|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Syte jane gjithnje me te bute se sa zemra.
--- Rey
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Nderron jete Nena Mbretereshe Geraldina Apony. Pasi pesoi tre atake ne zemer, austro-hungarezja qe mbreteroi ne Shqiperi ne vitin 1938-1939 ka vdekur mbreme ne reanimacionin e Spitalit Ushtarak ne moshen 87 vjecare.
Edhe pse stafi i mjekeve beri maksimalen per ti ardhur ne ndihme, gruaja qe mberriti ne Shqiperi pas 61 vitesh ekzil mbylli syte mbreme rreth ores 23.00. Per rolin, meritat, aftesite, por edhe per vlerat historike, shteti duhet te shpalle dite zie.
Ecuria e perkujdesjes se mjekeve
Perkeqesimi i shendetit te Nenes Geraldine ka vene ne levizje Qeverine Shqiptare. Edi Sevi, Keshilltari i Kryeministrit Nano, ka ofruar ndihmen maksimale te Qeverise per permiresimin e shendetit te Nenes Mbretereshe. Zedhenesi i Oborrit Mbreteror Fluturak Germenji tha se ai afroi mundesite maksimale per nje nxjerrje jashte shtetit. "Grupi i mjekeve e vleresoi, por nuk e quajti te nevojshme sepse situata eshte e rende. Qeveria ka qene duke ndjekur situaten" pohoi Germenji. Ka mberritur dje pasdite vone edhe Kryetari i Partise Demokristiane, Nikolle Lesi, i cili eshte interesuar per shendetin e Nenes Mbretereshe i shoqeruar nga Kryetari i PLL-se, Ekrem Spahia. Ne nje konference per shtyp, mbreme, rreth ores 19.30, Prof. Qirko u shpreh: "Gjendja e Nenes Mbretereshe vazhdon te jete mjaft e rende. Ajo ka pasur tre momente ku ka ndodhur arest kardiak, qe fale ndihmes se menjehershme te reanimatoreve te Spitalit Ushtarak gjendja u stabilizua menjehere. Por fakti qe kane ndodhur tre momente aresti kardiak do te thote qe prognoza nuk eshte e mire, eshte e rezervuar dhe tregon qe gjendja eshte akoma plotesisht e pastabilizuar dhe nuk mund te themi qe eshte jashte rrezikut per jeten. Shkaqet e arestit kardiak qe kane nodhur mendoj qe jane ne kuadrin e gjendjes se pergjithshme, por njekohesisht edhe te disa ndryshimeve ne zemer. Me fjale te tjera elektrokardiogramat qe jane bere njera pas tjetres tregojne qe ka ndryshime iskemike ne miokard, te cilat se bashku me faktoret e tjere dhe me gjendjen e rende ne te cilen ndodhet e semura mund te provokojne situata te tilla ne keto kushte". Me pas ai shtoi se konsulta vendosi qe te intensifikoje mjekimin qe te parandaloje aritmite e mundshme qe mund te ndodhin ne keto raste. Megjithe perpjkejet maksimale te stafit mjekesor, Geraldina nderroi jete mbreme ne token ku mbreteroi prej nje viti perkrah burrit te saj Ahmet Zogut.
|
|
|
|