|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ju shkruajta gjate sepse s`kisha kohe t`ju shkruaja me shkurt.
--- Pascal
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Keshilla popullore shqiptare te nxjerra nga libri "Perla Shqiptare" i autorit Hilmi Kolgjegja.
Atė qė di e flet - dėgjoje! Atė qė di e nuk flet - gėrmoje! Atė qė nuk di e flet - pėrzeje!
Bota pa kasap nuk rri, por ti kasap mos u bėj!
Budallait zemėroju pėr aq sa di ai!
Bujar nė sofėr tė huaj mos u bėj!
Djalit tė shtėpisė sė mirė, edhe gomar tė bėhet, mos i hip nė shpinė, se tė rrėzon e mbetesh sakat!
Fjalėn mos e nxirr pa e peshuar!
Fjalės sė drejtė mos iu zemėro!
Fjalės sė mirė tė hasmit dhe ditės sė mirė tė dimrit mos u beso!
Kėshilltari mė i mirė pėr punė ėshtė ora.
Kur miku rri me hasmin tėnd, hiq dorė prej tij.
Kur njė budalla tė mund me fjalė, mos u ēudit, sepse guri i thyen gjithnjė stolitė.
Kur nuk tė dėgjohet fjala nė njė rreth budallenjsh, mos u habit, sepse zėrin e ėmbėl tė lahutės, pėrherė e mbyt gjėmimi i lodrės.
Kur tė falin gomarin, mos e shih nga dhėmbėt!
Kur e di se njė lajm i hidhur e lėndon zemrėn e tjetrit, mundohu qė lajmin t'ia sjellė njė tjetėr.
Kurrė mos u gėzo tepėr pėr njė tė mirė, dhe kurrė mos u hidhėro tepėr pėr nje tė keqe, punėt merri ashtu si tė vijnė.
Kurrė mos kujto se di ēdo gjė dhe kurrė mos e tepro me tė ngrėnė.
Kurrė mos kij mėshirė pėr tė ligjtė, sepse u shkakton dhimbje tė mirėve!
Mė mirė pi njė litėr verė, sesa njė gotė raki! Mė mirė dėgjo kėshillėn se qortimin!
Mėngjesin haje vetėm, drekėn me shokė; darkėn nė daē haje, nė daē mos e ha!
Mik nė qeveri mos zer, gruas mos i beso, dhe inatin e mbrėmjes ruaje pėr nė mėngjes!
Mikut mos i trego ēdo tė fshehtė, se njė ditė mund ta bėsh armik dhe hasmin mos e lufto me ēdo mjet, se dikur mund ta bėsh mik!
Mos thuaj fjalė tė papeshuara se pastaj ke pėr t'u penduar!
Mos pi duhan pa shti gjė nė gojė!
Mos fol sa di ti por sa di kuvendi!
Mos bėj ēdo gjė qė ke nė dorė, se tė gjitha nė kėtė botė lahen!
Mos fut kripė nė groshė tė huaj!
Mos e prek gjarprin nė bisht, se tė zė nė gisht!
Mos prano lėvdata nga tė tjerėt, se hyn nė radhėn e budallenjve!
Nė do tė rrosh mirė, barkun mbaje lehtė, kėmbėn ngrohtė e kokėnftohtė!
Mos e zėr litarin nė gojė, nė shtėpinė e tė varurit!
Nė pus tė ri pi ujė, por nė tė vjetrin mos pėshty!
Nė do tė flasin mirė pėr ty, kurrė mos fol mirė pėr vete!
Nė do tė mos kesh xhelat mbi krye, mos merr vajzė tė pėrkėdhelur!
Njeriut tėnd as mos i merr, as mos i jep borxh, se humb hem paratė, hem mikun!
Para pushkės, mbrapa mushkės e afėr pashės mos rri! Puno tė bėsh emėr se pastaj punon emri pėr ty!
Pijanecit qė thotė jam turbulluar, mos i beso, se po tė jetė ashtu, nuke thotė atė fjalė!
Qė tė rrosh gjatė, mendjes mos i ngarko me shumė se duhet! Sa tė mundėsh bėju mjek i vetvetes! Shėndetin ruaje sa e ke, se e kėrkon e s'e gjen!
|
|
|
|