Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Doni qe t`ua perseris akoma kete? Tek ai qe do te jete thellesisht i drejte, edhe genjeshtra vete behet filantropike.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 151 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Politike :: Schnider: Shqiperi, politika e lidhur me krimin
Postuar nga: Albo

Politike Grupi Ndėrkombėtar i Krizave: Shqipėria nuk po lufton sa duhet korrupsionin dhe trafiqet

Ardita Simiēia

Grupi Ndėrkombėtar i Krizave nxori ditėt e fundit raportin e tij tė pėrvitshėm pėr gjendjen nė Shqipėri ku paralajmėron se nė vend vazhdojnė probleme tė thella ekonomike dhe shoqėrore qė vėnė nė rrezik procesin politik. Nė njė intervistė me Zėrin e Amerikės, Drejtori i organizatės, Mark Schneider, thekson se duhet punuar mė seriozisht pėr vendosjen e shtetit ligjor dhe pėr tė luftuar kundėr korrupsionit, nė mėnyrė qė t’u hapet rruga reformave pėr integrimin e vendit nė strukturat evropiane.


Zėri i Amerikės: Zoti Schneider, cilat janė disa nga problemet qė u renditėn nė raportin vjetor tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave?

Mark Schneider: Grupi Ndėrkombėtar i Krizave pėrgatiti njė raport vjetor mbi gjendjen politike dhe ekonomike nė Shqipėri dhe arriti nė pėrfundimin se fatkeqėsisht, pėrsėri procesi politik ėshtė nė rrezik krize, ndėrkohė qė shkallėzohen tensionet ndėrmjet dy partive politike, veēanėrisht duke iu afruar zgjedhjeve vendore tė tetorit. Njė ndėr temat kryesore nė raport ėshtė gjithashtu paaftėsia pėr tė zgjidhur nga njėra anė ēėshtje qė lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe nga ana tjetėr me varfėrinė, veēanėrisht nė zonat veriore tė vendit.

Zėri i Amerikės: Pėrse mendoni se vazhdojnė kėto probleme? A ėshtė kjo rrjedhojė e mosangazhimit tė mjaftueshėm tė autoriteteve, lidhjeve qė mendohet se ekzistojnė ndėrmjet Tiranės zyrtare dhe krimit apo ndoshta ėshtė mungesa e institucioneve, kapaciteteve tė nevojshme pėr tė luftuar kėto probleme?

Mark Schneider: Pėr fat tė keq, gjendja ėshtė rezultat i tė tre kėtyre faktorėve. Ky ėshtė objektivi mė i vėshtirė: vendosja e shtetit ligjor, sistemit tė pavarur gjyqėsor, e njė sistemi politik tė pavarur nga rryshfetet dhe korrupsioni. Ky ėshtė njė problem qė ekziston nė tė gjithė botėn dhe vazhdon tė jetė problem nė Shqipėri, qoftė nė drejtim tė ndėrtimit tė institucioneve ashtu edhe nė drejtim tė lidhjes ndėrmjet politikės dhe krimit. Ka njerėz qė janė angazhuar nė zgjidhjen e kėtij problemi, por nuk po bėhet sa duhet.

Zėri i Amerikės: Nė raport ju vini nė dukje se njė ndėr pengesat pėr luftimin e kėtyre problemeve ėshtė mentaliteti i klasės politike. Ēfarė reformash institucionale prisni nga Tirana zyrtare nė kėtė drejtim?

Mark Schneider: Mendoj se emėrimet mbi baza meritash do tė ishin njė fillim i mirė. Njė tjetėr drejtim ėshtė gjetja e mėnyrave pėr tė pėrmbushur interesat kombėtare, dhe jo thjesht interesat individuale apo partiake, si dhe gjetja e mėnyrave pėr tė realizuar reforma qė do ta ēojnė vendin drejt integrimit nė strukturat evropiane. Pa dyshim, Shqipėria kėrkon tė realizohet sa mė shpejt Marrėveshja e Asocim Stabilizimin me Bashkimin Evropian. Pėr kėtė kėrkohen reforma institucionale qė nuk janė pėrmbushur akoma. Njė ndėr zhvillimet shumė shqetėsuese ėshtė konfrontimi me mjetet e pavarura tė shtypit. Shpresoj se kjo ēėshtje do tė trajtohet nė kuadėr tė aspiratave tė Shqipėrisė pėr tė arritur marrėveshje me Bashkimin Evropian. Pėr kėtė kėrkohet respektimi dhe liria e shtypit.

Zėri i Amerikės: Zoti Schneider, tė ndalemi pak mė gjatė te problemi i medias. Si mendoni se ka ndikuar kjo fushatė konfrontimesh nga qeveria me median nė bėrjen publike tė tė metave tė qeverisė nė zgjidhjen e kėtyre problemeve?

Mark Schneider: Nė raport pėrmendet raste kur mjetet e pavarura tė shtypit u nėnshtrohen hetimeve financiare nga autoritetet shtetėrore. Kjo krijon presion mbi ta si biznese dhe i pėrcjell njė mesazh sektorit privat qė kėto mjete shtypi nuk shihen me sy tė mirė nga qeveria nė mėnyrė qė bizneset tė mos i shfrytėzojnė pėr reklama. Kjo shton presionin financiar dhe sjell si rezultat pakėsimin e kritikave qė duhet tė jenė tė pranishme nė njė shoqėri demokratike.

Zėri i Amerikės: Cilat janė disa nga objektivat afat-shkurtėra qė prisni tė pėrmbushen nga autoritetet, tė cilat mundsėsisht t’i shihni tė zgjidhura nė pėrgatitjen e raportit vjetor vitin e ardhshėm.

Mark Schneider: Ne renditėm njė numėr rekomandimesh pėr pakėsimin e varfėrisė nė zonat veriore, ngritjen e njė agjencie pėr zhvillim rajon, e cila tė jetė nė gjendje tė kanalizojė ndihmat drejtpėrdrejtė nė kėto zona tė varfra veriore, forcimin e institucioneve nė kėto zona, forcimin e sistemit arsimor dhe atij shėndetsor dhe pėrmirėsimin e infrastrukturės. Mendoj se ėshtė pozitiv fillimi i regjistrimit tė pakicave, sidomos nė prag tė zgjedhjeve tė ardhshme, nė mėnyrė qė kėtyre grupeve t’u krijohen kushtet pėr pėrfaqėsim tė plotė. //ad//

Zeri i Amerikes



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.