Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Qejfi i hasmit eshte kur te sheh me fytyre te parruar dhe kepuce te pallustruara.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 150 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Emigracion :: Njė Problem me Emigracionin nė Kanada
Postuar nga: isli

Emigracion Pas njė maratone diskutimesh, propozimesh dhe debatesh nė nivele tė ndryshme tė institucioneve ligjvėnėse, ekzekutive, akademike, shkencore, sociale etj., mė nė fund, mė 17 Dhjetor 2001 Qeveria Federale Kanadeze publikoi Projekt Rregulloren e Re tė Imigracionit, e cila plotėson Ligjin e Ri tė .....

Pas njė maratone diskutimesh, propozimesh dhe debatesh nė nivele tė ndryshme tė institucioneve ligjvėnėse, ekzekutive, akademike, shkencore, sociale etj., mė nė fund, mė 17 Dhjetor 2001 Qeveria Federale Kanadeze publikoi Projekt Rregulloren e Re tė Imigracionit, e cila plotėson Ligjin e Ri tė Imigracionit aprovuar nga Senati nė fillim tė Nėntorit dhe qė hyn nė fuqi nė Qershor 2002. Me publikimin e Projekt Rregullores Qeveria Kanadeze ėshtė vetėm njė hap larg plotėsimit tė kuadrit tė ri ligjor pėr imigracionin. Nėse drafti do tė aprovohet nė muajin shkurt, atėhere mund tė thuhet me siguri se Imigracioni Kanadez do tė vėrė nė pikėpyetje shumė gjėra: fatin e shumė aplikimeve qė kanė mbetur prej vitesh pezull, por edhe vetė tė ardhmen e tij.


Ligji aktual i Imigracionit bazohet nė njė sėrė rregullash tė aprovuara qė nė vitin 1978 tė pėrmirėsuara herė pas here pėr tė ardhur deri te ato tė Majit tė vitit 1997, me tė cilat janė shqyrtuar kėrkesat e tė gjithė emigrantėve qė kanė aplikuar deri nė Dhjetor 2001. Nėpėrmjet tyre ėshtė synuar qė nė Kanada tė futen njerėz qė sipas kritereve tė studjuara do tė mund tė pėrshtaten lehtė nė tregun kanadez tė punės. Gjithashtu, ėshtė synuar qė tė lehtėsohen bashkimet familjare si dhe tėrheqja drejt Kanadasė e biznesmenėve dhe njerėzve tė shquar tė shkencės dhe artit, tė cilėt me potencialet dhe eksperiencat e tyre do tė kontribuojnė nė pėrparimin dhe prosperitetin e Kanadasė. Mbi kėtė bazė ligjore, mė shumė se gjysma e imigrantėve tė pranuar cdo vit, ka qėnė e grupit tė Imigrantėve tė Pavarur (Independent) dhe Biznesmenė (Investors - Entrepreneur), 10% si refugjatė dhe pjesa tjetėr tė grupit Familjar.


Mėnyra e pėrzgjedhjes sė Imigranteve tė Pavarur ka qėnė gjithmonė nė qendėr tė vėmendjes dhe sugjerimeve pėr pėrmirėsime tė kritereve tė pėrzgjedhjes. Ka disa kohė qė nė Kanada diskutohet pėr kėtė problem. Eshtė fakt qė njė pjesė jo e vogėl e imigrantėve tė rinj hasin vėshtirėsi nė punėsim nė profesionet e tyre. Shkaqet pėr kėtė janė tė shumta. Ndėr to mund tė pėrmendim mangėsitė gjuhėsore, standartet mė tė larta kanadeze tė kualifikimit nė disa profesione, njė lloj konservatorizmi nga ana e punėdhėnėsve kanadeze, tė cilėt fillimisht parapėlqejnė kandidatė me eksperiencė kanadeze etj. Gjithashtu ishte vėrejtur se pranimi i imigrantėve tė rinj mbi bazėn e profesionit tė tyre tė mėparshėm, transmetonte te njė pjesė e tyre njė mesazh tė gabuar: sikur nė Kanada ata do tė bėnin tė njėjtėn punė qė kishin pasur nė vendin e tyre. Pėr tė ndrequr kėto difekte dhe tė tjera tė cilat nuk ėshtė koha tė rreshtohen kėtu, Qeveria Kanadeze e pa tė udhės tė ndryshojė rregullat e lojės.


Nė pamje tė parė duket sikur ėshtė menduar pėr zgjidhjen mė tė mirė. Pėr kėtė mjafton tė citosh fjalėt e Ministres sė Imigracionit, zonjės Elinor Kaplan kur thotė "we need the brightest, best" (ne kemi nevojė pėr mė tė shkėlqyerit, mė tė mirėt). Nėpėrmjet rregullave tė reja synohet tė futen nė Kanada njerėz qė kanė njė njohje shumė tė mirė tė njerės nga dy gjuhėt zyrtare tė Kanadasė, eksperience pune nė njė nga profesionet e listuara nė 3 grupet e para (Skill Type 0, Level A dhe Level B) tė National Occupational Classification, diplomė universitare ose pasuniversitare, ata qė kanė lidhje tė ngushta familjare nė Kanada, qė kanė njė ofertė pune, apo mė mirė akoma, njė kontratė tė legalizuar nga Zyra e Punės nė Kanada. Ndėrkohė, do tė vazhdohet tė jepen pikė pėr moshėn po sipas kritereve tė vjetra. Kurse faktori Pėrshtatshmėri do tė strukturohet krejt ndryshe, duke u bėrė sipas deklaratave tė Ministres, "mė transparent". Nuk do tė jetė mė nė dorė tė oficerit tė imigracionit tė vlerėsojė aplikantin nė se ėshtė apo jo i pėrshtatshėm, pėrkundrazi, do tė jenė faktorė mė tė matshėm si c'ėshtė shkollimi i bashkėshortit/bashkėshortes, tė afėrm nė Kanada, shkollim ose punėsim i mėparshėm nė Kanada si dhe njė ofertė e sinqertė pune nga njė punėdhėnės kanadez. Deri ketu duket sikur cdo gjėje i ėshtė vėnė pika mbi "i". Por po tė shohėsh mėnyren se si janė shpėrndarė pikėt nė cdo faktor, dhe mbi tė gjitha minimumin e domosdoshėm pėr t'u pranuar, 80 pikė, nga 70 qė ėshtė ekzistuesi, kupton qė ka dicka qė e bėn sistemin shumė tė vėshtirė, bile utopik. Nė kushtet kur tė qėnurit "rrjedhshėm" nė anglisht, statusi "i martuar" dhe lidhjet familjare nė Kanada marrin rol tė dorės sė parė, ėshtė e qartė qė edhe kandidatė "tė shkelqyer", "mė ė mirėt", sic pėlqen t'i quajė zonja Kaplan, megjithė kualifikimet e tyre dhe eksperiencat profesionale do ta kishin tė vėshtirė tė pranoheshin. Shumė specialistė janė tė mendimit qė njerėz tė shquar nė fusha tė ndryshme, te cilėt kanė emigruar vite mė parė nėpėrmjet rregullave aktuale dhe qė kanė arritur nė majat e shkencės dhe biznesit nė Kanada, nuk do tė pranoheshin sikur tė aplikonin sot.


Sikur problemi tė ishte vetėm ky, atėhere gjysma e tė keqes. Pėrvec anės shtrėnguese pėr aplikantė tė rinj potencialė, ky draft paraqet edhe njė aspekt tjetėr negativ qė nuk ėshtė vėnė re nė asnjė rregullore tė mėparshme: fuqinė prapavepruese. Nė dekadat e fundit sa herė qė ka patur ndryshime nė rregulloret e Imigracionit Kanadez, nė momentin qė ato kanė hyrė nė fuqi, kanė prekur vetėm aplikantėt qė kanė filluar procesin pas datės sė hyrjes nė fuqi tė rregullores sė re. Ky i Ministres Kaplan ėshtė njė rast pa precedent nė historinė e Imigracionit Kanadez, pasi sipas Projekt Rregullores sė re edhe aplikantėt nė pritje tė intervistės, nėse nuk do tė intervistohen para Qershorit 2002, do t'u nėnshtrohen kritereve tė reja. Pra, pasi iu premtua se po tė plotėsonin kriteret e vjetra do tė pranoheshin dhe pasi u lanė nė pritje me njoftime pas njoftimesh pėr shtyrje tė procedurave, njė ditė tė bukur kėtyre njerėzve qė kanė vėnė jo vetėm paratė, por edhe shpresat e tyre te endrra pėr tė emigruar nė Kanada, u thuhet qė do tė vlerėsoheni me kriteret e reja. Dhe nuk do tė jenė tė paktė ata qė do tė rrezohen me kriteret e reja, ndėrkohė qė me tė vjetrat do tė pranoheshin.


Pėr fat tė mirė Rregullorja e re ėshtė akoma njė projekt i hedhur pėr diskutim nė publik dhe reagimet e opinionit kanadez ka qėnė mjaft tė ashpra. Kaplan u mundua ta fusė dhe hedhė pėr diskutim kėtė Projekt Rregullore nė prag tė Krishtlindjeve dhe Vitit tė Ri duke menduar se kėshtu reagimet e opinionit publik dhe tė mediave do tė jenė minimale. Nė fakt ndodhi e kundėrta. Nė radhėn e parė tė kritikėve, sigurisht kanė qėnė avokatėt dhe konsulentėt qė pėrfaqėsojnė njė pjesė tė mirė tė aplikantėve nė proces. Por edhe gazetarė tė shquar, qytetarė tė ndryshėm kanė ngritur zėrin nė protestė ndaj Rregullores sė re. Ditėt e fundit gazeta mė e madhe kanadeze "The Toronto Star" ka botuar cdo ditė artikuj tė ashpėr duke kritikuar Rregulloren e re. Po kėshtu qėndrim kritik ka mbajtur edhe "Globe and Mail", gazeta kombėtare kanadeze, CBC-ja, kanali kryesor radio-televiziv kanadez, etj. Nė thelb kritikohet jo vetėm karakteri utopik i kritereve tė reja tė pėrzgjedhjes, por edhe qėndrimi cinik i paprecedent qė mban Qeveria me tė gjithė ata aplikantė qė mund tė penalizohen nga karakteri retrospektiv (prapaveprues) i ligjit. "Politika e re e Kaplanit ėshtė mizore, shkruan David Crane - gazetar i njohur i The Toronto Star. Numri i madh i aplikantėve nė pritje prej afersisht 500,000 njerėzish qė kanė aplikuar nė mirėbesim mund tė bjerė viktimė e rregullave tė reja. Shumė nuk do tė mund tė kualifikohen, ndėrkohė Kaplan planifikon qė tė mos u kthejė atyre as paratė e paguara".


Nėqoftėse keni pyetje tė mėtejshme, kontaktoni njė shoqėri private e cila kėshillon dhe ndihmon Shqiptarėt pėr tė emigruar nė Kanada nė postėn elektronike : lss@lenasettlement.com ose nė faqen e internetit: http://www.lenasettlement.com/


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.