|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Edhe skllavi ka vanitetin e vet sepse ai do te donte ti bindesh vetem despotit me te madh.
--- Balzac
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Komisioni Shqiptar i Janinės
Nė 3 maj 1877 nėn kryesinė e atdhetarit Abdyl Frashėri u formua Komisioni Shqiptar i Janinės, si organ kombėtar, i cili shtroi kėrkesėn pėr bashkim tė krahinave tė banuara nga shqiptarėt nė njė vilajet tė vetėm pėr t'u krijuar premisat pėr njė administratė unike dhe njė komb tė vetėm.
Kanan Maze
Nė 3 maj 1936 u nda nga jeta Kanan Maze, Hero i Popullit. Ishte ushtarak dhe njė figurė e shquar, qė u vu nė shėrbim tė Qeverisė sė Vlorės nė 1912-n, mė pas mori pjesė nė revolucionin demokratik tė qershorit dhe u dallua pėr trimėri nė luftėn e Vlorės tė '20-s.
Vinēenco Vela
Nė 3 maj 1820 u lind skulptori italian Vinēenco Vela, krijimtaria e tė cilit ėshtė e lidhur me lindjen e realizmit nė skulpturėn italiane tė shekullit tė 19. Veprat mė tė mira tė tij janė: statuja "Vilhelm Tel", pėrmendorja e Spartakut, relievi "Viktimat e punės", etj.
Ilia Mjeēnikov
Nė 3 maj 1845 lindi Ilia Mjeēnikov, biolog i njohur rus, njėri nga themeluesit e Embriologjisė, Mikrobiologjisė dhe Imuniologjisė; shkencėtari qė zbuloi fenomenin e Fotosintezės, formuloi teorinė e imunitetit fagocitar dhe tė prejardhjes sė organizmave shumėqelizore. E pėr tė gjitha kėto u nderua me ēmimin e madh Nobel.
|
|
|
|
| |
|
Kush eshte Ann Frensis Vata, biondina sykalter qe solli nje fryme te re ne Festivalin e kenges. Lidhja e saj me futbollistin Rudi Vata dhe eksperienca e te qenit nene e re. Jeta e re e ciftit Vata dhe djalit te tyre kate vjecar ne Shqiperi, apartamenti i tyre ne zonen e Bllokut, dhe arsyet se pse e flet kaq paster gjuhen shkodrane modelja skoceze
Anduela NIKA
Edhe pse skoceze, ne shtepine e saj sillet si nje amvise e mirefillte shkodrane. I jane dashur shtate vjet per te zoteruar mjeshterisht gjuhen e bashkeshortit te saj, nente muaj per te nxjerre ne drite Ruanin e vogel dhe tre nete per tu bere personazhi kryesor i Festivalit te 41-te ne RTSH. Ndryshe nga ajo bukuroshja superelegante e 48 oreve me pare Ann-Frensis Vata te jep pershtypjen se para teje ke as me shume e as me pak se nje shkodranfolese angleze. Mikpritja qe te rezervon kur hyn ne shtepine e saj te re ne Tirane, te le te kuptosh se ajo pervecse nje zoteruese e mire e dialektit shkodran ka adoptuar po aq mire dhe traditen. Qerasja me dore ne zemer, interesimi per shendetit dhe per mbarvajtjen e puneve, tingellojne butesisht ne zerin dhe shfaqen natyrshem ne gjestet e saj. Nderkohe qe ka vetem 30 sekonda qe te njeh. Ashtu e thjeshte me nje buzeqeshje e cila i rrezellin ne te gjithe fytyren i drejtohet dhe bashkeshortit te saj, futbollistit te Tiranes, Rudi Vata, i cili duket me i mesuar me intervistat, aq sa shpesh kur pyet Ann Fresis te pergjigjet Vata. Nje kombinim fantastik, i nje skocezeje me origjine irlandeze dhe nje shkodrani te mirefillte, i cili dhe ne laborator po te ishte eksperimentuar nuk do te kishte dale kaq perfekt.
Jeta e re ne Shqiperi
Prej dy muajsh cifti Vata, se bashku me djalin e tyre kater muajsh eshte vendosur ne Tirane, ne nje nga lagjet me shik te saj, ate te Bllokut. Ne nje nga Pallatet luksoze te tij ndodhet dhe apartamenti i vogel i Ann Frensis dhe Rudi Vates. Nje shtepi e mobiluar thjeshte, komode dhe shume funksionale. "Mobiljet tona i kemi ne Skoci. Ndryshimi i shpeshte i vendbanimit e ben te pamundur qe kudo qe te vemi te marrim me vete mobiljet. Gjithsesi ne thjeshtesia na pelqen, jemi me rehat", thote per "Korrieri" Ann Frensis. Ndersa Rudi stervitet cdo dite ne sportklubin Tirana, Ann Frensis kujdeset per te birin dhe ben punet e perditshme te nje amvise te mire. "Mbaj cunin, bej punt e shpis dhe baj per te hanger", thote me krenari topmodelja skoceze. Jeta e tyre mondane eshte pak e kufizuar, nje kafe ne mengjes, nje dreke apo darke e qete. "Tashme kemi me shume pergjegjsi edhe per djalin, Ann kujdeset per te gjate te gjithe kohes, ndaj dhe nuk kemi kohe per te argetuar", thote Rudi Vata. Por ajo qe padyshim nuk mungon ne asnje cast ne familjen e tyre te vogel jane batutat alla shkodrance dhe e qeshura, duke filluar qe nga djali katre muajsh deri tek prinderit. "Tan diten rrin tuj qesh", thote Ann, ndersa nga fytyra nuk i ndahet buzeqeshja e fisme. Skocezet njihen per sensin e tyre te humorit, po ashtu edhe shkodranet. Ketu mund te kishte me te vertete vend ajo shprehja popullore "ka gjet tenxherja kapakun".
Festivali, shansi per tu ndjere shqiptare
Misteri se kush do te ishte ne krah te Adi Krastes ne prezantimin e Festivalit te 41-te ne RTSH, eshte mbajtur deri ne fund. Kur ne skene eshte shfaqur Ann Frensis Vata, te gjithe jane habitur, jo vetem per faktin se ajo ishte nje huaj, por me shume se pse kjo zgjedhje. Batutat dhe ngacmimet me nje doze te mire humori mes dy prezantuesve shkaktuan te qeshura dhe duartrokitje nga publiku relativisht i akullte i Pallatit te Kongreseve. "Kisha frike nga reagimet e publikut. Nje e huaj qe prezanton Festivalin, a thua te me pranonin. Kur filluan te qeshin dhe te me duartrokisnin kuptova se ne ato pak minuta ua kisha fituar zemren". Oferta per te prezantuar Festivalin i ka ardhur vetem dy jave para fillimit te tij. Nje nga asistentet e regjisorit Pali Kuke, si dhe mike e ngushte e ciftit kembenguli qe Ann Frensis te ishte prezantuese. Oferte e cila u mireprit nga bukuroshja skoceze. "Festivali ishte shansi im per tu ndjere shqiptare, per te qene pjese e Shqiperise", pohon ajo. Ndersa Ann prezantonte se bashku me Adi Kratsen netet e Festivalit, Rudi qendronte ne shtepi se bashku me te birin, duke e pare te shoqen nga ekrani. "Kur familja dhe te afermit e mi vijne te me shohin ne stadium, ndjej me shume pergjegjsi per te laujtur sa me mire, por ne fakt ndodh e kunderta. Duke patur kete eksperience nuk doja qe Ann te ndihej keq e te mos jepte maksimumin e saj, ndaj dhe preferova te qendroj ne shtepi. Me eshte dukur si mbretereshe, i jepte shfaqjes hijeshi edhe pse nuk kishte eksperience ne prezantim". Ne nje kohe rrekord biondina sykalter ka arritur te perpije skenarin dhe te realizoje nje bashkepunim perfekt me shoemen-in Adi Krasta, aq sa batutat e thena prej tyre kane filluar te perdoren neper baret apo ambjentet mondane te Tiranes.
Njohja dhe e ardhmja
Futbollisti shqiptar Rudi Vata dhe modelja skoceze Ann Frensis Smith jane njohur shtate vjet me pare ne Glasgou ne nje klub nate. Nje dashuri me shikim te pare. "Rudi ben shume per familjen, eshte shume burrnor, i dashur dhe tejet patriot, cilesi te cilat qe ne takimin e pare i ndjeva instiktivisht", pohon Ann, ndersa ushqen me Ruanin kater muajsh. Ata kane jetuar per disa vite ne Skoci, dy vjet ne Qipro, 2 vjet ne Gjermani dhe aktualisht jetojne ne Shqiperi, kjo per shkak dhe te impenjimeve te futbollistit shqiptar. Kontrata qe ka lidhur me Tiranen do ta mbaje rudin deri ne fund te sezonin. Me pas eshte e veshtire te percaktohet nese cifti kaq i diskutuar ditet e fundit do te qendroje ne Tirane apo do te shperngulet serish ne ndonje shtet tjeter.Gjithsesi, Shkodra dhe lidhja e ngushte e tyre me vendin nuk do ti mbaje per shume kohe larg Shqiperise.
|
|
|
|