|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Asnje pike dyshim ketu: gabimi eshte rregulli, kurse e verteta eshte aksident i gabimit.
--- Duhamel
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 56 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Pėr herė tė parė pas shtatė muajsh, kreu i PD-sė kėrkon dorėheqjen e kryeministrit Nano
Berisha: Qeveria Nano tė japė dorėheqjen
Ky kabinet po bėhet pengesė pėr reformat. FMN penalizon vendin pas emėrimeve nė postet kyēe
TIRANĖ Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, kėrkoi dje dorėheqjen e kryeministrit Nano, pasi Fondi Monetar Ndėrkombėtar shtyu edhe njėherė dhėnien e fondeve pėr Shqipėrinė. Kėtė dorėheqje ai e kėrkoi pasi sipas tij, pėr kėtė pezullim tė marrėveshjes sė FMN-sė me Shqipėrinė ai bėnte me pėrgjegjėsi qeverinė shqiptare dhe drejtuesin kryesor tė saj kryeministrin, se pėr Halimin, FMN-ja nuk pyet. Qeveria Nano e mbylli kapitullin e saj me miellin e Leskajt, ai ishte riti i fundit i saj,- tha Berisha dje pėr mediat. Sipas tij, pas kėtij lajmi qeveria duhet tė largohet vetė pasi nuk duhet tė bėhet pengesė e reformave nė Shqipėri, veēanėrisht nė reformat qė kanė tė bėjnė me zhvillimin e vendit dhe forcimin e institucioneve. Berisha theksoi se opozita e ka denoncuar gjithnjė emėrimet e dyshimta tė kryeministrit Nano nė pikat kyēe tė ekonomisė shqiptare, ashtu siē ka denoncuar edhe mosangazhimin e saj nė luftė kundėr korrupsionit. Ai vuri nė dukje se qeveria u detyrua tė pohojė se letra e FMN-sė kishte mbėrritur nė zyrat e saj dhe se Nano nxorri Islamin pėr tė justifikuar shtyrjen e dhėnies sė fondeve por tė vetmen gjė qė ai nuk bėri ishte qė tė tregonte letrėn. Berisha theksoi se Islami nė daljen e tij publike duhet tė kishte dhėnė menjėherė dorėheqjen, sepse shtyrja e dhėnies sė fondeve ishte dėshtim i radhės i qeverisė shqiptare dhe sipas tij, ky ėshtė dėshtimi mė i rėndė i qeverisjes socialiste. Kryetari i PD-sė vuri nė dukje se nga kjo krizė qė ka pėrfshirė vendin dilet vetėm me zgjedhjet e lira dhe tė ndershme. Berisha theksoi se qeveria shqiptare nuk mund ta luftojė korrupsionin, pasi ai ka pushtuar nivelet e larta tė drejtėsisė dhe se qeveria nuk ėshtė e besueshme nė ato qė deklaron kundėr korrupsionit. Lufta e korrupsionit pėr qeverinė shqiptare ėshtė si tė kėrkosh eskimezė nė shkretėtirė, gjė qė nuk ndodh kurrė,- u shpreh ai mė tej. Kryetari i demokratėve e komentoi letrėn e FMN-sė si reagim direkt pėr veprimet e fundit tė kryeministrit Nano, veēanėrisht nė emėrimet e tij tė fundit. Pėr faktin se kjo letėr ėshtė edhe njė goditje tjetėr e pozicionit tė Nanos nė PS dhe nė krye tė saj, pėr tė cilėn janė tė interesuar klanet e ndryshme nė kėtė parti, Berisha, shtoi se njė luftė e tillė nuk i intereson vetėm atij, por gjithė opinionit shqiptar. Unė nuk merrem me problemet e PS-sė, as me polet e klanet e atjeshme, por ritheksoj se opozita do tė vazhdojė luftėn e saj parlamentare pėr tė realizuar objektivat e saj,- tha Berisha dje. Sipas tij, qeveria Nano nuk mund ti rregullojė marrėdhėniet me FMN-nė vetėm duke shkarkuar njerėz dhe duke emėruar tė tjerėt, pasi kjo qeveri ėshtė bėrė e pabesueshme nė sytė e faktorit ndėrkombėtar. Tė njėjtat kėrkesa, pra pėr dorėheqjen e Nanos dhe tė qeverisė sė tij, bėri dy ditė mė parė edhe sekretari i pėrgjithshėm i PD-sė, Bode.
Gilmana Bushati
Kortezi e gazetes Shekulli
|
|
|
|