Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mashkulli duhet rritur per lufte e femra per clodhjen e luftetarit. Cdo gje tjeter eshte budallallek.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Demokraci :: Principet e politikes se jashtme Amerikane
Postuar nga: Albo

Demokraci Ajo qe e vecon politiken e jashtme amerikane, nga politika e jashtme e cdo shteti tjeter ne bote jane: prestligji i superfuqise se vetme ne bote dhe dinamizmi i interesave te saj kombetare. Asnje popull tjeter ne bote nuk gezon pushtetin ideologjik, politik, ushtarak, monetar qe gezon SHBA. Nese shtetet e tjera politiken e tyre te jashtme e ngrehin mbi interesat e momentit, SHBA ndermerr politika te jashtme afatgjate qe shtrihen ne vite e dekada dhe mbulojne te gjitha zonat e rruzullit tokesor. Nuk mund te gjykosh sic duhet politikat e jashtme amerikane, per aq kohe sa nuk njeh ne detaj dhe imtesi principet mbi te cilat ngrihet politika e jashtme amerikane: Pushtet - Paqe - Prosperitet - Princip.


1. Pushteti
Cdo shtet, cdo parti e cdo individ e kerkon pushtetin por te paket jane ata qe kane fatin te jene te pushtetshem. Jane shume faktore qe ndikojne ne pushtetin e nje shteti ne rang nderkombetar por ata me kryesoret jane: a) Ideologjia b) Forca ushtarake b) Sistemi financiar. SHBA eshte lider ne bote si nga ideologjia: "eksporti me i madh i SHBA jane parimet dhe vlerat e saj demokratike"; "Te gjitha shtetet europiane te marra se bashku, shpenzojne gati 1/5 e asaj qe US shpenzon ne vit per ushtrine e saj"; "Dollari amerikan eshte celesi i vetem qe hap cdo porte kudo ne bote."

2. Paqja
Edhe atehere kur SHBA nuk ishte superfuqi, amerikanet nuk e kane fshehur asnjehere deshiren per te vendosur hegjemonine e tyre si ne kontinentin amerikan, edhe me gjere. Kete amerikanet nuk e shikojne si "hegjemoni" por si shtrirje te sigurise nderkombetare ne cdo cep te botes. Te gjithe trupat amerikane te dislokuara ne te gjitha pikat me strategjike ne bote, kane per qellim pikerisht vendosjen e sigurise/rregullit boteror. Kjo siguri sjell paqen me kalimin e kohes, pavaresisht se paqja asnjehere nuk eshte e qendrueshme. Kjo eshte edhe arsyeja perse amerikanet kane luftuar te gjitha luftrat qe kane sfiduar njerezimin ne 100 vjetet e fundit, pavaresisht se asnjera prej tyre nuk eshte bere ne truallin amerikan. Jane te paket ato shtete qe jane te gatshme te luftojne luftra qe nuk u perkasin, por qe nga ana tjeter kane nje rendesi historike per fatin e mbare njerezimit. Shembulli me i mire eshte lufta e I-II boterore, ku pjesmarrja e forcave amerikane ishte decizive per perfundimin e luftes ne favor te forcave aleate. Mendoni per nje cast sikur amerikanet te kishin zgjedhur neutralitetin cfare drejtimi do te kish marre bota?! Asnjehere amerikanet nuk u tremben pergjegjesive te tyre historike karshi mbare njerezimit. Kjo eshte karakteristike e ketij kombi te madh ku forca e tij buron pikerisht nga uniteti i nje populli divers.

3. Prosperiteti
Filozofia e jetes amerikane eshte me pak fjale: "Te gjithe amerikanet duhet te kene shansin te jetojne te lire, te punojne dhe ndertojne jeten e tyre ashtu sic u pelqen ne paqe dhe prosperitet." Sistemi financiar amerikan eshte sistemi me i pastert kapitalist ne bote qe ka zene rrenje jo vetem ne shoqerine amerikane, por edhe ne shtetet aleate sic jane vendet e Europes Perendimore. Perfitimi ekonomik dhe avancimi i interesave ekonomike te nje shteti, jane produkti final i te gjitha perpjekjeve ne arenen nderkombetare. Amerikanet investojne miliona $ per te ruajtur sigurine nderkombetare pasi pa siguri nuk behet biznes. Perpara se te shohesh prosperitetin, duhet te njohesh sigurine, stabilitetin, paqen. Kapitali financiar amerikan mbisundon sot tregjet monetare dhe eshte forca shtytese e mbare ekonomise boterore. Krahas institucioneve te sigurise sic jane OKB dhe NATO, amerikanet kane ndertuar paralelisht dhe institucionet financiare sic jane bursat, Grupi i tete vendeve me te industrializuara ne bote (G8 = G7 + Rusia), Fondi Monetar Nderkombetar(FMN), Organizata e Tregtise Boterore (OTB), dhe organizata ne rangje rajonale. Eshte nje infrastrukture e tere qe i ka shtrire kembet ne cdo cep te botes.
Historia gjithashtu na meson se amerikanet asnjehere nuk i jane trembur investimeve afat-gjate sic ishte rasti i planit Marshall pas L II Boterore, ku kredia dhe ndihma e gjithanshme amerikane rindertoi mbare vendet aleate europiano-perendimore te shkaterruara nga lufta. Por amerikanet nuk u ndalen vetem tek ndihma per aleatet, ata ndihmuan edhe vendet agresore si Gjermani, Itali dhe Japoni, qe sot jane partneret kryesore ekonomike te SHBA dhe lider per 7 vendet me te industrializuara ne bote. Pak a shume, amerikanet kane krijuar nje trend ne politikat e tyre: Ata rindertojne ate qe vete e sulmojne! Shembujt per kete i gjeni edhe ne politikat e dites se sotme te ndjekura nga SHBA. Interesat ekonomike amerikane jane ne krye te listes se interesave te tyre kombetare.

4. Principet
Ideologjia amerikane eshte ndertuar mbi themelet e forta te nje demokracie te perfaqesuar. Ne fakt, SHBA eshte shembulli me i mire ne bote i nje shoqerie te lire ku vete shteti garanton lirite dhe te drejtat e shtetasve te vet. Ndryshe nga sistemet e tjera qe ka pare njerezimi, amerikanet nuk e propogandojne ideologjine e tyre demokratike ne menyre te verber, perkundrazi, e reflektojne suksesin dhe madheshtine e sistemit te tyre, duke i treguar botes arritjet e saj ne te gjitha fushat; suksesi ne unitetin e nje federate 50 shtetesh fale nje kushtetute universale, suksesi ne ngritjen e nje kombi fale nje populli divers emigrantesh, te mbledhur nga cdo cep i botes, qe i bashkojne vetem besimi tek liria e individit; suksesin ne ngritjen e ushtrise me profesionale dhe me te fuqishme ne bote qe bazat i ka tek nje ndjenje e fuqishme patriotizmi; etj.
Ne kuadrin e principeve demokratike, ku hyjne te gjitha lirite dhe vlerat ne te cilat Amerika eshte ngritur si komb, amerikanet si vizion te tyre kane krijimin e nje bote demokratike ku vlerat dhe lirite e amerikaneve i ndan cdo popull e cdo individ ne kete bote. Kjo eshte arsyeja qe ne politiken e jashtme amerikanet u ofrojne asistence te gjithe atyre vendeve qe zgjedhin te ndermarin reforma per demokratizimin e shoqerive te tyre. Ne doktrinen amerikane, kur vjen fjala tek demokracia, egziston konsensusi se: "Avancimi i lirive dhe vlerave tona demokratike, garanton paqen ne bote. Demokracite nuk shkojne ne lufte kunder njera-tjetres per te zgjidhur mosmareveshjet e tyre."


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.