Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Shumica e atyre qe deshtojne ne jete, jane njerez qe nuk e kuptuan kurre sa afer ishin me suksesin kur hoqen dore prej tij.
--- Thomas Edison

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 134 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Intimitet :: Perse tradhetojme
Postuar nga: isli

Intimitet Shtate nga dhjete cifte provojne ndjenjen e te qenit te tradhetuar. Perse tradhetojne me shume meshkujt dhe pse nje aventure e shpejte jashte martese mund t'i zgjase jeten lidhjes.

Jemi tradhetare te lindur. Nuk mund t'i bejme balle tundimit per te gjetur nje dashuri jashte ciftit dhe nuk mund te jemi kurre te qete se edhe partneri yne do te jete besnik perjetesisht. Eshte nje ndjenje qe mbijeton se bashku me dashurine brenda marteses dhe sipas studimeve te fundit nuk duhet te ndjehemi aspak fajtore. Ne fund te fundit, tradhetojme per t'u ndjere me te rinj, per te ndjere kenaqesine e te qenit terheqes dhe ne ndonje rast edhe per te gjetur ngrohtesine e munguar. Por nuk duhet te shqetesohemi. Nje aventure e vogel, gjithnje nese mbetet sekrete, i shton shpresat per nje jete me te lumtur dhe te qete bashkeshortore.

Por perse tradhetojme? Mesa duket i gjithe faji eshte i rutines. Mes punes, problemeve te shtepise e femijeve, nisim te ndjehemi shpejt te nervozuar dhe harrojme darkat romantike nen driten e qirinjve. Ne kete terren te rrezikshem per jetegjatesine e ciftit nis te hedhe shtat dhe tendenca per te kerkuar nje person qe te dije te vleresoje idete, opinionet dhe endrrat tona. Per te tjere, ethet e tradhetise nisin te shfaqen se bashku me arritjen e nje moshe ku nuk mund te quhen me te rinj. Pas te 40-ave, ndjehet gjithnje e me teper nevoja per t'i provuar vetes se je ende i ri dhe terheqes. Dhe nje lidhje jashtemartesore eshte menyra me e mire per te larguar ankthin e plakjes. Ne kete menyre, psikologet sqarojne faktin se ata qe jane me te prekur nga mekati i tradhetise jane pikerisht individet e etur per pasion, per te provuar pasione te reja, apo ata me vetevleresim te dobet qe torturohen nga menyra se si i shohin te tjeret. Per te mos folur me tej per nje aresye edhe me esenciale se te gjitha keto: ata qe kane mungesa ne jeten seksuale per shkak te partnerit. Edhe ambienti, miqesite dhe tundimet qe fati sjell ne jeten tone, kane nje efekt teper te rendesishem ne vendimin per te tradhetuar. Sa me terheqes jemi, pra sa me shume jemi te kerkuar nga te tjeret, aq me shume mund te biem ne tundim.

Por ka edhe nje justifikim tjeter per tradhetaret e pandreqshem. Ne te vertete, besnikeria ne nje marredhenie eshte e imponuar mbi te gjitha edhe nga kultura shoqerore ku jetojme. Nje studim etnologjik, shkences qe studion kulturat e ndryshme ne bote, ka nenvizuar se shoqerite njerezore rrjedhin nga nje tradite e theksuar marredheniesh sociale poligame, apo ndryshe, burrash te martuar me disa gra dhe qe mund te krijojne raporte seksuale te qendrueshme me disa partenere njeheresh. Nuk mund te flitet nderkohe per nje shoqeri poliandre, apo grash te martuara me shume burra. I vetmi rast i njohur deri me sot, ai i nje popullsie qe jeton nen hijet e Himalajve, mbetet teper i izoluar.

Kush tradheton me shume

Mundohemi gjithnje qe ta mohojme, por mesa duket burrat dhe grate nuk tradhetojne ne te njejten menyre. Nje seksolog i famshem amerikan, mendon se ekzistojne dy tipe tradhetaresh: tradhetaret beqare, tek te cilet dominojne femrat dhe tradhetaret seksuale, ku rreshtohen meshkujt. Te paret, shquhen nga paaftesia e tyre per te mbajtur ne kembe dy lidhje te ndryshme ne te njejten kohe. Pak kohe pas krijimit te nje lidhjeje te re, ata nisin te distancohen nga partneri, si nga ne fushen sentimentale edhe ne ate seksuale, per te qendruar keshtu me prane te dashurit te ri. Disa arrijne deri aty sa te ndjehen si tradhetare kur kryejne marredhenie ne lidhjen e rregullt apo me bashkeshortin. Keta tipa, ndjehen te torturuar nga mendimi se cilen lidhje duhet te braktisin edhe pse nuk do te deshironin te hiqnin dore prej te dyjave.

Ndersa tradhetaret seksuale jane me te qarte ne zgjedhjet e tyre. Ata dine te ndajne seksin nga ndjenjat dhe sipas sondazheve, rreth 50 per qind e meshkujve qe kane nje lidhje te dyfishte, vazhdojne te jene te dashuruar pas partnereve te tyre "zyrtare". Per ta, tradhetia eshte e vetmja menyre per te mbijetuar ne nje lidhje te qendrueshme apo martese. Aventurat e shpejta jane per kete tip tradhetaresh nje menyre per te vleresuar me teper bashkeshortet. Ne shume raste, per te qetesuar ndergjegjjen, meshkujt behen me xhentile dhe te ngrohte me partneren pas nje tradhetie.

Shume studime kane treguar se tipi i tradhetareve seksuale, eshte edhe me i ndeshur ne jete. Meshkujt tradhetojne me shume se grate dhe shpjegimi shkencor i ketij fakti duhet gjetur tek natyra e tij. Nga natyra, mashkulli eshte i destinuar qe te perktheje stimujt seksuale ne fantazi erotike, ndersa femra i transformon ne ndjenja, emocione dhe dashuri. Edhe ajo tradheton, por me teper se nepermjet raporteve seksuale, me ane te mendimit.

Rregullat e arta

A duhet pranuar tradhetia? Ne kete pike ka disa teori te ndryshme, por shume prej studiuesve keshillojne qe te kycni gojen edhe perballe provave te verteta. Sinqeriteti i tepert mund te shkaktoje tek partneri ndjenjen e zhgenjimit dhe urrejtjes, por edhe te shkaterroje lidhjen. Nese rrefeheni edhe ne detajet me te vogla, mund te lini tek bashkeshorti/a idene se aventura nuk ishte vetem nje tundim i rastesishem, por te nje historie te vertete.

Por nese jeni zbuluar dhe nuk keni asnje rrugezgjidhje tjeter, ekzistojne ende disa keshilla te mira per te dale nga situata.

Tradhetia mund te gjeneroje dy tipe krejt te ndryshme reagimesh: zhgenjim dhe urrejtje ndaj partnerit te zakonshme, por edhe ndjenja kenaqesie psikologjike dhe seksuale. Ne pergjithesi, te gjithe te tradhetuarit ndjejne te njejten nevoje te pashmangshme per te folur per tradhetine e pesuar. Pjesa me e madhe e tyre eshte e bindur se eshte ne dijeni te gjithckaje, si per te renduar poziten e partnerit, por edhe per t'u siguruar se ai eshte ende i denje per besim. Ata perpiqen qe te kuptojne se cfare i ka shtyre partneret ne tundim, por edhe pse kjo deshire kthehet ne nje fiksim, nuk arrijne te marrin shume pergjigje. Tradhetaret mbeten gjithnje ne pozita mohuese. Disa mendojne se ne kete menyre mund te mbrojne bashkeshortet apo partnerin nga dhimbja, ndersa te tjere nga frika se mund te shkaterrojne lidhjen e tyre. Sa me insistuese dhe nervoze te jene pyetjet e bashkeshortit, aq me pak i sinqerte do te tregohet edhe tradhetari.

Studimet tregojne se pothuaj te gjithe tradhetaret qe zbulohen, perpiqen qe te mos shkaterrojne lidhjen e tyre te rregullt. Dhe ne 76 per qind te rasteve ia arrijne ketij qellimi. Per te rifituar besimin e partnerit do te jete teper e veshtore, por megjithate nuk duhet humbur asnjehere shpresa. Ne rradhe te pare duhet braktisur lidhja e fshehte dhe me pas duhet t'u pergjigjeni me diplomaci shume pyetjeve te partnerit. Duhet pranuar fakti se fjalet tuaja mund te ngjallin dyshime dhe prandaj duhet te sillni prova per ato qe thoni dhe te perserisni te njejtat shpjegime disa here. Pergjigjet tuaja do te shkaktojne dhimbje tek partneri. Perpiquni qe te kuptoni gjendjen ne te cilen ndodhet dhe kjo do ta beje ate te ndjehet me mire. Dhe ne fund, bindni veten dhe mbi te gjitha partnerin se nuk do te hidheni me ne aventura, apo te pakten qe do te rrefeni tundimet me perpara se te bini preh e tyre. Ne kete menyre do te tregoni se besnikeria juaj eshte nje rrjedhoje e dashurise dhe jo e zakonit apo e bashkejeteses. Nje keshille e fundit: mos e fajesoni partnerin per sjelljen tuaj. Justifikime te tilla si "po te me kishe qendruar me afer.." nuk do te arrini asgje pozitive.

Nese vertet doni te vazhdoni lidhjen, nuk duhet te terhiqeni edhe perballe ftohtesise, sharjeve apo urrejtjes qe mund te merrni. Nese emotiviteti ju pengon dialogun mos hezitoni qe te shkruani dhe kerkoni nje pergjigje po me shkrim. Shprehni ndjenjat, ankthet, nevojat dhe thuajini partnerit qe te beje te njejten gje. Tradhetia e dyshuar apo e zbuluar mund te sjelle shume deme per jeten ne cift. Ne shume raste eshte shkaku kryesor i divorceve, por nese dini te kerkoni falje dhe mirekuptimin e partnerit, mund te sherbeje edhe si nje prove qe forcon me teper raportin.


Statistikat, Tundimi i nje nate

Me shume se gjysma e tradhetareve nuk eshte e dashuruar me partneren e fshehte, ndersa rreth 92 per qind e tyre e cilesojne nevojen per nje lidhje jashte ciftit si seksuale. Por nese nuk ka dashuri ne mes perse ndjehet gjithnje deshira per te vazhduar tradhetine? Sipas psikologeve ka tre aresye te forta per te ndjekur kete rruge te "mekatit": nevoja per te provuar sensacione te reja, per te dale nga e zakonshme e merzitshme; kenaqesia per te qene i deshiruar nga te tjeret, ndoshta sepse jemi te gjitha pak narciste dhe na pelqen gjithnje te provojme sa terheqes jemi. Ne kete aresye mund te perfshihet edhe rasti i mungeses se ngrohtesise nga partneri apo ne rastin e atyre qe kalojne te 40-at dhe ndjejne deshiren per t'i deshmuar vetes se jane ende te rinj dhe terheqes. Dhe se fundi, per mosplotesimin e deshires seksuale. Meshkujt mund te ankohen per raporte seksuale te rralla, ndersa femrat per mungese kompetence dhe fantazie te partnereve te tyre. Ne sondazhet amerikane, me shume se 50 per qind e meshkujve dhe 30 per qind e femrave tradhetare, megjithate, shprehen te kenaqur nga marredhenia e rregullt ne cift. Me fjale te tjera, sado qe te impenjoheni per te kenaqur partnerin, nuk mund te jeni kurre te sigurte per besnikerin e tij.

Te njejtat studime zbulojne nje panorame tradhetaresh te qete me ndergjegjjen e tyre. Pjesa me e madhe, rreth 75 per qind e tyre pergjigjet se nuk ndjehet aspak ne faj ndaj partnerit, ndersa gjysma e tyre pranon se situata me nje marredhenie te rregullt dhe nje lidhje te fshehte eshte krejt normale per ta. Te pakten derisa te mos zbulohen nga partneri.

Dy te tretat e personave nuk arrijne te zbulojne tradhetine e partnereve te tyre. Vetem 13 per qind e te tradhetuareve eshte ne dijeni te mekatit dhe ne nje rast ne dy vetem per shkak se partneri ka pranuar gjithcka qe ne dyshimin e pare. Si reagojme kur zbulojme mungesen e besnikerise? Ne te shumten e rasteve shnderrohemi ne dedektive te vertete. Ndjekim cdo levizje te partnerit dhe te fund, te gjitha dyshimet dhe provat vendosen si akuze perpara tradhetarit. Ndersa per ata 13 per qind qe zbulojne faktin e te qenit te tradhetuar gjerat ndryshojne. Nje e treta e tyre ndjehet e fiksuar pas ketij fakti, edhe per aresye se shume prej tyre e njohin dashurine e fshehte. Shpesh eshte nje koleg/e e punes apo nje mik a mikeshe e ciftit.

Tradhetia krijon ne te shumten e rasteve nje traume emocionale: humbje e besimit ne vetvete, permbysje e vizionit per dashurine dhe jeten, dhimbje dhe fyerje per veten. Te pakte jane ata te tradhetuar qe ndjehen fajtore per mungesen e besnikerise. Ne vend te urrejtjes dhe deshires per hakmarrje, ata pushtohen nga zhgenjimi dhe dhimbja. Sipas studimeve, vetem 7 per qind e te intervistuareve tradhetojne partneret ne shenje hakmarrjeje.

Ne momentin qe pranohet tradhetia, ne 40 per qind te rasteve eshte vete shkaktari i saj qe tenton te mbledhe copat e lidhjes. Nje sjellje e tille eshte mjaft e logjikshme, per shkak se pothuaj ne te gjitha rastet nuk tradhetohet partneri per ta zevendesuar, por per kenaqesine e te rese. Ne 76 per qind te rasteve, marredheniet ne cift mbijetojne edhe pas zbulimit te tradhetise. Partneri pranon zhgenjimin me friken se ndarja do te kishte pasoja me te renda se nje aventure e shkurter. Megjithate, nuk duhet harruar se 20 per qind e tradhetareve te zbuluar, tenton te mbaje ne kembe lidhjen e rregullt, por nderkohe vazhdon te takoje fshehtas te dashurin/en.
Revista Klan


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.