Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Po qave nga gezimi, mos i fshi lotet sepse ti ia vjedh ato dhembjes.
--- Toulet

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 147 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Elita :: Jeta dhe vrepa e Kole Jakoves
Postuar nga: Albo

Elita Autori i dramave "Toka jonė" e "Halili dhe Hajria", rrėfen pėr jetėn e vet. Planet pėr botimin e njė libri dhe leximi i pareshtur

Kolė Jakova, ditėt e vetmuara nė azil

Rrėfimi i dramaturgut tė njohur, 88 -vjeēarit, qė jeton prej katėr muajsh nė njė azil privat nė Tiranė


Belina Budini

TIRANĖ - Kolė Jakovėn, autorin e dramės sė njohur "Toka jonė", nuk e gjen mė nė apartamentin e vet. Shtėpinė e zbrazur nga gruaja pesė vjet mė parė (e vdekur) dhe nga fėmijėt (tė larguar jashtė) vendosi ta braktiste para katėr muajsh. Nė moshėn 88 -vjeēare, dramaturgu, poeti dhe romancieri me origjinė shkodrane, ndėrmori njė aventurė tė fundit. Pa harruar tė marrė me vete kutinė me librat e preferuar, gjyslyket dhe njė bibėl, Kolė Jakova vendosi tė shkonte nė azil. Mbėrriti njė mėngjes korriku aty nė "Joshua Trauma Center", ku vazhdon tė jetojė ēdo ditė mes miqsh tė rastėsishėm dhe nėn pėrkujdesin e personelit tė kėsaj qendre rehabilitimi qė prej katėr muajsh. Nė njė nga dhomat e kėsaj qendre e gjetėm paraditen e djeshme Kolė Jakovėn. I gatshėm pėr tė biseduar, ai pranon tė rrėfejė pėr gazetėn "Shekulli" ditėt e vetmuara nė pleqėri. Pėrpjekjet pėr tė mbijetuar, takimet e shumėpritura me mbesat nė azil, telefonatat e pėrlotura me tė bijat nė Udine tė Italisė, e mail-at e tyre tė pėrzemėrt, me tė cilėt i kėrkojnė pėrditė tė bashkohet me to. Rrėfimi pėr krijimtarinė e vet, prej tė cilės nuk ka hequr dorė as nė pleqėri, planet pėr botimin e njė libri tė ri me rrėfenja tė vjetra shqiptare, rikthimi nė kujtimet dhe dėshira pėr tė rrojtur sa mė gjatė.

Ditėt e Jakovės nė vetmi

Dramaturgut 88 -vjeēar, i ndodh qė kėtyre ditėve tė vetmuara tė thurė edhe ndonjė vjershė tė trishtė. "Keq ta sosėsh jetėn/ kur je akoma i ri/ por akoma ma keq/ kur ngelesh vetėm n' pleqni", - nis tė recitojė Jakova shkodranēe. Kėshtu e nis ai bisedėn, me vargje. Thotė se tanimė vargjet e tij janė tė trishtueshme dhe "tė randa", prandaj ka vendosur tė mos botojė asgjė prej tyre. Me duart qė i dridhen, mezi arrin tė shkruajė, por nuk heq dorė. Nisi tė thurte vargje pesimiste atėherė kur ditėt nė vetmi tė plotė iu bėnė tė padurueshme. Nuk pranon ta japė pėr botim njė vjershė tė revoltuar ndaj realitetit, as edhe njė tekst kėnge qė ka sajuar nė vetmi e qė fillon me vajin: "o mor gjysh i shkretė/ se ē'tė paska gjetė/ s'ka kush t'bėn hyzmet/ or medet, medet." "E kam shkruar nga mėrzia e pleqėrisė se sa pėr hyzmet ka kush mė bėn. Vajzat mė lusin ēdo ditė nė telefon qė tė shkoj e tė jetoj me to nė Itali, por unė nuk kam dėshirė tė shkoj. Nuk e di nė do tė vendos pėr tė shkuar apo jo, por dėshirė tė shkoj nuk kam. Dua tė vdes kėtu...Le qė nuk jam kaq i vjetėr, dua edhe dy vjet tė mbush 90 vjeē...", - thotė duke qeshur. Sensi i humorit nuk i mungon pėr asnjė ēast, edhe kur flet pėr vuajtjet e ditėve tė veta nė pleqėri. Nė azil tė gjithė e duan dhe e respektojnė e i thėrrasin nė njė zė "gjysh". Pėr personelin e shėrbimit, ai ėshtė i preferuari. Kėto pėrkujdesje dhe fjalė thotė se ia largojnė disi vetminė. "Jam mė mirė kėtu sesa vetėm nė shtėpi. Kėtu kam edhe ndihmėn mjekėsore kur mė duhet, edhe shėrbim nė dhomė, edhe shoqėri kur dua tė bėj muhabet. Megjithatė, njė pjesė tė mirė tė ditės e kaloj duke lexuar", - thotė ndėrsa na tregon njė libėr tė Ajshtajnit qė nuk e heq nga dora. Njė guidė pėr tė qenė i suksesshėm nė jetė, njė enciklopedi personalitetesh, njė libėr me tregime nga bibla, janė disa nga literaturat qė ka momentalisht nė duar. Nė tė majtė ka njė kuti me libra e dorėshkrime tė vetat, ndėr tė cilat edhe disa tregime tė fundit. Pėrballė njė televizor tė vogėl, nė tryezė telefonin celular, gjyslyket dhe pjatėn e pambaruar tė mėngjesit. Nėn shtrojet e trasha, ai tregon se si mbėrriti aty nė qendrėn "Joshua". "Isha sėmurė dhe kisha nevojė pėr pėrkujdesje tė vazhdueshme. Atėherė bėra hesapin dhe mendova tė pranoj tė paguaj 300 mijė lekė nė muaj e tė vij nė kėtė azil privat pėr tė mbyllur ndoshta ditėt e jetės sime. Njė pjesė tė shpenzimeve i kompensoj me pensionin tim qė ėshtė 230 mijė nė muaj. I marr edhe njė qira 150 mijė lekė tė vjetėr shtėpisė sime dhe kėshtu mė del edhe pėr tė shpenzuar tė tjera. Me tė ardhur kėtu, u pėrmirėsova nga shėndeti. Vuaja edhe nga koliti, por kėtu ushqimi ėshtė i kontrolluar pėr sėmundjen qė kam e nuk mė bėn dėm. Jam shumė mė mirė tani. Kam edhe ndonjė shok tė azilit qė vjen e mė mban me muhabet. Shoh ndopak televizor dhe lexoj librat qė shihni kėtu", - tregon ai.

Familja

Kjo ishte pjesa rutinore e ditės sė Kolė Jakovės aty. Por ajo mė emocionuesja ėshtė kur pret telefonatat e tė bijave, Vidės dhe Lilit nga Italia ku ato jetojnė prej shumė vitesh. Entuziast ėshtė ai edhe pėr mesazhet elektronike qė ato i dėrgojnė nėpėrmjet email-it, ku e ftojnė tė bashkohet me to nė Udine tė Italisė sa mė shpejt e tė mos rrijė mė nė azil. Edhe vizitat e mbesave nė Tiranė e gėzojnė pa masė. Vizita e tė premtes, e tė birit, Sokol Jakovės, ėshtė njė tjetėr ngazėllim pėr tė. Ndėrsa ka mbetur i ve qė prej pesė vjetėsh ai thotė se familjen e ka ndier pranė gjithnjė. Edhe aty nė azil thotė se ndihet si nė njė familje. "Kėtu tė gjithė mė thėrrasin gjysh si mbesat e mia. Ato, kur erdhėn tė mė vizitonin nė fillim, mė thėrrisnin kėshtu e ja, ku mė mbeti emri gjysh", - thotė ai. Ndėrsa punonjėset tregojnė se ai vėrtet u duket si njė gjysh i tyri, pasi janė rritur nė shkolla duke lexuar tregimet, dramat e krjimet e tij.

Prononcimi

Treska: Jakova, i preferuari ynė

Drejtoresha e qendrės sė rehabilitimit "Joshua Trauma Center" thotė se ka pritur Kolė Jakovėn aty para katėr muajsh, kur e sollėn tė afėrmit e vet. "Erdhi nė gjendje jo tė mirė shėndetėsore, por u pėrmirėsua shumė shpejt pas njė diete tė rreptė tė ngrėni, tė cilės iu nėnshtrua. Ėshtė njė ndėr mė tė preferuarit tanė, ėshtė shumė i dashur e i hapur nė komunikim. Ēdo ditė flet nė telefon me tė afėrmit, qė nuk mund tė thuash kurrsesi qė e kanė braktisur, pasi pėr tė ndenjur kėtu Jakovės i duhet tė paguajė ēdo muaj njė kuotė mujore prej 300 mijė lekėsh tė vjetėr. Njė nga pėrparėsitė e qėndrimit nė kėtė qendėr ėshtė edhe shėrbimi shėndetėsor e ēdo lloj shėrbimi tjetėr qė atij i ėshtė i nevojshėm, i pėrfshirė nė pagesėn prej 300 mijė lekėsh", - shprehet Majlinda Treska.

Krijimtaria

"Ja tregimet e mia tė reja, janė rrėfenja tė vjetra shqiptare, qė pres t'i botoj nė njė vėllim me tregime"

Planet letrare, botimi i njė vėllimi me tregime

Megjithėse 88 vjeē, nė planet e tij bėn pjesė edhe botimi i afėrm i njė libri me tregime. "Kam mbledhur rrėfenja tė vjetra, i kam shkruar para njė viti dhe them se do t'i botoj", - thotė ai. Disa nga tregimet i ka nė dorėshkrime, ndėrsa njė pjesė tė mirė i ka shtypur nė makinė shkrimi, siē thotė ai vetė qė pėrpara njė viti. Ai thotė se historitė qė ka mbledhur janė gjysmė tė vėrteta dhe legjenda tė vjetra shqiptare, tė cilat i ka shkruar sipas stilit tė vet. Nis e na rrėfen disa prej tyre. Titujt "Nuria e Rexhė Mehmetit" tė Ulqinit ėshtė njėra qė ai e ka mė pėr zemėr. Por edhe tė tjerat si "Takimi me Mjedėn", "Nuh Sahatēia", "Zemėr nėne shqiptare" janė ndėr tregimet e librit qė ai dėshiron t'i pėrmendė. I gjithė vėllimi pėrmban rreth 15 tregime. Ja njė pjesė e shkurtėr hyrėse e tregimit "Nurija e Rexhė Mehmetit": "Ka qenė, nė mos gabohem, fundi i shekullit shtatėqind. Gjithė Ulqini e jetoi atė ngjarje tronditėse. Shtėpia e Rexhė Mehmetit, mu nė breg tė detit shquante si njė drandafil i posaēelun nė mes tė shtėpijave tė tjera. Shtėpi dykatėshe si e motit. Ēardaku i madh, oborri plot lule gjithėfaresh, kopshti plot pemė dhe i rrethuar me avlli, tė kėnaqej syri tė shikoje. E pra nė kėtė shtėpi plot dhoma jetonte vetėm Hanko Xhixhikja, gruaja e kapedan Rexhė Mehmetit me tė bijėn, Nurijen. Atje nė fund tė oborrit, nė njė jerevi tė vogėl banonte njė kushėri i kapedanit, njė njeri i veēantė nė llojin e tij. Quhej Alush Mehmeti Nuk ishte martuar kurrė. Ai kujdesej dhe ruante shtėpinė kur kapedani merrte detin me karavele duke bėrė tregti gjatė gjithė bregut verior tė Afrikės. Shkonte nė Egjipt, nė Itali, Spanjė e deri nė Mauritani. Kėtu nė Mauritani ai kishte mikun e tij, piratin e madh ulqinak, Haxhi Alinė. Pirati Haxhi Ali ishte tmerri i anijeve tregtare venedikase...Kur kapedani ishte nė det, Alushi interesohej pėr zonjėn e shtėpisė dhe Nurijen... Nurija, vajza e kapedanit, ishte lulja e shtėpisė. Kishte njė bukuri tė rrallė. Ulqini e quante si vajzėn mė tė bukur tė qytetit....". Kjo ėshtė vetėm njė pjesė shkurtuar e hyrjes sė kėsaj rrėfenje tė bukur shqiptare shumėshekullore, tė cilėn autori Kolė Jakova pret ta botojė sė shpejti.

Jetėshkrim

Kolė Jakova, dramaturg, poet dhe romancier lindi nė 25 nėntor 1915. Ai kreu shkollėn fillore dhe tė mesmen, shkollėn e Franēeskanėve nė Shkodėr. Mė vonė vazhdoi Normalen pranė gjimnazit tė Shkodrės. Mė 1935 u emėrua mėsues nė Vaun e Dejės. Mori pjesė nė Luftėn Antifashiste Nacional Ēlirimtare. Pas luftės punoi nė Ministrinė e Kulturės, drejtor i Teatrit Popullor nė Tiranė, nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve. Me krijimtari letrare, ai ėshtė marrė qė nga viti 1935, kur botoi vjershėn e parė nė revistėn "Cirko" nė Shkodėr. Gjatė luftės shkroi vjershat "Kėnga e tre heronjve tė Shkodrės" dhe "Shqiponjat partizanė". Pas ēlirimit shkroi pėr fėmijė dhe pėr tė rritur. Ndėr veprat e tij janė "Halili dhe Hajria", botuar nė 1950, "Heronjtė e Vigut", botuar nė 1953-in, drama "Toka jonė", botuar nė vitin 1955, "Dom Gjoni" i 1967-ės, "Pėrballė hekurave tė kryqėzuar" i vitit 1973 si edhe librat "Poezia shqipe" e "Kulla buzė liqenit". Sė fundi ėshtė duke pėrgatitur njė tregim me rrėfenja tė vjetra shqiptare.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.