Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njeriu ne jete provon me shume hidherime sesa gezime.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Albasoul :: Takim festiv ne Tirane me dashamiresit e Albasoul
Postuar nga: Albo

Albasoul Sot, ne daten 14 shkurt, diten e Shen Valentinit, Albasoul organizon takimin e pare te tij me anetaret dhe vizitoret nga Shqiperia. Takimi organizohet ne Tirane dhe te gjithe vizitoret tane nga te gjitha rrethet e Shqiperise jane te ftuar te marrin pjese. Me kete rast, ne pamundesi per te marre pjese fizikisht, anetaret e bordit drejtues kane pergatitur nje mesazh urimi qe mund ta lexoni me poshte. Se shpejti do tu sjellim edhe albumin e fotove te takimit.

Te dashur anetare, vizitore, bashkeatdhetare te nderuar.

Ju falenderojme per pjesmarrjen dhe interesin e treguar pasi prania juaj ne kete takim festiv tregon vleresimin tuaj per punen tone. Na lejoni tu bejme nje panorame te shkurter te asaj qe Albasoul perfaqeson dhe objektivat tona ne te ardhmen.

Albasoul ose “Shpirti i Shqiptarit” eshte komuniteti me i madh shqiptar ne Internet. Ajo qe nisi si nje faqe e thjeshte 4 vjet me pare, sot eshte kthyer ne nje komunitet te mirefillte ne te cilin marrin pjese me shume se 100000 shqiptare nga te gjitha trojet dhe nga mbare bota. Sot numerojme afersisht 6000 anetare te rregjistruar, nje staf vullnetar pune prej 150 vetash, dhe nje bord drejtues prej 5 anetaresh. Jane me qindra ata shqiptare qe e kane mbeshtetur kete nisme ne forma nga me te ndryshmet.

Albasoul mbledh perdite shqiptare nga cdo cep i botes qe gjejne tek sherbimet e Albasoul ato qe u mungojne me shume. Kanali #shqiperia eshte dhoma me e madhe virtuale shqiptare ne te cilin futen perdite me mijra shqiptare nga mbare bota. Ky eshte vend takimi ku vizitoret tane komunikojne me shoqerine e tyre, njerez te zemres, familjen, ose krijojne shoqeri te reja. Forumi Shqiptar eshte forumi me i madh dhe me prestigjoz ne Internet. Ne te marrin pjese studente, intelektuale ne megrim, artiste, gazetare, politikane, njerez te thjeshte nga te gjitha trojet te cilet se bashku diskutojne mbi nje larmi temash. Seksioni yne i muzikes shqiptare permban 160 albume ose 1800 kenge nga artiste shqiptare te te gjitha koherave. Keto kenge mund ti degjoni ne cdo kohe dhe falas, mjafton te na vizitoni. Larmia e artikujve historike, kulturore dhe njoftimet e komuniteteve shqiptare ne bote, jane nje arsye me shume per te na vizituar. Te gjitha sherbimet tona jane falas dhe te hapura per te gjithe.

Pavaresisht nga arritjet qe permendem me siper, ngelet ende shume pune per te bere. Qellimi i krijimit te Albasoul eshte sa fisnik edhe ambicioz. Ndergjegjesimi i shqiptareve mbi ceshtjen tone kombetare, integrimi i tyre ne jeten politike, shoqerore, ekonomike te vendit, mbrojtja dhe avancimi i te drejtave dhe lirive demokratike te cdo shqiptari, percimi i frymes se tolerances fetare ne shoqerine shqiptare, konsolidimi i komuniteteve shqiptare ne diaspore jane vetem disa prej objektivave tona. Filozofia jone per te realizuar keto objektiva ambicioze eshte e thjeshte: “Shqiptare te bashkuar, per nje Shqiperi te bashkuar!” Ndryshimi per mire i Shqiperise nuk vjen ne nje dite, nuk vjen ne nje vit, nuk vjen nga nje njeri. Vjen vetem atehere kur njerez te perkushtuar punojne se bashku per nje qellim te larte kombetar, qe shkon me lart se interesa te ngushta politike apo personale. Jeni te ftuar, ti bashkengjiteni nismes tone.

Po e mbyllim kete mesazh te shkurter me pershtypjet e njerit prej vizitoreve tane ne SHBA: “Ndjesia dhe emocionet qe ndjej kur vizitoj Albasoul, jane te njejta me ato qe ndiej kur shkoj ne Shqiperi. Ndryshimi i vetem midis dy ndjesive eshte se kur largohem nga Shqiperia, jam me pesimist se kurre, kurse kur largohem nga Albasoul, jam teper optimist per te ardhmen e vendit tim.” Nuk na ngelet vecse tu urojme “Gezuar Diten e San-Valentinit”, dhe shpresojme tia keni kaluar bukur ne shoqerine e njeri-tjetrit. Ky eshte vetem takimi i pare, por jo i fundit. Takime te tilla do te organizohen edhe ne te ardhmen. Ju mirepresim dhe ju ftojme te merrni pjese ne komunitetin tone virtual. Adresa jone eshte http://www.AlbaSoul.com.

Bordi Drejtues
14 Shkurt 2003



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.