Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bota eshte shume e padrejte. Po e pranove je bashkefjator, po e ndryshove je xhelat.
--- Sartre

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Ceshtje Kombetare :: Kadare: Opozita ėshtė ende e fortė
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Shkrimtari i njohur Ismail Kadare komenton zhvillimet politike nė Shqipėri dhe Kosovė

“Opozita ka mendim tė vėrtetė opozitar dhe ajo qė ndodhi ishte njė qortim i njė konflikti tė fryrė artificialisht”.

TIRANĖ – “Ėshtė normale qė nė kushtet e reja politike pėrderisa Kosova po ecėn drejt pavarėsisė, drejt njė uniteti tė saj shtetėror dhe politik, ajo mund tė ketė natyrisht shenja shtetėrore, shenja politike, heraldikėn e saj, por kjo kėrkesė nuk duhet shoqėruar me njė prapavijė mendimi tė keq”. Kėshtu u shpreh dje Kadare nė njė intervistė pėr “Zėrin e Amerikės”. Sipas tij, shenjat kombėtare shqiptare janė parashtetėrore, parapolitike dhe ato nuk duhet tė pėrjashtohen. “Nuk kanė pse tė pėrjashtohen. Ndėrkaq, ato nuk mund tė pengojnė shenjat e reja shtetėrore, nėse gjendja e re politike e Kosovės nė marrėdhėniet e saj me Evropėn, me botėn do ta kėrkojė”,-tha ai.


Zoti Kadare, gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit, shqiptarėt nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni kanė pėrjetuar momente kthese nė historinė e tyre. Cilat janė disa nga sfidat me tė cilat pėrballet aktualisht kombi shqiptar?

Ėshtė e vėrtetė qė ky dhjetėvjeēar ka patur njė dendėsi ngjarjesh tė papara nė kėtė shekull tė botės shqiptare. Sė fundi, ngjarja mė e rėndėsishme e dhjetėvjeēarit ka qenė hapja e njė horizonti pėr ecjen e popullit shqiptar, tė shqiptarėve tė Ballkanit, drejt Evropės. Domethėnė u konkretizua, u duk mė e qartė diēka qė ishte pak e mjegullt, diēka qė mė tepėr i ngjante njė aspirate, njė ėndrre se sa njė realiteti. Hyrja nė Evropė ka qenė ngjarja mė madhore bashkė me fitimin e lirisė nga shqiptarėt e Kosovės. Pėrpara saj ishte pėrmbysja e diktaturės nė Shqipėri. Tė gjitha kėto janė ngjarje tė mėdha, pra si konkluzion i natyrshėm i tyre ka qenė pėrgatitja e Shqipėrisė sot pėr tė ecur drejt Evropės. Pėr tė hyrė nė Evropė shqiptarėt nuk ėshtė ēėshtja se do tė fitojnė gjėra materiale, para ose do tė shpenzojnė para. Tė dyja kėto janė tė ndėrthurura. Rėndėsia kryesore e hyrjes nė Evropė ėshtė sepse familja evropiane siguron ekzistencėn e mėtejshme tė popullit shqiptar. Pra ėshtė njė kusht pėr njė ekzistencė normale tė popullit shqiptar nė kushtet e reja qė janė krijuar nė botėn e sotme. Shqipėria tė rifitojė Evropėn e humbur. Pėr herė tė parė shqiptarėt do tė gjenden nė familjen e tyre natyrale, sepse deri tani kanė qenė si tė thuash jetimė nė familje tė huaja bizantine, otomane ose familje sovjetike dhe tė kesh njė prirje natyrale tė zhvillimit ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njė popull.

Nė Shqipėri, njė nga ngjarjet e vitit tė kaluar ka qenė bashkėpunimi midis pozitės dhe opozitės. Po shpeshherė, analistėt politikė kanė kaluar nga kritikat pėr mosbashkėpunim nė kritikėn pėr bashkėpunim. A mendoni se vėrtet ėshtė kaluar nga skaji i mosbashkėpunimit nė njė bashkėpunim tė plotė pėr gjithēka, duke harruar nocionin e opozitės tepėr tė vlefshėm pėr zgjidhjen e problemeve tė kombit?

Unė nuk besoj se kjo marrėveshje, kjo zbutje e luftės politike nė Shqipėri ėshtė shoqėruar me njė dėmtim tė nocionit opozitar. Nė Shqipėri, opozita ėshtė ende e fortė. Opozita ka mendim tė vėrtetė opozitar dhe ajo qė ndodhi ka qenė vetėm njė qortim i njė konflikti tė fryrė artificialisht. Pra si tė thuash u shmang njė nervozizėm i tepruar, i cili nuk po e linte tė merrte frymė popullin shqiptar, u shmang njė temperaturė e lartė. Dhe kjo ulje e kėsaj temperature ėshtė e domosdoshme pėr zhvillimin normal tė njė vendi dhe gjithsesi unė nuk shoh asnjė rrezik qė kjo ulje temperature ėshtė e tillė, sa qė po e ēon Shqipėrinė nė njė ngrirje, nė njė ftohje tė luftės politike, nė njė ftohje tė pluralizmit dhe tė frymės demokratike. Unė nuk mendoj kurrsesi. Ne pėrkundrazi, duhet tė bėjmė analiza pėrse kjo erdhi me vonesė, pėrse nuk erdhi mė para. Dhe kėto analiza jo tė shtyra nga ndjenja hakmarrjeje, por tė shtyrė nga ajo qė tė na bėhet mėsim dhe kjo anarki qė ne kemi pėrjetuar, kjo dramė e vitit 1997 tė mos pėrsėriten mė kurrė nė Shqipėri.

Kohėt e fundit nė debatet pėr statusin e Kosovės ėshtė ngritur edhe ēėshtja e flamurit. Presidenti Rugova ka hedhur idenė se me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės do tė ndryshonte flamuri i saj. Pėr mendimin tuaj, cilat mund tė ishin efektet afatgjate qė mund tė kishte kjo?

Unė mendoj se ēėshtja e shenjave tė Kosovės, e asaj qė quhet heraldik, duhet parė me gjakftohtėsi pa u ngarkuar artificialisht me ndjenja tė tepėrta qė ajo nuk i mban. Ėshtė normale qė nė kushtet e reja politike, pėrderisa Kosova po ecėn drejt pavarėsisė, drejt njė uniteti tė saj shtetėror dhe politik, ajo mund tė ketė natyrisht shenja shtetėrore, shenja politike, heraldikėn e saj, por kjo kėrkesė nuk duhet shoqėruar me njė prapavijė mendimi tė keq. Ēdo tė thotė prapavijė e mendimit tė keq? Prapavijė e keqe e mendimit nė kėtė rast do tė ishte kur nė njė plan strategjik do tė mendohej qė populli shqiptar tė mos konceptohej si njė popull, por i ndarė nė dy popuj. Ne e dimė tė gjithė qė kjo ka qenė njė propagandė e vjetėr serbe qė ka ngulur kėmbė prej shumė e shumė vitesh pėr t’i paraqitur shqiptarėt e Kosovės jo si shqiptarė, tė pangjashėm me shqiptarėt e Shqipėrisė, madje u kanė ndėrruar edhe emrin. Pra kjo qenė njė propagandė e vjetėr me njė qėllim tė keq dhe kjo kėmbėngulje antishqiptare do ta quaja unė, pėr fat tė keq ėshtė pėrqafuar edhe nga renegatė shqiptarė, sepse ēdo mendim antishqiptar, historia ka treguar gjithmonė gjen renegatėt e vet. Nė kėtė rast, shenjat kombėtare shqiptare janė parashtetėrore, parapolitike dhe ato nuk duhet tė pėrjashtohen. Nuk kanė pse tė pėrjashtohen. Ndėrkaq, ato nuk mund tė pengojnė shenjat e reja shtetėrore, nėse gjendja e re politike e Kosovės nė marrėdhėniet e saj me Evropėn, me botėn do ta kėrkojnė. Nuk shoh ndonjė gjė tė keqe, me pėrjashtim tė kėtij prapamendimi, i cili ka qenė pėrpara njė prapamendim i pabesė. Ai nuk duhet tė ekzistojė nė kėtė rast.

Nė 30 -vjetorin e Kongresit pėr unifikimin e gjuhės shqipe pati diskutime tė ndryshme nė lidhje me ēėshtjen e standardizimit tė gjuhės shqipe. Ju e keni theksuar vazhdimisht se standardizimi ka qenė njė aspiratė e vjetėr e kulturės shqiptare pėr tė bashkuar shqiptarėt. Si njė shkrues i madh i letrave shqipe, cili ėshtė mendimi juaj se ē’rrugė duhet tė ndjekė gjuha shqipe nė rrjedhat e saj tė ardhshme?

Kjo lidhet me pyetjen e mėparshme. Nė atė fushatė pėr tė bėrė dy Shqipėri, dy popuj shqiptarė dhe jo njė ka qenė njė fushatė e vjetėr kjo, pėr ta quajtur gjuhėn shqipe si dy gjuhė shqipe dhe jo njė. Kjo ka qenė njė shpikje, do tė thoja djallėzore, e nxitur nga padia disa herė, e disa herė nga djallėzia, pikėrisht pėr tė ēuar atje qė s’ka njė Shqipėri, s’ka njė popull shqiptar, por ka dy. Unė po e them si specialist i letrave qė gjuha shqipe ėshtė njė nga gjuhėt mė tė njėsuara nė Evropė. Nuk ka asgjė tė veēantė gjuha shqipe qė ta dallojė nga italishtja, anglishtja apo gjuhėt e tjera tė mėdha tė botės, pėrsa i pėrket kėsaj gjėje. Gjuha shqipe nuk mund tė zhvillohej, bashkimi i dialekteve tė saj ose gjuha e njėsuar shqipe nuk mund tė zhvillohej nė kundėrshtim me njė parim tė pėrbotshėm. Dhe parimi i pėrbotshėm ėshtė i tillė qė na tregon qė gjuhėt nuk krijohen nga bashkimi ose shkrirja e dialekteve, por krijohen nga zgjedhja e njė dialekti. Madje gjuhėt krijohet nga zgjedhja e njė tė folure disa herė mund tė qėllojė minoritare, nga zgjedhja e gjuhės sė njė qyteti, njė kryeqyteti, tė njė fshati ka qėlluar, madje edhe tė njė njeriu ka qėlluar, pak a shumė siē thuhet pėr italishten qė rolin kryesor e luajti njė shkrimtar Dante Aligeri. Prandaj tė gjitha kėto gjėra qė flasin njerėzit, duke qenė injorantė tė plotė nė kėtė gjė, duke bėrė spekulime politike nga mė tė shėmtuarat ėshtė turp pėr analistėt tanė qė nuk bėjnė njė studim tė ftohtė pėr kėtė dhe t’ia shpjegojnė popullit shqiptar qė tė mos ketė shqetėsime tė kota dhe tė mos krijohet nervozizmi kot. Unė e pranoj dhe e kam shprehur se regjimi komunist ka dashur tė ketė njė diskriminim pėr tė folurėn veriore. Ky diskriminim lidhej me mosdashurinė e tij pėr njė pjesė tė letėrsisė qė u krijua nė kėto zona tė Shqipėrisė, pėr mosdashurinė e tij, urrejtjen pėr katolicizmin shqiptar. Ėshtė njė temė e gjatė kjo pėr tė folur, por kjo nuk mund tė luante rol nė njė gjuhė tė zhvilluar si gjuha shqipe. Ajo ka qenė dhe mbetet njė nga gjuhėt mė tė zhvilluara tė Evropės. Shikoni Kongresin e Manastirit mė 1908. Po tė studiohet nga analistėt nė mėnyrė gjakftohtė, alfabeti shqiptar qė u zgjodh ėshtė gati i pėrkryer dhe alfabeti shqiptar i ka tė gjitha shenjat e prirjes bashkuese tė gjuhės. Po tė shikoni fonemat me rradhė, siē janė zgjedhur. Ju kujtoj se kryetar i komisionit tė Manastirit pėr Alfabetin shqiptar ka qenė Gjergj Fishta, pra nuk ka qenė njė njeri nga jugu, por ka qenė njė shqiptar nga mė tė mėdhenjtė nga veriu, prandaj e gjithė kjo ėshtė njė trysni artificiale qė krijohet dhe unė do tė thosha se ėshtė mėkat qė gjuhėtarėt ende nuk kanė mundur ta sqarojnė pėrfundimisht popullin shqiptar pėr tė mos harxhuar energji pėr njė gjė qė ėshtė kaq e qartė si drita e diellit.

Shqipėria e mbėshteti menjėherė dhe pa rezerva luftėn e komunitetit ndėrkombėtar kundėr terrorizmit. Megjithatė pėr shkak tė paqėndrueshmėrisė politike, disa organizata nėn fasadėn e veprimtarive bamirėse arritėn tė vendoseshin nė Shqipėri dhe tė ushtrojnė prej andej veprimtari tė tjera dhe nė mbėshtetje tė grupeve terroriste. Cili ėshtė komenti juaj?

Unė e kam shprehur mendimin tim qė kur themi qė Shqipėria nuk ka terren, nuk ka rrafsh pėr zhvillimin e terrorizmit mendoj se kemi njė kuptim pak idilik, japim njė pamje idilike tė tablosė. Ne jemi njė vend qė kemi rrezikun e krijimit tė rrafshit tė terrorizmit, sepse terrorizėm nuk ėshtė vetėm kur kėrcet bomba dhe avioni rrėzohet mbi ndonjė gradaēelė. Terrorizmi kryesor e ka bazėn atje ku ai mbin, atje ku ai lind. Dhe baza e terrorizmit disa herė janė shkollat, ku ai propagandohet, ku ai kultivohet. Mendoj se nė Shqipėri ėshtė e vėrtetė ajo qė thatė ju se fondacione tė huaja, nė Kosovė, nė Maqedoni kanė dashur vitet e fundit, duke pėrfituar nga demokracia, tė importojnė, tė sjellin njė ideologji tjetėr, e cila presupozon integrizmin, radikalizmin e fesė dhe shteti shqiptar, politikanėt shqiptarė, mendoj se kanė qenė shumė shpėrfillės pėr kėtė gjė. Politikanėt shqiptarė, nė Kosovė ndoshta kanė qenė paksa mė syēelėt, por nė Shqipėri dhe nė Maqedoni, liderėt shqiptarė kanė qenė shpėrfillės pėr kėtė gjė. Nuk i kanė dhėnė rėndėsi. Me tė drejtė jemi mburrur pėr tolerancėn fetare, por harrojmė qė toleranca fetare sa ē’ėshtė njė gjė e mrekullueshme, ėshtė njė gjė e brishtė, siē janė gjėrat e mrekullueshme. Mund tė thyhet shumė lehtė. Ka vende qė kanė patur tolerancė fetare tė jashtėzakonshme dhe pas dhjetė vjetėsh nuk u ka mbetur asnjė gjurmė. E pėrmend kėtė, sepse Shqipėria duke qenė njė vend me tri fe, radikalizmi i njėrės prej feve nė kėtė rast, mjafton pėr t’i vėnė zjarrin kėsaj ngrehine tė tolerancės, kėtij tempulli qė shqiptarėt kanė mundur ta ruajnė shekuj me radhė.

Si e shikoni rolin e kulturės sot nė raport me sfidat qė kalojnė shqiptarėt?

Kultura ka gjithmonė rol kryesor. Do ta ndihmojė gjithmonė pranimin e Shqipėrisė nė familjen evropiane. Nė kėtė rast, porta e parė ėshtė imazhi i njė vendi, kultura, qytetėrimi i tij, sepse njė qytetėrim nuk mund tė kuptohet pa kulturė dhe hyrja nė Evropė nuk mund tė kuptohet pa qytetėrimin evropian.

Kortezi e "Zerit te Amerikes"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.