Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mesuesi me i mire eshte pervoja.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 148 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Histori :: Rezistenca antikomuniste e Mirditoreve
Postuar nga: Albo

Histori Dėshmia e 78-vjeēarit Zef Pren Ndoci nga Mirdita, qė luftoi nėpėr male me grupet e rezistencės antikomuniste. Plagosja nga forcat e Sigurimit dhe plumbi qė e ka akoma nė mushkėri

"Si na preu nė besė Bardhok Biba, ne 100 burrat e Mirditės"

Dashnor Kaloēi

Nga mbarimi i Luftės e deri nė shtatorin e vitit 1947, unė qėndrova nėpėr male me grupet e rezistencės antikomuniste qė udhėhiqeshin prej Mark Gjonmarkajt, duke rėnė disa herė nė pėrpjekje me repartet e ndjekjes dhe forcat e Sigurimit tė Shtetit qė drejtoheshin prej Bardhok Bibės. Nė njė nga ato pėrpjekje tė zhvilluar nė fshatin Dom, afėr Gjegjanit, unė u rrethova prej tyre dhe mbeta i plagosur nga njė plumb tė cilin edhe sot pas 55 vjetėsh e kam akoma nė mushkėri. Duke mos pasur asnjė rrugėzgjidhje tjetėr, nė shtatorin e vitit 1947, unė bashkė me 100 burra tė tjerė tė Mirditės, u dorėzova pas njė amnistie tė dhėnė nga qeveria komuniste e Tiranės".

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 78-vjeēari Zef Pren Ndoci, me origjinė nga fshati Spaē i Mirditės, ish- pjestar dhe komandant i grupeve tė rezistencės antikomuniste nė vitet 1945-1947, i cili rrėfen tė gjithė historinė e tij qė nga periudha e Luftės kur luftonte nė ēetėn e Abaz Kupit, dhe mė pas me Komitetin e Maleve.

Mosmarrėveshjet me Mbretin Zog

Zef Ndoci u lind nė vitin 1924 nė fshatin Spaē tė Mirditės prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij, e cila asokohe kishte tre kulla tė mėdha. Mė i njohuri i fisit tė tyre ishte njė nga kushurinjtė e parė tė Zefit, i quajtur po me emrin Zef Ndoci, i cili ishte diplomuar nė Vjenė tė Austrisė dhe shėrbente si kėshilltar e sekretar i Kapidanit tė Mirditės, Gjon Markagjonit. Pas Kryengritjes sė Mirditės nė vitin 1921, Zef Ndoci u largua pėr nė Jugosllavi dhe nė atė kohė shtėpia e tyre u dogj nga forcat qeveritare tė cilat kishin marrė pjesė nė shtypjen e asaj kryengritje irredentiste. Dy vjet mė vonė nė vitin 1926, Zef Ndoci u kthye nga Jugosllavia dhe mbeti i vrarė nė Orosh tė Mirditės nė njė pėrpjekje me forcat qeveritare. Qė nga ajo kohė familja Ndoci ra nė njė armiqėsi dhe nė mosmarrveshje tė vazhdueshme me Ahmet Zogun, tė cilat u sheshuan aty nga viti 1928, kur Nikoll Pjetėr Ndoci u vesh si oficer xhandarmėrie me gradėn e kapitenit. Nė atė detyrė Nikolla shėrbeu deri nė vitin 1932, kur u vra pėr probleme hasmėrie nga disa persona qė ishin kundėr Gjonmarkajve. Pas vrasjes sė Nikollės, Mbreti Zog dekretoi si oficer (kreshnik) nė rezervė, kushėririn e tij, Ndue Pjetėr Ndocin dhe qė nga ajo kohė problemet e familjes Ndoci me Mbretin Zog, pothuaj u normalizuan plotėsisht. Gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė e gjithė familja Ndoci njihej si mbėshtetėse e Kapidanit tė Mirditės, Gjon Markagjonit dhe nė prillin e vitit 1939 kur ai mblodhi forcat pėr tė shkuar e luftuar nė Durrės, u bashkua me ta me armė nė dorė edhe babai i Zefit, Pren Ndoci.

Nė ēetėn e Abaz Kupit

Zef Ndoci mbaroi shkollėn unike me bursė shtetėrore nė Internatin e Oroshit nė Mirditė dhe mė pas ai ndoqi mėsimet nė shkollėn buqėsore amerikane tė Golemit tė Kavajės, bashkė me patriotėt e tij, Pal Mėlyshi, Mhill Doēi, Ndue Pjetėr Gjomarkaj dhe Rexhep Doda nga Reēi i Peshkopisė. Lidhur me kėtė dhe aktivitetin e tij pas mbarimit tė asaj shkolle, 78-vjeēari Zef Ndoci dėshmon: "Gjatė kohės qė isha student nė Bujqėsoren e Golemit, ashtu si shumė tė rinj tė asaj kohe edhe unė u njoha pėr herė tė parė dhe rashė nė kontakt me idetė komuniste. Por pasi u njoha mirė me atė doktrinė demagogjike nėpėrmjet broshurave tė ndryshme qė na sillnin nga Tirana, qė nė mbledhjen e parė tė celulės unė u largova duke i denoncuar hapur idetė komuniste. Kjo gjė ka ndodhur aty nga viti 1942 dhe pas marrjes sė diplomės nė gushtin e atij viti, unė vendosa tė bashkohesha me forcat e Abaz Kupit, ku ishte dhe axha im, Ndue Pjetėr Ndoci. Atė vendim timin e bėrė realitet menjėherė, duke shkuar nė fshatin Shėnmėri tė Krujės ku ishte Abaz Kupi me shtabin e tij. Qė nga ajo kohe e deri nė datėn 6 maj tė vitit 1944, unė kam qenė efektiv i ēetės sė Abaz Kupit, ku bashkė me axhėn tim, kemi marrė pjesė nė disa luftime kundra italianėve. Nga ato luftime mund tė pėrmėnd ato nė fshatin Mallkuē tė Krujės, ku na u vra major Marka Jaku nga Kurbini, bashkė me tre tė tjerė dhe betejėn kundra garnizonit italian tė Burrelit mė 31 korrik tė vitit 1944. Ato luftime tė cilat u zhvilluan bashkarisht edhe me forcat partizane, u udhėhoqėn nga Abaz Kupi, Bilal Kola, Kurt Sulkurti, Isuf Beg Selmani dhe tė tjerė krerė nacionalistė. Mė pas unė mora pjesė edhe nė betejėn e Qaf-Shtamės ku nėn komandėn e Abaz Kupit ne i zumė pritė forcave italiane qė u tėrhoqėn nga Burreli, ku mbeti i vrarė komandanti i tyre me gradėn e kolonelit. Pas asaj beteje ne kemi luftuar edhe kundra gjermanėve qė erdhėn me tre kamionė nė Krujė, ku u asgjesuam njė pjesė tė madhe tė tyre. Aty nga fundi i pranverės sė vitit 1944, kur forcat partizane nisėn operacionet kundra krahinės sė Mirditės, Gjon Markagjoni dha kushtrimin qė tė mblidheshin tė gjithė burrat nėn armė. Por unė me axhėn tim Ndue Pjetėr Ndocin, nuk mundėm qė tė shkonim nė Mirditė, pasi ishim me forcat e Abaz Kupit. Mė datėn 6 maj tė atij viti, xhaxhai im Ndueja, mė nisi pėr nė fshatin Gjurė tė Matit, ku ishte shtėpia qė streohej Cen Elezi me krerėt e tjerė nacionalistė dhe oficeret anglezė qė ishin atashuar pranė shtabit tė Abaz Kupit. Aty nė atė shtėpi unė u takova me Abaz Kupin dhe i tregova pėr kushtrimin qė kishte lėshuar Kapidani i Mirditės. Pasi mė dėgjoi deri nė fund, Abaz Kupi mė tha: "Tė mblidhni forca dhe tė shkoni nė Mirditė tek Gjon Markagjoni, pėr tė luftuar nė front kundra komunistėve". Qė nga ajo ditė bashkė me axhėn tim, Nduen, e disa tė tjerė shkuam nė Mirditė dhe pasi u takuam me Gjon Markagjonin, morėm pjesė nė luftimet kundra forcave partizane qė pėrbėheshin nga Brigada e VI-tė, e VII-tė dhe e XVII-tė, ku luftimet mė tė ashpėra i bėmė nė fshatin Gėziq. ", kujton Zef Ndoci atė kohė kur luftonte nė ēetėn e Abaz Kupit dhe nėn komandėn e Gjon Markagjonit, kundra forcave partizane qė kishin filluar operacionet pėr nėnshtrimin e Mirditės.

Vrasja e babait tė Zefit

Aty nga fundi i shtatorit tė vitit 1944, nė shtėpinė e Gjon Fushės nė fshatin Bulger tė Rubikut, u zhvillua njė mbledhje e gjatė ku morėn pjesė disa nga krerėt kryesorė tė forcave nacionaliste tė Legalitetit, Ballit Kombėtar si dhe tė Bllokut Indipendent. Nė atė mbledhje ku mori pjesė dhe Zef Ndoci, krerėt nacionalistė diskutuan gjatė rreth masave qė duhet tė merrnin pėr t'u mbrojtur nga goditjet e partizanėve qė kishin nisur njė mėsymje nė shkallė tė gjerė kundėr tyre. Mbarimi i Luftės e gjeti Zef Ndocin nė nėnprefekturėn e Shpalit tė Mirditės ku pas vrasjes sė xhaxhait tė tij, Ndue Pjetėr Ndocit, ai kishte marrė komandėn e forcave nė vėnd tė tij. Lidhur me kėtė dhe ngjarjet qė rrodhėn mė pas, Zef Ndoci dėshmon: "Unė i kisha tė gjitha mundėsitė qė tė largohesha nga Shqipėria ashtu si shumė eksponentė tė tjerė nacionalistė, por mendova se lufta kundėr komunistėve duhej tė zhvillohej vetėm kėtu nė Shqipėri. Aty nga fillimi i dhjetorit tė vitit 1944 kur ndodheshim ende nė qytetin e Shkodrės, Mark Gjonmarkaj mė ngarkoi si detyrė qė tė kthehesha nė malet e Mirditės, me qėllim qė tė riorganizonim luftėn kundėr forcave komuniste. Ndonėse ajo gjė ishte tepėr e vėshtirė dhe krejtėsisht e pamundur, unė sė bashku me Frrok Mėlyshin, Ndue Gjet Simonin, Ndrec Pren Tucin, Ndue Bajraktarin dhe disa mirditorė tė tjerė, u kthyem nė Mirditė pėr tė zbatuar detyrėn e ngarkuar. Aty nga data dhjetė janar e vitit 1945, forcat partizane tė Divizionit tė VIII- tė Mbrojtjes Popullore qė vazhdonin operacionet nė Mirditė, tė udhėhequra nga Bardhok Biba, Mat Doda, Mark Dodani, Pal Mėlyshi etj, m'i dogjėn shtėpitė nė fshatin Spaē dhe na i sekuestruan tė gjitha pasuritė qė kishte familja jonė. Pas kėsaj ata mė morėn peng, babanė tim, Pren Ndocin, tė cilin e mbajtėn me vete nė njė udhėtim tė gjatė duke pėrshkuar rrugėn: Mirditė-Tiranė- Korēė-Shkodėr. Bashkė me babėn tim, si peng tė komunistėve ishin dhe disa burra tė tjerė mirditorė si Gjet Vokrri nga Fani, Gjet Ndoi nga Oroshi, Ndue Pėrnoci etj. Babai im Preni, vdiq nė tortura nė njė nga qelitė e burgjeve qė kishin hapur asokohe komunistėt nė qytetin e Shkodrės, saqė e dhe sot nuk dihet se ku prehen eshtrat e tij", kujton Zef Ndoci lidhur me hakmarrjen e komunistėve kundėr familjes sė tij dhe pėr vrasjen e tė jatit qė komunistėt e mbajtėn si peng pėr shumė kohė.

Plagosja nė pėrpjekje me Sigurimin

Po si rrodhėn mė pas ngjarjet me Zef Ndocin dhe familjen e tij? Lidhur me kėtė ai dėshmon: "Nė atė kohė pas vrasjes sė babait, unė ndodhesha i arratisur nė mal bashkė me Pjetėr Lleshin, Nikoll Ndue Pėrdedėn, Bardhok Markagjokėn Gjon Gjinajn etj, dhe nė mal mosova se komunistėt kishin internuar familjen tonė nė qytetin e Beratit dhe mė pas nė qytetin e Lezhės. Qė nga ajo periudhė e deri nė shtatorin e vitit 1947 qė unė qėndrova i arratisur nėpėr malet e Mirditės, sė bashku me shumė shokė tė tjerė kemi rėnė nė pėrpjekje dhe jemi rrethuar rreth 25 herė nga forcat e ndjekjes. Sipas situatave tė ndryshme, unė hera herės kisha dhe detyrėn e komandantit tė ēetės, por tė gjithė ne ishim nėn urdhart dhe komandėn e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė rezistencės antikomuniste, Mark Gjonmarkajt, i cili u vra mė 13 qershor tė vitit 1947, nė fshatin Prosek. Nė atė betejė tė pėrgjakshme me forcat komunsite tė ndjekjes, bashkė me Markun, mbeti i vrarė dhe vėllai im, Nikoll Ndoci. Disa ditė mė vonė, mė 17 korrik, unė sė bashku me Pjetėr Kimzėn dhe Dedė Laloshin, nė fshatin Dom afėr Gjegjanit, u rrethuam nga forcat e Sigurimit qė i udhėhiqte Bardhok Biba. Pas ēarjes sė rrethimit nga dy shokėt e mi, unė mbeta krejt i vetėm dhe u fsheha nė njė zgavėr tė madhe lisi ku qėndrova pa lėvizur pėr disa ditė me rradhė. Nė atė betejė unė mbeta i plagosur rėndė nga njė plumb, tė cilin edhe sot pas 55-vjetėsh e kam akoma nė mushkri. Ashtu i plagosur qėndrova nėpėr male duke u strehuar nėpėr shpella, deri nė muajin shtator tė atij viti, kur qeveria komuniste e Tiranės shpalli njė amnisti pėr tė gjithė tė arratisurit. Nė atė kohė shumė prej nesh u arratisėn nga Shqipėria dhe dolėn nė Perėndim, kurse unė sė bashku me 100 burra tė tjerė vendosėm tė dorzoheshim. Atė vendim, si unė ashtu dhe tė tjerėt, e morėm jo pėr vete, por pėr tė lehtėsuar vuajtjet e familjeve tona qė ndodheshin nėpėr internime. Vendimin pėr t'u dorzuar, ne e morėm vetėm pasi i vumė dy kushte Bardhok Bibės. Kushti i parė ishte qė tė mos na e kėrkonin se kush na kishte mbajtur me bukė gjatė kohės qė ishim nė arrati dhe kushti tjetėr ishte falja e jetės. Vetėm pasi u pranuan kėto dy kushte nga ana e Bardhok Bibės qė nė atė kohė ishte Kryetar i Degės sė Brendshme, unė bashkė me 100 burra tė tjerė mirdiotorė u dorzuam nė fshatin Shpal, qė ishte qėndra e nėnprefekturės sė Mirditės. Por Bardhok Biba nuk e mbajti besėn e dhėnė dhe pas dorzimit ku na prisnin forcat e Divizionit tė VIII-tė, ne na lidhėn tė gjithėve me tela dhe tė hipur nė tre kamionė na nisėn pėr nė Degėn e Brendshme tė Shkodrės", kujton Zef Ndoci lidhur me dorzimin e tij pas amnistisė qė kishte nxjerrė qeveria e Tiranės nė vitin 1947.

Dėnimi me vdekje dhe arratisja

Po si rrodhėn ngjarjet mė pas me Zef Ndocin dhe antikomunistėt e tjerė qė u dorzuan nė besė tė Bardhok Bibės? Lidhur me me kėtė, ai dėshmon: "Nė qytetin e Shkodrės ne gjetėm edhe 150 burra tė tjerė nga Veriu i Shqipėrisė, tė cilėt ishin dorzuar si ne. Nė mes tyre kishte dhe emra shumė tė njohur si Mark Mala, Pal Thani, Mark Sadiku, Lek Vojvoda etj dhe gjyqi kundėr nesh u zhvillua nė shtėpinė e familjes Pogu, ku ndėr 17 tė pandehurit e parė isha edhe unė. Nė fillim pretenca e prokurorit kėrkėoi pėr tė gjithė dėnimin me vdekje, por mė pas ne na dhanė dėnimin me burg tė pėrjetshėm. Gjatė asaj kohe qė unė isha nė burg pėr atė dėnim, u akuzova edhe pėr disa vrasje politike dhe pėr atė akuzė u mbajta pėr gjashtė muaj i lidhur kokė e kėmbė. Kjo gjė vazhdoi deri nė 11 janarin e vitit 1948, kur unė dhe shumė tė burgosur tė tjerė u liruam pas njė amnistie qė u dha nga qeveria komuniste me rastin e tre vjetorit tė Shpalljes sė Republikės. Njė muaj pasi isha liruar nga burgu, mė thirri Bardhok Biba dhe mė kėrkoi qė tė bashkėpunoja me Sigurimin, por unė nuk pranova duke e refuzuar atė nė mėnyrė kategorike. Nė fillimin e gushtit tė vitit 1949, kur u vra Bardhok Biba, unė ndodhesha i shtruar nė spitalin e Shkodrės nga plumbi qė kisha nė mushkri. Ato ditė pasi ishin arrestuar dhe internuar me qindra mirditorė pėr atė vrasje, nė burgun e Shkodrės mė erdhi nėnkryetari i Degės sė Brendshme tė Pukės, Mat Doda dhe deshi tė mė arrestonte. Por mua mė mbrojti Dr. Mborja i cili u tha: "Unė nuk u lejoj qė ta merrni tani, sepse kam pėr detyrė qė ta shėroj. Pastaj ju po tė donin mund ta pushkatoni". Po atė ditė mua mė arrestuan dhe mė nisėn pėr nė Degėn e Pukės, ku dy gardianė qė dikur kishin qenė dhe karabinierė, mė treguan se donin tė mė pushkatonin. Pas kėsaj ashtu i lidhur unė theva burgun dhe u arratisa qė andej, gjė e cila shkaktoi alarm tė madh e ardhjen e forcave tė shumta ushtarake nga Tirana, Shkodra, Kukėsi etj, tė cilat nuk lanė vėnd pa kontrolluar. Pas 15 ditėsh mua mė kapėn, pasi mė preu nė besė njė familje nga Gjejgjani i Pukės ku isha i strehuar. Pasi mė lidhėn kėmbė e duar, mė dėrguan pėrsėri nė Degėn e Brendshme tė Shkodrės, ku mė lanė pėr tre vjet me rradhė nė njė birucė. Nė vitin 1951 mė nxorrėn nė gjyq dhe mė dėnuan me shtatė vjet burg, pastaj mė ulėn dy vjet dhe si pėrfundim unė u lirova nė vitin 1954, pasi vuajta katėr vjet burg nė kampin e artizanatit tė Tiranės. Pas daljes nga burgu qėndrova nė fshatin tim nė Mirditė, ku u arrestova pėrsėri nė vitin 1966 dhe pasi vuajta njė vit nė burg, nė vitin 1967 mė internuan nė fshatin Shtyllas tė Fierit, ku qėndrova deri nė vitin 1977". Kėshtu e pėrfundon rrėfimin e tij, 78-vjeēari Zef Ndoci, njė nga ish-pjestarėt mė aktivė tė grupeve tė rezistencės antikomuniste, qė luftoi pėrreth tre vjet nėpėr malet e Mirditės me forcat e ndjekjes, prej tė cilėve ka si "kujtim" njė plumb automatiku qė e ruan edhe sot nė mushkrinė e tij.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.