai kishte edhe mė tė dashurit. I pėlqenin rolet me lėndė filozofike problemore, ato qė mbartin armaturėn pėr tė shkatėrruar regresiven e tė pambrojturėn, qė projektojnė njė tė ardhme e rrezatojnė drejt perspektivės Dhe, nė tė vėrtetė, pėrzgjidhte shumė e rrallė herė bindej. Kėtė e bėnte pasi ishte kundėr prodhimit tė mediokritetit. Donte ta respektonte spektatorin, duke mos e bombarduar me art tė zakonshėm
Nė teatėr Flakė nė shtėpi, 1967, nė rolin e Astritit Shtėpia nė rrugicė, 1967, nė rolin e mėsuesit Nata e fundit e shėrbimit, 1968, nė rolin e kuzhinierit Dasma e madhe, 1967, nė rolin e priftit Njerėz tė minierės, 1968, nė rolin e Andreas Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, 1973, nė rolin e priftit Tufan nė Dovlet, 1980, nė rolin e Dursum Mullis Mullaga Mėsim nga historia, 1981, nė rolin e T.Gorenit Hijet e natės,1986, nė rolin e Thanasit
Nė film Oshėtima nė bregdet, 1966, nė rolin e Vehapit I teti nė bronz, 1970, nė rolin e Arifit Malet me blerim mbuluar,1971, nė rolin e Peliēelit Gėzhoja e vjetėr, 1980, nė rolin e Thanasit Plumba perandorit, 1980, nė rolin e Xaninit Agimet e stinės sė madhe, 1981, nė rolin e Latif Borės Njeriu i mirė, 1982, nė rolin e Kiēos Dora e ngrohtė, 1982, nė rolin e hetuesit Shirat e vjeshtės, 1985, nė rolin e Astritit Tė paftuarit, 1986, nė rolin e Besian Vorpsit
etj.
|
|
|
|