Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burrat, ma chere, jane si balonat. Sa me teper tu japesh fill, aq me kollaj i mban.
--- Dumas

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Emigracion :: Seminar karriere per studentet shqiptare
Postuar nga: Albo

Emigracion KKSHA-ja organizon Seminar Karriere per studentet shqiptare dhe shqiptaro-amerikane

Washington, DC, 20 shkurt 2003: Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) leshoi kete deklarate ne lidhje me Seminarin e Karrieres qe do te organizoje falas me 7 mars 2003 ne kolegjin “Baruch” ne Manhattan

Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) do te organizoje nje Seminar Karriere per studentet shqiptare dhe shqiptaro-amerikane per t'u dhene atyre informacion mbi mundesite e ndryshme qe ekzistojne per punesim dhe shkollim pasuniversitar gjate kesaj periudhe ekonomike teper te veshtire, u be e ditur ne nje njoftim zyrtar per shtyp qe kjo organizate publikoi kohet e fundit.

Sipas lajmerimit, Seminari i Karrieres, i pari i ketij lloji ne komunitetin shqiptaro-amerikan, do t'ju ofroje pjesemarresve mundesi bashkebisedimi dhe diskutimesh te drejtperdrejta me profesioniste te shquar nga fusha te ndryshme dhe studente te sapodiplomuar qe kane arritur te permbushin me sukses qellimet e tyre te punesimit.

Programi i seminarit perfshin: 1) prezantime dhe seanca me pyetje dhe pergjigje ne lidhje me si dhe ku te kerkosh per pune; menyra e paraqitjes neper intervista dhe teknika te tjera qe kane te bejne me kerkimin e punes, 2) Prezantim nga nje avokat emigracioni ne lidhje me alternativat e punesimit per studentet e huaj, 3) Diskutime ne tryeza te interesit te vecante ne lidhje me ceshtje te ndryshme, si p.sh. shkollimi pasuniversitar, segmente te caktuara te tregut te punes (finance, avokature, organzata jo-perfituese, gazetari biznesi) dhe te tjera dhe 4) nje pritje me ushqime te lehta dhe pije freskuese ku studentet mund te krijojne lidhje dhe te bisedojne me profesioniste, biznesmene dhe sipermarres.

Seminari do te mbahet me 7 mars 2003 ne ndertesen "Vertical" te kolegjit "Baruch", qe ndodhet ne adresen One Baruch Way/55 Lexington ne Manhattan. Pjesemarrja ne seminar eshte falas per kedo qe eshte student ne universitet apo shkolla pasuniversitare, apo sapo eshte diplomuar. Ata qe duan te marrin pjese ose te mesojne me teper mbi seminarin e karrieres duhet te konfirmojne pjesmarrjen duke kontaktuar menjehere zyren e KKSHA-se ne New York ne tel: 212-239-6807, ose e-mail: altin@naac.org . Hyrja ne "Baruch College" per te marre pjese ne Seminarn e Karrieres eshte e kufizuar vetem per ata qe kane derguar konfirmimin e pjesemarrjes se tyre dhe kane emrin ne listat paraprake.

Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) eshte nje organizate jo perfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj advokimit te ceshtjeve shqiptare, promovimit te paqes dhe zhvillimit ekonomik ne Ballkan per te forcuar politikat demokratike, per te inkurajuar respektin per te drejtat e njeriut, dhe duke mbajtur programe zhvillimi dhe edukative. Per me shume informacion mbi KKSHA-ne ju lutem vizitoni faqen tone te internetit www.naac.org.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.