Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Sherbetoret perfundojne se ngjari padronit te tyre. Te gjithe "minj e kishes" marrin ,me kalimin e kohes, fytyren e priftit.
--- de Chazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 171 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Shendeti :: Te emblat dhe shendeti
Postuar nga: isli

Shendeti Eshte nje zgjedhje ushqimi qe karakterizon qenien njerezore. Kjo sepse jep energji dhe qetesi. Ja perfundimet e nje studimi te fundit.

Perse na pelqejne te emblat? Sepse jane te mira dhe fshehin elemente qe na tundojne qiellzen. Tim Ricardson, kerkues anglez i cili veteperkufizohet si "historiani i pasticerise nderkombetare", ia kushton 392 faqet e librit te tij "Te emblat" pyetjes se perse disa embelsira jane vecanerisht me te mirat. Ai na shoqeron mes eres se mire, shijes, kremit, lehtesise, rendeses dhe analizes se tregut, duke i lavderuar keto ushqime te vyera, deri me sot padrejtesisht te fyera.

Embelsirat qe analizon ai jane ato moderne: te emblat industriale, pasardheset e cokollatave te para, te cilat, gjithnje sipas Ricardson, linden ne Angli ne mesin e viteve '800. Pra ai pershkruan rrugen e Smaties dhe Milky Way, Lindor-it dhe Kinder-it, Chupa Chups-it dhe Toblerone-t, KitKat-it dhe Mozartkugeln-it, te krijuara kasten per te shtire njerezit ne ngasje. Ai e njeh mire kete fushe: gjyshi i tij punonte si agjent tregtar per nje fabrike karamelesh, ndersa i ati ishte dentist. Pra, si nip i denje, ai kerkon nje justifikim gjenetik per terheqjen ndaj se embles. Dhe per me teper, ai tregon se ka perjetuar ne veten e pare, kete here si bir, valet e shendetit perkunder kesaj pasaporte bukurie me emrin embelsire.

Ai eshte 34 vjec dhe ne vitet '70, atehere kur qendrimi shoqeror ndaj cokollates dhe embelsirave ne pergjithesi ishte lejues, ai ishte ende femije. Ai jetoi edhe klimen e viteve '80, kur filloi kryqezata ndaluese, ne emer te luftes kunder diabetit dhe dhjamosjes. Ndersa ne vitet '90, ai u be deshmitar i rikthimit te sjelljes tolerante. Por gjithesesi, te emblat, dhe kjo duhet pranuar, jane nje shkak kariesi per dhembet, por nese nuk e tepron me ngrenien tyre dhe po t'i lash dhembet menjehere me pas, ato nuk bejne keq, perkundrazi.

Ai po shkruan nje Kamasutra te vertete per llupesit, i brejtur nga pyetja e gjithejetshme: perse shijojme, perse hame embelsira? Psikologet e shpjegojne ne kete menyre origjinen e terheqjes: edhe qumeshti i nenes eshte i embel, pra nderkohe qe shijojme nje vale te tille kenaqesie, ne kthehemi prapa ne lumturine e pare te jetes, ne ate te bashkimit me trupin i cili na krijoi.

E embla na ofron ate qe Frojdi e ka perkufizuar si pervojen e pare erotike: fazen gojore. Por femija, vazhdon Frojdi, shijon ne dy menyra: duke thithur dhe duke marre. Ja pra u sqarua kenaqesia qe na shkakton karamelja me erotike: e embel dhe e forte nga jashte, e denje per tu thithur, deri sa arrijme brenda ne saj, nje ndjesi butesie dhe embelsie.

I dhame ne kete menyre nje shpjegim shijes duke perdorur argumenta te origjines se larget te njeriut, te cilat na cojne ne femijeri. Ricardsoni ve ne dukje se te emblat, ne te gjitha gastronomite boterore, perbejne sektorin me te vleresuar. Por kenaqesia e se embles ka edhe nje histori te sajen, e cila na eshte percjelle neper shekuj. Na e tregon Magguelone Tusen Samat, nje kerkuese franceze, e cila studion ne vend te ngjarjeve te medha, jeten e perditshme e njerezve. Ne librin "Historia natyrore dhe morale e ushqimit" Tusen Samat pershkruan etapat neper te cilat eshte formuar shija e njerezimit. Duke shpjeguar se ne fillim njeriu ishte nje krijese e cila e kerkonte me hunde ushqimin saj. Gjashtedhjete milione vjet me vone, ne fillim te eres se trete, paraardhesi yne e kuptoi se mund te ushqehej me mire duke perdorur gjymtyret e perparme per te zhveshur ushqimin dhe per ta cuar ate ne goje. Pra, te ushqyerit u be me i lehte. Por, nje fakt i rendesishem ky, ai filloi te vere ne pune edhe "mendimin" per te siguruar ushqim. Ai kaloi nga kenaqesia e thjeshte natyrore e te mbushurit te stomakut tek shija. Filloi te perjetoje ate ndjesi - terheqjeje apo neverie qe lidhet pazgjidhmerisht me nje shijim te caktuar duke kerkuar me vetedije ushqimet me te mira.

Ku ben pjese edhe e embla, te cilen natyra e dhuron bujarisht: mjalti. Ne nje pikture te shpelles se Ragnos, afer Valences, nenvizon historiani i pasticerise Ricardson, tregohet nje burre i cili, qe 12 mije vjet me pare, e merrte mjaltin nga nje zgjua dhe e vendoste ne nje mbajtese. Dashuria per te, sipas antropologeve, eshte nje shenje tipike e zhvillimit. Shimpazete me te zhvilluar jane ne gjendje te shpikin nje ekuivalent te Chupa Chupsit: fusin nje dege ne trungun nga ku vjen era e mire dhe pasi e gjejne, e marrin dhe e thithin. Edhe per njerezit e te gjitha kulturave, mjalti duket se eshte lidhur me nje ide mireqenieje, gezimi dhe fisnikerie. Madje i kane kenduar edhe poetet e te gjitha kohrave: qe nga Virgjili tek "Georgiche" e deri tek indiani "Atharva Veda". Sipas disave, mjalti i bleteve amerikanoveriore, qe ka nje shije vecanerisht te forte, ishte nje afrodiziak i cili duhej shijuar vetem duke e shkrire ne uje. Ndersa ne kulturen klasike greke, mjalti ishte ushqimi i te medhenjve si Pitagora.

Embelsira e pare, pra mjalti, nuk kishte vetem ngjyren e arte te diellit dhe hyjnive. Ai ofrohej edhe falas: thjesht e dhuronin bletet. Ndoshta per kete arsye, shprehet Ricardsoni, ne vazhdojme ende ta lidhim shijen e embel me idene e luksit, apo te nje dhurate qiellore. Por edhe si nje fletehyrje per ne parajse: Erodoti tregon se ne Egjipt kafshet qe sakrifikoheshin per hyjnite, stoliseshin me te embla: fiq, rrush dhe fruta te thara.

Por edhe kur embelsuesi me i perdorur mori nje tjeter emer, sheqer, mjaltit nuk ia hoqi askush vendin e nderit. Ai vazhdonte te ishte nje perzierje e parezistueshme besimi dhe luksi. Sheqeri u perhap ne Evrope ne kohen e Kryqezatave. Ishte ushqimi i sovraneve dhe hahej me decigrame: sulltani i Egjiptit per te habitur oborrin e Frances, i dergoi si dhurate Sharlit te VII-te nje kuintal sheqer. Sheqeri eshte nje ushqim magjik: sheqer, gjalpe dhe miell gjendet edhe ne shporten e Kesulekuqes. Por eshte nderkohe edhe nje perberes per te sajuar embelsirat qe gatuajne vajzat e perrallave, ku, ndonjehere fusin, ashtu si pa dashur, edhe ndonje unaze floriri per princin e kalter.

Cilesite afrodiziake te te emblave jane sa te njohura, aq edhe te famshme. Por se sa eros mund te permbaje nje biskote, kete na e thone me mire libri i kuzhines se murgeshave, i mbushur plot me receta per embelsira shpirterore, ose ndryshe mekim rishtar dhe krem gjaku.

Mos valle e embla perben nje mekat? Sipas ligjeve te estetikese, po: embelsirat jane nje bombe me kalori. Vetem nje akullore vlen me pak se 100 kalori. Nga 100-120 kalori kane cokollatat e vogla qe shiten ne bare dhe qe kane nje mbushje te forte, ose hera heres te lengshme me krem sheqeri ose bajamesh. Ja, pra parajsa e shijes: mbushje ngasese dhe krem.

Tim Ricardson veren se sipas studimeve me te fundit statistikore, hamesi i sheqernave eshte, mesatarisht, me i dobet se ai i yndyrnave (bejne perjashtim ketu te apasionuarit pas cokollatave me qumesht, te cilet ngopen me yndyre dhe sheqer qe ne kafshaten e pare). Ai sjell si shembullin e nje higjiene te mire te dhembeve vehten e tij: vetem tre dhembe te mbushur ne njezet vjet, kjo ne saje te pastes se dhembeve dhe furces. Nuk ka dyshim, nenvizon ai, qe kane te drejte ekspertet e te ushqyerit kur flasin per "doza te arsyeshme" dhe kur i vendosin ndalime dhe kufizime atyre qe vuajne nga semundje te tilla si diabeti.

Per gjithe te tjeret, udhetimi eshte nje endje pa fund - me qiellze femije dhe sens kritik prej shkencetari- neper emra dhe mbeshtjellje tej mase te shijshme. "Shume nga keto embelsira permbajne energji, jane te mira, treten lehte, te ngrene moralisht dhe mund te luajne nje rol te rendesishem ne jeten tone, si ne ate private, ashtu edhe ne ate shoqerore. Me embelsi, ne mund te permiresojme lehtesisht jeten tone, por edhe te ndonje tjetri" permbledh ai me pak fjale kredo-n e tij te parapelqyer.

Pra, eshte me mire bujari Mily Way me mbushjen e tij te mrekullueshme dhe ngopese, apo i vogli, por i denduri Chunky? Sa peshon ne magjine e KitKat-it prej kater vaferash "pamja klasike, me nje terheqje tregtare si per femijet ashtu edhe per te moshuarit?" Ose ne Toblerone-n, forma trekendore, "e nje marke qe njihet ne gjithe boten?".

A e dini si lindi emri i Milk Duds? Prodhuesi, kur i futi ne prodhim, ne vitin 1928, ishte i nxehur se karamelet e tij te mbuluara me cokollate nuk dilnin plotesisht te rrumbullaketa. Per kete arsye i pagezoi "duds", pra gjera pa vlere. Por jane pikerisht vitet '20 te shekullit te shkuar ato qe shenuan lulezimin e industrise se embelsirave. Pra, keto mrekulli shijesh te mbeshtjella per bukuri qe ende vazhdojne te na tundojne pushtuan skenen boterore. Magjia me sekrete e tyre, sipas kerkuesit, eshte e dyfishte. Mund t'i marrin me vehte ngado, ne shtrat, ne xhep dhe na dhurojne caste te gezueshme. Por edhe pak trasgresivitet, sepse i pertypim jashte orareve te vakteve te zakonshme. Vaferat dhe cokollatat, lepireset dhe bonbonet jane, sipas Ricardsonit, "anarkistet e gastronomise". Ndoshta eshte ky shkaku qe ne nuk u rezistojme dot tundimit te tyre.
Revista Klan>


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.