Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 122 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Elita :: Jeta dhe vepra e Tajar Zavalanit
Postuar nga: Albo

Elita Tajar Zavalani, mendimtari qė modernizoi publicistikėn shqiptare

Tingėllime shqiptare



Nga Ndriēim KULLA

Tajar Zavalani ėshtė njė bilbil qė i kėndoi me zemrėn dhe mendimin e tij lirisė, drejtėsiė dhe idealit tonė kombėtar njė jetė tė tėrė. Ai pėr ne shqiptarėt ėshtė nga ato gurė tė ēmuar qė fatkeqėssht edhe sot nuk ka rrezatuar akoma kėtu nė vendin e tij. Tė merresh me Tajar Zavalanin dhe veprėn e tij, ndėrkohė pėrjeton edhe njė dramė. Ana dramatike qėndron tek njohja dhe mos njohja mirė e kėtij personaliteti tė shquar tė kulturės tonė kombėtare. Shumė nga ata qė "vdisnin" pėr lirinė takoheshin me tė fshehurazi pėr natė nėpėr valėt e B.B.C. duke thyer terrin informativ qė u serviste pushteti komuniste, me tė vėrtetat qė mėsonin nga lajmet dhe komentet e bėra dhe tė transmetuara prej tij. Ndėrsa mosnjohja qėndron tek brezi i ri. Propaganda dhe ēensura komuniste kishte bėrė tė pa mundurėn pėr tė fshirė ēdo lidhje tė brezit tė ri me mendimtarė tė tillė tė kalibrit tė Tajar Zavalanit, mendimi i tė cilėve rrezantonte dritė lirie dhe qytetėrimi. Eshtė njė mosnjohje dramatike e imponuar nga klika komuniste qė Shqipėria e sundoi pėr 50 vjet me radhė, mosnjohje e cila brezit tė ri sidomos i ka kushtuar shumė.

Tajar Zavalani ėshtė njė pesonalitet me peshė nė kulturėn e gazetarinė shqiptare tė viteve tridhjetė. Ai ėshtė pėrkthyes i romanit "Nėna" tė Gorkit,"Ana Karenina"dhe "Sonata e Krojcerit" tė Tolstoit, Tregimit "Njeriu me kllėf" dhe "Novela tė zgjedhura" tė Ēehovit, Fajdexhiu "Gobsek" tė Balzakut, Romanin "Tartarin e Taraskonit" tė A.Dode, Romanin "Ishulli Thesarit" tė Stevansonit, "Zonja me Kamelie" tė A.Dumas ( i biri). Gjithashtu ai ėshtė pėrkthyes i librit "Jeta e Napoleonit" tė Emil Ludvigut tė cilėn e la nė dorshkrim, pėrkthyes i librit "Njeriu ky i pa njohur" tė A.Karrelit qė e la nė dorėshkrim dhe i disa veprave tė tjera politiko - shoqėrore qė kanė autorėsinė e tij dhe meritojnė kujdesin e veēantė pėr botim. Tajar Zavalani njeriu qė investoi njė jetė tė tėrė nė B.B.C, lindi mė 1903 nė qytetin e Manastirit. Si bir i Dangėllisė tė Pėrmetit nga ishin edhe vėllezėrit Frashėri, familja e tij e vendosur nė Manastir ishte njė familje me tradita patriotike. Babai i tij Feim Zavalani ishte kryeredaktor i gazetės "Bashkimi i kombit" botuar nė Manastir mė 1907-1908. Mė 1922 ai vjen nė Tiranė pėr tė filluar punė nė Ministrinė e Jashtme ku u caktua si sekretar pėr ēėshtjen e kufijve. Mė vonė punoi si sekretar i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme. Sė bashku me Ali Kolonjėn bėn tė gjitha pėrpjekjet nė diplomacinė ndėrkombėtare qė tė ndryshonin vendimet e vitit 1913 dhe vitit 1919 nė konferencėn e Versajės pėr kufijtė e Shqipėrisė qė lanė shumė pjesė jashtė saj. Nė vitin 1925 shkon pėr tė vazhduar studimet e larta pėr ekonomi politike nė Rusi. Nė Rusi humbet tė vėllanė e tij Hysen Zavalanin i cili pushkatohet nga qeveria ruse pėr ngjarjet e vitit 1937-38 kundra diktatit tė Stalinit. Situata ruse e pėrgatit Tajarin njė antikomunist tė vendosur. Mė 1930 shkon nė Zvicėr ku qėndron tre vjet dhe 1933 kthehet nė Shqipėri nga ku punon si gazetar dhe pėrkthyes. Nė kohėn e pushtimit fashist tė Shqipėrisė Tajar Zavalani emigroi nė Angli dhe filloi punė si gazetar nė emisionet e Radio - Londrės. Plot 26 vjet ai punoi si drejtues i seksionit tė gjuhės shqipe nė B.B.C. Nga valėt e kėsaj radioje ai bėri tė njohur Luftėn Antifashiste tė Shqipėrisė dhe pėrcolli me vėrtetėsi ēdo vendim qė u mor nga fuqitė e mėdha pėr kėtė luftė. Antikomunist i vendosur pėr 26 vjet komentoi rrezikun e asaj qė ndodhte nė Shqipėri nga regjimi diktatorial. Ai vdiq mė 19 gusht 1966 nė Londėr nė moshėn 63 vjeēare me bindjen se Shqipėria do tė ēlirohej njė ditė nga komunizmi. Mes shokėsh tė shumtė shqiptar dhe anglez ai u varros pėr t'u riatdhesuar njė ditė nė atdheun e tij.

Nė vendin tonė jo vetėm qė ėshtė mbajtur njė heshtje nga ana e regjimit komunist pėr kėtė figurė i cili ėshtė shquar pėr kulturėn e tij tė lartė, pėr patriotizmin dhe mendimet e tij demokratike, por ai ėshtė ndjekur kėmba kėmbės nga ana e njerėze tė shėrbimit sekret pėr t'u vrarė. Lidhja e brezit tė ri me mendimtarėt tė tillė tė cilėt u shquan pėr vizionion e tyre tė qartė pėr ta orientuar Shqipėrinė plotėsisht drejt botės sė lirė e tė qytetėruar perėndimore me siguri do tė na ndihmonte pėr zgjidhjen e shumė problemeve.



Figura e Tajar Zavalanit, fare pak e njohur me parė sidomos nga lexuesit e rinj ėshtė njė figurė poliedrike. Nėse "Histori e Shqipėrisė" e punuar prej tij nė mėrgim qė ka kohė qė ėshtė nė duar tė lexuesve shqiptare flet pėr punėn e tij krijuese qė ka bėrė nė Perėndim kur Shqipėria jetonte nėn diktaturė libri "Misioni i shek XX" shpreh kontributin publicistik tė kėtij personaliteti nė gjithė spektrin e shtypit tė viteve 30. Pėrmbledhja "Misioni i shek XX" qė ka kohė qė lexuesi ka nė duar, ka pothuajse pjesėn mė tė mirė tė shkrimeve (artikuj, recesione, sprova, polemika etj), qė T.Zavalani ka botuar nė tė pėrkohshmet shqiptare duke nisur qė nga viti 1930 deri nė vitin 1939 qoftė me emrin e tij, qoftė me pseudonimet e shumtė tė pėrdorur si T.Z., ZAKS, TANI, TARZANI,TA,tz,T etj. Duke shpėrfletuar faqet e gazetave dhe revistave tė kohės "(Illyria, Minerva, Bota e re, Pėrpjekja shqiptare, Koha e Re, Besa, Shtypi, Shkėndija, Leka, Vatra, Rilindja etj bindesh se ai ėshtė njė protagonist nė gazetarinė e asaj kohe. Shkrimet e tij zbulojnė.nje pene tė mprehtė ,njė kulturė tė gjėrė, e solide, njė vizion tė hapur dhe demokratik pėr shumė cėshtje, zbulojnė prirjen e tij tė theksuar drejt Europės. Sė bashku me njė plejadė tė tėrė intelektualėsh tė atyre kohėrave (Branko Merxhani, Vangjo Nirvana, Ernest Koliqi, Nibil Cika,Migjeni, Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Mit'hat Araniti etj) ai pėrpiqet pėr tė vėnė gishtin nė plagėt mė tė dhimbshme tė shoqėrisė shqiptare, tė analizojė ato me realizėm dhe tė pėrpiqet qė tė shikojė edhe ndonjė rrugėzgjidhje. Nė kėtė pėrmbledhje shkrimet janė ndarė nė katėr grupe tė mėdha qė tė lejon tė kuptohet edhe me mirė bota e pasur intelektuale e kėtij njeriu qė flet me kompetencė si pėr cėshtje politike dhe historike, ashtu edhe pėr cėshtje ekonomike e shoqėrore, artistike e kulturore etj. Kurse nė pjesėn e dytė vėshtrimit tė Zavalanit nuk i shpėton thuajse asnjė problem i qenėsishėm shoqėror sic mund tė jetė raporti i brezave, gjendja e gruas, kriza e familjes shqiptare etj. Interesant paraqitet edhe pjsa e tretė ku vec tė tjerave nėse nuk gabojmė hasim shkrimet e para muzikore dhe ku shohim qė tė flitet me kompetencė pėr kėngėtarė dhe muzikantė si Tefta Tashko (Koēo) , M.Paluca, K.Antoniu etj.

Siē mund te kuptohet edhe nga titujt e kėtij libri tematika e trajtuar nga autori ėshtė e larmishme dhe shumė interesante. Mendimet dhe vėzhgimet e autorit janė pėrherė tė mprehta tė motivuara drejt dhe ajo qė na intereson ne ėshtė se kanė njė vlerė tė jashtėzakonshme aktuale.

Pas publikimit tė veprės madhore tė Tajan Zavalanit "Historia e Sqipėrisė" korpusi i veprės sė kėtij historiani, mendimtari dhe atdhetari tė madh shqiptar fiton njė dimension shumė tė rėndėsishėm me publikimin e publistikės mė tė zgjedhur tė tij, nė 20 vjet tė angazhimit konsistent tė tij nė kėtė fushė. Misioni i Shek.XX" ėshtė pasaporta mė e saktė e marrėdhėnies sė gjatė tė T.Zavalanit me opinionin publik shqiptar njė dimension i shoqėrisė civile i cili ndoshta zė fill njėkohėsisht me sprovat e tij tė para publistike. Pa u pėrpjekur tė llustrojmė, zbukurojmė e lehtėsojmė skalitjen e kėtij raporti marrėdhėniesh tė komplikuara sepse zhvilloheshin nė njė ambient tė zbrazėt, thuajse pa histori dhe precedentė. Fenomenet moderatore tė publicistikės sė Zavalanit shėrbyen si referenca nė pėrpjekjet e mė vonshme pėr kultivimin e mentalitetit perėndimor mbi pushtetin dhe pėrgjegjshmėrinė e shtypit dhe opinionit publik.. Guximi publistik u bė bashkudhėtari i penės sė T.Zavalanit.



Nė njė fushė pa precedent ne histori dhe rrethana te zbrazėta mund tė tkurrnin diapazionin e interesave dhe angazhimeve tė individit, veēanėrisht kur sprova tė tilla lindin nė periudha ku klima e komunikimit nuk ėshtė fort e pėrshtatsme e kur interesat e palėve tė pėrfshira nė kėtė komunikim nuk interferojnė me njėra tjetrėn . Nėse pėr klimėn mund tė them se ishte e tillė nė shtetin ende tė brishtė shqiptar, nuk ndodh nė determinimin e pengesave qė gjeneron kjo klimė.Pėr Zavalanin, pėrgjegjshmėria e pasardhėsit tė Rilindasve, themeluesave tė shtetit shqiptar, ėshtė ushqimi i domosdoshėm dhe i mjaftueshėm pėr t'u mbrojtur nga referencat negative tė kohės. Botkuptimi thellėsisht nacionalistė shtysa qė pjell guximi publicistik te Tajar Zavalanit nuk prezantohet si atavizėm filozofikė. Krejt tjetėr ndodh. Pikpamjet si interesa tė tilla, janė jo tė nevojshme e mė se keq, jo tė rėndėsishme pėr publicistikėn e shtetit tė ri shqiptar, u bėn pengesa mė e madhe nė ndėrtimin e shtratit fillestar tė saj. Duke munguar historia e mirfillėt, pionierėt e publicistikės shqiptare huazuan nga publicistika moderne prirjen sinkronike tė saj, e cila prej dallimeve qė vinin nga diferencat nė zhvillim dhe nga pamundėsia e zbatimit rigoroz tė saj nė Shqipėri, rezultoi nė njė sistem tė zventuar pa shpirt, pa tė ardhme dhe tė pakuptueshėm pėr opinionin publik tė saj. Filozofia nacionaliste e Tajar Zavalanit pėrkundrazi ironizonte vetvehten nė optikėn e publiēistikės sė tij, me njė gamė interesash tė gjėra dhe tė guximshme qė buronin nga shqetėsimet e ligjshme tė momentit ku " tė zotėt e punės" konsolidonin shtetin shqiptar. Kėto interesa, pikėrisht prej momentit kur gjeneroheshin, prezantoheshin pėr opinionin publik shqiptar si jetikė. Njėkohėsisht integrimi i tyre nė njė platformė shtetėrore dhe institucionale e bėnin publicistikėn e tij krejt moderne e perėndimore, polimiste e fisnike kėrkuese e tė pėrgjegjshme. Pėr Zavalanin ėshtė njėlloj e rėndėsishme si tė merresh me tezat pėr njė ideologji shqiptare, si tė shprehėsh pėr krizėn nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Natyrisht qė ėshtė e kuptueshme dhe justifikueshme kjo teori pariteti nė publicistikėn e tij. Nė njė fushė ku nė zbrazėti ēdo gjė konturohej nga fillimi, sprovat prezantoheshin detyrimisht tė plota dhe universale, pėrtej limiteve, sektare tė teorive moderne tė publicistėve modernė,, tė cilėt prej kohėsh e kishin profilizuar diapazionin e interesave tė tyre. Universalizimidhe institucionalizimi i profesionalizmit tė publicistikės sė Zavalanit ,shfazimi qė shfaqte historia e publicistikės shqiptare ballas asaj Europiane i kėrkonte adoptimin e veēantė tė rregullave, ndarjeve, kodeve dhe marrėdhėnieve qė impononte pėrvoja e huaj. Ky shfazim merrte dimensionin e konfliktit mes profilizmit dhe universalizmit. Shqetėsimet u pėrkasin sėrish tė njėjtėve njerėz, atyre qė kishin marrė pėrsipėr qė tė konturonin bazat e publiēistikės shqiptare. E nėse ata qė bėnin "Hosana" pėr ēdo gjė qė ngrinte krye nė perėndim, ofruan modelin e zvetėnimit publicistik me imitimin e profilizimit europian, Zavalani eci si edhe shpeshherė tė tjera kundra rrymės. Duke patur si tė shenjtė realizimin e njė komukimi tė plotė mes tij dhe sa mė shumė lexuesve ai preferoi tė zbresė nga "Olimpi i profesionalėve" e duke duruar edhe akuzat e pa drejta pėr mungesė serioziteti e shkelje etike, bėri objekt tė publicistikės sė vet ēdo shqetėsim tė shqiptarėve, tė gjendur pėr herė tė parė nė marrėdhėniet e koklavitura nė shtetin e krijuar prej atyre vetė. Kėndvėshtrimi i tyre shprehet larg terminologjisė teknike e akademike, ndoshta duke mos qenė shumė rigoroze, por ku e ku mė e kuptueshme pėr shqiptarėt dhe mė e rėndėsishme pėr veshėt e shtetarėve tė cilėve u drejtohej sė pari. Kjo filozofi e tė shkruarit dhe tė shprehurit pėr tė qenė organike dhe e plotė nuk lejonte limite tematike. Kėshtu si politika ashtu edhe ekonomia ,si letėrsia ashtu edhe muzika e sporti nuk ndjejnė dallimin e nėnės dhe tė njerkės. Cdo problem bėhej i rėndėsishėm dhe i denjė pėr publicistikėn e tij po tė mendonim se gjithēka shihej nėn dritėn e atdhetarit qė vėrente se diēka nuk shkonte mirė nė shtetin e vet. Por T.Zavalani nuk mund tė mos pranonte edhe risqet qė sillte njė optike e tillė. Duke dhėnė shembullin e njė etike tė lartė profesionale ai shprehet vetė pėr mangėsitė kur bėnte kritikėn muzikore tė recitaleve tė Tefta Tashko Koēos."Por ē'mund tė bėjnė tė tjerėt kur profesionalisht janė tulatur e nuk duken gjėkundi"-thotė ai nė revistėn Minerva. Megjithatė nė sajė tė kėmbėnguljes sė tij pėr tė prezantuar njė publicistikė tė plotė ai i njeh vlerėn punės sė vet, ku e pohon pak kohė mė parė se nė sajė tė pėrsjelljes besnike tė aktivitetit muzikor tė kryeqytetit edhe nė njė koncert tė muzikės klasike kinemaja e kryeqytetit mbushet plot e pėr plot. Evidentimi i rolit edukues tė publicistikės shqiptare nė njė vend ku "klima" nuk ėshtė shumė mikpritėse, ėshtė etaloni qė tregon se rruga qė zgjodhi Zavalani ishte mė e drejta e qė institucionalizoi triumfin e universalizimit mbi profilizmin, zgjidhja e vetme profesionale pėr njė publicistikė tė pėrgjegjshme dhe rezultative.

Shoqėria e hapur prej Tajar Zavalanit u konsiderua qartė si vaksina e vetme kundra totalitarizmit. Ndoshta nga kėndvėshtrimi i sotėm ngjan si njė evokim i demagogjisė patetike tė politikės shqiptare tė viteve 90, si njė rrimarrje qė inicioi shndėrrimet e shoqėrisė shqiptare, por nuk ėshtė gjė tjetėr vec evidentimit sintezė tė sociologjisė sė publicistikės sė Tajar Zavalanit.



Pėr tė kuptuar avanguardėn e kėtij parimi, mjafton qė tė mendojmė si edhe sot e gjithė ditėn, filozof dhe mendimtar shqiptar, qė u ka mbetur ora njė shekull pas, tjetrėn teori mbi dobinė e shoqėrisė sė mbyllur, mbi konservatorizmin rigoroz tė shoqėrisė shqiptare e mbi prioritetet e lirsė sė kufizuar. Janė me dhjetra titujt e Zavalanit qė luftojnė qysh nė embrion rrezikun qė kėto teori tė fitojnė qytetarinė. Politika, ekonomia, kultura, historia dhe religjioni janė fushat ku zhvillon betejėn e vet Tajar Zavalani. Shteti dhe pushteti besimi dhe toleranca fetare, roli i brezave nė periudha shndėrrimesh historike emancipimi i gruas etj..., pėrbėjnė njė tematikė qė merret dhe rimerret nė kontinutet., gjithmonė nė tė njėjtin drejtim:pėr njė shoqėri tė hapur shqiptare pluraliste dhe moderne. Natyrisht, gjetja e njė harmonie dhe ekuilibri tė drejtė me subjektin ku drejtohen opinionet e Zavalanit nė vitet 30 ishte njė punė assesi e lodhshme e qė impononte vetvetiu edhe zbritjen tek kompromisėt. Kėshtu rrethana kohore i impononte domosdo limitin, pėrtej tė cilit publicistika nuk do ishte e dobishme.

Superstruktura kulturore e popullit shqiptar pėr aq sa mund tė duket e thjeshtė, ėshtė mjaft solide pėr shkak tė gjurmės mijvjeēare tė historisė. Pėr rrjedhojė limitet tematike prezantohen shpesh nė publicistikėn e Zavalanit por ato pėrkundėr hileve tė akademikėve gazetareskė e qė nuk merreshin fare me kėto punė, janė limite tė guximshme dhe maksimalisht efektivė.

Njė pozicion i tillė aktivė sillte me vehte nevojėn e vazhdueshme pėr vetmbrojtje. Afėr mendsh skematikėt nuk mund tė toleronin njė model tė ndryshėm nga rregulli. Megjithatė na duket se replikat e Zavalanit kanė njė dimension thellėsisht profesionale e nuk zbresin nė shpėrfaqje personale e klanore sic po ndodh sot rėndomė nė mjaft gazetarė dhe opinionistė tė shtypit tė pėrditshėm. Nuk ndjen shumė vėshtirėsi pėr tė kuptuar se nė gjithė pėrmbledhjen e zgjidhur publicistike tė Tajar Zavalanit nuk ka pozicionin istikami. Ai shkruan tek "Minerva" replikon me "Minervėn" , shkruan tek "Tomorri" por edhe tek "Bota e Re" dhe kėshtu me radhė. Ai shkruan gjithandej nė shtypin e kohės, por kur ėshtė fjala pėr tė kontestuar gjėra qė nuk shkojnė e bėnė pa hezitim duke mos u bėrė skllav i lidhjeve dhe pasioneve sentimentale, as me ato redaksi gazetash qė ai ėshtė bashkėpunėtor i preferuar dhe i zgjedhur. Polemikat e tij janė pėrplasje ambicioze me fanatikėt tė cilėt me qėndrimet e tyre ndalojnė konceptet e reja, por edhe me kozmopolitėt tė cilėt me qėndrimet e tyre ndalojnė dhe shkatėrrojnė traditat vendase. Megjithatė me njė sens tė matur mase, beteja kundėr shfaqjeve e qėndrimve totalitare e intrasigjente pėrbėn "biblėn" e Tajarit, unitetin e publicistikės sė tij. Tė publikosh njė pėrmbledhje publicistike qė pėrfshin njė aktvitet tė dendur 20 vjecar nė njė spektėr me tė vėrtetė tė komplikuar qė i shtrin ndikimet e veta nė tė gjitha trojet shqiptare ėshtė nė radhė tė parė njė punė serioze qė tregon se sa seriozisht shoqėria jonė e ka marrė punėn pėr tė kthyer nė jetė ato mendimtar shqiptar qė na kanė munguar.

Nė fletoret e pėrditshme, tė pėrjavshme si dhe revistat e ndryshme ai shkruajti me kurajo pėr politikėn, edukatėn, pėr shtetin, atdheun, madje edhe pėr ekologjinė. Njė nga vecoritė karakteristike tė publicistikės sė tij qė e manifestonte kryesisht gjithė shtypi i kohės ishte fakti se ai jetonte nė msionin e tij, tė qetė i natyrshėm pa sensacione dhe bubullima tė tepruara , duke aplikuar njė etikė morale dhe gazetareske shembullore dhe dke qenė plotėsisht nė pararojėn e kėtij shtypi. Tajar Zavalani ishte nė lartėsinė e misionit tė vet duke i dhėnė shumė kėshilla shoqėrisė dhe duke ndricuar sė bashku me njė grup intelektualėsh pararojė ide tė rėndėsishme qė do tė bėnin tė mundur ndryshimin e Shqipėrisė. Vizioni i tij pėr ndryshimin e Shqipėrsė ishte gjithmonė perėndimor, pikėrisht nga Evropa, andej nga i kishin sytė ai dhe bashkohėsit e tij tė kulturuar, por qė morali dhe predikimet e tyre tė bėheshin tė besueshme, ata i referoheshin edhe mentalitetit psikologjik qė pėrjetonte asokohe shoqėria shqiptare. Gjithmonė midis brezave tė ndryshėm tė njė shoqėrie ka patur dhe do tė ketė antagonizma qė lindin nga pikpamja tė kundėrta dhe kundėrshtime tė papajtueshme para ngjarjeve tė jetės. Dhe kjo ka se si shpjegohet. Rryma historike ecėn pa u ndalur pėrpara dhe brezat qė shkėmbehen nė vallen e jetės janė fuqia vepronjėse qė ajo pėrdor. Ata e ndjekin se janė nė moshėn e akvitietit krijonjės. Realizojnė qėllimet qė ajo fsheh nė gjirin e vet tė mbarsur me forma tė reja, por vjen njė ditė qė nė jetėn e cdo brezi kur ai rėndohet dhe nuk mund ta ndjekė mė. Kurse rryma e jetės me hovin e vet tė furishėm shkon gjithmonė pėrpara. Brezi qė e ka ndjekur deri dje ngec i habitur nuk i kupton ndryshimet qė duken nė rregullin e shoqėrisė dhe qė i kqyr punėt nga njė pikpamje e vjetėruar meqė nuk mund ta gjej fajin nė vetvehten e tij, kujton se jeta u marros. Dhe atėhere nisi reaksioni, rrymėn qė nuk e ndjek as e sundon dot ai mundohet ta ndalojė, ta kthejė prapa. Kjo ėshtė njė dilemė qė karakterizon tėrė fazat e ndryshimeve, cilėsore tė shoqėrisė njerėzore, por vitet qė shoqėruan ngjarjet shoqėrore tė paspavarėsisė shqiptare e sidomos tė viteve 1930-1940 e bėnin tragjike kėtė dilemė. Udhėkryqin e kėsaj dileme e bėnte mė tė komplikuar jo vetėm konflikti midis botės sė vjetėr qė nuk e ka tė lehtė tia lėrė vendin botės sė re, por edhe lidhjeve specifike historike tė kėsaj bote qė trashėgonte e kaluara jone."Tė vjetrit pėrjetėsuan sistemin e trashėguar nga Turqia otomane, ku populli kqyrej si"bashkodhanės" qė kish tė gjitha detyrat dhe asnjė tė drejtė-shkruan ai nė artikullin"Tė vjetėrit apo tė rinjtė". Ata sipas tij ishin produkt i njė regjimi ku filozofia dhe politike pėrmblidhej nė sentenca qė e quanin tė humbur atė qė nuk pasurohej nė dėm tė arkės sė shtetit. Kohėrat e athershme nuk i mėsonin njerėzit e atij regjimi as tė ndjejnė, as tė mendojnė, as tė veprojnė si miza tė njė kolektiviteti. Pėr ata bota nis dhe mbaron atje ku vetėm e vetėm nga pikpamja e dobisė vetjake qė mund tė kishin"ideali i tyre si nėnpunės tė shtetit ka qenė njė jetė paraziti pa mendime dhe pa andralla dhe me kėnaqėsi tė shumta e vulgari. Ata sa qenė nė fuqi vepruan brenda njė horizonti tė ngushtė qė nuk e ndiqte aspak lėvizjen e kohės, evolucionin e natyrshėm,por vepruan me konceptin e njė shteti tė dėshtuar. Populli e quajtėn "turme amorfe" ose lope qė milet dhe nuk bėn tė zė. Para, ishte nevoja qė tė formohej ndėrgjegjia kombėtare, tė zhdukeshin difektet e krijuara nga pesė shekuj sundimi tė huaj. Tė vjetėrit kėte nuk e bėnė. Ata nuk ditėn tė shėronin plagėt shoqėrisė historike. Tajar Zavalani ishte njė nga mendimtarėt e qartė shqiptarė tė kohės qė jo vetėm e kishte kuptuar kėtė gjė, por kishte menduar edhe seriozisht sesi duhej ndryshuar . Qė nė fillim deri nė fund tė publicistikės sė tij qe daton edhe me largimin nga Shqipėria mbas pushtimit tė saj mė 7 prill tė vitit 1939, ai shprehu nevojėn tė formohej ndėrgjegia e qartė kombėtare dhe tė zhdukeshin ndasitė e krijuara nga pesė shekuj sundimi tė huaj. "Rinia shqiptare duhet qė tė flakė jashtė rradhėve tė saj arivistėt, syrtykėt, dallkaukėt e mbledhur nga janė dhe nga s'janė. Duhet qė tė zhdukė nga rrethi i vet frymėn e ndotur tė kohės sė kaluar dhe tė ngjallė shpirtin e solidaritetit, mystikėrinė e sė mirės sė pėrgjithshme, nderimin e emrit shqiptar dhe pėrbuzjen pėr ata qė i vėnė njollė kėtij emri - shkruante ai nė essen publicistike "Probleme Shqiptare".

Tajar Zavalani ishte i mendimit se krijimi i shpresės tek rinia ishte i rendesisheme, sepse e mobilizon atė,Ne artikullin e gjatė "Pikpamje tė pėrgjithshme ai konstaton se rinis shqiptare nuk i dhimbset qė vuan, por mjafton qė tė rroj me shpresa, tė ketė bindjen se sakrifikohet pėr diēka qė vlen se jeta nuk i mbetet e zbrazet dhe pa kuptim. Ajo duhet qė tė ketė njė ideal dhe ky nuk mund tė jetė jetė jetė tjetėr, veēse hapja e rrugės drejt qytetėrimit. "Tė vjetrit nuk mund tė kuptojnė problemet e kohės, dėshirat e rinisė pėr ndryshim" - shkruante ai. Brezi i vjetėr nė shumicėn dėrrmuese ishte edukuar nėn sundimin e perėandorisė osmane, e cila ishte teokraci absolute, me sulltan, kalifė, sheriatė e kadilerė nė mes tė monarkive absolute "ndėrsa intelektualėt e rinj nė mes tė monarkėve kushtetuese dhe republikave demokratike".

Nė atė periudhė historike, ku kishte vetėm 2-3 dekada kur Shqipėria ishte shkėputur politikisht nga turpi dhe tmerri bizantino-otoman, dolen disa intelektualė tė vėrtetė, tė vendosur dhe tė edukuar me njė frymė tė qartė perėndimore, ku njėri prej tyre ishte Tajari. Pėr tė si dhe pėr shumė tė tjerė Shqipėria duhej tė ecte sa mė shpejt, por ndėrkohė tė shikonte me kujdes dhe tė mos adoptonte edhe difektet e botės perėndimore, qė siē dihet nė atė periudhė ishte e turbullt. Pėr tė ndriēuar njė rrugė tė tillė popullit ,njė detyrė parėsore u takonte intelektualėve, prandaj ai e kėshillonte elitėn shqiptare qė ta pėrmbushin kėtė detyrė qė vetėm nėpėrmjet mendjes dhe kulturės sė tyre arriheshin qėllime tė tilla historike. Por, Tajar Zavalani i fton intelektualėt shqiptarė qė ta njohin mirė realitetin shqiptarė, tė jenė njerėz tė gjallė, me frymė praktike, tė merren me ēėshtje konkrete, tė shkruajnė kuptueshėm pėr probleme qė preokupojnė tė nesėrmen. Ata duhej qė tė mos harronin se "pleqtė u katandisėn nė njė luftė pėr karrigen, prandaj atyre u duket se ndertesa ėshtė ideale dhe ajo s'mund tė bėhet mė e mirė. Ai duhej tė shtonte si rrogat e majme dhe dhe pasuritė e mėdha nuk i shihnin qė tė vėshtronin larg. Drejtėsia, liria, dashuria pėr atdhe kanė vlerė universale, por nėnpunėsit halldup s'kishin ndėrmend qė ato t'i mėsonin dhe t'u pėrkushtoheshin atyre.

Nė vitet '30 tė shekullit tė kaluar nė Shqipėri pati njė luftė mendimesh tė kundėrta, tė cilat ishin mjaft tė nevojshme pėr ecurinė e mėtejshme tė vendit. Loj-lloj gazetash dhe revistash qė qarkullonin, bėnė njė emancipim tė paparė masiv tė vendit. Merita e madhe e tyre ishte se ato i kishin ndėrgjegjėsuar faktin se 28 nėntor 1912 nuk ishte veēse fillimi i njė historie tė re nė historinė shqiptare. Nėpėrmjet shkrimeve tė shumta propozoheshin rrugė pėr zhvillimin e atdheut tė tyre drejt horizonteve tė reja. Lexuesi i vėmendshėm e kupton lehtė se sulmet qė u bėnė nė kohėn e diktaturės kundėr mendimeve dhe autorėve tė asaj periudhe, kanė qenė jashtė kohės dhe hapėsirės.

Eshtė fjala pėr ata autorė, qė nuk u pajtuan me pushtuesin e paftuar. Tajar Zavalani si njė nga intelektualėt mė tė shquar tė asaj kohe, bėn pjesė nė atė kategori ku me pendėn e tij tė mprehtė, iu fut punės pėr njė Shqipėri tė re, duke u matur pa u tutur me mbeturinėn bizantino-osmane, qė kishin zėnė rrėnjė gjatė shekujve. Por, ndėrkohė nuk duhet harruar qė ai ka qenė mendimtari, qe modernizoi edhe gazetarinė shqiptare.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.