Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dashuria e tepert del hidherim.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 136 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Lajme :: Si u ngjit Sadam Hysein ne pushtet
Postuar nga: Albo

Lajme Me poshte do te keni mundesi qe te njiheni me te gjithe historikun e ngritjes se Sadam Hysein ne pushtet, deri ne ditet e sotme. Ngjarjet shtrihen ne nje kronologji kohore qe shtrihet ne 53 vjet. Materiali do tu ndihmoje te kuptoni me mire perse Iraku eshte ne qender te vemendjen nderkombetare.

I. NGRITJA E SADAMIT:1957-79

1. AKTIVIST I RI 1950-1968


Familja e Sadam Huseinit ėshtė nga Tikriti
Nga njė aktivist rinie, Sadam Huseini u ngjit deri nė njė zėvendėspresident tė fuqishėm.

Nė vitin 1957 Sadam Huseini, njė i ri nga njė fshat pranė Tikritit nė veri tė Irakut, u fut nė partinė irakiane Bath e cila pėfaqėsonte njė lloj socializmi tė dalė nga nacionalizmi gjithė-arab.

Britania e pat administruar Irakun nė bazė tė njė mandati tė dhėnė nga Liga e Kombeve gjate viteve 1920 e deri nė vitin 1932. Britania ushtroi influencė tė fuqishme politike dhe ushtarake edhe pas kėsaj periudhe. Ndėrkohė ndjenjat antiperėndimore ishin tė fuqishme.

I riu Sadam Husein kishte marrė pjesė nė dy komplote tė dėshtuara - i pari pėr tė pėrmbysur monarkinė irakiane tė instaluar ngaBritania mė 1956, tjetri pėr tė vrarė ushtarakun e lartė Abdel Karim Qasim, i cili mori pushtetin nė 1958.

Sadam Huseini u arratis nė Egjipt pasi dėshtoi komploti kundėr gjeneralit tė brigadės Qasim, pastaj u kthye kur partia Bath organizoi njė grushtshtet mė 1963 - pėr t'u burgosur disa muaj pasi morėn pushtetin aleatėt e gjeneralit tė brigadės Qasim.

Por Sadami u arratis mė 1966 dhe u zgjodh ndihmės i sekretarit tė pėrgjithshėm tė partisė, e cila pastaj organizoi njė grushtshtet nė vitin 1968.

Pushtetin e mori gjenerali Ahmad Hasan al-Bakr, poashtu nga Tikriti dhe kushėri i Sadamit 31 vjeēar.

Tė dy ata bashkėpunuan ngushtė dhe u bėnė forcė dominuese nė partinė Bath, ndėrsa Sadami gradualisht filloi t'i merrte frenat e partisė nė dorė.

2. ZĖVENDĖS I VIJĖS SĖ ASHPĖR 1968-1979

Si zėvendės i gjeneralit tė sėmurė Bakr, Sadam Huseini ndėrmori reforma tė mėdha duke krijuar nje aparat tė pamėshirshėm sigurie.
Lėvizjet e para tė dy udhėheqėsve irakianė shkaktuan shqetėsim nė Perėndim..
Mė 1972, nė kulm tė Luftės sė Ftohtė, Iraku nėnshkroi njė marrėveshje 15 vjeēare me Bashkimin Sovjetik.
U bė edhe shtetėzimi i Kompanisė irakiane tė Vajgurit e cila ishte ngritur nėn administrimin britanik dhe po furnizonte perėndimin me naftė tė lirė.
Tė ardhurat e larta nga nafta tė fituara nga kriza e naftės e vitit 1973, u investuan nė industri, arsim, shėrbimin shėndetėsor, duke ngritur nivelin e jetesės sė irakianėve nė mė tė lartin nė botėn arabe.

Nė vitin 1974, kurdėt nė veri tė vendit, tė financuar nga shahu i Iranit i cili kishte mbėshtetjen e amerikanėve nisėn rebelimin kundėr Sadamit.

Konflikti e detyroi Bagdadin tė ulej nė tryezėn e bisedimeve, ku Iraku ra dakord pėr njė kontroll tė pėrbashkėt me Iranin mbi vijėn ujore Shat al-Arab.

Shahu i Iranit i ndėrpreu financimet pėr kurdėt dhe regjimi irakian e shtypi rebelimin kurd.

Sadam Huseini e zgjeroi kontrollin e tij mbi shtetin, duke vendosur tė afėrm dhe aleatė tė tij nė rolet kryesore tė qeverisė dhe biznesit.

Nė vitin 1978, ai nxori ligjin pėr dėnimin me vdekje te atyre qė anėtarėsohen nė partitė opozitare. Njė vit mė pas e detyroi gjeneralin Bakr qė tė jepte dorėheqje - zyrtarisht pėr arsye shėndetėsore - dhe mori nė dorė postin e presidentit tė Irakut.
Ai ekzekutoi dhjetėra rivalė tė tij disa ditė pasi mori pushtetin nė dorė.

II. Lufta Iran-Irak: 1980-1988

1. Shperthimi i Luftes. Shtator 1980
Pas Revolucionit Islamik tė Iranit nė vitin 1979, marrėdhėnjet ndėrmjet Iranit dhe Irakut u pėrkeqėsuan. Iraku sulmoi, duke e filluar kėshtu njė luftė qė kushtoi shumė dhe zgjati tetė vjet.

Nė shtator tė vitit 1980, Iraku iu pėrgjigj njė vargu tė pėrleshjeve nė kufi me Iranin duke kryer njė pushtim tokėsor nė shkalle tė plotė tė krahinės kufitare iraniane tė pasur me naftė, Khuzestan..

Nga fundi i muajit, Iraku kishte shfuqizuar marrėveshjen e vitit 1975 me Iranin dhe riktheu pjesėn e kontrolluar nga Irani tė kanalit Shatt al-Arab. Tė dyja vendet filluan bombardime.

Revolucioni iranian kishte zėvendėsuar Shahun Reza Pahlavi,qė mbėshtetej nga perėndimi, me regjimin islamik radikal Shiit tė ajatollah Ruhollah Khomeinit.

Ajatollahu u pėrpoq tė eksportonte ideologjinė e tij nė vendet e tjera tė Lindjes sė Mesme, pėrfshirė edhe nė Irak, ku elita udhėheqėse Sunni kishte zhvilluar njė betejė tė kahmotshme pėr tė pėrfshirė edhe shumicėn rezistuese Shiite.

Njė valė e mbėshtetjes pėr Ajatollah Homeinin pėrfshiu komunitetin Shiit tė Irakut, duke trazuar opozitėn, e cila shkoi aq larg deri nė njė pėrpjekje atentati ndaj zėvendėskryeministrit Tarik Aziz nė prill tė vitit 1980.

Kishte dallime pikėpamjesh rreth asaj nėse ishte njė trazirė e brendshme e Shiitėve, dėshirė pėr tė mbrojtur Lindjen e Mesme nga ideologjia radikale e Ajatollah Homeinit, apo thjeshtė njė oportunizėm i etjes pėr pushtet, qė e ēoi Irakun drejt pėrpjekjes pėr ta pushtuar fqinjin e tij.

2. BOMBARDIMI IZRAELIT 7 QERSHOR 1981

Derisa luftimet ndėrmjet Irakut dhe Iranit po ashpėrsoheshin, Izraeli bombardoi reaktorin bėrthamor qė po ndėrtohej nė afėrsi tė Bagdadit.

Pėrkundėr anti-zionizmit tė regjimit islamik tė Ajatollah Homeinit, Izraeli pėrkrahu Iranin nė luftė.

Nė vitet 70, Iraku kishte provuar ta bindte Francėn qė t'i shiste njė reaktor bėrthamor tė ngjashėm me atė qė pėrdorej nė programet franceze tė armatimit.
Franca kishte refuzuar, por ra dakord pėr shitjen dhe qė tė ndihmonte nė ndėrtimin e reaktorit kėrkimor 40 megavatėsh Osirak nė qendrėn bėrthamore Tuwaitha afėr Bagdadit.

Nga frika se Iraku mund eventualisht tė sulmonte Izraelin, kryeministri i atėhershėm Menahem Begin, dėrgoi disa aeroplanė F-16 qė tė bombardonin reaktorin Osirak, duke e shkatėrruar atė brenda disa sekondash.

Ushtria izraelite tha se bombardimi "ktheu xhindin bėrthamor tė Bagdadit nė shishen e tij".

Por bombardimi u dėnua pėrgjithėsisht nė atė kohė, madje edhe nga aleati tradicional i Izraelit - SHBA e cila mbėshteti rezolutėn qė kritikon Izraelin. .

3. LUFTA KIMIKE 1983 - 1988
Ekspertėt e OKB-sė konfirmuan mė 1986 se Iraku kishte shkelur Konventėn e Gjenevės duke pėrdorur armė kimike kundėr Iranit.

Dihet qė Iraku ka pėrdorur agjentė kimik Iprit nga viti 1983 dhe gas nervor Tabun nga viti 1985, kur ballafaqohej me sulme nga "valė njerėzish" tė trupave iraniane dhe vullnetarė besnikė, por jo me pėrgatitje tė mirė. Tabuni shkakton vdekjen brenda disa minutash.
Kjo foshnje nė Halabxha u lind me gishtėrinjė tė deformuar.

Mė 1988 Iraku i ktheu armėt e veta kimike drejt kurdėve irakian nė veri tė vendit.

Disa forca tė guerilės kurde i qenė bashkuar ofensivės iraniane.

Mė 16 mars 1988, Iraku hodhi bomba me iprit, sarin dhe tabun nė qytetin kurd Halabxha.

Vlerėsimet pėr numrin e civilėve tė vrarė kapin shifrėn 3,200-5,000, ndėrsa shumė prej atyre qė kanė mbijetuar vuajnė nga probleme afatgjata shėndetėsore.

Armėt kimike u pėrdorėn edhe gjatė ofensivės sė Irakut "Anfal" - fushatė shtatė mujore e "tokės sė djegur" nė tė cilėn vlerėsohet se u vranė apo u zhdukėn 50,000-100,000 fshatarė kurdė, ndėrsa qindra fshatra u dogjėn me themel.

U miratua njė rezolutė e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė qė dėnon pėrdorimin e armėve kimike nga Iraku, por nė etapat pėrmbyllėse tė luftės SHBA dhe qeveri tė tjera perėndimore i ndėrprenė mbėshtetjen ushtarake dhe politike Bagdadit.

4. MBĖSHTETJA PERĖNDIMORE 1980 - 1988

Marrėdhėnjet e Perėndimit me Irakun u ngrohėn gjatė gjithė luftės, duke kulmuar me ndėrhyrje ushtarake nė anėn e Irakut.
Perėndimi frikėsohej nga ngritja e islamizmit radikal tė Ajatollah Homeinit dhe dėshironte tė parandalonte njė fitore tė Iranit.
SHBA hoqi Irakun nga lista e saj e shteteve qė mbėshtesnin terrorizmin mė 1982.
Dy vjet mė vonė ajo rivendosi lidhjet diplomatike tė cilat ishin ndėrprerė qė nga lufta arabo-izraelite e vitit 1967.
Furnizuesi kryesor i Irakut me armė ishte aleati i tij i kahmotshėm BRSS.
Por disa shtete perėndimore, pėrfshirė Britaninė, Francėn dhe SHBA-nė, poashtu e furnizonin Irakun me armė dhe pajisje ushtarake, ndėrsa SHBA bashkėpunonte me regjimin e Sadam Huseinit nė fushėn e zbulimit.
Por skandali Iran-Contra - publikimi i njoftimeve se SHBA i kishte shitur Iranit armė fshehtas me shpresėn qė tė siguronte lirimin e pengjeve qė mbaheshin nė Liban - shkaktoi fėrkime midis SHBA-sė dhe Bagdadit.
Nė etapat pėrmbyllėse tė luftės, Irani dhe Iraku e kthyen fuqinė e tyre ushtarake drejt anijeve cisternė qė tregtonin naftė nė Gjirin Persik pėr tė sabotuar pėrfitimet e njėri tjetrit nga eksportet.
SHBA, Britania dhe Franca dėrguan luftanije nė Gjirin Persik ku iu dhanė flamuj amerikan dhe mbėshtetje ushtarake disa anijeve cisterna tė Kuvajtit, tė cilat pėrballeshin me sulme iraniane.
Me pėrparimin e "luftės sė anijeve cisterna," luftanijet amerikane poashtu shkatėrruan njė numėr platformash iraniane tė naftės dhe - aksidentalisht, sipas Uashingtonit - rrėzuan njė avion iranian me 290 pasagjerė civilė.

5. ARMĖPUSHIMI DHE BORXHI GUSHT 1988

Mė 18 korrik 1988, i pėrballur me ofensivat e vazhdueshme irakiane me mbėshtetje gjithnjė e mė tė madhe tė Perėndimit, Irani pranoi njė propozim tė OKB-sė pėr armpushim.
Njė muaj mė vonė, mė 20 gusht, hyri nė fuqi njė armėpushim dhe u dėrguan paqėruajtėsit e OKB-sė.
Nga fundi i luftės, kufijt e asnjėrit shtet nuk ndryshuan nė mėnyrė tė konsiderueshme, por tė dyja vendet ndjenė koston shkatėrrimtare njerėzore dhe ekonomike tė luftės tetė vjeēare.
Sipas vlerėsimeve, nė konflikt humbėn jetėn 400,000 vetė dhe mendohet se janė plagosur 750,000 tė tjerė. Trupa janė gjetur deri nė vitin 2001.
Sipas disa vlerėsimeve, kostoja ekonomike e luftės pėr secilėn palė ishte mė e lartė se 400 miliardė dollarė dėme dhe humbje tė fitimeve nga nafta.
Pėrkundėr kėsaj, vetėm tri vjet mė vonė mė 1991, rreth njė muaj pasi Sadam Huseini dha urdhėr pėr pushtimin e Kuvajtit, Iraku ra dakord tė respektonte marrėveshjen e tij tė vitit 1975 me Iranin.

III. LUFTA E GJIRIT: 1991.

1. PUSHTIMI I KUVAJTIT 2 gusht 1990


Nė ora 0200 sipas kohės lokale, forcat irakiane kaluan kufirin, hynė nė Kuvajt dhe morėn kontrollin e Kuvajt Sitit.
Forcat ushtarake tė Kuvajtit, shtet i pasur me naftė nė Gjirin Persik, tė vogla nė krahasim me ato tė Irakut, u mundėn me shpejtėsi.
Sunduesi i Kuvajtit, sheiku Xhaber al-Ahmed al-Sabah, iku nė ekzil nė Arabinė Saudite.
Sadam Huseini pretendoi se pushtimi irakian ishte nė mbėshtetje tė njė kryengritjeje tė planifikuar kundėr Emirit, por vrasjet dhe abuzimet e qytetarėve tė Kuvajtit qė rezistonin pushtimin ishin tė shumta.

Disa qindra shtetas tė huaj u ndaluan si mburojė njerėzore nė uzina dhe baza ushtarake tė Irakut dhe Kuvajtit, por u liruan para fillimit tė fushatės sė aleatėve kundėr Irakut.

Pushtimi ndodhi nė kohėn kur Iraku ishte nė krizė ekonomike qė buronte nga borxhi i pas-luftės.

Sadam Huseini akuzoi Kuvajtin se po i mbante tė ulta ēmimet e naftės dhe se, nga fushat e pėrbashkėta tė naftės tė tė dy vendeve, po prodhonte mė shumė se sa kuotat e caktuara pėr tė.

Iraku kurrė nuk i ka pranuar kufijt e caktuar nga Britania, me tė cilėt u krijua Kuvajti si entitet i veēantė.

Kur Kuvajti refuzoi t'i anulonte borxhet e luftės sė Irakut, Sadam Huseini ndėrmori pushtimin.

Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė vendosi sanksione ekonomike dhe miratoi njė varg rezolutash me tė cilat dėnonte Irakun.

U krijua njė koalicion ndėrkombėtar dhe nė rajon u pėrqėndruan qindra mija trupa. SHBA hartoi njė plan lufte, me nė krye gjeneralin Norman Schwarzkopf, kryekomandant i Komandės Qendrore amerikane.

Nė nėntor 1990, pasi u braktisėn pėrpjekjet diplomatike pėr zgjidhjen e krizės, OKB-ja i caktoi Irakut njė afat pėr tėrheqje nga Kuvajti dhe autorizoi pėrdorimin e "tė gjitha mjeteve" pėr tė detyruar Irakun qė tė respektoi kėtė.

2. STUHIA E SHKRETĖTIRĖS JANAR - SHKURT 1991

Mė 17 janar 1991 avionėt e SHBA-sė, Britanisė dhe tė aleatėve nisėn njė fushatė masive sulmesh ajrore me raketa dhe bomba.
Presidenti Bush i vjetri deklaroi: "Ne nuk do tė dėshtojmė.
Sadam Huseini njoftoi: "Ka filluar beteja e betejave."
Ishte hera e parė qė nė njė luftė u pėrdorėn raketat Kruiz, tė cilat u lėshuan nga luftanijet amerikane.
Pamje tė xhiruara nė ajėr bashkė me raketa, nė trajektoren e tyre drejt objektivave, u trasmetuan nė tė gjitha vendet e botės.
Avionėt luftarakė, bombarduesit dhe helikopterėt amerikanė, britanikė dhe saudit u nisėn pėr tė shkatėrruar qindra objektiva.
Nė shėnjestėr ishin marrė zyra dhe aeroporte e deri tek ura e ndėrtesa qeveritare, nga qendra tė komunikimit e deri tek termocentrale.
Avionėt e aleatėve bėnė mė shumė se 116 mijė fluturime gjatė gjashtė javėve dhe hodhėn mė shumė se 85 mijė tonė bomba.
Rreth 10 pėr qind e tė ashtuquajturave 'bomba inteligjente', u drejtuan nga drita lazer tė lėshuara nga njė avion i dytė.

3. RAKETAT SKUD JANAR - SHKURT 1991

Ditėn e enjte mė 17 janar, Iraku ndėrmori sulmin e parė me raketa Skud kundėr Izrealit nė Tel Aviv dhe Haifė.
Njė tjetėr raketė Skud lėshuar kundėr forcave amerikane nė Arabinė Saudite u rrėzua nga njė raketė amerikane Patriot - i pari asgjėsim nė ajėr i kėtij lloji.
Forcat aleate bėnė pėrpjekje tė gjenin dhe ti shkatėrronin raketat Skud
Izraeli nga ana e tij tha se nuk do tė kundėrpėrgjigjej, duke u mbėshtetur nė bateritė me raketa Patriot qė u vendosėn nė territorin e tij.
Shtetet e Bashkuara nisėn njė aksion pėr tė gjetur dhe asgjėsuar raketat Skud qė lėshoheshin nga Iraku nė njė kohė qė ky i fundit i kishte shtuar sulmet kundėr tė dyja vendeve.
Sulmi mė shkatėrrues ndodhi mė 25 shkurt, gjatė njė beteje nė tokė, kur njė raketė Skud goditi bazėn amerikane nė Dhahran nė Arabinė Saubite, duke vrarė 28 amerikanė.
Gjithsejt 39 raketa Skud u lėshuan kundėr Izraelit, duke shkaktuar dėme, por shumė pak viktima.

4. DĖMET NĖ CIVILĖ JANAR-SHKURT 1991

Numri i viktimave civile, tė quajtura nga zyrtarėt amerikanė dėme anėsore, u shtua ndėrsa forcat aleate vazhduan ndėrmarrjen e dhjetėra mija fluturimeve ajrore.
Refugjatė tė frikėsuar mbėrrinin nė kufi me Jordaninė dhe njoftonin pėr vrasje tė civilėve dhe pėr ndėrprerje tė ujit dhe tė energjisė elektrike nė Bagdad.
Debatet shpėrthyen pas shkatėrrimit tė njė fabrike pėr tė cilėn Iraku tha se prodhonte qumėsht pėr fėmijėt.
Shefi i Shtabit tė ushtrisė amerikane, Kolin Pauell, tha se Amerika ishte e sigurtė se fabrika prodhonte armė biologjike.
Tė mėrkurėn e 13 shkurtit, njė aeroplan amerikan "stealth" hodhi dy bomba me lazer kundėr njė objektivi pėr tė cilin amerikanėt ishin tė sigurtė se ishte njė qendėr e rėndėsishme komande.
Por doli se ajo ishte njė bunker i pėrdorur nga civilėt irakianė pėr t'u mbrojtur nga sulmet ajrore. Tė paktėn 315 vetė u vranė, mes tė cilėve edhe 130 fėmijė.
Ndėrkohė, Sadam Huseini i shfrytėzonte pėr efekte propagandistike gabimet e aleatėve dhe vendosi civilė kuvajtjanė si mburoja njerėzore nė qendra kryesore ushtarake dhe industriale nė Irak.

5. LUFTA TOKĖSORE 24 - 28 SHKURT 1991

Tė dielėn e 24 shkurtit 1991, forcat aleate filluan njė sulm tė pėrgjithshėm, tokėsor, ajror dhe detar dhe brenda 100 orėsh e shpartalluan ushtrinė irakiane.
Njė ditė mė parė, Iraku nuk iu bind ultimatumit pėr t'u tėrhequr dhe i kishte vėnė flakėn qindra puseve kuvajtjane tė naftės.
Trupat aleate hynė nė Irak nga disa pika pėrgjatė kufirit arabo-saudit. Qindra tanke u drejtuan me shpejtėsi drejt pozicioneve tė Gardės Republikane irakiane..
Forca tė tjera morėn nėn kontroll rrugėn qė lidhte Basrėn me Kuvajtin dhe ndėrprenė linjat e furnizimit tė trupave irakiane. Ndėrkohė, trupa tė udhėhequra nga sauditėt hynė nė Kuvajt.
Mė 26 shkurt, Iraku deklaroi se po tėrhiqte forcat nga Kuvajti, por sėrish refuzoi tė pranonte zbatimin e tė gjitha rezolutave tė OKB-sė tė miratuara kundėr tij.
Tanke, autoblinda, makina dhe trupa irakiane qė nė tėrheqje e sipėr formuan rradhė tė gjata nė rrugėn kryesore qė lidhte Kuvajtin me qytetin jugor Basra.
Forcat aleate e bombarduan autokolonėn irakiane. Mijra trupa u vranė nė makinat e tyre dhe rruga u quajt "Rruga e Vdekjes".
Vlerėsohet se vetėm gjatė fushatės tokėsore u vranė 25,000 deri nė 30,000 irakianė.

6. ARMĖPUSHIMI IRAKIAN 28 SHKURT 1991

Mė 27 shkurt 1991, kuvajtjanėt mirėpritėn autokolonat e trupave aleate.
Fillimisht u futėn forcat speciale qė u pasuan nga trupat kuvajtjane dhe nga marinsat amerikanė.
Nė orėn 2100 sipas orės sė Shteteve tė Bashkuara, Presidenti George Bush deklaroi se duke filluar nga ora 0400 e mėngjesit do tė vendosej armėpushim.
Ndėrkohė, forcat aleate nė Irak kishin kapur rob mijėra ushtarė irakianė.
Shumė prej tyre ishin tė uritur, tė lodhur e tė demoralizuar dhe u dorėzuan pa shumė rezistencė. SHBA vlerėson se rreth 150,000 ushtarė irakianė dezertuan.
Nga forcat aleate u vranė nė betejė 148 ushtarė dhe 145 tė tjerė vdiqėn pėr arsye qė u cilėsuan "jo nė betejė".
Ushtria irakiane vlerėsohet se humbi nga 60,000 nė 200,000 ushtarė. Shumė kufoma irakianėsh u varrosėn nė varre masive nė shkretėtirė.
Mė 2 mars Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara miratoi njė rezolutė ku pėrcaktoheshin kushtet e armėpushimit.
Irakut i kėrkohej tė ndalonte tė gjitha veprimet ushtarake, tė hiqte dorė nga aneksimi i Kuvajtit, tė bėnte publike tė dhėna pėr armėt kimike dhe biologjike qė kishte, tė lironte tė burgosurit dhe robėrit ndėrkombėtarė tė luftės dhe tė merrte pėrgjegjėsi pėr dėmet dhe viktimat e shkaktuara gjatė pushtimit tė Kuvajtit.
Njė ditė mė pas, ushtarakėt irakianė i pranuan kushtet e armėpushimit nė njė takim zyrtar me udhėheqėsit ushtarakė amerikanė nė njė ēadėr nė bazėn ushtarake tė pushtuar nė Safwan.
Sadam Huseini nuk mori pjesė.

IV. Pasojat e Luftes se Gjirit: 1991 e kėtej

1. KRYENGRITJET MARS 1991


Pothuajse menjėherė pasi Iraku pranoi armėpushimin, kryengritjet filluan tė shpėrthenin nė zonat disidente nė veri dhe jug tė vendit.
Myslimanėt shiit nė Basra, Najaf dhe Karbala nė Irakun jugor, protestuan nėpėr rrugė kundėr regjimit.
Kurdėt nė veri bindėn ushtarakėt lokal qė tė kalonin nė anėn e tyre. Sulejmania ishte qyteti i parė i madh qė ra nė duart e kundėrshtarėve.
Brenda njė jave, kurdėt morėn nėn kontroll Rajonin Autonom Kurd dhe qytetin e afėrt, Kirkuk, i pasur me naftė. Nė mes tė shkurtit, presidenti Bush, babai i presidentit aktual, u kishte bėrė thirrje irakianėve dhe ushtrisė qė "t'i merrnin punėt nė duart e veta".
Por ndihma amerikane qė shpresonin t'u vinte nuk erdhi kurrė. Nė vend tė saj mbėrritėn helikopterė ushtarak irakianė.
INDICT, njė grup qė bėnte fushatė pėr nxjerrjen e udhėheqėsve irakianė nė gjyq pėr krime lufte, thotė se civilėt dhe ata pėr tė cilėt dyshohej se ishin rebelė ishin ekzekutuar nė masė, ndėrsa ishin bombarduar dhe spitale, shkolla, xhami, tempuj dhe kolona tė refugjatėve.
Sipas SHBA-sė, qė ėshtė kritikuar se ka lejuar Sadam Huseinin tė vazhdojė me pėrdorimin e helikopterėve ushtarakė, 30,000 deri 60,000 vetė u vranė nga represioni irakian.
Nė veri tė vendit, 1.5 milion kurdė u detyruan tė arratiseshin pėrtej maleve nė Iran dhe Turqi. Kushtet e vėshtira shkaktuan nė katastrofė humanitare, OKB-ja ndėrmori njė operacion tė madh humanitar pėr tė hedhur ndihma nga ajri pėr refugjatėt.

2. KOSTOJA NĖ MJEDIS NGA VITI 1991

Njė pasojė e Luftės sė Gjirit mė 1991 ishte njėra prej katastrofave mė tė rėnda tė mjedisit nė botė.
Ndėrsa aleatėt bombradonin Irakun, forcat pushtuese tė Sadam Huseinit hapėn tubat e puseve kuvajtjane tė naftės, duke derdhur rreth tetė milionė barrela naftė nė Gjirin Persik.
Irakianėt po ashtu i vunė zjarrin tė paktėn gjashtėqind puseve tė naftės, duke krijuar re tė zeza gjigante tymi mbi Kuvajt.
Ndėrsa aleatėt bombradonin Irakun, forcat pushtuese tė Sadam Huseinit hapėn tubat e puseve kuvajtjane tė naftės, duke derdhur rreth tetė milionė barrela naftė nė Gjirin Persik.
Irakianėt po ashtu i vunė zjarrin tė paktėn gjashtėqind puseve tė naftės, duke krijuar re tė zeza gjigante tymi mbi Kuvajt.
Ekipeve tė udhėhequra nga eksperti i zjarreve tė industrisė sė naftės, Red Adair, iu deshėn tė paktėn gjashtė muaj pėr t'i fikur zjarret dhe pėr t'i mbuluar puset.
Treqind e njėzet "liqej nafte" u lanė nė shkretėtirė, qė morėn pjesėn mė tė madhe tė dekadės nė vazhdim pėr t'u pastruar. Viktima tė ndotjes ishin zogj tė detit, korale dhe breshka tė rralla.
Mjekėt kuvajtjanė poashtu dyshuan se retė e tymit ishin shkaktarė tė njė shtimi tė konsiderueshme nė numrin e tė sėmurėve nga kanceri, nga sėmundje tė zemrės dhe probleme me frymėmarrje.
Nė Irak, janė ngritur shqetėsime pėr ndotjen e shkaktuar si pasojė tė pėrdorimit nga ana e forcave alate tė municionit dhe predhave me uranium tė varfėruar.
Iraku pretendon se pluhuri radioaktiv qė kishte mbetur pas shpėrthimit tė tyre kishte shkaktuar njė nėntėfishim tė rasteve me kancer nė afėrsi tė qytetit Basra.
Disa veteranė tė Luftės sė Gjirit fajėsojnė uraniumin e varfėruar pėr sėmundjet nga tė cilat kanė lėnguar pas kthimit nga Gjiri Persik.
Kėto pretendime nuk janė dėshmuar, por edhe nė qoftė se radioaktiviteti nuk ėshtė fajtor, uraniumi i varfėruar ėshtė metal tejet toksik dhe ka lėnė ndotjen si pasojė.

3. SĖMUNDJET E LUFTĖS SĖ GJIRIT NGA VITI 1991

Dhjetėra mija pjesmarrės nė Luftėn e Gjirit janė paraqitur me probleme shėndetėsore pas luftės.
Shumė prej tyre u kanė shkaktuar probleme ushtarėve qė mė parė ishin shėndosh e mirė.
Qė nga njoftimet e para nė media pėr sėmundjet e Luftės sė Gjirit nė vjeshtė tė vitit 1991, veteranėt kanė luftuar qė simptomat e tyre tė njihen si sindromė specifike qė ka lidhje me Luftėn e Gjirit.
Tė tjerėt vėnė nė dukje armėt me uranium tė varfėruar dhe insekticidet organofosfate qė pėrdoren pėr tė mbrojtur trupat nga insektet e ndryshme.
Kundėrshtarėt kanė thėnė se statistikat thjeshtė nuk mbėshtesin pretendimet se veteranėt kanė nivele jashtėzakonisht tė larta sėmundjesh, ose kanė fajėsuar Ērregullimin nga Stresi Post Traumatik, reagim psikologjik ndaj traumave.
Ministria britanike e Mbrojtjes thotė se nė disa raste "ekziston lidhje e qartė me shėrbimin nė Gjirin Persik," por nuk e njeh Sindromėn e Luftės sė Gjirit si gjendje tė vetme shėndetėsore.
Pentagoni thotė se hulumtimet "nuk kanė vėrtetuar asnjė shkaktar specifik tė kėtyre sėmundjeve.

4. KUVAJTJANĖT E ZHDUKUR NGA VITI 1991

Rreth 600 vetė - kryesisht kuvajtjanė - konsiderohen tė zhdukur qė nga pėrfundimi i Luftės sė Gjirit.
Pėr ta mendohet se janė ndaluar gjatė pushtimit tė Kuvajtit nga Iraku apo gjatė luftės. Shumica janė civilė.
Pėr ta mendohet se janė ndaluar gjatė pushtimit tė Kuvajtit nga Iraku apo gjatė luftės. Shumica janė civilė.
Iraku thotė se ka humbur gjurmėt e tė burgosurve shtetas tė huaj gjatė kryengritjes nė jug tė vendit nė mars 1991.
Ai po ashtu thotė se mė shumė se 1,000 shtetas tė tij konsiderohen tė zhdukur.
Por zyrtarė tė Kryqit tė Kuq kanė inspektuar burgjet e Kuvajtit dhe kanė gjetur vetėm 40 irakianė, tė gjithė kriminelė ordinerė.
Mė shumė se njė dekadė pas pėrfundimit tė luftės, familjet e kuvajtjanėve tė zhdukur vazhdojnė tė jetojnė me shpresė.
Ka pasur njoftime tė dėshmitarėve qė thonė se i kanė parė disa prej tė burgosurve tė gjallė nė Irak, shumė kohė pas pėrfundimit tė Luftės sė Gjirit.
Kuvajti ka vazhduar fushatėn pėr kėtė ēėshtje, por pėrkundėr pėrpjekjeve tė njė komisioni ndėrkombėtar dhe tė Komitetit Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq, fati i tė zhdukurve mbetet i panjohur.

V. Sanksionet: 1991-2002

1. IZOLIMI NGA VITI 1991


SHBA dhe Britania e Madhe pėrdorėn zonat e ndalimit tė fluturimit bashkė me sanksionet ekonomike dhe inspektimet e armėve si politikė tė "izolimit" tė mbėshtetura nga OKB.
Njė mandat i OKB-sė pėr inspektimin e armėve u vendos me njė rezolutė tė miratuar nė prill 1991.
Operacioni i parė i komisionit inspektues, Unscom, u krye nė qershor, kur shėnoi fillimin e periudhės shtatėvjeēare tė monitorimit.
Shumė armė tė ndaluara dhe objekte tė prodhimit u shkatėrruan dhe u ēmontuan.
Inspektorėt zbuluan objekte tė cilat zyrtarėt irakianė mė parė kishin mohuar se ekzistonin dhe gjetėn armė tė ndaluara tė cilat ata kishin bėrė pėrpjekje t'i fshihnin.
Nė mars 1991 u shpall njė zonė e ndalimit tė fluturimeve nė pjesėn veriore tė Irakut pėr tė mbrojtur kurdėt e Irakut pasi regjimi i Sadam Huseinit kishte shtypur kryengritjen e tyre.
Njė zonė e ngjashme u vendos mė 1992 nė jug tė vendit, pasi Iraku vazhdoi atje ofensivat kundėr myslimanėve shiit.
Qė atėherė avionėt britanikė dhe amerikanė kanė patrulluar nė kėto zona, duke bombarduar mbrojtjet kundėrajrore kur radarėt irakianė merrnin nė shėnjestėr avionėt e tyre.
Zona veriore e ndalimit tė fluturimeve u zgjerua mė 1996 pas njė ofensive irakiane nė mbėshtetje tė njėrit prej dy fraksioneve kurde tė cilat atėherė luftonin kundėr njėra tjetrės.
Nė qershor 1993, presidenti amerikan Bill Klinton dha urdhėr pėr sulme ajrore kundėr shtabit tė zbulimit irakian si pėrgjigje ndaj njė tentimi pėr tė vrarė Xhorxh Bushin, tė jatin e presidentit aktual Bush, nė Kuvajt dy muaj mė parė.
Ka pasur njoftime se disa prej personave tė dyshimtė tė arrestuar nė lidhje me tentimin pėr tė kryer sulm me veturė-bombė kanė pranuar se kishin punuar pėr shėrbimit irakian tė zbulimit.

2. NAFTĖ PĖR USHQIM 1995 E KETEJ

Programi naftė-pėr-ushqim filloi tė zbatohej nga OKB pėr t'iu kundėrvėnė efektit tė sanksioneve ekonomike mbi popullin e Irakut.
Sanksionet pasuan shkatėrrimin qė pėsoi infrastruktura e vendit nga lufta dhe efektet ishin katastrofike.
Por ka qenė e vėshtirė tė pėrcaktohet se sa kanė kontribuar sanksionet pėr varfėrinė dhe vuajtjet qė pėsuan irakianėt qė nga koha e Luftės sė Gjirit.
UNICEF-i vlerėson se nė vitin 1999 vdekshmėria e fėmijėve nė Irak ėshtė dyfishuar nė krahasim me periudhėn para Luftės sė Gjirit.
Por njoftimet pėr vdekjen e fėmijėve irakianė nė spitalet pa pajisje tė duhura poashtu janė manipuluar me njė efekt tė fuqishėm nga Sadam Huseini. U bė e ditur se elita kishte jetė luksoze ndėrsa shpenzimet e Irakut pėr ushtri vazhdonin tė ishin tė larta.
Mė 1991 OKB-ja i ofroi sė pari Irakut tė shiste njė sasi tė vogėl nafte nė shkėmbim tė ndihmave humanitare. Por Sadami e pranoj ofertėn vetėm kur shifra arriti 2 miliardė dollarė nė vitin 1995.
Programi nėnkuptonte qė irakianėt e thjeshtė tė merrnin racione mujore tė ushqimeve themelore, megjithėse dergesat e para me ushqime nuk mbėrritėn deri ne mars tė vitit 1997.
Nė vitin 1998, koordinatori i programit, Dennis Halliday, dha dorėheqje duke thėnė se sanksionet ishin tė falimentuara qė nė konceptim dhe dėmtonin njerėz te pafajshėm.
Pasuesi i tij, Hans von Sponeck, dha dorėheqje nė vitin 2000, duke thėnė se sanksionet kishin krijuar "njė tragjedi tė vėrtetė njerėzore".
Mė 1999 kufiri pėr sasinė e naftės tė cilėn mund ta eksportonte Iraku u hoq krejtėsisht, ndonėse kontrolle tė rrepta vazhdojnė tė ushtrohen pėr importet e artikujve pėr "pėrdorim tė dyfishtė" tė cilėt mund tė pėrdoren pėr prodhim tė armėve tė ndaluara.

3. DHELPRA E SHKRETĖTIRĖS 16-19 DHJETOR 1998

Nė dhjetor 1998, Shtetet e Bashkuara dhe Britania ndėrmorėn njė fushate bombarduese triditore kundėr objektivave nė Irak.
Nė muajt para kėsaj date ishte krijuar njė krize qė sa vinte e rritej nė marrėdhėniet midis ekipit tė inspektorėve tė armėve, Unscom, dhe regjimit irakian.
Iraku kishte penguar inspektorėt, duke u mohuar atyre hyrjen nė tė ashtuquajturat "pallate presidenciale" dhe duke refuzuar bashkėpunimin.
Ai akuzoi pandėrprerė Unscom-in se spiunonte pėr SHBA-nė dhe Izraelin. OKB mė vonė e pranoi se inspektorėt i kishin kaluar informata shėrbimeve amerikane tė zbulimit.
Nė mes tė dhjetorit, shefi i Unscom-it, Richard Butler njoftoi se Iraku kishte vazhduar tė pengonte inspektorėt.
Brenda disa orėsh, personeli i OKB-sė u evakuuan nga Bagdadi dhe filluan sulmet ajrore.
Zyrtarisht nė shėnjestėr tė sulmeve me raketa kruiz dhe tė bombardimeve ajrore mbi rreth 100 objektiva anėkėnd Irakut ishte "degradimi" i aftėsisė sė Sadam Huseinit pėr tė prodhuar armė pėr shkatėrrim nė masė.
Bashkė me objektet e lidhura me prodhimin e armėve kimike dhe biologjike, nė shėnjestėr u morėn edhe pikat ku ndodhej e vendosur policia sekrete e regjimit dhe forcat e Gardės Republikane, aerodromet, pikat e mbrojtjes kundėrajrore dhe njė rafineri e naftės nė Basra.
Zėvendėskryeministri irakian, Tarik Aziz, tha se 62 pjestarė tė personelit ushtarak ishin vrarė dhe 180 ishin plagosur.
Presidenti amerikan Bill Klinton u ballafaqua me kritika nė vend dhe jashtė pėr veprimet ushtarake qė ndėrmori nė njė kohė kur sulmohej nė lidhje me marrėdhėnjet e tij me njė praktikante nė Shtėpinė e Bardhė Monika Lewinsky.

4. PENGIMI I INSPEKTORĖVE 1998 - 2002

Disa ditė pas fillimit tė Operacionit Dhelpra e Shkretėtirės, Iraku tha se nuk do t'i lejojė inspektorėt tė ktheheshin.
Thirrjet pėr ristrukturimin apo zėvendėsimin e Unscom-it u shtuan ndėrsa rritej mosmarrėveshja rreth rolit tė tij nė mbledhjen e informatave nga SHBA dhe shtete tė tjera.
Nė qershor 1999, shefi i Unscom-it Richard Butler u largua me pėrfundimin e kontratės sė tij.
Gjashtė muaj mė vonė, u krijua pasuesi i Unscom-it, Unmovic, por Iraku i refuzoi hyrjen.
Pa inspektime nė Irak, u shtua pasiguria rreth programeve tė mundshme tė reja tė armėve.
Nė nėntor 2000, presidenti aktual amerikan Xhorxh Bush erdhi nė pushtet, duke sinjalizuar njė politikė tė re tė rreptė ndaj Irakut dhe u zotua t'i "rigjallėronte" sanksionet.
Ai vazhdoi me politikėn e filluar nga presidenti Klinton pėr financimin e grupeve opozitare irakiane, posaēėrisht Kongresin Nacional Irakian nė ekzil, me shpresėn pėr tė minuar sundimin e Sadam Huseinit. Nė fillim tė vitit 2002, administrata filloi tė pėrshkruante publikisht synimet e saj si "ndėrrim tė regjimit".

Kortezi e BBC


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.