Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bėje si ta bėsh, pa e bėrė mos e lėsh
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Gjuha :: Gjuha shqipe, ja pse po shkatėrrohet
Postuar nga: isli

Gjuha Ka nisur dje konferenca shkencore ndėrkombėtare "Shqipja standarde dhe shoqėria shqiptare sot"

Edhe njė herė mė shumė, gjuhėtarėt janė mbledhur tė gjithė tok, nė njė sallė tė madhe nė Pallatin e Kogreseve pėr tė zbrasur shqetėsimet e shtuara nė vite, mbi gjuhėn shqipe. Ajo po shkatėrrohet me ndryshimet qė po pėson ēdo herė e mė shumė shoqėria shqiptare. Ajo po rrėshqet nga shtrati i saj bazė…tė cilin ia ndėrtuan 30 vite mė parė, nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (mė 1972).
Ėshtė kjo njė rrėshqitje qė tė gjithė po e ndiejnė t'u kalojė para syve, nėpėr duar e nėpėr kėmbė. Pa mundur askush ta ndalojė…kėtė rrėshqitje tė gjuhės shqipe, nga shtrati standard i saj.
Ndaj Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės dhe Universiteti i Tiranės, organizuan, 30 vjet pas mbajtjes sė Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, njė konferencė ndėrkombėtare "Shqipja standarde dhe shoqėria shqiptare sot"…pėr tė vėnė, kėshtu, njė gur (pengese) mė shumė, nė udhėn nga ku po rrėshqet gjuha shqipe.
Dje nė ditėn e parė tė kėsaj konference, ishin tė pranishėm emra tė njohur nė fushėn e gjuhėsisė…Shaban Demiraj, Idriz Ajeti, Xhevat Lloshi, Jani Thomai, Fadil Raka, Rahmi Memushaj, Gjovalin Shkurtaj, Seit Mansaku, Shezai Rrokaj, Kolec Topalli…etj. Mes tyre ishte dhe ministrja e Kulturės Rinisė dhe Sporteve, Arta Dade dhe ish- presidenti i Shqipėrisė, Rexhep Meidani. E mes studiuesve tė gjuhės ishin dhe plot shkrimtarė, botues e pedagogė tė fakultetit tė gjuhė-letėrsisė. Kishte dhe plot studiues tė huaj si Matteo Mandala (Itali), Viktor Friedman (Amerikė), Irina I. Voronina (Rusi)…
* * *
Ndeshja e shqipes me gjuhėt e huaja ėshtė rreziku mė i madh. Me kėtė deklaratė nisi kjo konferencė ndėrkombėtare. Mediat, ato tė shkruarat dhe ato elektroniket, po pėrcjellin deformimet qė i bėhen gjuhės shqipe pėrmes pėrdorimit tė fjalėve tė huaja (nė vend tė fjalėve qė vetė shqipja i ka). Veē mediave, si tė rrezikshėm janė shpallur (sėrish) edhe politikanėt. Edhe ata pėrcjellin deformime tė gjuhės shqipe me fjalėt e huaja qė pėrdorin nė fjalimet dhe opinionet e tyre. Tė rinjtė, gjithashtu, janė shpallur tė rrezikshėm, ndėrsa synojnė tė duken modern nė pėrdorimin e gjuhėve tė huaja qė ata dijnė…duke i ngatėrruar kėto gjuhė mes njėra-tjetrės. Kėshtu nė shqipen e tyre futet dhe anglishtja (nė shumė forma tė saj), edhe italishtja, edhe frengjishtja...Kėshtu ka ndodhur prej kohėsh. Por ndėrsa nė fillime, ndėrhyrja e gjuhėve tė huaja ndihej vetėm nė leksikologjinė e shqipes, tani ajo ka shkuar edhe mė thellė, deri aty nuk mban mė. Gjuhėt e huaja kanė depėrtuar dhe nė strukturėn e ndėrtimit tė fjalive nė gjuhėn shqipe. Pėr kėtė, gjuhėtarėt kanė vėnė alarmin. Nė kėto shqetėsime ishte pėrmbledhur edhe fjalimi i Emil Lafes "Shqipja standarde nė vėshtrimin funksional dhe strukturor".
Pas tij Idriz Ajeti (nga Prishtina) rrėfeu shqipen standarde nė shoqėrinė e sotme kosovare. Ka renditur pėrpjekjet e popullit kosovar, pėr kultivimin e gjuhės duke treguar kėshtu edhe njė herė historinė, nisur qė nga 1912. Pas kėsaj hisotrie, Agim Vinca, ka mbajtur kumtesėn e studiuesit Rexhep Qose nė pamundėsi tė pranisė sė tij nė kėtė konferencė. "Kongresi i drejtshkrimit- 30 vjet pas" ishte tema mbi tė cilėn Qosja pregatitit fjalėn e tij pėr kėtė konferencė ku ka theksuar se "Megjithėse kontestimi i gjuhės standarte mund tė zgjerohet nė gjuhėt qė vijnė, mendja historike thotė se gjuha standarte e krijuar nė konventėn e Kongresit tė drejtshrkimit nė vitin 1972, ėshtė gjuha e sotme dhe ardhėshme e qytetėrimit kulturor tė shqiptarėve". Veē kėsaj Qosja ka theksuar se kėrcėnimi qė po i bėhet gjuhės shqipe nga fjalėt e huaja, nuk do tė duhej tė nėnēmohet. Qosja ka vėnė nė dijeni se sa mė shumė ikin kohėt aq mė shumė po bie vetėdija pėr rolin e faktorėve jashtėgjuhėsorė, prej tė cilėve varet ardhmėria e gjuhės standarte. Studiuesi nga Prishtina ka kritikuar nė njė farė mėnyre mungesėn e bashlpunmit mes studiesve tė gjuhės (kėndej dhe andej kufijve)- "E kur ata qė e flasin dhe e shkruajnė tė njėjtėn gjuhė standarte nuk i pėrzihen njėri-tjetrit nė punėt gjuhėsore dhe nė punė tė tjera mund tė supozohet se ē'ka e pret gjuhėn standarte dhe se ē'ka i pret ato punėt e tjera."-ka lexuar Agim Vinca, mesazhin qė Qosja ka dėrguar nė kėtė konferencė. Kur kjo kumtesė e Qoses ėshtė shpalosur e tėra nė atė sallė, rradhėn e fjalimit e ka marrė Shaban Demiraj, i cili ka folur mbi "Rreth disa ēėshtjeve thelbėsore tė shqipes standarde".
* * *
E ndėrsa tė gjithė kanė sulmuar depėrtimin e pafre tė gjuhėve tė huaja, Xhevat Lloshi ka deklaruar se nuk ėshtė dakord nė mohimin e plotė tė huazimeve, i bindur se njė pjesė e fjalėvė tė huaja qė kanė hyrė nė pėrdorim e kanė pasuruar gjuhėn shqipe-"Detyra qė na mbetet ne si gjuhėtarė, pėr tė mos e lėnė gjuhėn tė shkatėrrohet, ėshtė qė tė ndėrgjegjėsojmė pėrdorimin e kėsaj shqipeje standarde duke e ngritur atė nė shkallėn qė i pėrket. Kėtė shqipe standarde ta bėjmė tė pėrdorshme pėr shoqėrinė nė zhvillim". Veē tė tjerash, Lloshi ka hedhur idenė e vendosjes sė mėsimit tė gjuhės shqipe edhe nė shkollat e mesme. Kjo do tė ndihmonte shumė nė ndėrgjegjėsimin e tė rinjve nė pėrdorimin e gjuhės standarde tė shqipes. Pas Xhevat Lloshit, Seit Mansaku ka folur mbi zhvillimet e strukturės sintaksore tė shqipes dhe normat e saj. Diskutimet janė mbyllur rreth orės 13, pėr tė vijuar sėrish sot nė orėn 8 e 30 minuta, nė tė njėjtėn sallė tė Pallatit tė Kongreseve dhe me tė njėjtėt personalitete tė mbledhur pėr tė analizuar gjendjen e gjuhės shqipe nė shoqėrinė e sotme shqiptare…30 vjet pas Kongresit tė Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe.

Shpjegon prof. Shkurtaj
Situata fatlume e kėsaj konference

Para 10 vjetėve, me rasin e 20- vjetorit tė Kongresit tė Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe, u organizua njė tjetėr konferencė e tillė, tė cilėn e quajtėn "Gjuha letrare shqipe dhe epoka jonė". Edhe atėherė u bė njė bilanc i gjuhės sė njėsuar shqipe. E njėjta gjė bėhet edhe tani, nė kėtė konferencė tė dytė. "Veēse kėtė herė kjo konferencė po zhvillohet nė njė situatė fatlume pėr gjuhėn shqipe-shpjegon prof. Gjovalin Shkurtaj. Pas luftės sė Kosovės shqiptarėt mund tė lėvizin kėndej dhe andej trevave shqiptare pėr tė parė shqipen standarde e cila i ndihmon tė ndihen mė tė bashkuar me njėri-tjetrin". Profesor Gjovalini sqaron se qėllimi i kėsaj konference ėshtė i qartė dhe i pėrhershėm…qė tė shihen e tė diskutohen bashkarisht rreziqet qė i kanosen gjuhės shqipe-"Ėshtė njė paradoks i madh qė na ēorodit tė gjithėvė. Nga njėra anė, tė gjithė synojmė tė hyjmė nė Evropė e nga ana tjetėr, themi se gjuhėt e huaja pėrbėjnė rrezikun mė tė madh. Pėrballė kėtij paradoksi ne gjuhėtarėve na mbetet detyrė kryesore qė tė marrim nė duar gjuhėn stantarde e tė mos e lėmė tė tjetėrsohet sipas qejfit tė secilit prej pėrdoruesve tė saj." Shkurtaj i hedh sytė tek gegėrishtja e shkruar nė variantin geg dhe folklori i pasur i kėsaj gegėrishteje-"Kėtu duhet tė gėrmojmė, aty ku dhe leksiku ėshtė shumė i pasur".
Pergatiti Zefina Hasani, G. Shekulli





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.