Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur u nxe Mahmuti, u lag baruti.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 182 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Elita :: Mrekullia e Karl Geges
Postuar nga: isli

Elita Karl Gega, figure e shquar shqiptare e teknikes hekurudhore ne shek. XIX, ndertuesi gjenial i hekurudhes se Semmeringut.


Karl Gega lindi ne Venedik me 10 janar 1802 (dikush e shkruan 1800) dhe vdiq ne Vjene, me 14 mars 1860, duke pase vrare veten prej deshperimi.Te paret e Karlit kishin merguar ne Venedik se bashku me shume bashkatdhetare te ikur nga Shqiperia Veriore, pas pushtimit osman.
Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu nje kolegj per filizofi e matematike me perfundime shume te mira, ne moshen 15 vjecare u regjistrua ne Universitetin e Padoves. Vetem mbas nje viti u diplomua ne degen e inxhinierise. Me 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjetet, merr titullin Doktor ne matematike.
Zgjidhja e problemit te hekurudhes se Semmeringut nga Karl Gega u kundershtua nga shume specialiste, mbasi asohohe diskutohej shume rreth veshtiresive qe lokomotiva te ngjitej ne ate lartesi me aderence te thjeshte, por eksperienca provoi se ishte nje gje e mundshme, sic e kishte parashikuar ai, qe lokomotiva me tren te pershkonte nje pjerresi 25 dhe rreze 180 metra. Enkas per hekurudhen malore te Semmeringut u shpall nje konkurs midis konstruktoreve te lokomotivave per te ndertuar nje lokomotive me te fuqishme, sepse zgjidhja e problemit kushtezohej edhe prej forces terheqese te lokomotives. Ne vitin 1860 perfundoi kjo linje qe eshte shembulli pare i hekurudhave malore.
Iu kushtua ushtrimit praktik te inxhinierise ne sherbim te hekurudhave te Mbreterise Lombardo-Venete (krahine e Perandorise Austriake), duke u marre edhe me trasimin e rrugeve, kanaleve dhe ndertimin e godinave te medha. Ai punoi ne hapjen e rruges se madhe malore ne provincen e Belunos. Gjate periudhes 1824-30 ne provincen e Trevisos, ne nje pjese rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike. Nga 1830-33 ishte inxhinier ne Rovigo dhe pastaj deri ne vitit 1836, u caktua ne departamentin e ujerave prane drejtorise se bujqesise ne Venedik. Ne vitin 1840 u gradua dhe u be zevendes ne Drejtorine e ndertimeve per mbare Tirolin. Aty projektoi rrugen malore qe kalon neper Val Sugana, pastaj ate qe kalon neper Oberinnthal, tek Qafa e Finstermunsenit dhe beri projektin e ures se varur mbi Etsh prane Mores. Ne vitin 1848, si inspektor i Drejtorise se Pergjithshme te Ndertimeve, drejton ndertimin e hekurudhave te Jugut deri ne Laihah. Ne kete kohe beri nje udhetim te gjate studimi ne Gjermani, Belgjike, France e Angli dhe, me t'u kthyer, hyri perseri ne sherbimin e hekurudhave shteterore dhe u mor me trasimin e linjes hekurudhore te Semmeringut, tunel i gjate 1430 metra. Asokohe diskutohej lidhur me mundesine e trasimit te nje hekurudhe me aderence te thjeshte. Kesaj zgjidhjeje ai iu kushtua mbas nje udhetimi te ri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Angli. Me 1849 u be drejtor i Seksionit te Ndertimit te Hekurudhave dhe me 1850 drejtor i drejtorise se pergjithshme per ndertimin e hekurudhave shteterore ne Vjene.Per te pasur nje ide rreth kesaj pune vigane, po japim disa shifra: gjate linjes se kesaj hekurudhe u ndertuan 16 ujesjellesa, me gjatesi te pergjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatesi te pergjithshme prej 4520 metra. Pervec ketyre u ndertuan disa qindra ura te vogla dhe nje mori muresh mbrojtese per sigurimin e trenave nga shembjet e dheut. Per te gjitha keto u hodhen ne ere 1500000 m3 shkembinj, u zhvendosen 3500000m3 dhe, u stivuan 65000000 tulla dhe u ngriten 80000 blloqe guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, per shpimin e formacioneve shkembore, s'kishte mjete te tjera vec turjelave me dore. Edhe ne ndertimin e ujesjellesave dilnin shume veshtiresi, meqe ne ate kohe nuk njiheshin vincat e medhenj; ndertimi i atyre shtyllave madheshtore qe arrinin deri 45 metra lartesi dhe nje gjeresi deri 20 metra, behej nepermjet skelave te luhatshme. Por veshtiresite e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, qe eshte si te thuash pika kulminante e kesaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, ne lartesi 818 metra mbi nivelin e detit.
Ky tunel, per arsye te gjatesise se tij, nuk u shpua vetem horizontalisht e nga te dy anet, por edhe vertikalisht ne gjashte vende, per te hapur galeri porsi puse, nga te cilat nxirrej dheu e guret.
Mjerisht, te dhenat e jetes dhe te veprimtarise se Karl Geges na kane arritur mjaft te gjymtuara, aq sa nuk e kenaqin kurreshtjen e ligjshme per ta njohur teresisht. Vitet e fundit te Karl Geges qene te mbushura plot me brenga e hidherime. Pak kohe perpara se te perfundonte ndertimin e hekurudhes se Semmeringut, qeveria austriake e dergoi ate ne Sibenburg qe te ndertonte nje rrjet hekurudhor te ri. Ne te vertete, kjo ishte nje manover e bere me paramendim per ta larguar se andejmi, pikerisht ne nje kohe kur po perfundonte vepra e tij kryesore. Ai u merzit e u shqetesua shume per kete lufte qe po i behej prapa kraheve. Mjaftonte nje lajthitje banale e teknikeve, qe dy anet e tunelit te mos takoheshin ne piken e deshiruar, por t'i shmangeshin njera tjetres, ne drejtime te kunderta.Gjithcka mund te ndodhte ne mungese te tij. Ndodhej ne Vjene kur dikush i tha se dy anet e kunderta te tunelit te Semmeringut paskeshin devijuar gjate shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegen. Me deshtimin e kesaj vepre, ne te cilen ai kishte derdhur te gjithe pervojen e njohurite, sikur po i gremisej sedra dhe krenaria e tij. Ndoshta vdekja iu duk me e lehte se sa poshterimi, perqeshja dhe perbuzja e kundershtareve, prandaj perfundoi ne vetevrasje, ne nje banese te Vjenes, ne rrugen Kulla e kuqe, nr. 6, disa minuta perpara kur u digjuan ulurimat e punetoreve nga gezimi per perfundimin e tunelit.
Nderkohe tuneli i Semmeringut kishte perfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti te gezonte perurimin e vepres se tij madhore.
Karl Gega u vendos ne panteonin e njerezve te medhenj. Shtate vjet me vone, d.m.th. ne 1867 eshtrat e tij u vendosen perfundimisht ne nje varr permendore. Edhe ne stacionin e Semmeringut, pas dy vjetesh, iu ngrit nje permendore ne kujtim te ketij nismetari te hekurudhave malore. Vite me vone u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyren e Karl Geges. Nderkohe filluan shtremberime tendencioze lidhur me kombesine, gjoja italiane apo gjermane te ketij personaliteti. Por ne vete qarqet e kultures austriake nuk munguan autore objektive, qe e kane vene ne dukje origjinen e tij shqiptare, sic eshte p.sh. rasti i Friedrich Wallisch, i cili, ne librin me titull "Neuland Albanien", botuar ne Stuttgart 1931, thote ne faqen 113: Karl Gega, ndertuesi gjenial i hekurudhes se Semmeringut, ka qene me prejardhje shqiptare, sic deshmon vete mbiemri i tij "Gega", qe do thote nga Shqiperia Veriore.
Karl Gega ka lene shkrime per tekniken hekurudhore si "Pamje e pergjithshme e perparimeve ne hekurudha, 1840-1850" (botim 3, Vjene 1853), "Mbi ndertimin e urave ne Ameriken Veriore dhe kalkulimi i aftesive bartese te urave Howe" (botim 2, ebd 1855). Gjithashtu ai shpiku nje zhalon te permiresuar si edhe nje oktante me nonius per trasimin e kurbave. I tij eshte koncepti i gjatesise virtuale te nje hekurudhe.

(Big Albania)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.